Shtypi i sotshėm 15 prill 2003 
   
Mediat e sotme kryesisht kanė pėrfshirė ngjarjen me rėndėsi politike ndėr tė cilėt pėrmendet edhe rasti i Tanushės, afera e pėrgjimit dhe situata sigurisė. 
Gazeta " Fakti " nė kryetitullin e saj " Shqiptarėt do tė uzurpojnė njė shkollė maqedonase? " shkruan pėr shkallėzimin e problemit me nxėnėsit nė Kumanovė, pas mospėrfilljes sė vendimit tė ministrit tė Arsimit Aziz Pollozhani.
Nė shkrimin " Fazli Veliu dėshiron pėrgjigje me shkrim nga (Lube) Boshkovski " shkruan se fati i tė zhdukurve kaloi nė verbalizėm politik.
Gazeta tjetėr shqiptare " Flaka " nė shkrimin " (Ismail) Dardhishta: Krijohen kushte pėr bashkėpunim mė tė madh ndėrmjet gjyqtarėve " raporton nga konferenca rajonale pėr parime themelore tė gjykimit tė drejtė. 
Nė shkrimin " Konkordia " paraqet dėshmi pėr pėrkushtimin e Unionit ndaj Maqedonisė " shkruan se Kėshilli i ministrave tė UE-sė e pėrshėndetėn fillimin e misionit ushtarak tė UE-sė nė Maqedoni.
Gazeta maqedonase " Utrinski Vesnik " nė shkrimin " Deputetėt e thirrėn (Boris) Trajkovskin " shkruan se gjatė ditės sė djeshme, 83 parlamentarė prej nėntė grupeve parlamentare kėrkuan nga shefi i shtetit arsyetim pėr abolicionin e ish-ministres Dosta Dimovska.
Nė shkrimin me titull " Pėr shkak tė mospagesės sė rrymės do tė shkyēen fshatra dhe rajone" gazeta shkruan se Elektroekonomia e Maqedonisė paralajmėron pagesė rigoroze tė kėrkesave, tė cilat vetėm prej qytetarėve arrijnė shumėn prej disa dhjetra milionė eurove, ndėr to pėrmendet Haraēina, komuna e Likovės dhe disa rajone kryesisht shqiptare.
" Nova Makedonija " nė shkrimin " hajnat tė kapur nė aksion " shkruan pėr zbulimin e pikturave tė zhdukura tė Vangell Koxhomanit, tė cilat pasi qė u zhdukėn nė zyret e drejtorisė sė pėrgjithshme tė Elektroekonomisė sė Maqedonisė, janė gjetur nė vilėn e VMRO-DPMNE-sė nė Ohėr.
" (Boris) Trajkovski ta konfirmojė kushtetueshmėrinė dhe mėnyrėn publike tė punės sė saj" shkruan pėr kėrkesėn e disa grupeve parlamentare, kryetari i shtetit t`u drejtohet deputetėve nė Kuvend.
Gazeta "Dnevnik" nė kryetitullin " Njė vajzė dyvjeēare ndėrroi jetė gjatė intervenimit mjekėsor" shkruan pėr tragjedinė nė familjen shkupiane Ivanovski dhe mėnyrėn e vdekjes sė Kristinės dyvjeēare nė Klinikėn e Shkupit pėr vesh, hundė dhe fyt, gjatė intervenimit rutinor nė tė ashtuquajturėn bronhoskopi. 
Nė shkrimin " Goshev nė Uashington paralajmėroi devalvim, nė Shkup habi" transmeton deklarata tė ekspertėve tė cilėt deklaratėn e fundit tė ministrit tė Financave e vlerėsuan si gaf. Edhe "Dnevniku" nė titullin qendror shkruan pėr kėrkesėn e deputetėve pėr drejtim tė kryetarit Trajkovski para Parlamentit. 
"Vest" nė shkrimin " Petar Goshev nė Uashington paralajmėroi inflacion" shkruan pėr paralajmėrimin pėr devalvim nga ana e ministrit tė Financave tė dhėnė nė Uashington pas bisedimeve me pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore dhe tė FNM-sė.
Nė shkrimin " Komandant Hoxha me Tanushėn " gazeta shkruan se deputeti i PDK-sė Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, "sipas burimeve diplomatike, e shfrytėzon popullatėn me qėllim qė tė bėjė presion mbi BDI-nė, me porosi se e kanė harruar elektoratin shqiptar i cili i zgjodhi.
Gazeta "Veēer" nė titullin " Lubēo (Georgievski) definitivisht tėrhiqet Branko (Cėrvenkovski) i mbėshtjellur nė lojėn personale!?" shkruan pėr ngjarje intensive "nėntokėsore" nė skenėn politike maqedonase, pėr kongresin e ardhshėm tė VMRO-DPMNE-sė, pėr mundėsinė qė Dosta Dimovska tė formojė parti, si dhe pėr kombinime tjera.
"Makedonija Denes" nė kryetitullin "AKSH-ja kėrkon 2.500 hektarė "tokė shqiptare" qė, gjoja, Beogradi ia dhuroi Maqedonisė" gazeta e transmeton kumtesėn e Armatės Kombėtare Shqiptare, nė tė cilėn kėrkohet qė faktori ndėrkombėtar ta pėrmirėsojė gabimin e serbėve qė i ka shkaktuar dėm "Shqipėrisė etnike". / Liria