Disa aspekte tė sė drejtės sė shqiptarėve pėr vetėvendosje nė kontekst tė sė drejtės ndėrkombėtare 


Pėrgatiti: Fatos Aliu

Cili ėshtė misioni i OKB-sė nė Kosovė? Ēfarė sistemi po ndėrtohet? Pėr ēfarė integrimesh mund tė flitet? Cili do tė jetė statusi i shqiptarėve sipas zhvillimeve aktuale: nė kuadėr tė krijesės sė re jugosllave, nė procesin e krijimit tė shteteve tė reja tė ndarjes sipas entiteteve nė Ballkan, apo nė format e tjera federale/konfederale?

Tashmė edhe sorrat e Prishtinės e kanė mėsuar se Kosova ėshtė bėrė zonė eksperimentesh tė ndryshme, tė cilat e kanė shndėrruar nė njė moqal tė ri politik, ekonomik e social, duke kaluar nga njė kornizė e vjetėr nė kornizė tė re kushtetuese, me njė demokraci anarko-liberale, pa themele institucionale. Por, sa po i marrin seriozisht jo vetėm pėrgjegjėsit e politikės, por edhe shtresat tona intelektuale, pasojat e kėsaj loje tė re teatrale tė Kosovės sė kornizuar? Me ēka po preokupohen kryesisht mediat tona, sa dhe si po e prezentojnė realitetin e Kosovės sot? 
Rezultatet e gjertanishme dhe gjendja e pėrgjithshme po tregojnė se kush po pėrfiton e kush po humbė mė sė shumti nė kėtė lojė tė re “bixhozi” me Kosovėn dhe trojet e tjera shqiptare. 
Kush mund t’i kontestojė aspiratat dhe angazhimet e regjimit serb pėr ringjalljen e hegjemonisė sė vet nė rajon? Pranimi i Bashkėsisė Serbi-Mali i Zi nė institucione evropiane, duke “heshtur” kushtetutėn e kėsaj Bashkėsie, dhe apatia e (bashk)veprimit tė politikanėve, tė ekspertėve tė drejtės ndėrkombėtare dhe tė shumicės sė intelektualėve tanė, ia ka lėnė hapur derėn ofanzivės sė diplomacisė serbe pėr ringjalljen e pretendimeve tė saj ndaj Kosovės. Konferencat dhe teoritizimet e grupimeve tė ndryshme nė Kosovė, deri mė sot nuk ka dhėnė efekte me rėndėsi, sepse janė zhvilluar dhe po zhvillohen pa e ndėrtuar boshtin strategjik tė Kosovės, pa e respektuar formulėn e zbatueshme tė ndėrtimit: tė drejtėn pėr vetėvendosje tė Kosovės. 
Si rrjedhim i kėsaj kanė pasuar ngecjet e zhvillimeve politike dhe ekonomike nė tėrė hapėsirėn shqiptare. Kėshtu, nė vend tė ofanzivės sė bazuar politike, kalohet nė defanzivė tė pakuptim, duke i kėnaqur synimet e atyre qė nuk ia dėshirojnė tė mirėn shqiptarėve.
Kjo ka ndodhur sepse angazhimet e gjertanishme pėr ndėrtimin e institucioneve nė Kosovė nuk e kanė e kanė pėrfillur vullnetin e popullit shqiptar tė Kosovės. Kjo ka krijuar paradokse tė reja: nė vend tė ofanzivės diplomatike shqiptare, nė vend se Serbia tė ishte e vendosur pėrpara gjykatės sė drejtėsisė pėr krimet kundėr shqiptarėve, ajo po shpėrblehet, ndėrsa po dėnohen shqiptarėt! Kjo situatė nuk ėshtė bėrė vetėm tragjike por edhe komike! 

Faza e parė nė favor tė Serbisė ka pėrfunduar, dhe ajo ishte; pranimi i Bashkėsisė sė re Serbi-Mali i Zi nė institucione evropiane. Cila do tė jetė faza e ardhshme? Ēka do tė sjellė ajo? Ku mbeti Kosova?!
Qartėsimi i misionit tė UNMIK-ut, me aksionet dhe kushtėzimet e pabazuara tė deritanishme me Rezolutėn 1244, si edhe pozicionimi i lidershipit tonė politik, ėshtė dėshmi e vazhdimit tė politikės sė heshtjes/shkeljes sė tė drejtės shqiptare pėr vetėvendosje, e cila i ka krijuar rrethanat gjithnjė e mė tė volitshme diplomatike pėr Serbinė. 

Ēfarė roli ka dhe si po punon misioni i OKB-sė nė Kosovė?

OKB-ja dhe Kėshilli i Sigurimit kanė qenė dhe kanė mbetur nė kontradiktė tė deklarimeve dhe mundėsisė pėr tė luajtur rolin konstruktiv tė zgjidhjeve tė drejta gjatė shkeljes sė tė drejtave njerėzore e nacionale nė bazė tė akteve dhe konventave tė ratifikuara nga Asambleja e Kombeve tė Bashkuara mbi tė drejtėn pėr vetėvendosje tė popujve siē janė: Karta ndėrkombėtare pėr tė drejtėn civile dhe politike; Konventa pėr tė drejtėn ekonomike, sociale e kulturore; Deklarata mbi principet e ligjit ndėrkombėtar lidhur me marėdhėniet civile dhe kooperim midis shteteve tė Asamblesė sė kombeve tė Bashkuara tė vitit 1970 – AG Res. 2625 (XXV); Daklarata pėr Njohjen e pavarėsisė sė vendeve dhe popujve tė kolonizuar (1960). 
Roli i OKB-sė ka “dėshtuar” (jo edhe pėr interesa tė burokracisė sė vet!) pothuajse nė tė gjitha misionet e saj nė vende tė krizave, sidomos institucioni i saj, Kėshilli i Sigurimit, me pėrfaqėsues de facto jolegjitimė, tė cilėt vijnė nga shtete tė ndryshme me interesa tė ndryshme, shumica e tė cilave nuk kanė arritur tė ndėrtojnė demokracitė nė vendet e tyre. Rrjedhimisht, OKB-ja nuk i ka zgjidhur krizat dhe ndihmuar demokratizimin e vendeve tjera, sepse nuk ėshtė vetė e demokratizuar, si institucion politik ndėrkombėtar. Kėshtu, si aktet ndėrkombėtare edhe demokracia kanė mbetur vetėm fraza tė bukura nė letėr.

Ky ėshtė, parasėgjithash, konstatim jo ekskluziv i autorit tė kėtij vėshtrimi, por rezultat i analizave tė shumė ekspertėve tė sė drejtės ndėrkombėtare nė botė, sidomos tė atyre qė kanė punuar me vite nėpėr institucionet e saj. Midis tyre ėshtė edhe John Packer, kėshilltari juridik i i komisionerit tė lartė pėr minoritete nė OSBE, i cili, duke shtjelluar ēėshtjen e vetėvendosjes dhe tė ligjit ndėrkombėtar, ka potencuar “rėndėsinė e demokratizimit dhe tė ndryshimeve institucionale tė OKB-sė dhe tė krijimit tė Asamblesė sė Popujve, me pėrfaqėsues legjitimė, pėr t’u bėrė njė forum i pėrfillshėm global dhe institucion i mirėfilltė i marrjes sė vendimeve tė qėndrueshme” (Contribution to the PaVO seminar, Self-Determination “& the United Nation – Options for West Papua): “Ne jemi larg kėsaj, sepse ne thjesht vetėm flasim pėr Asamblene e Kombeve apo ate Parlamentare tė Kombeve tė Bashkuara. Unė pyes se sa shtete pėrfaqėsuese tė OKB-sė janė vėrtetė demokratike? Kush do tė duhej vėrtetė tė pėrfaqėsohej pėr tė marrė vendime tė qėndrueshme? Nėse shikojmė p.sh. Indonezinė: sa ėshtė ajo vėrtetė demokratike? Kush duhet t’i dėrgojė pėrfaqėsuesit e saj nė Asamblenė Parlamentare? Si do tė ishte sistemi zgjedhor? Nėse flasim pėr demokratizimin e Kėshillit tė Sigurimit, a flasim pėr Brazilin, Indinė dhe Indonezinė si anėtarė permanent tė tij? Ne duhet tė reflektojmė pėr ēka po flasim.... Do tė sugjeroja se ėshtė naive dhe kontraproduktive tė flasim pėr demokratizimin e OKB-sė, sepse pa demokratizimin e vet shteteve, nuk mund tė kalojmė nė regjime globale demokratike”. Do tė shtoja: Sa ėshtė demokratike Kina, vota e sė cilės ka fuqi nė Kėshill tė Sigurimit?! 
Ēfarė strukture ėshtė dhe kujt i shėrben misioni i instaluar nė Kosovė flet njė konstatim tjetėr i John Packerit, i cili i drejtohet ndryshimeve qė duhet bėrė brenda OKB-sė: “Ne kemi parė mė shumė ndryshime tė jenė bėrė jasht OKB-sė se sa brenda saj. Ata po i kontribuojnė inercionit tė tyre, sepse janė nė pyetje interesat e atyre qė i prezentojnė shtetet e tyre, ata qė prezentojnė shtetet e tyre, si dhe interesat e atyre brenda institucionit. Ekziston njė burokraci e madhe, pjesė e sė cilės kam qenė njė kohė tė shkurtėr edhe vetė. Mund t’ju them se ky institucion nuk ėshtė i plotėsuar me individė humanitarė, me mendime tė mira dhe me kompetencė, siē shpresonim. Pėr kėtė nuk duhet tė keni asnjė iluzion. Ka edhe ca njerėz shumė tė mirė nė OKB. Por, si institucion, si edhe ēdo institucion tjetėr, ai zhvillon interesat e veta dhe burokracinė e vet dhe zakonisht i kundėrshton ndryshimet radikale. Ēka ėshtė mė e rėndėsishme, kjo rezistencė vie nga ata qė i pėrfaqėsojnė shtetet e tyre dhe mbrojnė kėtė fushė tė autoritetit shtetėror. Ata e kanė tė vėshtirė t’i pėrshtaten ndryshimeve tė cilat janė tė domosdoshme pėr t’iu pėrgjegjur sfidave reale tė epokės sė re. P.sh. nė konferencėn e Organizatės Botėrore tė Tregėtisė, ėshtė i dukshėm konflikti i kėtyre pėrfaqėsuesve tė shteteve me interesat e popullit. Prandaj edhe do tė ballafaqohemi gjithnjė e mė shumė me sfidat joqeveritare nė tė ardhmen”.

Me fjalė tė tjera, kur ėshtė nė pyetje ēėshtja zbatimit tė akteve tė drejtėsisė ndėrkombėtare, OKB-ja nuk mund tė jetė efikase, sepse i mungojnė shumica e pėrfaqėsuesve tė denjė dhe legjitimė nė strukturat e saj. Kėshtu siē ėshtė, si njė strukturė de facto e interesave tė veēanta, nuk pėrmban kredibilitet tė mjaftueshėm legjitim dhe real, sė paku jo atė moral. 

Me Kosovėn pra, janė bėrė e po bėhen eksperimente tė cilat mė shumė e dėmtojnė (esencialist) se sa e ndihmojnė (formalisht). Nė Kosovė zbatohet njė model kontaraverz “i demokratizimit”, konstatim i shumė ekspertėve tė sė drejtės ndėrkombėtare me projektet e elaboruara nėpėr qendrat e ndryshme tė studimeve ndėrkombėtare tė sė drejtės pėr vetėvendosje tė popujve dhe tė ligjit ndėrkombėtar. Nė kontekst tė kėtyre analizave, zgjidhjet kėrkohen nė largimin nga praktika e gjertanishme dhe ajo aktuale, ndėrsa, sa i pėrket ēėshtjeve tė pazgjidhura nė Ballkan, nė prioritetin e zbatimit tė drejtės sė shkelur shqiptare pėr vetėvendosje (P.sh. Publikimet e Bordit editorial New Politics, seminaret e ndryshme ndėrkombėtare mbi tė drejtėn pėr vetėvendosje, etj). Tė gjithė janė unikė se: “vetėvendosja ėshtė principi mė i rėndėsishėm i ligjit dhe raporteve bashkohore ndrėkombėtare, pa respektimin e tė cilit vuajnė tė drejtat njerėzore dhe liritė fundamentale...” .

Si dhe sa po punon UNMIK-u nė Kosovė dhe klasa e jonė politike pėr jetėsimin e kėsaj tė drejte aktualisht tė shkelur tė shqiptarėve? Pse e heshtin, nė vend se ta ngrisin rėndėsinė e saj, pjesmarrėsit shqiptarė tė seminareve tė mbajtura ndėrkombėtare mbi tė drejtėn pėr vetėvendosje (tani nė strukturat udhėheqėse tė partisė dhe deputetė nė Kuvend), siē ishte p.sh. Konferenca ndėrkombėtare e Barcelonės e 21-27 nėntorit 1998 (Raporti i ekspertėve tė konferencės nė temėn: “Implementimi i tė drejtės pėr vetėvendosje si kontribut pėr parandalimin e konflikteve”, shiko nė faqen: www.unescocat.org/pubang.html  )

- apo tė seminareve tjera tė mėvonshme mbi kėtė tė drejtė fundamentale ndėrkombėtare ? Pse injorohet tema bosht e koncenzusit startegjik kombėtar shqiptar - vetėvendosja? 

Sot tė kqijat e reja po vijnė nė forma tė reja, nė radhė tė parė, pėr shkak tė mosrespektimit tė akteve dhe konventave tė njohura dhe tė ratifikuara ndėrkombėtare. Kjo nė Kosovė po ndodhė pėr katėr vjet rresht jo vetėm nga UNMIK-u, por, nė radhė tė parė nga vet klasa politike shqiptare me indeferencėn e saj ndaj tė drejtės sė shqiptarėve pėr vetėvendosje, qė nga instalimi i kėtij lloj misioni nė Kosovė. Kėto thėnje argumentohen me vet pėrmbajtjen e akteve dhe konventave pozitive ndėrkombėtare, prej nga konkludohet lehtė pėr politikėn jo-demokratike dhe jo-dekolonizuese tė zbatuar nė Kosovė. Nė kontekst tė kėsaj duhet analizuar edhe pėrmbajtjen dhe karakterin e ligjeve qė po aprovohen sot nga Kuvendi i kornizuar i Kosovės, kushtėzimet me “standardet para statutit” dhe tė ashtuquajturin “kalim” tė kompetencave nė duar tė institucioneve vendore. 

Lidershipi politik shqiptar, sikur tė reflektonte drejt pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr njė politikė konstruktive demokratike, shtetėrore e integruese me botėn, do tė ndėrgjegjėsohej dhe tė pozicionohej qartė dhe pa hezitime ndaj kėtij realiteti, me strategjinė e vet tė pėrcaktuar, pa prolongimet e kundėrefektshme pėr pavarėsimin e tė gjitha institucioneve shtetėrore tė Kosovės, mbi bazėn e njė kushtetute tė re tė Kosovės, qoftė tė pėrkohshme, por autentike-aksionale, derisa tė mos definohet statusi politik i saj. Aksionet kryesore tė cilat pėr mendimin tim duhet t’i ndėrmarrin institucionet e Kosovės, janė:

- krijimi i raporteve tė reja dhe dinjitoze tė bashkėpunimit me misionin ndėrkombėtar nė Kosovė - UNMIK-un, nė principet e partneritetit, mbi bazėn e respektimit tė sė drejtės shqiptare pėr vetėvendosje institucionale, konform akteve dhe konventave ndėrkombėtare; 
- pėrgatitja dhe aprovimi i Rezolutės pėr Vetėvendosje dhe Referendum nga ana e Kuvendit tė Kosovės, pėr tė pėrgatitur nė procedurė efektive zbatimin e tė drejtės pėr vetėvendosje (tė ratifikuar me aktet dhe konventat e njohura ndėrkombėtare); 
- pėrgatitja e rrethanave pėr organizimin e referendumit tė ri popullor, pėr tė zbatuar vullnetin e popullit shqiptar, si dhe organizimin e zgjedhjeve tė reja parlamentare, sipas kushtetutės sė re tė Kosovės.

Ēėshtja e pavarėsisė nuk ėshtė ēėshtje e nje deklarate, e njė subjeki politik por as e Kuvendit, por ėshtė ēėshtje e legjitimimit tė saj nėpėrmjet shprehjes sė vullnetit tė popullit me referendum. 
E drejta pėr vetėvendosje i takon edhe shqiptarėve nė trojet e tjera shqiptare: nė Luginė tė Preshevės dhe FYROM. 

Kjo edhe ėshtė detyra kryesore e lidershipit tonė politik. Por ai kėtė nuk mund ta bėjė duke vepruar sipas inercionit tė mirėnjohur politik, duke e vėnė fatin e Kosovės nė disharmoni me aspiratat e popullit tė vet. Kosova, kėshtu siē po punohet, po fundoset nė kriza gjithnjė e mė tė thella politike, ekonomike, sociale, pa ardhmėri integruese as me veten as me botėn. Nė rrethana tė tilla ėshtė e vėshtirė tė besohet se do tė mund tė garantohet siguria e paqja, pa marrė parasysh prezencėn e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė NATO-s nė rajon. Kjo prap do tė dėshmonte pėr pėrsėritjen e praktikės sė gabuar dhe destabilizuese politike tė zbatuar nė Kosovė e nė Ballkan. Shqiptarėt janė tė vetmit me problemin e pazgjidhur nacional e shtetėror, krahas popujve tjerė fqinjė, me probleme tė zgjidhura ose tė improvizuara nacionale, por me programe dhe pretendime hegjemoniste pėr t’i mbajtur nėn sqjetull trojet shqiptare. 

Nuk mohohet dėshira pėr integrime nė Evropė dhe botė, duke kaluar hapat e nevojshėm tė pėrfaqėsimit/asociimit nė institucionet e rėndėsishme ndėrkombėtare. Por, nuk duhet tė ngatėrrohen prioritetet, siē po ndodh tek ne. Ashtu siē nuk duhet tė mohohet pjesa e tė arriturave qė po denigrohet sot, nuk mund tė injorohet edhe e vėrteta se pa integrime dhe harmonizime tė brendshme, pa pozicionimin e qartė politik tė Kosovės, do tė jetė e pamundur tė arrihen integrimet e mirėfillta tė jashtme, aq mė pak pėrfaqėsimi i denjė tė Kosovės nė institucionet e rėndėsishme ndėrkombėtare. Pėrfaqėsimi i Kosovės, integrimi i saj nė institucione ndėrkombėtare dhe Rezoluta 1244 (apo sė paku interpretimi i saj) qėndrojnė nė kontradiktė me njėra tjetrėn. Kjo kontradiktė nuk ia hap, por po ia ngushton hapėsirėn kėtyre integrimeve, pamundėson rrethanat pėr pėrfaqėsimin e Kosovės, si edhe krijimin e raporteve efektive tė bashkėpunimit ekonomik tė saj me jashtė. 
Ish-zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė shtetit , zoti James Rubin, me rastin e njė vizite tė fundit nė Beograd, Rezolutėn 1244 e cilėsoi si “njė dokument tė zbrazėt qė nuk thotė asgjė konkrete”. Pyetjeve tė gazetarit beogradas i shtoi gjithashtu se “Serbia nuk mund tė ketė mė sovranitet mbi Kosovėn”. Por, tek ne po ndodhin paradokset, kjo rezolutė, si edhe korniza kushtetuese si produkt i saj, po pėrdoren pėr t’i shantazhuar interesat e Kosovės pėr t’i ndėrtuar themelet e qėndrueshme tė saj! Prandaj, tė pretendosh integrime, nė rrethana tė kėtilla, pa u shkėputur nga varėsia dhe kushtėzimet e pabazuara, ėshtė njė iluzion i dėmshėm, ose njė demagogji pėr tė arėsyetuar pafuqinė/paaftėsinė/ dhe lojėn e dėmshme politike me Kosovėn. Si do tė pėrfaqėsohet ajo nė institucione evropiane, kur institucionet e Kosovės nuk kanė arritur akoma tė kenė ndikim dhe kontroll as tek ndėrmarrjet kryesore ekonomike si Trepēa, PTK, KEK etj. A mund tė gjeni diēka qė thotė Rezoluta 1244 pėr kėtė? 

Kohė tė fundit ka dalė edhe ēėshtja e “moratoriumit tė Kosovės”, e cila ka hapur debate tė shumta. Kosova ka qenė nė moratorium tė dhunshėm me dekada e shekuj. Moratoriumi i zotit Thaēi sikur i zgjoi nga gjumi shumė politikanė, intelektuale e analistė politikė, ua pėrkujtoi kėtė realitet tė ri. Nė vend se ta pranojnė sėmundjen e diagnostifikuar drejt tė zotit Thaēi, pėr t’i gjetur “ilaēet” efikase tė shėrimit dhe tė pavarėsimit tė Kosovės, shumica u “nevrikosėn” pa tė drejtė. Por, me kėtė e vėrtetuan vetė saktėsinė e diagnozės. Tani pritet tė shohim marifetin e pragmatizmit tė deklarimeve tė shpeshta tė tyre pėr pavarėsinė e Kosovės! Personalisht jam skeptik nė gatishmėrinė e pajtimit nga ana e shumicės sė tyre pėr tė punuar rreth propozimeve nga kryetari i PDK-sė, kur mirren parasysh egot e pandryshuara nga e kaluara dhe inercioni i vetknaqėsisė. Sa pėr vet projektin e propozuar (i cili pėrmban detale tė shumta), ai kėrkon njė trajtim tė veēantė, sepse “djalli fshihet nė detale” thuhet nė diplomacinė e sotme. Kėta lloj “djajė” edhe na kanė sjellur nė kėtė gjendje. 

Ekspertė tė sė drejtės ndėrkombėtare flasin pėr “balansimin” e tė sė drejtės pėr vetėvendosje, apo tė kėrkesave pėr vetėvendosje tė popujve nė aspektet e ndryshme tė saj. Por, gjithėēka dhe gjithherė nuk mund tė balancohet, por do tė deballancohet, nėse nuk ėshtė nė harmoni me natyrėn e problemeve dhe me zbatimin e obligimeve pėr vetėvendosje nė kuadėr tė ligjit ndėrkombėtar: “Principi” i tė ashtuquajturit “integritetit territorial deri sot nuk ka bėrė avancime, apo i ka bėrė nė mėnyrė jokorrekte”. Praktika ka treguar edhe pėr mundėsitė dhe domosdoshmėrinė e re-formimeve territoriale me shkėputje, p.sh.: “me transferimin e autoritetit mbi njė territor autoritetit apo shtetit tjetėr tė pavarur, sepse nuk ka nocione tė super-normave tė principit territorial” ...”Nocioni i vetėvendosjes ėshtė respektimi i vullnetit tė popujve, kjo ėshtė norma humane. Tė diskutueshme janė rrugėt pėr t’i pėrshtatur kėrkesat, ose pėr t’i plotėsuar interesat e ndėrsjella, aspiratat dhe nevojat... Pėrshtatja e dallimeve ėshtė e mundshme, bile edhe e konkurimit tė interesave dhe tė aspiratave nėpėrmjet formave asimetrike tė strukturave shtetėrore “(John Packer).

Se sa janė pėrfillur kėto norma nga pala okupuese serbe dhe ajo sllavo-maqedone, qoftė nė tė kaluarėn apo nė tė sotmen, e ka tė njohur edhe bota. Kjo ėshtė vėrtetuar me shkeljet sistematike tė tė drejtave shqiptare dhe me represionin e pėrhershėm, tė zbatuar mbi bazėn e politikės gjenocidale dhe tė spastrimit etnik, tė cilat e kanė nxitur rezistencėn duke sjellur konflikte tė pashmangshme: luftė tė armatosur ēlirimtare nga ana e tė shtypurit-tė kolonizuarit, dhe luftė gjeocidale, nga shtypėsi-kolonizatori.

Por, si dhe sa po shėrbehet mė kėtė tė vėrtetė “faktori” ynė politik dhe intelektual?

Nė periudhėn e pasluftės, pritej se do tė bėhet intervenimi pėr tė zbatuar drejtėsinė dhe ligjshmėrinė ndėrkombėtare, konform akteve ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe tė vetėvendosjes sė popujve, krijimi i raporteve tė reja me interesa tė ndėrsjella, e jo kompenzimi me rikolonizim.

Duke marrė parasysh ngjarjet jo vetėm nė tė kaluarėn e largėt, por nė atė tė afėrt, si pikėnisje objektive e zgjidhjes duhet tė ishte respektimi i tė drejtės shqiptare pėr vetėvendosje dhe pavarėsi. Mungesa e debateve startegjike dhe preventive e kėrkimit tė zgjidhjeve tė zbatueshme, reflektohet nė shkeljet e mėtutjeshme tė kėsaj tė drejte legjitime. 
Autori i njejtė potencon: “nuk ėshtė korrekte qė OKB-ja tė jetė e paanshme ndaj faktit tė dhunimit masovik tė tė drejtave humane. Ėshtė detyrė e OKB-sė tė jetė objektive, tė flasė dhe aktivizojė resurset e veta dhe tė veprojė kundėr shkeljes sė tė drejtave sistematike tė tė drejtave humane”.

Shpresojmė nė zgjimin, vetėdijėsimin dhe faktorizimin tonė, pėr t’i dhėnė prioritet zbatimit tė sė drejtės shqiptare pėr vetėvendosje, pa pasur nevojė pėr zgjatje eksperimentuese, tė cilat, nė vend tė integrimeve shkaktojnė dezintegrime, dhe nė vend tė zgjidhjeve demokratike, alternativa tė reja autokratike. 

   
(Autori ėshtė koordinator i Lėvizjes Shqiptare pėr Vetėvendosje - www.vetvendosja.com )