Tendenca pėr fajėsim kolektiv
Nga YLBER LILI
Nėse bėjmė njė analizė mė tė thellė, rrėnjėt e
krizave qė shfaqen nė Maqedoni kohė pas kohe gjenden te
skemat qė luan vetė politika maqedone. Imponimi i
konceptit tė shtetit me anė tė Kushtetutės sė vitit
1991, nė vend qė tė zgjidhte problemet e mbarsura me
dekada tė tėra, u shndėrrua nė njė bankė ku
depozitoheshin viruset e krizės. U desh tė zhvillohet
njė luftė qė tė pranohet ideja e ndėrrimit tė
Kushtetutės. Nė Ohėr u dhanė tė drejta tė pėrgjysmuara
dhe sėrish shfaqen mungesa tė implementimit tė kėtyre tė
drejtave. Duhet pranuar realisht se nė bisedimet e Ohrit
nuk janė marrė nė konsideratė teoria politike,
standardet ndėrkombėtare pėr shtete tė kėsaj natyre si
Maqedonia, por frikat, mendėsia refrektare maqedonase.
Megjithatė, u arrit kompromisi qė nė thelb kuptonte
triumfin e paqes nė Maqedoni. Bisedimet e Ohrit
pėrfunduan duke u mbėshtetur nė katėr shtylla: gjuha
shqipe tė jetė gjuhė e dytė zyrtare nė Maqedoni,
pėrfaqėsimi i barabartė i shqiptarėve nė institucionet e
sistemit, ligji i amnistisė, decentralizimi i pushtetit
lokal dhe ndarja territoriale e Maqedonisė. Tė katėr
kėto shtylla nuk po realizohen si duhet dhe pikėrisht
kėtu buron kriza. Nga kjo pikėpamje qeveria e Maqedonisė,
e as kryetari i shtetit, nuk ka shkrepur asnjė fjalė pėr
tė pranuar se megjithatė gjatė kėsaj periudhe ndeshemi
me ngecje tė Marrėveshjes sė Ohrit. Kėtė nuk e bėnė edhe
gjatė kėtyrė ditėve kur fitilat e luftės ishin gati pėr
ndezje, madje pa i rėnė pishmanit pėr devijimet e
qėllimshme, ata sėrish iu vėrsulėn shqiptarėve nė forma
dhe mėnyra tė ndryshme.
Frika nga pėrshkallėzimi i situatės bėri qė politika dhe
instrumentet shtetėrore maqedone tė funksionojnė nė bazė
tė principeve tashmė tė njohura edhe mė parė. Ndėrsa
Kėshilli i Sigurimit dhe mė pas qeveria e Maqedonisė
dolėn me konkluzionin se nuk ka negociata dhe bisedime
me, siē i etiketojnė ata, shqiptarėt, terroristėt,
presidenti Trajkovski mori rolin e viktimės duke
shfajėsuar veten dhe duke fajėsuar shqiptarėt
kolektivisht. Ai dhe qeveria e Maqedonisė nė vend qė tė
merreshin me shkaqet qė sjellin krizėn, krijuan teatro
politike, duke kėrkuar nga shqiptarėt qė tė marrin pjesė
aktive nė kėto lojėra pa kufij. Nė kėtė kontekst duhet
reflektuar edhe ndaj thirrjes telefonike tė presidentit
maqedonas Trajkovski deri te Moisiu dhe Rexhepi.
Presidenti maqedonas pa fijen e turpit kėrkoi nga
presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryeministri
kosovar Bajram Rexhepi, si dhe te deputetėt shqiptarė nė
Maqedoni qė tė ndikojnė nė kurimin e shkaqeve tė krizės,
pėr tė cilėt pėrgjegjėse e vetme ėshtė vetė qeveria e
Maqedonisė.
Pėrse Trajkovski deri mė tani nuk ka telefonuar deri tė
shefat e shteteve shqiptare pėr tė thėnė se Marrėveshja
e Ohrit nuk po shkon sipas parashikimeve, tė paktėn
thjesht pėr informacion!?
Pėrkundrazi, shefi i shtetit maqedonas dje bėnte sehir
duke mos reaguar edhe atėherė kur nė kokat e banorėve tė
fshatit Brezė fluturonin plumba, bomba e predha. Si
duket, plani maqedonas ishte parashikuar qė mė herėt
pavarėsisht nga deklarimet false qė erdhėn nga disa
pėrgjegjės institucionesh. Ministri i Brendshėm ndryshe
deklaroi e ndryshe veproi praktikisht. Veprimi i djeshėm
operacional ishte njė beteje tinėzare, duke shkaktuar
njė tragjedi tė vėrtetė.
Gjendja nė Maqedoni thėnė figurativisht i ngjan njė
granate qė sapo i heq siguresėn shpėrthen. Politika
maqedone kėtė radhė po paguan haraēin e menefregizmit,
tė sharmit artificial pėr njė kthesė nga e kaluara. Njė
skenė e cila tashmė ėshtė si njė kronikė e ripėrsėritur,
njė qeverisje qė vetėm sa bėri disa lėvizje mashtruese,
duke u orvatur tė luajė kartėn e kompromiseve nga njėra
anė dhe duke mbajtur peng zbatimin e pėrpiktė tė
Marrėveshjes sė Ohrit nga ana tjetėr.
Dhe ja ku gjendemi tani: sėrish aktivizohet makineria
ushtarake, tanke, helikopterė, policė dhe afije qė
lėvizin sa nė njė fshat nė njė tjetėr. Breza u gjend e
rrethuar, policia dhe ushtria maqedone nxori nga
foleja autoblinda dhe helikopterė luftarakė, tė
motivuar pėr tė shpallur veten triumfator, ata hoqen
dorė nga dialogu dhe marshuan drejt njė fshati tė
rraskapitur nga skamja e mjerimi. Pra, Mina ishte
kurdisur pėr tė shpėrthyer pikėrisht nė njė nga zonat me
tė pėrflakura nga konflikti i vitit 2001. Njė zonė e
cila nuk arriti dot tė kthehet nė gjendjen e paraluftės,
fshatra tė harruar, shteti i vonuar pėr tė vėnė dorėn
ndaj problemeve, halleve qė nuk harroi tė hakmerret dje
me predha e granata, duke vrarė shqiptarė, duke
shkatėrruar shkolla e xhami etj. Kjo pamje pėr mijėra e
mijėra shqiptarė tė plakur para kohe nga fėrkimet me
shtetin merr njė tjetėr trajtė. Eksodi mbetet ende nė
fuqi, shqiptarėt largohen kuturu pėr tė gjetur njė
ambient ku mund tė marrin frymė lirisht. Ata tė cilėt
shprehen se nuk do tė lėnė kėmbė polici tė shkelė nė
fshatrat tona, marrin si shpėrblim nga pushteti termat
terroristė, ekstremistė apo grupe kriminale. Nuk mund tė
justifikohet dislokimi i njė arsenali kaq tė madh
policor-ushtarak duke mbajtur peng njė rajon tė tėrė nė
emėr tė arrestimit tė njė komandanti shqiptar tė
pabindur.
Gjendja alarmante nė rajonin e Likovės dhe Karadakut nuk
mund tė konsiderohet si ēėshtje spontane, pėrkundrazi
kemi tė bėjmė me njė kompleksitet avarish, ngecjesh,
devijimesh, nėnvlerėsimesh etj. Strumbullari i gjithė
kėsaj gjendjeje kaotike duhet kėrkuar tek institucionet
dhe mekanizmat jofunksionale tė qeverisė sė Maqedonisė
nė raport me Marrėveshjen e Ohrit, qė automatikisht
sjell pakėnaqėsi te shqiptarėt. Takimi i disa prej
deputetėve shqiptarė me banorėt e fshatit Vaksincė e bėn
mė tė thjeshtė pasojėn. Kėrkesat e tyre kishin tė bėnin
kryekėput me pikat e Marrėveshjes sė Ohrit. Njė sinjal
qė duhet kuptuar nga partia shqiptare nė pushtet si njė
kambanė alarmi se ėshtė koha e fundit qė ti vėnė
gishtin kokės.