Anashkalimi i Kosovės dhe shqipja e
munguar
Nga YLBER LILI
I ngjashėm me nacionalizmin serb dhe ai maqedonas po
tenton tė vendosė themelet e shtetit nacional dhe
etnocentrik. Kemi tė bėjmė me fenomenin e nacionalizmit
ekstrem, hegjemonist qė synon tė ngėrthejė gjithēka,
pėrfshirė dhe atė qė nuk ėshtė e tyre. Nėse maqedonasit
do tė ishin kthjelluar nga tendenca tė tilla identike me
ato tė serbėve nuk do tė kishim fėrkime, tendosje tė
marrėdhėnieve ndėretnike, ndėrnacionale dhe gjithēka do
tė kalonte pa patur konflikte dhe grindje. Sot e kėsaj
dite politika maqedonase preferon atė tradicionalen,
duke shpėrfillur gjithēka qė ndėrlidhet me shqiptarėt.
Maqedonasit hamenden se mund tė krijojnė laboratore
mirėbesimi, tolerance, respektimi ndaj dallimeve
kulturore, fetare etnike, duke shpėrfillur shqiptarėt.
Kapitulli i gushtit do tė mbyllet me njė forum tė
organizuar nga vetė presidenti maqedonas Boris
Trajkovski. Dialogu ndėrmjet civilizimeve ėshtė forumi
nė tė cilin marrin pjesė shefat e shteteve tė Evropės
juglindore, pėrfaqėsues tė BE-sė, pėrfshirė
institucionet dhe organizatat joqeveritare. Siē merret
vesh nga engjėjt mbrojtės tė Trajkovskit (kėshilltarėt)
diskutimet e forumit do tė fokusohen nė disa drejtime:
paqja dhe stabiliteti, demokracia dhe shoqėria civile,
si dhe kultura dhe dallimet. Gjithashtu ata nuk kanė
hezituar tė bėjnė tė njohur pėr publikun se materiali
propagandues ėshtė shtypur vetėm nė maqedonisht dhe
anglisht, duke pėrjashtuar nė mėnyrė kategorike gjuhėn
shqipe. Shpėrfillja qė i bėhet gjuhės shqipe ėshtė njė
tjetėr barometėr me tė cilin peshohet rrekja e
maqedonasve pėr tė sfiduar shqiptarėt. Pėr tė pėrforcuar
njė gjė tė tillė, tė karikuar dhe nga bashkėmendimtarėt
e tyre serbė, nė kėtė forum nuk kanė denjuar qė tė
ftojnė as presidentin e Kosovės. Nė mėnyrė cinike njėri
nga kėshilltarėt e kryetarit tė shtetit maqedonas ka
pohuar se kryetari i Kosovės nuk ėshtė ftuar sepse
Kosova nuk ėshtė e pavarur. Njė deklaratė e tillė ėshtė
verbale dhe aspak e qėndrueshme, sepse Samiti i
Selanikut i cili ishte i pėrmasave mė prestigjioze sesa
ky i Ohrit, sipas filozofisė maqedone do tė konsiderohej
i pavlerė! Gjithsesi anashkalimi i presidentit Rugova
pėr ne shqiptarėt nuk mbetet me no coment. Politika
maqedone si dhe institucionet shtetėrore ende nuk kanė
kuptim lidhur me rregullat bazė tė demokracisė. Ata
mendojnė se mund tė arrijnė tė monopolizojnė gjithēka nė
favor tė tyre pėrfshirė edhe forume. Strategėt
maqedonas nuk rreshtin sė akuzuari shqiptarėt, duke
vlerėsuar se gjoja burimi i tė gjithė kėqijave vjen nga
Kosova. Nga ana tjetėr ata i frikėsohen ballafaqimit tė
drejtpėrdrejtė nė nivel takimesh. Maqedonasit tashmė e
kanė humbur pusullėn, nė mėnyrė tepėr naive ata dalin nė
mbrojtje tė interesave dhe strategjive hegjemoniste
serbe. Anashkalimi i presidentit kosovar nga Shkupi
zyrtar, vjen menjėherė pas tentativave serioze tė kampit
politik serb pėr ta trajtuar Kosovėn si pjesė tė Serbisė.
Maqedonasit nuk preferojnė tė prishin krushqitė e vjetra
me serbėt pėr hir tė Kosovės dhe tė shqiptarėve.
Qėndrimet e fundit tė autoriteteve shtetėrore maqedonase
bien nė kundėrshtim tė plotė me frazat optimiste qė
vijnė nga kampi politik shqiptar, pjesėmarrės nė
qeverinė e Maqedonisė. Ndėrsa politika shqiptare pohonte
se ėshtė zgjidhur ēėshtja e pėrdorimit tė gjuhės shqipe,
me njė gjė tė tillė nuk dakordohet realiteti faktik.
Shefat e shteteve tė Evropės juglindore nuk do tė kenė
mirėsinė tė shohin qoftė dhe njė shkronjė nė gjuhėn
shqipe. Me pak fjalė maqedonasit po na thonė troē se nuk
kanė ndėrmend tė ndryshojnė strategjinė e tyre nė raport
me shqiptarėt. Filozofia me tė cilėn udhėhiqen sllavėt e
jugut nė raport me shqiptarėt mbetet njė epidemi e
pashėrueshme e mpleksur me nacionalizma, ekstreme. Po
ashtu gjithēka mbetet nė suazat e hamendjeve se mė nė
fund shqiptarėt janė tė pranueshėm realisht pėr tė qenė
pjesė pėrbėrėse nė kėtė shtet qė prodhon pakėnaqėsi tė
vazhdueshme. As tė verbėrit dhe shurdhmemecėt nuk do ta
kishin tė vėshtirė tė nuhasnin dhe tė perceptonin se
ēfarė nė tė vėrtetė mendojnė dhe veprojnė maqedonasit.
Nė pikun e ditės ata mohojnė gjithēka qė ėshtė e
ndėrlidhur drejtpėrdrejt me ndryshimet rrėnjėsore tė
mentalitetit politik maqedonas. Shkėndijat e para se
kursi politik maqedonas nė mėnyrė tė rrufeshme po merr
tatėpjetėn erdhėn nga qėndrimet e opozitės shqiptare, tė
cilėt alarmuan opinionin e brendshėm dhe tė jashtėm se
Marrėveshja e Ohrit po nėpėrkėmbet nė mėnyrė skandaloze.
Derisa gjuha shqipe pėrjashtohet nga mundėsia e
pėrdorimit edhe nė sytė e ndėrkombėtarėve, ēfarė mund tė
presim nė nivele tė tjera mė tė ulėta?