23 Tetor 2003 (Liria)

  
  •    Beadini: UT tė legalizohet meqė situata mund tė komplikohet

       
    Tetovė - Rektori i Universitetit tė Tetovės ka bėrė thirrje qė qeveria aktuale, gjegjėsisht Ministri i Arsimit Aziz Pollozhani urgjentisht ta hedh nė procedurė parlamentare ligjin pėr legalizimin e UT-sė, meqė vonimi i kėsaj ēėshtje mund tė sjellė pasoja.
    “Apelojmė qė zyrtarėt e BDI-sė, funksionarėt e saj qeveritare nė mėnyrė urgjente tė fusin nė procedurė parlamentare ligjin e arsimit tė lartė dhe se parlamenti sa mė shpejt tė votoj ate. Pėrndryshe situata mund tė komplikohet dhe se ēdo tensionim i mėtejshėm shkon nė llogari tė BDI-sė dhe jo pėrfaqėsuesve tė UT-sė”, theksoi Beadini. Ndėrkohė disa ditė mė parė kryetari Ali Ahmeti nė njė tubim me qytetarėt nė Shkup theksoi se UT shumė shpejt do tė zyrtarizohet edhe nė parlament dhe se individė tė caktuar dėshirojnė tė komplikojnė situatėn nė kėtė institucion./ Liria


  •    PDSH ndryshon qėndrimin pėr ēarmatimin

       
    Tetovė - Partia Demokratike Shqiptare edhe pėrkundėr vlerėsimeve se nuk pėrkrahė fushatėn dhe pėrpjekjet pėr procesin e grumbullimit vullnetar tė armėve nė Maqedoni, prap se ka filluar tė ndryshoj qėndrimin e saj. Pėrfaqėsuesit e kėsaj partie kanė pėrkrahur thirrjen publike tė inicuar nga ana e deputetit tė opozitės maqedonase Stojan Andov.
    Koordinatori i grupit parlamentar PDSH-sė, Zamir Dika nėnshkroi Thirrjen publike ndaj qytetarėve pėr tė marrė pjesė nė mėnyrė masive nė aksionin e dorėzimit vullnetar tė armėve ilegale. Ky dokument disa ditė mė parė u nėnshkrua nga ana e 11 partive parlamentare nė Maqedoni, nė mesin e tyre edhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim. Dokumenti i tillė nuk ėshtė nėnshkruar vetėm se nga ana e Partisė pėr Prosperitet Demokratik. Zyrtarėt e kėsaj partie theksuan se nuk pėrkrahin iniciativa nga individė qė gjatė kohė ishin kundėr procesit tė paqes nė Maqedoni. " Nuk mund tė thuhet se ne si subjekt politik nuk e pėrkrahin operacionin pėr dorėzimin vullnetar tė armėve, por iniciativa e ngritur nga deputeti i Liberalėve Andov ėshtė e papranueshme pėr ne. Ai ishte personaliteti mė i shquar kundėr Marrėveshjes sė Ohrit. Megjithatė, ne si PPD jemi pro Ligjit pėr dorėzimin vullnetar tė armėve", deklaroi zėdhėnėsi i PPD-sė, Zahir Bekteshi./ Liria


  •    Nxėnėsit shqiptarė tė Manastirit helmohen me gazlotėsjellės

       
    Manastir - Nxėnėsit shqiptarė tė Manastirit sėrish janė viktima tė gjenocidit sllavomaqedonas. Tė martėn e kėsaj jave njė grup huliganėsh maqedonas kanė sulmuar me gaz lotėsjellės nxėnės shqiptarė tė klasės sė pestė nė njė klasė tė tyre nė shkollėn fillore tė Manastirit "Goce Dellēev".
    Dėshmitarėt e kėsaj ngjarjeje kanė theksuar se njė grup huliganėsh tė cilėt nė duar kanė pasur gaz lotėsjellės kanė hyrė nė klasėn e nxėnėsve shqiptarė. “Sulmuesit i kanė kapur pėr fyti nxėnėsit duke iu kėrcėnuar se do t'i gulfasin dhe do ti vrasin, pastaj jeni shqiptarė ose kaurė”, thekson njė prindėr i nxėnėsve shqiptar. Sulmuesit janė identifikuar si ish-nxėnės tė kėsaj shkolle, nė tė cilėn mėsojnė paralele shqiptare dhe maqedonase.
    Kryetari i Kėshillit tė prindėrve tė nxėnėsve shqiptarė Pėllumb Veliu pėr gazetėn”Fakti” deklaroi se drejtori i shkollės dhe disa institucione nuk janė brengosur fare pėr fatin e nxėnėsve shqiptarė. Lidhur me kėtė ngjarje Ministria e Punėve tė Brendshme nė Shkup ka caktuar ekip tė posaēėm tė inspektorėve pėr tė ndriēuar kėtė akt gjenocidi.Angazhimin pėr ndriēimin e kėtij rasti e ka shtuar edhe Ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani./  Liria


  •    Shpėtim Pollozhani do tė jetė kryetari i PDK-sė

       
    Shkup - Partia Demokratike Kombėtare do tė mbetet emri i partisė sė re qė do tė themelohet apo riaktivizohet nė Maqedoni. Ditė mė parė ishte shtruar ideja dhe parapėrgaditjet pėr themelimin e kėtij subjekti shqiptar nė Maqedoni. Kėtė tė shtunė do tė bėhet promovimi i subjektit tė ri dhe se Kuvendi i zgjedhur mė pas do tė zgjedh kryesinė e partisė dhe kryetarin. Kryetar i PDK-sė do tė jetė juristi nga Struga, Shpėtim Pollozhani, ish i burgosur politik dhe nėnkryetari i Partisė pėr Prosperitet Demokratik. Nėnkryetar tė partisė do tė jenė nga Shkupi, Gostivari, Kumanova dhe Dibra, sekretari i pėrgjithshėm nga Tetova, por emrat e tyre ende nuk janė bėrė publike pėrshkak se pėr ta duhet tė pėrcaktohet Kuvendi i partisė.Ideator pėr nxitjen e kėtij subjekti tė ri politik ėshtė deputeti i pavarur Xhezair Shaqiri, i cili ishte mė parė pėrfaqėsues i PDK-sė qė udhėhiqej nga Kastriot Haxhirexha. Mirėpo pas ikjes sė kryesisė sė PDK-sė sė parė nė BDI-sė, Shaqiri mbeti i vetėm kėshtu duke aktivizuar mė pas sėrish PDK me programin e saj tė njejtė pėr federalizim tė Maqedonisė./  Liria


  •     Robertson lėvdėron Greqinė pėr krizėn e Maqedonisė tė 2001

       
    Shkup - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Xhorxh Robertson ka pėrshėndetur angazhimin e Greqisė lidhur me krizėn e vitit 2001 nė Maqedoni.
    Deklarimi i sekretarit Robertson ka pasuar pas njė vizite nė Athinė, ku ai realizoi njė takim lamtumirės me zyrtarėt grek. “Angazhimi grek nė Maqedoni gjatė vitit 2001 ėshtė njė meritė e madhe qė u mundėsua ndalimi i njė lufte qytetare nė Ballkan”, theksoi sekretari aktual i NATO-s, Xhorxh Robertson. Sipas tij, Greqia nė Maqedoni ka bėrė edhe pėrpjekje tė tjera qė kanė kontribuar nė stabilitetin e kėtij vendi nė Ballkan./Liria


Lajmet nga Rajoni
 
  •    Krasniqi: Problemin me dokumente tė udhėtimit e ka krijuar UNMIK-u

       
    Prishtinė - "Ne si ministri dhe Qeveri kemi ardhur nė pėrfundim se kėrkesat qė bėhen nga administrate e UNMIK-ut, pėr vazhdimin e dokumenteve tė udhėtimit janė tė paarsyeshme, sepse nuk ėshtė e drejtė qė qyetarėt e Kosovės tė maltretohen pėr tė nxjerrė dokumente tė njė administrate qė pėr vetė UNMIK-un ėshtė e panjohur dhe jolegjitime". Kėshtu u shpreh sot inistri i Shėrbimeve Publike, Jakup Krasniqi, nė mbledhjen me kryeshefat ekzekutiv tė komunave tė Kosovės. Ai ka theksura se qytetarėt e Kosovės nuk kanė mė nevojė qė identitetin e tyre ta tregojnė me dokumenta qė duhet t'i marrin nga administrata e paligjshme e instaluar dhe trashėgimtare e regjimit tė Beogradit nė Kosovė. "Ne sė shpejti do tė dalim me njė qėndrim se ne nuk jemi tė gatshėm pėr kėso veprime, nėse administrata e UNMIK-ut nuk e tėrheq kėtė urdhėresė administrative. Problemi pėr vazhdimin e dokumenteve tė udhėtimit ėshtė krijuar nga Departamenti i shėrbimeve publike, i cili ėshtė nė kuadėr tė shtyllės sė II tė UNMIK-ut", tha ministri Krasniqi. Ministri Krasniqi, pėrmendi edhe problemet tjera me tė cilat ballafaqohet pushteti lokal, e njėri ndėr to pa dyshim, sipas tij ėshtė edhe korrupsioni.


  •    Del Ponte: Nuk kam sjellė aktakuza, kjo mund tė jetė vizita ime e fundit e punės

       
    Prishtinė - Kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės Karla Del Ponte, tha sot nė Prishtinė se nuk ka sjellur kurrfarė aktakuze tė re pėr ndonjė tė dyshuar nė Kosovė, ndėrkohė qė shprehu mendimin se kjo vizitė, ndoshta do tė jetė vizita e fundit e saj e punės nė Kosovė. "Jo nuk kam sjellur asnjė aktakuze me vete. Pas vizitės sime tė fundit nė Beograd, do tė kem kujdes. Nuk besoj se unė do tė mund tė sjell mė aktakuza tjera, ndoshta kėtė mund t'a bėj dikush tjetėr", tha Del Ponte. Ajo i bėri kėto komente gjatė njė konference me gazetarė nė Prishtinė, pas pėrfundimit tė disa takimeve qė pati me autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė. Sipas saj, qėllimi i vizitės nė Prishtinė ka qenė tė takohet me shefin e ri tė UMIK-ut, dhe qė t'ia ilustrojė atij strategjinė e Gjykatės sė Hagės. "Ėshtė kėnaqėsi pėr mua qė t'i kalojė disa orė kėtu nė Prishtinė pasi qė faktikisht nuk kam fare probleme nė bashkėpunimin me Prishtinėn. Kam ardhur kėtu sė pari qė tė takohem me Holkerin", theksoi Del Ponte. Ajo tha se shpreson qė kjo vizitė tė jetė e vizita e fundit e saj nė Kosovė nė kėtė cilėsi.


  •    TMK arrestimin e Ēekut e konsideron provokacion tė rėndė qė nuk i shėrben stabilitetit dhe paqes

       
    Prishtinė - Shtabi i Pėrgjithshėm i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės nė njė komunikate tė lėshuar sot pas lirimit nga arresti tė komandantit tė TMK-sė gjeneral Agim Cekut thotė se arrestimi i gjeneral Ēekut ishte njė provokacion i rėndė pėr TMK-nė, gjė tė cilėn autoritetet shtetėrore sllovene nuk ėshtė dashur ta bėjnė, sepse si tė tilla ato nuk i shėrbejnė stabilitetit dhe paqes nė rajon.
    Njėherit TMK falenderon tė gjitha institucionet vendore dhe ndėrkombėtare pėr angazhimin serioz tė tyre pėr lirimin e gjeneral Ēekut. Nė veēanti falenderon kryeadministratorin Hari Holkeri si dhe gjithė qytetarėt e Kosovės tė cilėt nė forma tė ndryshme shprehėn revolten dhe reagimin e vet pėr kėtė provokim skandaloz.


  •    Sllovenėt lirojnė gjeneralin e TMK-sė

       
    Gjenerali Ēeku lirohet me ndėrhyrjen e UNMIK-ut

    Komandanti i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, gjenerali Agim Ēeku, ėshtė liruar tė enjten nė orėt e para tė mėngjesit, njė ditė pasi autoritetet sllovene e ndaluan nė bazė tė njė fletė-arresti ndėrkombėtar tė lėshuar nga Serbia.
    Gjenerali Ēeku tha menjėherė pas lirimit se "UNMIK-u dhe institucionet kosovare duhet tė nxjerrin ligje" pėr tė mbrojtur ish-luftėtarėt e UĒK-sė nga akt-akuzat e gjykatave serbe.
    Burime nga TMK-ja thonė se gjenerali Ēeku ėshtė liruar rreth orės 01:15 tė ditės sė enjte nė Ljubjanė.
    Njoftohet se gjenerali Ēeku ėshtė liruar pas njė sėrė pėrpjekjesh tė autoriteteve mė tė larta ndėrkombėtare dhe pas ndėrhyrjes sė tyre tek autoritetet sllovene.
    Shefi UNMIK-ut Hari Holkeri pėrmes njė letre dėrguar tė mėrkurėn nė mbrėmje ministrit tė Jashtėm slloven Rupel ka kėrkuar lirimin urgjent tė gjeneralit Ēeku.
    Ai u tha autoriteteve sllovene se ēėshtja e gjeneralit kosovar ishte nėn juridiksionin e tij dhe se urdhėr-arresti i lėshuar nga autoritetet e Beogradit ishte i pavlefshėm.
    Gjatė natės disa mijėra qytetarė tė Prishtinės u grumbulluan nė sheshin kryesor tė qytetit pėr tė kėrkuar lirimin e gjeneralit Ēeku.
    Ai u ndalua nė aeroportin e Ljubjanės ndėrsa po kthehej nė Kosovė nga Kroacia ku kishte takuar pjesėtarė tė familjes sė tij.
    Policia sllovene tha se kishte vepruar mbi bazėn e njė urdhėr-arresti tė Serbisė, e cila e akuzon atė pėr gjenocid ndaj serbėve gjatė konfliktit nė Kosovė.


  •    Parlamenti hedh poshtė propozimet e Nanos


  • Barriera izraelite   Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė ka aprovuar me shumicė dėrrmuese njė rezolutė qė i kėrkon Izraelit tė ndalojė ndėrtimin e njė barriere tė sigurisė qė futet nė tokėn palestineze nė Bregun Perėndimor.

       
    Rezoluta thotė se barriera ėshtė nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar, por nuk shkon deri aty sa tė pėrmbushė kėrkesat arabe qė ēėshtja t'i kalojė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė qė tė marrė njė vendim ligjor - njė hap qė Shtetet e Bashkuara dhe disa vende tė BE-sė thonė se do ta politizonte gjykatėn.
    Rezoluta i kėrkon Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan tė raportojė pas njė muaji nėse Izraeli e ka plotėsuar kėtė kėrkesė.
    Ambasadori izraelit nė OKB, Dan Gillerman tha se rezoluta nuk bėnte asgjė pėr tė goditur terrorizmin dhe nuk i bėnte shėrbim as OKB-sė as paqes.
    "Nė fund tė fundit, paqja, begatia dhe siguria si pėr popullin palestinez ashtu edhe pėr atė izraelit ėshtė e pandarė nga pėrmbushja, njė herė e pėrgjithmonė, e detyrimit palestinez pėr tė luftuar dhe shpėrbėrė terrorizmin nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar, rezolutat e OKB-sė, marrėveshjet e nėnshkruara dhe planin e paqes.
    Do tė jetė fundi i kėsaj strategjie tė falimentuar qė glorifikon vrasjen si heroizėm, qė do tė eliminonte nevojėn e masave izraelite tė sigurisė, do tė hapte rrugėn pėr bisedime paqėsore dhe do t'i jepte fund vuajtjeve tė tė dy popujve.
    Asnjė debat i OKB-sė, tekste tė shtrembėruara apo manovra abuzive diplomatike nuk mund ta ndryshojnė realitetin bazė."


Arkivi  |  Komente  |  Lajme tjera