Marrėveshje nė mes Bashkimit Demokratik pėr integrim dhe strukturave gjegjese tė Univerzitetit tė Tetovės pėr legalizimin e Univerzitetit tė Tetovės

 


1. Parimet themelore
1.1 Duke u nisur nga synimi ynė i kahmotshėm dhe pėrcaktimi ynė i pėrbashket pėr tė zgjidhur cėshtjen e shkollimit tė lartė tė shqiptarėve tė Maqedonisė nė mėnyrė qė ai tė reflektojė interesin publik tė tė gjithė qytetarėve dhe tė pėrmbushė nevojat e popullatės shqiptare nė mėnyrė pėrmbajtėsore dhe kualitative konform standardeve universitare;
1.2 Duke u nisur nga fakti se tani mė njė kohė tė gjatė nuk u realizua legalizimi i UT si institucion arsimoro-shkencor, i cili u themelua pėr tė pėrmbushur nevojat e shqiptarėve pėr shkollim universitar, e drejte kjo e trasheguar dhe e garantuar nga dispozitat kushtetuese dhe ligjore;
1.3 Duke konstatuar se tė gjitha masat e ndėrmarra nė kėtė drejtim gjer mė tani (nga institucionet ekzistuese ne RM) nuk pėrmbushin kėrkesat dhe nevojat e qytetarėve shqiptarė pėr arsim tė lartė;
1.4 Bazuar mbi parimin i cili shkollimin universitar e konsideron si vlerė publike e cila gjithmonė do tė mbetet pėrgjegjėsi publike;
1.5 Duke respektuar dhe pasur nė konsideratė tė gjithė ata qė nė mėnyra tė ndryshme deri me tani kontribuan pėr zgjidhjen dhe afirmimin e kėsaj cėshtjeje arsimore dhe humane;

2. Komisioni nismėtar

Duke u nisur nga kėto parime themelore, U ARRIT MARREVESHJE nė mes Bashkimit Demokratik per Integrim dhe strukturave gjegjėse tė Universitetit tė Tetoves ( UT ), pėr krijimin e komisionit nismėtar pėr legalizimin e UT-se nė pėrbėrje:

1. Prof.Dr. Nexhmedin Beadini / kryesues
2. Doc.Dr. Zehra Hajrullahu
3. Mr.sc. Naser Ademi / anėtar
4. Mr.sc. Fatmir Besimi / anėtar
5. Shkodran Idrizi /student
6. Prof. Dr. Edmond Beqiri / ekspert
7. Prof. Dr. Blerim Reka / ekspert

Komisioni nė fjalė do tė punojė dhe ndėrrmarė tė gjitha hapat e nevojshme pėr legalizimin e Universitetit te Tetovės si Institucion arsimor-shkencor.
Komisioni nė fjalė fton tė gjithė arsimdashėsit, studentėt, profesorėt si dhe ekspertėt dhe pėrfaqsuesit ndėrkombetarė tė ndihmojnė dhe mbėshtesin kėtė komision nė punėn e tij.
Ky komision do tė bazojė punėn e vet nė idenė e realizimit tė legalizimit tė njė institucioni publik arsimoro-shkencor (Universitetit tė Tetovės) nė gjuhėn shqipe, bazuar mbi norma dhe standarde qė do tė garantojnė njohjen e kėtij institucioni jo vetem ne Republikėn e Maqedonisė por edhe ne rrafshin ndėrkombetar.
Nderkohė, Universiteti i Tetovės do tė udheheqet nga Komisioni Nismėtar pėr legalizimin e UT-sė.

3. Strategjia dhe parimet udheheqėse tė Komisionit Nismėtar

Komisioni Nismėtar pėr Regjistrimin/Legalizimin e Universitetit tė Tetovės pėrbėhet nga :

1. Prof.Dr. Nexhmedin Beadini / kryesues
2. Doc.Dr. Zehra Hajrullahu
3. Mr.sc. Naser Ademi / anėtar
4. Mr.sc. Fatmir Besimi / anėtar
5. Shkodran Idrizi /student
6. Prof. Dr. Edmond Beqiri / ekspert
7. Prof. Dr. Blerim Reka / ekspert

Komisioni ka pėr detyrė tė elaborojė njė projekt/plan nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe Komunitetin Nderkombetar. Projekt/plani, i bazuar nė interesat e studentėve si interesa primare tė projektit, ka pėr qėllim zhvillimin e arsimit sipėror nė gjuhėn shqipe tė njė kualiteti tė lartė, tė finansuar nga shteti dhe te bazuar nė standarde ndėrkombeėare qė garantojnė njohje tė diplomave dhe procesit mėsimor nė suaza nacionale dhe internacionale.

Puna e Komisionit Nismėtar do te bazohet ne keto parime :

- Regjistrimin e UT/sė si nje institucion legal nė Republiken e Maqedonisė;
- Aktivitetet do tė bazohen nė ligjin ekzistues pėr Arsim tė Lartė i cili duhet ndryshuar ku ka nevojė;
- Nė standardet, normat dhe konventat arsimore ndėrkombėtare;
- Nė bashkėpunim dhe pėrkrahje tė plotė me Komunitetin Ndėrkombėtar;
- Nė obligimin e Republikes se Maqedonisė per te siguruar mjete adekuate per arsim sipėror ne gjuhėn shqipe.
- Nė parimet e Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit qė kėrkon sigurim tė mjeteve buxhetore pėr arsimimin universitar nė gjuhėn shqipe;

Komisioni Nismėtar do tė elaboroje studime tė detajuara dhe strategji gjegjėse qė pėrfshijne cėshtjet si vijon :

- njė pasqyrė dhe vlerėsim ekonomik tė gjendjes (status quo) tė tanishme (numrin actual tė studentėve, numrin e tė diplomuarve, koston e tashme, kėrkesat nė tregun e punės, etj.) tė UT-sė;
- analizė tė nevojave dhe propozime pėr fakultetet tė cilat do tė bashke/financohen nga shteti;
- identifikimin e adaptimeve te nevojshme nė ligjin pėr arsim universitar,
- kalkulimet financiare te kostos, planifikim afat-mesėm dhe konceptin pėr grumbullimin e fondeve;
- ngritjen(avansimin)/njohjen e programit pėr studentėt e diplomuar nė Universitetin e Tetovės;
- zhvillimin e programeve pėr bashkepunim me institucionet e tjera universitare nė vend, rajon dhe nė nivel ndėrkombėtar;
- programe zhvillimi dhe perfeksionimi pėr kuadrot akademike dhe nje program punesimi/ri-trajnimi per kuadrot e tanishem, etj.

Dispozitat pėrmbyllėse

· Palėt nėnshkruese obligohen qė tė qėndrojnė nė parimet e dakorduara duke pasur parasysh interesin e lartė shoqėror dhe kombėtar pėr legalizim tė UTsė;
· Obligohen qė komunikimin me mediat ta bėjnė nė bazė tė marrėveshjeve paraprake tė tė dy palėve;
· Obligohen qė tė konsiderojnė kėtė tekst si tekst tė vetmin autentink dhe bazė pėr tė ecur pėrpara nė drejtim tė legalizimit tė UTsė.

Tetovė, 17.03.2003

Pėr BDI: Ali Ahmeti
Pėr UT: Dr. Nexhbedin Beadini