[/bar.htm]
 

 

Maqedonasit bombardojnė fshatrat shqiptare

 

 Autoritetet maqedonase ndėrmarrin njė operacion policor nė fshatrat Brezė dhe Malinė tė rajonit tė Karadakut



Si rezultat gjejnė vdekjen tre vetė dhe plagosen pesė tė tjerė. Nis kundėrpėrgjigjja e grupeve tė armatosura
Ushtria maqedonase ka sulmuar dje me helikopterė mbi fshatrat shqiptare Brezė dhe Malinė tė rajonit tė Karadakut. Si rezultat kanė mbetur tė vrarė tre vetė dhe janė plagosur pesė tė tjerė, tė gjithė tė kombėsisė shqiptare. Sipas autoriteteve maqedonase, kėto sulme dje janė bėrė nė kuadrin e njė operacioni kundėr elementėve kriminalė e ekstremistė qė ndodhen nė kėto zona. Rrethimi i fshatrave shqiptare ka nisur prej disa ditėsh, por vetėm dje forcat maqedonase kanė pėrdorur ashpėr armatimet e tyre tė rėnda. Si pasojė e kėtyre luftimeve burimet tona thonė se ka viktima nga tė dyja palėt ndėrluftuese edhe pse zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme e pėrgėnjeshtron njė gjė tė tillė. Mirjana Kontevska, zėdhėnėse e Policisė Maqedonase, tha pėr Rojterin se nga policia dhe ushtria maqedonase nuk ka patur asnjė viktimė gjatė operacionit tė ndėrmarrė dje nė fshatin Brezė, pikėrisht nė zonėn ku u zhvillua lufta e 2001 me Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare. Sipas kėtij burimi, ka viktima dhe kėta janė guerilė qė u rezistuan arrestimeve tė policisė.
Ndėrkohė banorėt e fshatrave shqiptarė rrėfejnė pėr “Shekullin” momentet qė kanė pėrjetuar dhe gjendjen e krijuar nga bombardimet maqedonase. “Fshati ėshtė bombarduar me helikopterė”, - thotė njė banor i fshatit Brezė, i cili pohon se si rezultat i shpėrthimeve janė plagosur 5 civilė. Ai mė tej shton se shkolla dhe xhamia e fshatit tashmė janė tė rrėnuara nga goditjet e predhave tė policisė dhe ushtrisė maqedone qė vinin nga tė gjitha anėt, ndėrsa disa shtėpi janė dėmtuar rėndė. Njė situatė e tillė ka nxitur sėrish largimet e banorėve shqiptarė nga shtėpitė e tyre. Nė orėt e vona tė pasdites njė kėshilltar i bashkėsisė vendore tė fshatit Brezė tha se banorėt janė larguar sepse qėndrimi i metejshėm ishte i pamundur. “Ishim tė rrethuar nga tė gjitha anėt nga policė dhe ushtarė… mbi kokat tona fluturonin plumba… ėshtė pėrdorur i gjithė arsenali ushtarak”, - shtoi ai.
Operacioni ushtarako-policor maqedonas ka “zbarkuar” dje nė drejtim tė Brezės dhe Malinės nė njė mėnyrė krejt tė papritur. Edhe pse pas takimit qė zhilluan autoritetet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe tė OSBE-sė me bashkėsitė lokale para katėr ditėsh nė Kumanovė - qė nė nė pamje tė parė rezultuan pozitive - gjendja e sotme nė rajonin e Karadakut tregon tė kundėrtėn. Ngjarjet e Vakcincės u mbyllėn pa ndonjė konflikt tė hapur mes forcave policore dhe grupeve tė armatosura, pasi nuk u pėrdor forca, por dialogu. Por ndryshe kanė rrjedhur ngjarjet e ditės sė djeshme nė fshatrat Brezė dhe Malinė, ku ka patur luftime tė ashpra dhe viktima. Duhet theksuar se nė takimin e thirrur nga OSBE-ja, ku merrnin pjesė vetė ministri dhe zv.ministri i Punėve tė Brendshme, u arrit nė pėrfundimin se “policia nuk do tė hynte nė fshatrat shqiptare, por ajo do tė ishte nė funksion tė kapjes sė krimineleve dhe se do tė vepronte pėr vetėmbrojtje nė ato momente kur do tė sulmohej”. Por duket se optimizmi deklarativ qė iu transmetua popullatės shqiptare nga ana e autoriteteve shtetėrore, u shndėrrua me njė ofensivė tė policisė dhe ushtrisė nė rajonin e Brezės dhe Malinės.

Operacioni nxiti luftime
Gjithēka ka nisur nė mėnyrė tė befasishme pėr gjithė opinionin e gjerė. Pas njė operacioni ushtarako-policor maqedonas nė drejtim tė fshatrave Brezė dhe Malinė, situata ka hyrė nė fazėn e konfliktit tė hapur dhe tė luftimeve tė ashpra mes forcave qeveritare tė sigurisė dhe grupeve tė armatosura shqiptare. Operacioni drejt Brezės, i ndėrmarrė nga ana e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė nė bashkėveprim dhe me forcat e ushtrisė, ka qenė shkaku pėr fillimin e njė beteje. Burimet e “Shekullit” nga terreni thanė se pėrleshjet kanė nisur qė nė ora 5 e mėngjesit tė ditės sė diel, duke vazhduar pėr disa orė me radhė, derisa aty nga ora 10 e paradites tė sė dielės janė dėgjuar tė shtėna tė rralla, tė cilat u intensifikuan nė orėt e pasdites. Ushtria dhe policia maqedone nė aksionin e tyre, gjoja pėr neutralizmin e grupeve kriminale, ka aktivizuar dhe helikopterėt luftarakė. Po sipas njė burimi tė “Shekullit” nė fshatin Brezė “gjithēka ka ardhur nė mėnyrė tė befasishme”. “Askush nuk e ka ditur se policia dhe ushtria maqedone do tė mėsyjnė drejt zonės sonė. Ne dhe fshatrat e tjera shqiptare kemi patur garanci si nga deputetėt shqiptarė, ashtu dhe nga autoritete tė Ministrisė sė Brendshme se policia nuk do tė shkelė nė zonat tona”, - tha ky burim nė fshatin Brezė. Sipas tij, forcat ushtarako-policore maqedone vepruan papritur nė rajonin e tyre dhe aty ka nisur kundėrpėrgjigjja e grupeve tė armatosura. Po sipas kėtij burimi, policia dhe ushtria maqedone kanė pėrdorur tė gjithė arsenalin luftarak, ku pėr pasojė ka patur dhe viktima. Bėhet fjalė pėr 3 tė vrarė dhe 4 tė plagosur. Luftimet e ashpra qė janė zhvilluar nė kėtė zonė i konfirmuan edhe autoritetet e komunės sė Likovės, tė cilėt u shprehen se pasdite janė dėgjuar shpėrthime tė fuqishme nga ajo pjesė. Edhe fshatrat e Komunės sė Likovės, qė ndodhen pranė Brezės dhe Malinės po kalojnė njė ditė ankthi. “Shpėrthimet dhe luftimet degjohen nė tė gjithė zonėn”,- thotė Hysamedin Halili, kryetar i Komunės sė Likovės. Ai po ashtu pohoi se janė zhvilluar luftime tė ashpra nė fshatin Brezė dhe Malinė, madje sipas tij edhe nė orėn e drekės ka patur shkėmbime zjarri. Nga ana tjetėr, pėrreth kėsaj komune dje janė shtuar forcat policore. “Nuk mund tė justifikohen tė tilla veprime tė policisė dhe ushtrisė, tė cilėt ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnė nė praktikė”, - thotė Halili. Kreu i Likovės, Hysamedin Halili, i tha “Shekullit” se nga informacionet qė ai ka, banorėt e fshatrave tė pėrfshirė nė luftime gjenden nė njė pozicion mjaft delikat dhe sigurisht qė do tė drejtohen pėr strehim drejt fshatrave tė tjera, si dhe drejt Kosovės.

Ylber Lili