Cervenkovskin s'ka kush ta rrėzojė!
Nga EMIN AZEMI*
Cervenkovski po e luan lojėn e moēme tė injorimit
tė partnerėve tė tij politikė. Injorimi i radhės po
ndodh vetėm pasi ai ėshtė siguruar se me arrogancėn
e vet nuk mund tė shkaktojė ndonjė plasaritje brenda
koalicionit qeveritar. Nė vend tė politikės,
Cervenkovski ka zgjedhur policinė, si urėn e vetme tė
komunikimit me shqiptarėt. Po ta pyesni Cervenkovskin
se pse sillet kėshtu me partnerėt e tij politikė, ai
nė majė tė gjuhes do t'i ketė emrat e Batlerit,
Brunsit, Pastorit, Xhenesit, Bigmanit etj. duke i pėrvetėsuar
ata si aleatė tė "qėndrimeve rigjide qeveritare
kundrejt ekstremistėve shqiptarė". Pavarėsisht
se deri tani nuk u arrestua asnjė "ekstremist"
shqiptar nė rajonin e Likovės-Kumanovės, pavarėsisht
se "Ēakalla" mund tė jetė duke pirė ēaj
rusi diku jashtė Maqedonisė, pavarėsisht se pėrfaqėsuesit
shqiptarė janė shumė aktivė dhe prezentė fizikisht
nė rajon, me qėllim tė normalizimit tė situatės,
Cervenkovski, megjithatė, nuk harron tė ushtrojė
rutinėn e injorimit pėrmes refuzimit tė delegacionit
tė politikanėve shqiptarė dhe pėrmes dislokimit tė
trupave tė mėdha policore nė rajonin e Likovės. Tė
kuptuarit e pėrkrahjes ndėrkombėtare sipas kultit tė
Cervenkovskit, do tė thotė, me fjalė tė tjera, tė
keqpėrdorėsh skajshmėrisht retorikėn qetėsuese tė
diplomatėve pėr qėllime perfide politikaneske. Sepse,
fundja, asnjė shqiptar normal, nė kėto rrethana, nuk
do tė priste fjalė mikluese tė diplomatėve nė
llogari tė Ēakallės. Po ama, diplomatėt e huaj nuk
besojmė se do t'i ngatėrrojnė nocionet dhe fenomenet
dhe do tė dinė tė bėjnė dallim nė mes "fenomenit
Ēakalla" dhe inxhinieringut politiko-policor qė
mbindėrtohet mbi kėtė fenomen. Pėr Cervenkovskin dhe
vartėsit e tij, mė me rėndėsi tani pėr tani ėshtė
defilimi i njė autoblinde nė Sllupēan, se sa zėnia e
Ēakallės. Ky ka qenė edhe qėllimi final i tij. Sepse,
praktikimi i pushtetit pėrmes simbolikės sė autoblindės,
sipas Cervenkovskit, duhet tė dominojė mbi praktikėn
e Marrėveshjes sė Ohrit. Me kėtė, ai i shėron dy
komplekse qė e kanė shoqėruar ankthshėm kėto dy
vitet e fundit: ta ribėjė shtetėsinė e humbur
maqedonase pėrmes riintegrimit tė territorit, dhe ta
mbulojė integralizmin e ri shqiptar me semantikėn e
unitarizmit maqedonas. Sa mė vonė ta kuptojnė
pushtetarėt e rinj shqiptarė kėtė terapi tė
Cervenkovskit, aq mė vėshtirė do tė jetė tė
konceptosh qėllimin e ardhjes sė tyre nė pushtet. Nėse
inferioriteti i kėtyre tė fundit
ishte i arsyeshėm muajt e parė tė qeverisjes, kjo
tani nuk ėshtė e justifikueshme, pos nėse tek ata
zhvillohet ndonjė tendencė kryeneēe qė me ēdo kusht
tė jenė partnerė tė Cervenkovskit. Se ku mund tė
shpjerė kjo tendencė, kėtė mė sė miri mund ta dijė
ish-kryetari i PPD-sė Abdurrahman Aliti, njė politikan
tashmė i harruar dhe me stazh tė shpenzuar nė
paradhomat e Cervenkovskit.
Pavarėsisht nga argumentet qė qėndrojnė nė anėn e
pėrfaqėsuesve politikė shqiptarė, tė cilėt shumė
sinqerisht u inkuadruan nė stabilizimin e gjendjes nė
fshatrat e Likovės, Cervenkovski, megjithatė, politikėn
e tij tė refuzimit dhe shantazhit nuk dėshiron ta ndėrtojė
mbi argumente. Ai, sipas tė gjitha gjasave, e ka pėr
detyrė shtėpie qė nga BDI tė bėjė njė PPD tė
sfilitur dhe mundėsisht tė shkaktojė njė pėrēarje
edhe mė tė madhe brenda shqiptarėve.
Pirgun e vet tė triumfit, Cervenkovski dėshiron ta ndėrtojė
mbi shqiptarėt e pėrēarė dhe tė dobėsuar. Ashtu si
atėherė kur instaloi "aferėn e armėve",
edhe tani Cervenkovski po mundohet t'i paraqesė
shqiptarėt si turmė amorfe qė nuk kanė udhėheqje tė
denjė politike, prandaj pėr kėtė arsye ata duhet tė
mbahen zap me polici. Nėse vazhdon kėshtu tė luajė
cic-mic me shqiptarėt, Cervenkovski njė ditė do ta
lutė Ali Ahmetin ta rrėzojė nga pushteti, por atėherė
do tė jetė vonė. Ky i fundit do tė jetė i pafuqishėm
pėr tė rrėzuar edhe ndonjė sherif tė vetin lokal.