|
|
   
Botuar: 04 Feb 2012
Ish-tė burgosurit politik shqiptarė padisin Qeverinė e Maqedonisė
|
   
Botuar: 04 Feb 2012 Tadiq pėr Republika Srpska nė Kosovės
|
   
Botuar: 04 Feb 2012
Dėshtimi i madh i qeverisė te legalizimet
- 4504 prona! Kaq ėshtė numri i ndėrtimeve pa leje qė kanė pėrfituar nga procesi i legalizimeve deri mė sot nga mbi 270 mijė qė kanė aplikuar pėr legalizim.
  vazhdon
Kėto janė tė dhėnat e paraqitura nga njė raport i Bankės Botėrore i publikuar sė fundmi, ku pėrdorimi i fjalės korrupsion ėshtė aq i shumtė, sa bie paksa ndesh me politikėn e zakonshme tė korrektesės diplomatike qė pėrdorin institucionet ndėrkombėtare.
Raporti, i publikuar pėr tė dytėn ditė rresht nė gazetėn Shqip, vėren se Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave tė Ndėrtimeve Informale ose ALUIZNI, ka marrė burime tė bollshme financiare qė paguhen nga taksapaguesit, por procesi ka ecur tejet ngadalė nė raport me koston e kėsaj ngrehine institucionale.
Njėra anė e dėshtimit i dedikohet mungesės sė parave. Kur dikush premton tokė falas, vėshtirė se kjo mund tė rezultojė e vėrtetė. Por njė pjesė tjetėr e dėshtimit duket se nuk ka lidhje me paratė.
Rreth njė e treta e ndėrtimeve pa leje, sipas raportit tė Bankės Botėrore, janė ndėrtime pa leje nė pronė tė vet dhe nė njė rast tė tillė, nuk ka kosto kompensimi. Megjithatė, procesi nuk ecėn.
Procesi i legalizimit ka ecur ngadalė pėrkundėr burimeve qė i janė kushtuar. ALUIZNI ėshtė njė organizatė e madhe dhe e pajisur mirė me burime, kostot operative tė sė cilės i mbulon buxheti i shtetit, thotė raporti. Megjithatė, vetėm 4500 subjekte nė 270 mijė tė tilla ose vetėm 1.7 pėr qind e aplikantėve kanė mbaruar punė.
Agjencia ka njohuri teknike pėr vrojtimet topografike, bėrjen e hartave, aspektet juridike dhe ato urbanistike dhe ka prodhuar harta moderne tė kompjuterizuara pėr tė gjithė vendin nė bazė tė fotografive ajrore tė bėra nė vitin 2006. ALUIZNI ka prodhuar harta tė kompjuterizuara pėr shumicėn e pronave pėr tė cilat ka marrė kėrkesė legalizimi. Megjithatė, ka pėrfunduar vetėm njė pėrqindje e vogėl e legalizimeve, titujt e tė cilave janė regjistruar nga ZRPP-ja, thuhet nė raport.
Njė skemė piramidale
Skema aktuale e legalizimeve ėshtė kthyer nė njėfarė skeme piramidale, ku shumica dėrrmuese e ndėrtuesve pa leje kanė paguar paratė pėr tė pėrfituar vetėm 5400 subjekte.
Qeveria i ka harxhuar disa dhjetėra milionė euro tė grumbulluara nga procesi pėr tė kompensuar pronarėt e disa tokave tė zėna nė qytetet kryesore nė vend, ku ēmimi mesatar i kompensimit rezulton mbi 100 euro pėr metėr katror dhe sėrish, numri i pėrfituesve ėshtė minimal.
Ėshtė gjithashtu e sigurt se qeveria nuk ka mjete financiare pėr tė kthyer paratė qė i ka marrė ndėrtuesve pa leje tė cilėve u ka premtuar legalizim, ndėrkohė qė sakaq i ka shpenzuar paratė qė u ka marrė.
Ndėrkohė, ka shumė pak ose aspak transparencė pėr subjektet qė kanė pėrfituar legalizim, por shumė prej pėrfituesve janė kompani qė kanė ndėrtuar pallate dhe qė kanė marrė nėn pronėsi tokė me ēmim qesharak.
Pagimi i kompensimit pėr shpronėsimin pėr qėllime legalizimi mbetet i pambuluar me fonde tė mjaftueshme. AKKP raporton se as ALUIZNI e as buxheti i shtetit nuk e ka siguruar shumėn prej 4,5 miliardė lekėsh, tė nevojshme pėr tė paguar kompensimin e kėrkuar me vendimet e legalizimit, tė cilat janė paraqitur nga ALUIZNI.
Ekziston rreziku qė moskompensimi i pronarėve tė shpronėsuar tė ti shpallė jo tė vlefshme vendimet e legalizimeve, thuhet nė raport.
Ndėrtimet, 80 mijė jashtė procesit
Raporti thotė se ligji aktual i legalizimeve ka lėnė jashtė procesit rreth 80 mijė objekte dhe numri i ndėrtimeve pa leje vijon tė rritet. Dhe ndėrsa ka lėnė jashtė legalizimit kaq shumė objekte, qeveria nuk ka paraqitur ndonjė zgjidhje konkrete. Shembja e 80 mijė objekteve nuk duket njė opsion realist.
Po tė supozojmė njė shifėr me rezerva prej 350.000 ndėrtimesh tė paligjshme gjithsej, krahas 270.592 pronave pėr tė cilat ėshtė bėrė kėrkesa pėr legalizim, ka tė paktėn edhe 80.000 prona qė mbeten jo tė ligjshme dhe jashtė procesit tė legalizimit. Pėr mė tepėr, numri i ndėrtimeve tė paligjshme vijon tė rritet, me vazhdimin e ndėrtimit tė objekteve pa leje (ose se kėshtu vendosin vetė ndėrtuesit ose sepse sistemi urbanistik nuk funksionon si duhet), thuhet nė raport. (tch)/V.I./Liria |
|
   
Botuar: 04 Feb 2012
Gjyq ushtarak pėr Bradley Manning
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
-
Poezi
» Thėnie pėr gjuhėn: "Shenjat e civilizimit tė njė populli janė: 1. si kujdeset ai pėr drunjtė e tij, 2. si kujdeset ai pėr fėmijėt dhe pleqtė 3. si sillet ai me gjuhėn e tij. Por gjuha ėshtė mė e rėndėsishme. Ėshtė detyrė e tij qė ta ruaj dhe ta kultivoj atė si vlerė kulturore dhe si tipar identiteti" (Erwin Chargaff) |
» Gomari i Babatasit
Gjergj Fishta (1871-1940) Metamorfozė
Ju rrugaēa sallahana vagabonda shakllabana rriēna t'ndyet, mikrobe tė kqi qi tė mjerės moj Shqipni kthelltė hi i keni nė mushkni pa dhimbė gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakēi! Bre coftina, kalbe mbi dhč der kur ju, tu tallė npėr ne, do t'na qelbi fis e atdhe? Ah! Bre ju.. nuk dij shka u kjoftė, se tash ma jemi tue u njoftė, se kush jini e shka jini se kah shkoni e se kah vini plang e shpi se kah i kini e sa pare u ban gjaku: se pėr ju, po, duhet laku, pėr me u vjerrė o kund m"do i shpat!
Deri dje, pa kmishė mbi shtat, me'i gjysmė setre t'pa astar, lshuemum krahve kalavar e me "i komēė t'njtitme nėn grykė: pantallonat me "gjyslykė" kto edhe lidhun me nji spagė: shtatit rreshke e ba saragė, t'tanė gordec e berbalec pa ndo'i msim, pa ndonji dije, me'i fillore a nji iptadije, erz e shpirt qitun nėn themėr: turq a sllave a grek me zemėr, falun barkut veē Shqipnisė, si ajo marrja e t'gjith njerzisė... tuj u shite ju pėr gjithė treg, sod na mbahi "Skandėrbeg", e ngėrdhucė, goditė, limue, rrue, qethė, pipirique, tash "n'smoking", tash nė "bon-jour" ju, qi dje s'kishit as ushkuer me lidhė brekėt me nder me thanė m'sahan t'huej gjithmonė me ngranė, rrugėn krejt na e keni zanė, ke na shkoni pash e m'pash, edhe besa me "gulash" me "afishe" e me "sultjash", me "kjumshtuer" e me "ashurč", "kosha gjelash" si kubure, "tarator", "pilaf me kos", "mish me qepe" e "majdanos" "shish qebap", "brizholla viēi", "kunguj t'mbushum", "kuzuici", "kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodėr, kargatisė e bamun lodėr: der sa ata burrat e dheut, qi pėr jetė e nderė t'Atdheut kane ra n'luftė si shqipe t'leta, kanė shkri gja e shpija t'veta, kanė tuj dekė rrugave unit, me iu dhimbė gurit e drunit. Pėrse, po, kta matrahulla, kta shqiptarė, shqiptarė kah ksula, n'vend qi ju me u vu n'konop, a se brinjt m'jau zbru me shkop, a, mos tjetėr, me u ngushtue me xjerrė zhuri kund m'ndo'i prrue pėr me shtrue ndo'i rrugė tė shtetit a me dlirė ndo "i skelė detit, lavjerre buzėsh, harru si viēa kqyrin m'ju si t'ishi ogiēa, pėr me u pri udhės s'qytetnisė e me i sjellė t'marėn Shqipnisė. Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtė prej llomit qi "shqiptarė" vedit i thoni, jo pse ju Shqipninė e doni, jo pse ju ndo'i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Pėrparimi e Qytetnia, por veē pse ende der mė sot nji tyran s'po e gjeni dot, nėn kambė t'cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjė me jue, e jau njof shpirtin der m'palc, pleh i ndytė me u bartun n'shalc e me u qitė jashta Shqipnije. |
|
Arkivi
|
|
-
Kulturė
» Ja ēfarė pasurie la Faik Konica pas vdekjes Me rastin e 136 vjetorit tė lindjes tė Faik Konicės, pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė lėvizjes politike dhe kulturore shqiptare, publicist, kritik letrar, diplomat dhe veprimtar politik Faik Konica, pėrfaqėsuesi i shquar i lėvizjes politike dhe kulturore. |
|
Arkivi
|
|
|
|
|