Frika e njė konflikti tė ri
Maqedonia ka qenė vatėr e incidenteve sporadike qė nga
koha kur mori fund rebelimi shtatėmujor i guerilėve
shqiptarė nė vitin 2001. Kjo betejė mes guerilėve dhe
forcave qeveritare pėrfundoi me njė marrėveshje paqejeje
tė negociuar nga Perėndimi, tė njohur si Marrėveshja e
Ohrit, sipas sė cilės guerilėt ranė dakord tė dorėzonin
armėt nė kėmbim tė kthimit tė tė drejtave pėr
minoritetin mė tė madh qė banon nė Maqedoni, pėr
shqiptarėt. Shqiptarėt guerilė, me nė krye liderin e
UĒK-sė, Ali Ahmeti, morėn pjesė nė qeverinė e re tė
krijuar nė Maqedoni, qė detyrė pėrparėsore kishte
zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit. Por duket se realizimi
i kėsaj marrėveshjeje ėshtė vonuar dhe ka hasur nė
pengesa e pakėnaqėsi, megjithatė popullata shqiptare
maqedonase ka ruajtur qetėsinė nė pritje tė zgjidhjeve
politike. E ndėrsa njė ushtri e re e quajtur AKSH ka
kėrcėnuar vazhdimisht nėpėrmjet Internetit se do tė nisė
luftėn pėr tė zgjidhur problemet e shqiptarėve, nuk
ishte ky organizėm qė shkaktoi provokimin e situatės
aktuale. Javėn e kaluar ushtria maqedonase nisi njė
operacion pėr kapjen e njė tė dyshuari tė njohur me
pseudonimin Cakalla. Por mėnyra si ushtria maqedonase u
dislokua rreth dy fshatrave shqiptarė Vakcincė e Llojan
trembėn popullatėn lokale, e cila nisi tė zhvendosej nga
frika e njė konflikti tė ri. Ndėrsa policia maqedonase
vazhdon ti justifikojė kėto operacione si tė ligjshme
qė kanė pėr qėllim eliminimin e elementėve kriminalė,
ndėrkombėtarėt kanė dhėnė mbėshtetjen e tyre, duke i
hedhur poshtė supozimet se kjo situatė mund tė
precipitojė nė njė krizė tė tillė si ajo e dy viteve mė
parė. Megjithatė, ajo qė ndjen mė shumė frikėn pėr njė
konflikt tė ri tė mundshėm ėshtė popullata civile e
kėtyre zonave, e cila ka nisur tė braktisė fshatrat e
rajonit tė krizės.
E. Kushova