Spastrimi i korrupsionit nė dogana

 


Drejtuesit e rinj te sherbimit te doganave kane filluar luften ndaj  korrupsionit i cili shkakton humbje prej miliona dollare cdo vit per  shtetin.

Drejtuesi i ri i doganave te Maqedonise ka premtuar te largoje nga ky  sherbim zyrtaret e pandershem dhe te nderprese praktikat e  paligjeshme, ne ate qe konsiderohet si institucioni me i korruptuar  ne vend.

Qe prej marrjes se detyres ne Dhjetorin e kaluar, Ljubomir  Mihajlovski-Dzango ka shkarkuar apo ndermarre masa disiplinore ndaj  35 oficereve te Administrates se Doganave te Maqedonise per abuzim te  detyres. Ai e ka pershkruar marrjen e rrushfeteve si nje dukuri te  zakoneshme ne rradhet e administrates se doganave.

"Ka qene nje dukuri i zakoneshme, duke filluar nga oficeret e  thjeshte dhe duke shkuar deri tek drejtuesit e larte," ka thene ai  per IWPR. "Oficeret kane perfituar rrushfete, ndersa drejtuesit kane  organizuar forma me te sofistikuara korrupsioni".

Kontrolli i pare financiar ne dogana i kryer nga drejtuesit e rinj,  ka treguar se shtetit ka humbur miliona euro per shkak te mashtrimeve  te bera gjate viteve 2001 dhe 2002.

"Kalimi kontrabande i nje kamioni te vetem te ngarkuar me mallra te  tilla si cigare, alcohol apo kafe ben qe shteti te humbase deri  60,000 euro, kur importuesit nuk paguajne detyrimet doganore, apo  TVSH-ne," ka thene Mihajlovski.

Korrupsioni ka qene vecanerisht i pranishem ne pikat e kalimit  doganor dhe ne pikat e pageses se detyrimeve doganore. Ne keto pika  tregtaret kane paguar vazhdimisht rrushfete duke filluar nga 20 euro  per te shpejtuar procedurat deri ne disa mijera euro ne shkembim te  favoreve me te rendesishme.

Drejtori i doganave nga viti 1998 deri ne vitin 2002, Dragan  Daravelski, vitin e kaluar ka mbrojtur punen e tij dhe ka hedhur  poshte akuzat sipas te cilave ai ka qene drejtuesi i nje sistemi te  institucionalizuar rrushfetesh. Ne nje interviste me revisten e  perjaveshme Kapital ne Shkup, ai ka insistuar se "Ky institucion nuk  eshte i korruptuar".

Ai ka pranuar se ka pasur dijeni per disa shkelje individuale por ka  kundershtuar qe krimi te kete mbizoteruar dhe te kete qene i  organizuar.

Periudha e drejtimit te Daravelskit tani po kontrollohet nga nje ekip  i ministrise se brendeshme. Nderkohe, Daravelski, eshte larguar nga  Maqedonia ne muajin Tetor. Askush nuk e di se ku ndodhet ai tani.

Administrata e re doganore ka zbuluar se ajo kishte akumuluar  detyrime prej disa miliona euro per pagesat e telefonave, energjise  elektrike, ngrohjes, dhe riparimit te makinave, ndaj firmave  kryesisht shteterore.

Nje kontroll fillestar i gjendjes financiare ne fund te vitit te  kaluar ka treguar se ne vitin 2001 sherbimi doganor ka blere 75  makina Skoda Felicia, 27 prej te cilave kane perfunduar si dhurata  per personat jashte sherbimit. Zyrtari i larte i doganave i cili ka  bere publike per here te pare kete rast eshte rrahur nga disa njerez  te panjohur.

Grupi Nderkombetar i Krizave ka botuar vitin e kaluar nje raport me  akuza serioze mbi korrupsionin ne Maqedoni, i cili terhiqte vemendjen  ndaj veprimeve te sherbimit doganor si shembulli me i qarte i  korrupsionit zyrtar ne vend.

Nje studim i kryer nga grupi Inisiativa per Zhvillimin Ligjor te  Europes Lindore ne Shkurt 2001 dhe Shkurt 2002, duke perdorur nje  grup te anketuarish prej 1,000 persona, ka treguar se publiku i  konsideron zyrtaret e doganave si zyrtaret me te korruptuar ne  Maqedoni, edhe me te korruptuar se ministrat, deputetet dhe  drejtuesit e partive politike.

Studimi ka treguar se 72.2 perqind e qytetareve Maqedonas ne vitin  2001 besonin se zyrtaret e doganave kane qene me te korruptuarit,  ndersa kjo shifer eshte shtuar duke arritur nje vit me pas ne 83.1  perqind.

Sipas Slagana Taseva, drejtore e komisionit anti korrupsion te  Maqedonise, cmimet e rrushfeteve kane qene te standartizuara. "Ne  dogana ekziston nje liste cmimesh korruptive," ka thene ajo. "Tarifa  dihet qe me pare, keshtu qe askush nuk ka nevoje te prese dhe te  degjoje se sa para do ti kerkoje zyrtari i doganave".

Qeveria e qendres se majte e Branko Cervenkovskit ka paraqitur nje  strategji kombetare per luften ndaj korrupsionit ne strukturat  qeveritare, por ajo ende nuk ka filluar te zbatohet ne praktike. Per  momentin, pjesa me e madhe e kesaj detyre i ka takuar komisionit anti  korrupsion, i cili perpiqet te monitoroje gjendjen ne terren.

Nderkohe, drejtuesit e rinj te sherbimit doganor, kane filluar  zbatimin e masave konkrete. Qe prej fillimit te ketij viti, oficereve  u eshte ndaluar te mbajne me teper se 1,000 denare apo sende me vlere  ndersa jane ne pune, dhe u jane premtuar shperblime nese njoftojne  per raste korrupsioni.

"Cdo officer i doganave i cili njofton qe atij i kane ofruar nje  shume parash ne shkembim te nje shkeljeje do te shperblehet me te  njejten shume qe i kane ofruar," ka thene Mihajlovski.

Nje sherbim i vecante zbulimi do te krijohet per t'u marre me  zbulimin e informacioneve per kontrabanden dhe personat te cilet e  kryejne ate.

Duke filluar nga ky muaj, ne te gjitha pikat e kalimit kufitar jane  vendosur tabela ne gjuhen Maqedonase dhe Angleze, te cilat theksojne  qarte te drejtat dhe pergjegjesite e qytetareve dhe kompanive te  cilat kalojne ne kontrollin e doganave.

Nje sistem per ndjekjen elektronike te kamioneve te cilet hyjne ne  vend, i cili do te ndjeke te gjitha levizjet e tyre ne territorin e  Maqedonise, do te ngrihet se shpejti, dhe ekipe te levizeshme te  doganave do te patrullojne vazhdimisht neper rruge, dhe do te kene  pergjegjesine per te ndjekur dhe kontrolluar levizjet e mjeteve dhe  mallrave ne te gjithe vendin. ( ZUM - Spasijka Jovanova )