KQZ vendos sot pėr rezultatin e zgjedhjeve nė Tiranė
 

Tiranė - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje punėn pėr nxjerrjen e rezultateve pėr zgjedhjet nė Bashkinė e Tiranės. Kėshtu, dje janė dėgjuar avokatėt e dy kandidatėve, atij tė Partisė Socialiste dhe kandidatit demokrat Ngjela. Nga pėrgjigjet e dhėna nga komisionerėt u vu re se problemi themelor ėshtė mungesa e procesverbaleve nė kutitė e votimit. Problemi ėshtė trajtuar nė dy faza. Faza e parė ishte ajo e zgjedhjeve. Avokati i kandidatit demokrat, Shefqet Dizdari, tha se nė 12 tetor ėshtė shkelur e drejta e njė numri tė madh votuesish, tė cilėt u privuan nga e drejta e votės. Kėshtu, sipas tij, sipas njė sondazhi tė bėrė janė rreth 11 pėr qind e votuesve tė cilėt kanė mbetur pa votuar. Sipas tij, pėrgjegjėse pėr njė situatė tė tillė ėshtė vetėm KQZ-ja, e cila, po sipas tij, nuk ka marrė parasysh kėrkesat e bėra ngė KZQV-tė pėr regjistrimin e kėtyre zgjedhėsve para ditės sė zgjedhjeve. Faza e dytė ishte ajo e paszgjedhjeve. Kėshtu, Dizdari bėri tė ditur se deri nė 14 tetor nuk ka pasur shkelje, megjithėse janė evidentuar disa mungesa nė procesverbale. Gjithsesi, sipas tij, tė gjitha kutitė e votimit tė ardhura brenda 14 tetorit nė KZQV-nė e Bashkisė sė Tiranės, janė votuar nga tė shtatė anėtarėt e KZQV-sė. Problemi u thellua me shtyrjen e afatit tė mbledhjes sė kutive tė votimit. Kėshtu, sipas Dizdarit, nė kutitė e ardhura pas kėsaj date janė vėnė re mungesa tė theksuara tė procesverbaleve dhe se votimi pėr to ka qenė 4 pro dhe 3 kundėr ose e anasjellta. Ndėrkohė, pėrsa i pėrket marrjes nė pyetje tė sekretarit tė KZQV-sė pėr mosfirmosjen, ai tha se ka pasurs dhunė psikologjike tė ushtruar nga komisionerėt e PD-sė. Ndėrkohė, KQZ-ja nuk ka marrė ende njė vendim dhe pritet qė ai tė merret nė orėt e para tė ditės sė sotme.