Vdekja s'ėshtė fjala ime e fundit 

    


NĖ FOLIGNO (PG) TĖ ITALISĖ U ORGANIZUA

MANIFESTIM PĖRKUJTIMOR KUSHTURA DY VJETORIT TĖ RĖNIES HEROIKE TĖ DĖSHMORIT TĖ KOMBIT FADIL RIFATI!


" VDEKJA S“ĖSHTĖ FJALA IME E FUNDIT"
                                                                        
   
     ( A. PODRIMJA)


Nė kuadėr tė pėrvjetorėve tė Marsit,  Shoqata Atdhetare "ILIRIDA"  nė Foligno (PG) organizoi njė Manifestim Pėrkujtimor kushtuar mėrgimtarit e trimit FADIL RIFATI, i cili sė bashku me trimat e Lirisė,  Servet Shabani dhe Zeqirija Tahiri, ra heroikisht pas njė ofanzive mė tė madhe qė ndėrmorėn forcat ushtarako - policore sllavomaqedone nė vendin e quajtur Livadhi i Begut tek Gurri i Kuq, Shpatieve tė Sharrit plisbardhė.
Salla e lėshuar pėr treqind persona, ishte shumė e vogėl pėr ti pranuar tė gjithė tė interesuarit qė kishin ardhur nga shumė vise tė Italisė pėr tė nderuar kėtė Manifestim Pėrkujtimor. Madhėshtinė e kėtj pėrvjetori e shtoi edhe pjesmarrja e tre vėllezėrve dhe disa bashkėluftėtarėve tė dėshmorit Fadil Rifati.
Pas intonimit tė Himnit Kombėtarė tė ekzekutuar nga nxėnėsit e shkollės "Nėnė Tereza" me Mėsim Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe tė Folignos (PG), tubimin e hapi kryetari i Sh.A. "ILIRIDA" prof. Nehat MARKU, i cili nė emėr tė Kėshillit Organizativ pėrshėndeti pjesėmarrėsit e kėtij manifestimi, antarėt e familjes sė dėshmorit dhe fėmijėt e mėrgimtarėve tanė duke theksuar se tė gjithė ata qė sot nderuan kėtė Manifestim Pėrkujtimor njėherit nderojnė qenien tonė, kombin dhe gjakun e tė rėnėve qė shkroi historinė e Re! Andaj nė shenjė nderimi pėr dėshmorėt u mbajt njė Minutė Heshtje me urimin e bekuar "LAVDI DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT" , " NE NJĖ DITĖ PĖR TA, ATA NJĖ JETĖ PĖR NE!"
Pėr jetėn dhe veprėn e lavdishme tė dėshmorit Fadil Rifati ishte pėrgatitur njė referat nga Kėshilli Organizativ tė cilin e lexoi zonjusha Mexhide Saliu.
Kėnaqėsia muzikore u shfaq me tingujt e ēiftelisė tė kėngėtarit tė mirėnjohur Nazif Nazifi, i cili edhe nėpėr shumė manifestime tė gjertanishme kėtu nė mėrgim shoi zjarrin dhe mallin per Flamurin, pėr Atdheun, pėr Heronjtė dhe pėr dėshmorėt e Kombit.
Nė fjalėn pėrshėndetėse tė njėrit prej vėllezėrve  tė Dėshmorit tonė, vend tė veēantė zuri fjala pėrshėndetėse e Zot. Enver Rifatit heroi i tre luftėrave tė fundit i njohur me nofkėn famėmadhe tė luftės KOMANDANT XHAXHI. Ai pasi falemenderoi K.O.  tė kėtij Manifestimi si dhe tė pranishmit pėr nderimin dhe respektimin e tyre qė dėshmuan sot pėr dėshmorėt tanė, theksoi se "Luftė nuk ėshtė vetėm kjo qė bėmė Ne me pushkė,por edhe kjo qė sot bėni Ju kėtu nė mėrgim. Aktivitetet dhe organizimet e Manifestimeve pėr Flamurin pėr Atdheun, pėr Dėshmorėt e nė veēanti pėr hapjen e Shkollės Shqipe janė "njė luftė" qė ndihmojnė dhe pasurojnė Lirinė tonė Kombėtare. Andaj Ju pėrgėzoj pėr punėn dhe aktivitetin e juaj si dhe pėrshėndes punėn vetmohuese tė mėsuesit Nehat Marku pėr punėn e tij tė ēmueshmė me nxėnėsit e shkollės shqipe." Fjala pėrshėndetėse e Komandant XHAXHIT u kurorėzua me urimin e bekuar pėr dėshmorėt "Lavdi tė pėrjetshėm dėshmorėve".
Pėr kėtė Manifestim Pėrkujtimor erdhėn edhe shumė telegrame pėrshėndetėse:
Nga Prizreni, ish Komandanti i Dėshmorit tonė - Naser Berisha, nė emėr tė Shoqatės sė Veteranėve dhe Bashkėluftėtėrėve pėrshėndet kėtė takim pėrkujtimor pėr nder tė luftėtarit dhe dėshmorit tė tij Fadil Rifati.
U lexuan telegrame pėrshėndetėse nga: Fshati Lisec tė Tetovės; telegram nga Fronti pėr Bashkimin Kombėtar; telegram nga Shoqata e ish tė burgosėrve politik - Tetovė etj..
Nė fjalėn e gjallė tė bashkėluftėtarėve tė Fadil Rifatit, evokuan ēaste tė luftės ēlirimtarėt Xhemė Gjura dhe Imer Halili. Kurse nė emėr tė tre luftėtarėve qė sot jetojnė e punojnė pėrsėri nė Foligno, Nuhi Aqifi, Ali Bajrami dhe Xhelal Xhezairi u pėrcoll urimi i bekuar " I qoftė  lehtė dheu i mėmėdheut" .
Njė vend tė merituar nė fjalėn e rastit iu dha zonj.  Alie Islami, e cila nė emėr tė Kėshillit tė Prindėrve tė shkollės shqipe "Nėnė Tereza" - Foligno pėrshėndeti kėtė Tubim Pėrkujtimor dhe pasi foli pėr rėndėsinė dhe suksesin e kėsaj shkolle qė njėherit ėshtė edhe hallka mė eminente qė na lidh me Atdheun, me Herojtė dhe Dėshmorėt tanė, Zonja Alie pėrkujtoi  vargjet e At Gjergj Fishtės tė shkruara njeqind vjet mė parė  "Gjuha Shqipe".
Recitalli " Emri im ėshtė krismė" dhe "Ėmė e bijė", kushtuar dėshmorit Fadil Rifatit u realizua nga nxėnėsit e shkollės shqipe. Nė emėr tė shumė mysafirėve tė ardhur nga viset e ndryshme tė Italisė pėrshėndetėn pėrfaqėsuesit e tyre.Zot. Ibrahim Ibrahimi pėrshėndeti nė emėr tė mysafirėve nga Spoleto; Zot Xhafer Berisha nė emėr tė mysafirėve  dhe nxėnėsve tė shkollės "Adem Jashari" nga Fabriano; Zot. Feta Ziberi nė emėr tė mysafirėve nga Macerata; Zot. Ing. Abdulla Bufi  nė emėr tė shoqatės "Onufri"; Zot Vamin Nuhiu nė emėr tė shoqatės "Liria" - Norcia; Zot. Mutali Ziberi nga Roma etj.
Gjatė rrjedhės sė kėti Manifestimi Pėrkujtimor, pėrveē duartrokitjeve tė shumta her - her nuk munguan do pika loti pėr krenarin dhe lavdinė e Dėshmorėve tanė, me gjakun e tė cilėve sot ndriēon rrezja e Lirisė. Vend tė veēantė merituan edhe fėmijėt qė patėn rast tė recitojnė shumė vjersha pėr Dėshmorėt tanė, pėr Atdheun, pėr Flamurin, pėr Skėnderbeun, pėr Nėnė Tėrezė dhe pėr shume ēlirimtarė tanė.
Nė fund u pėrcoll edhe njė buqetė kėngėsh nga reportuari i Nazif Nazifit i cili nėpėrmjet kėngės pėrkujtoi se: "Dėshmorėt e Kombit kurrė nuk do tė harrohen, por pėrjetshmėm do tė pėrjetėsohėn"!




Nga Kėshilli Organizativ    Prof. Nehat MARKU
Sh. A. "ILIRIDA"
FOLIGNO (PG) ITALI