-

Trupat
amerikane
lėvizin drejt
Irakut
Njė
korrespondent
i BBC-sė
qė udhėton
me njė
autokolonė
mjetesh tė
blinduara
amerikane,
qė po
lėviz nė
Kuvajtin
verior,
thotė se ka
filluar njė
bombardim
intensiv i
Irakut jugor.
Autokolona
ėshtė
pjesė e
divizionit
tė tretė
tė
kėmbėsorisė
amerikane,
qė
pėrbehet
nga dhjetė
mijė
automjete.
Ai tha se
destinacioni
i tyre
ėshtė i
panjohur.
Lėvizja e
autokolonės
pason njė
bombardim
tė
konsiderueshėm
tė Irakut
jugor nga
aeroplanėt
dhe raketat
amerikane.
Korrespondenti
i BBC-sė
thotė se
forcat
amerikane
nė kufirin
me Irakun
janė tė
veshura me
rrobat anti-kimike
dhe kanė
urdhėr tė
qėndrojnė
kėshtu
derisa
kėrcėnimet
pėr
pėrdorimin
e armėve
kimike nuk
kalohen.
Zjarr
puseve
Njoftimet
nga kufiri
ndėrmjet
Irakut dhe
Kuvajti
bėjnė tė
ditur se
njė numri
pusesh tė
naftės mund
t'u jetė
vėnė
zjarri nė
Irakun jugor.
Dėshmitarėt,
tė cituar
nga agjencia
Asociated
Press,
thonė se
kanė parė
flakė
ngjyrė
portokalli
nė horizont
nė afėrsi
tė fushės
kryesore
naftėmbajtėse
nė Irak,
nė qytetin
Basra.
Dėshmitarėt
thonė se
flaka
ėshtė
parė pas
njė varg
shpėrthimesh
qė
tronditėn
ndėrtesat
nė rajon.
Sekretari
amerikani
Mbrojtjes,
Donald
Rumsfeld, u
tha
gazetarėve
se ka shenja
se tre prej
katėr
puseve mund
t'u jetė
vėnė
zjarri.
Duke e
dononcuar
kėtė
veprim, ai
tha se
ėshtė
"krim
shkatėrrimi
i pasurisė
sė popullit
irakian".
Ēmimet e
naftės u
ngritėn pas
kėtyre
njoftimeve,
gati njė
dollar mė
shumė pėr
fuēi.
Rumsfeld:
Huseini tė
largohet
Nė
paraqitjen e
tij tė
parė qė
nga fillimi
i
armiqėsive
nė Irak,
zoti
Rumsfeld ka
konfirmuar
se forcat
amerikane
kanė
goditur
bazėn e
udhėheqjes
sė lartė
irakiane
gjatė
natės.
Duke
pėrsėritur
kėrkesėn e
Uashingtonit
qė
presidenti
Saddam
Hussein tė
largohet nga
Iraku, zoti
Rumsfeld tha
se
Uashingtoni
besonte se
nuk ka
nevojė pėr
njė
konflikt mė
tė gjėrė
nė rast se
udhėheqėsit
irakianė do
tė vepronin
pėr tė
shpėtuar
veten.
Zoti
Rumsfeld tha
se ushtarėt
irakianė do
tė duhet
tė vendosin
nėse duan
tė vdesin
pėr njė
regjim
humbės.
Ai u bėri
thirrje
civilėve
qė tė
qėndrojnė
nė
shtėpitė e
tyre dhe tė
mos ikin nga
vendi. Ai
tha se
konfrontimi
i Amerikės
nuk ishte me
ta por me
udhėheqjen
irakiane,
dhe se
ditėt e
regjimit
ishin tė
numėruara.
"Diplomacia
dhe
sanksionet
pėr mbi
njė dekadė,
nuk dhanė
rezultate
dhe tani
duke hedhur
poshtė
ultimatumin
e
presidentit
Bush,
regjimi i
Irakut ka
zgjedhur
konfliktin
ushtarak nė
vend tė
ēarmatimit
paqėsor,"
tha zoti
Rumsfeld.
"Ky
ishte vetėm
sulmi i
parė, mesa
duket nuk do
tė jetė i
fundit ...
ditėt e
regjimit tė
Sadam
Huseinit
janė tė
numėruara,"
tha ai.
(BBC)
|
-
Reagime
tė ndryshme
ndaj luftės
Nga Lindja e
Mesme deri nė
Evropė, nga
Azia e Jugut
deri nė
Amerikė,
reagimet
lidhur me
fillimin e
luftės ndaj
Irakut kanė
qėnė tė
shpejta dhe
tė shumta.
Nė komentet
e tij tė
para qė
prej
fillimit tė
luftės,
presidenti
francez
Zhak Shirak
tha se
shpresonte qė
sulmi i udhėhequr
nga Shtetet
e Bashkuara
tė mos ēonte
nė njė
katastrofė
humanitare.
"Franca
shpreh
keqardhjen qė
ky sulm nisi
pa aprovimin
e Kėshillit
tė Sigurmit
tė Kombeve
tė
Bashkuara,"
tha zoti
Shirak.
"Shpresojmė
qė ky sulm
tė mos ēojė
nė njė
katastrofė
humanitare,"
tha ai duke
nėnvizuar
se deri nė
momentin e
fundit
Franca dhe
disa vende tė
tjera u pėrpoqėn
qė tė
bindin
amerikanėt
se ēarmatimi
mund tė
arrihej me
mjete
paqėsore.
Edhe
kryeminisrti
i Belgjikės,
Gi
Ferhovshtad,
tha se vendi
i tij ishte
i zhgėnjyer
qė deri nė
momentin e
fundit nuk
ishin gjetur
rrugėt e
duhura pėr
tė arritur
nė
zgjidhjen
paqėsore.
Nė tė njėtėn
linjė, edhe
kryeministri
i Rusisė,
Mikhail
Kasjanov,
shprehu
keqardhjen e
qeverisė sė
sulmi nuk
erdhi me
aprovimin e
Kėshillit tė
Sigurimit.
"Presidenti
i Rusisė (Putin)
shprehu
keqardhjen e
tij qė
kriza nė
Irak shkoi nė
rrugėn
ushtarake,"
tha zoti
Kasjanov.
"Ėshtė
e rėndėsishme
qė Federata
Ruse tė japė
ndihmėn e
duhur pėr tė
gjithė
qytetarėt
irakianė qė
mund tė
vuajnė
pasojat e
konfliktit,"
tha
kryeministri
rus.
I shqetėsuar
pėr pasojat
e luftės
ishte edhe Vatikani.
Pėrfaqėsuesi
i Selisė sė
Shenjtė Pio
Laghi i tha
Radios
Italiane se
si
presidenti
Bush dhe udhėheqėsi
irakian janė
angazhuar
keqas nė njė
konflikt
duke pėrdorur
emrin e
Zotit.
Nė anėn e
tjetėr tė
botės,
vendet myslimane
iu bashkuan
thirrjes sė
Kinės qė
konflikti nė
Irak tė
marrė fund
menjėherė,
dhe ēėshtja
e krizės tė
kthehet pėrsėri
nė Kombet e
Bashkuara.
Qeveria malajziane
i ka dėnuar
sulmet e udhėhequra
nga Amerika,
dhe
kryeministri
Abdullah
Badauai tha
se pasojat
do tė ishin
shkatėrruese.
Ndėrsa
Komiteti Ndėrkombėtar
i Kryqit tė
Kyq i ka bėrė
thirrje tė
dyja palėve
tė pėrfshira
nė konflikt
qė tė
respektojnė
jetėt e
civilėve,
ndėrsa
ushtarėve qė
tė shmangin
pėrdorimin
e armėve
kimike.
Protesta
Ka patur njė
numėr
protestash
kundėr luftės
nė disa
vende anekėnd
botės.
Policia nė
Egjypt
i ka
detyruar
qindra
protestues tė
tėrhiqen
prapa pasi u
pėrpoqėn tė
hynin nė
ambasadėn
amerikane nė
Kairo.
Disa
protestues u
lėnduan pas
pėrplasjes
me policinė.
Nė Xhakarta,
rreth dymijė
vetė morrėn
pjesė nė
njė protestė
nė mbėshtetje
tė thirrjes
sė qeverisė
indoneziane
pėr t'i dhėnė
fund armiqėsive
nė Irak.
Protesta ka
patur edhe nė
Australi,
vend ky i
cili ka
ofruar
anijet
luftarake
dhe dy mijė
trupa tė
saj pėr
konfliktin.
Nė Turqi
organizatorėt
thonė se
rreth dy mijė
protestues
kanė kaluar
nėpėr rrugėt
e Ankarasė.
Tė paktėn
100 mijė
protestues
parakaluan nėpėr
rrugėt e
kryeqytetit grek
Athinė dhe
mijėra nxėnės
u mblodhėn
spontanisht
nė qytetet
kryesore nė
gjithė
Italinė.
Protesta ka
patur edhe nė
Gjermani
e Britani
ku
protestuan
nxėnėsit.
Mbėshtetės
Komisioneri
pėr politikėn
e jashtme tė
Bashkimit
Evropian,
Chris
Patten, tha,
ndėrsa udhėheqėsit
evropianė
janė
mbledhur nė
Bruksel nė
njė samit qė
patjetėr
pritet tė
dominohet
nga lufta nė
Irak, se kjo
ėshtė
kriza mė e
keqe.
"Megjithatė,
ka njė
mendim tė pėrbashkėt
se nėse nuk
punojmė, nėse
nuk
komunikojmė
bashkė, atėherė
ndikimi ndėrkombėtar
do tė jetė
mė i vogėl,"
tha zoti
Patten.
Sekretari i
Jashtėm britanik
Jack Straw
tha se
qeveria
britanike ėshtė
e angazhuar
nė
strategjinė
luftės.
Nė
mbeshtetje tė
politikės
amerikane
dhe
britanike
ishte edhe
kryeministri
i Portugalisė
Jose Manuel
Durao
Barroso.
Ai
rikonfirmoi
mbėshtetjen
e tij dhe
tha se
shpresonte qė
lufta tė
ishte sa mė
e shkurtėr
qė tė jetė
e mundur.
Disa vende
aziatike kanė
shprehur mbėshteteje
pėr Amerikėn,
si Filipinet
edhe Japonia,
ku
kryeministri
Junishiro
Koizimi tha
se duket se
nuk kishte
zgjidhje
tjetėr pėr
Irakun.
Japonia, tha
ai, nuk do tė
dėrgojė
trupa,
megjithatė
shtoi se ėshtė
e gatshme ta
ndihmojė
Irakun duke
dėrguar
ndihma
humanitare,
dhe mė vonė
pėr rindėrtimin
e Irakut.
Edhe
presidenti koreanojugor
Roh Hju Mun
tha se lufta
ishte e
pashmagshme
pėr tė
eliminuar
armėt e
shkatėrrimit
nė masė tė
Irakut.
(BBC)
|
-
Turqia
hap hapėsirėn
ajrore pėr
sulmet
Istambull - Parlamenti turk ka votuar pėr tė lejuar pėrdorin
e hapėsirės ajrore turke nga forcat amerikane dhe britanike
pėr sulmin mbi Irakun.
Parlamenti gjithashtu ka aprovuar me shumicė votash dėrgimin
e forcave turke nė Irakun verior.
Votimi, 332 vota pro dhe 202 kundėr, do tė mundėsojė
sulmin me aeroplanė duke kaluar nė hapėsirėn ajrore Turke,
pėr tė bombarduar forcat irakiane nga veriu.
Koha kur u mor ky vendim ishte e rėndėsishme: lufta ka
filluar dhe pėrdorimi i hapėsirės ajrore turke do t'i lejojė
aeroplanėt e koalicionit tė dislokuar nė Evropė dhe nė
Shtetet e Bashkuara qė t'i sulmojnė nga veriu forcat
irakiane.
Gjithashtu, ky hap do tė lejojė trupa tė koalicionit tė
aleatėve qė tė zbarkojnė nga ajri nė veri tė Irakut pėr
tė hapur njė front tė dytė nė drejtim tė Bagdadit.
Por nuk ėshtė lejuar qė trupat amerikane tė dislokohen nė
Turqi, as qė tė pėrdorin bazat e tyre atje pėr tė sulmuar
apo pėr tė furnizuar avionėt me karburant.
Nė vend tė kėsaj, mocioni i lejon qeverisė turke qė tė
vendosė ushtrinė e vendit nė veri tė Irakut pėr tė
ndaluar valėn e refugjatėve qė tė shkojė drejt Turqisė.
Por partitė kurde qė kontrollojnė pjesė tė Irakut verior
e kundėrshtojnė fuqishėm dislokimin e trupave turke atje.
(BBC)
|
-
Iraku:
Sulmi atentat
ndaj Saddamit
Bagdad - Ministri irakian i infomacionit, Mohhamed al-Sahaf
tha se gjatė sulmeve tė para amerikane janė goditur godina
e doganave dhe nje ndėrtesė radiotelevizioni, por se
pėpjekja pėr tė vrarė Sadan Huseinin ka dėshtuar. Zoti
al-Sahaf tha se sulmi i udhėhequr nga amerikanėt mbi Bagdad
gjatė natės kishte pėr qėllim vrasjen e presidenit Saddam
Hussein.
Ministri tha se gjatė fushatės ajrore mbi Irakun ėshtė
vrarė njė person dhe janė lėnduar disa tė tjerė, por
sipas tij janė goditur vetėm objektiva civile.
Ai tha gjithashtu se transmetimet televizive irakiane janė
penguar nga Shtetet e Bashkuara.
Nuk ka patur komente zyrtare nga Shtetet e Bahskuara nėse
sulmet kishin pėr qėllim vrasjen e presidentit irakian.
Vetė presidenti Saddam ka dalė nė televizion duke dhėnė
datėn dhe kohėn e saktė tė sulmit pėr tė mos shkaktuar
asnjė dyshim nėse ai ėshtė gjallė.
Bagdadi i qetė pas sulmit
Irakianėt e thjeshtė janė inkurajuar nga numri i vogėl i bombave tė hedhura nė sulmin e parė tė luftės.
Korrespondenti i BBC-sė nė Bagdad thotė se qyteti ishte i qetė dhe shumė dyqane mbeten tė
mbyllura, por disa tregtarė tė rrugės po shisnin
ushqime.
Ai thotė se makina tė blinduara ishin tė pranishme nė qytet qė besohet se po mbronin ndėrtesat
zyrtare.
Korrespondenti i BBC-sė pėr ēėshtje tė mbrojtjes thotė se sulmi mbi Bagdadin me raketa dhe bomba penetruese ishte pjesė e operacioneve paraprake dhe se njė goditje e njė shkalle tė plotė pritej tė fillonte
shpejt.
Kundėrpėrgjigje
Nė kundėrpėrgjigje, Iraku ka zhvilluar sulme me
raketa ndaj Kuvajtit.
Ministria e Mbrotjes e Kuvajtit thotė se tri raketa
kanė shpėrthyer nė tokėn e Emirateve, tė
paktėn njėra prej tyre nė kryeqytetin e Kuvajtit.
Kėto pohime janė hedhur poshtė nga Iraku.
Njoftohet se disa raketa Scud janė shkatėrruar nga
bateritė amerikane kundėr raketave
'Patriot'.
Dy raketa tė tjera ranė nė shkretėtirėn nė
veri tė Kuvajtit.
Trupat amerikane dhe britanike nė vend veshėn
menjėherė uniformat mbrojtėse dhe maskat kundėr
gazit. Por raketat thuhet se nuk pėrmbanin mbushje
kimike. (BBC)
|
|