Teksti i Rezolutės pėr luftėn ēlirimtare...

   

Deputetėt e pranishėm nė sallėn e Kuvendit tė Kosovės nė seancėn e sotme miratuan njėzėrit Rezolutėn pėr luftėn ēlirimtare tė popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi. Nė vazhdim po e japim tekstin e plotė tė kėsaj rezolute.
------------

KUVENDI I KOSOVĖS
Prishtinė, mė 15 maj 2003

Duke konfirmuar fitoren nė luftėn ēlirimtare tė udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, tė mbėshtetur nga NATO, e udhėhequr nga SHBA-tė dhe aleatėt e saj;
Duke rikonfirmuar vendosmėrinė e qytetarėve tė Kosovės pėr Kosovėn - shtet Demokratik, tė Pavarur dhe Sovran;
Duke konsideruar se vlerat e luftės ēlirimtare janė vlera tė gjithė popullit tė Kosovės dhe vlera tė pranuara nga faktori ndėrkombėtar,
Kuvendi i Kosovės, duke shprehur vullnetin e qytetarėve, miraton kėtė:

REZOLUTĖ PĖR LUFTĖN ĒLIRIMTARE TĖ POPULLIT TĖ KOSOVĖS PĖR LIRI DHE PAVARĖS

I. Lufta e popullit tė Kosovės pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, nė tė gjitha fazat dhe format e zhvillimit tė vet: lufta politike, rezistenca paqėsore dhe lufta e armatosur, e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, ka qenė luftė e drejtė pėr lirinė e vendit dhe pėr njė shoqėri moderne e demokratike;

II. Rezistenca paqėsore dhe lufta politike e konstitucionale, e shprehur me Kushtetutė dhe Referendum, ka pėrcaktuar vullnetin e qytetarėve tė Kosovės pėr pavarėsi dhe demokrati;


III. Lufta e armatosur e qytetarėve tė Kosovės, e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, ka qenė luftė e drejtė dhe e pastėr pėr ēlirimin e Kosovės, luftė kundėr forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe;

IV. Lufta e NATO-s, e udhėhequr nga SHBA-tė, ka qenė luftė kundėr dhunės dhe gjenocidit tė pushtetit serb nė Kosovė dhe pėr shpėtimin e ēlirimin e popullit tė Kosovės;

V. Lufta politike dhe e armatosur pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės ėshtė nė themelet e politikave qė Kosova tė bėhet shoqėri moderne, e lirė e demokratike, pėr tė gjithė qytetarėt, pa dallim bindjeje politike, besimi, pėrkatėsie etnike apo racore;

VI. Kuvendi i Kosovės e udhėzon Qeverinė e Kosovės, qė nė njė kohė sa mė tė shpejtė, tė pėrgatis ligjet me tė cilat do tė rregullohet statusi i luftėtarit pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

  

  
Kėtė Rezolutė e mbėshtesin:

Grupi Parlamentar i LDK-sė, z.Sabri Hamiti
Grupi Parlamentar i PDK-sė, z.Arsim Bajrami
Grupi Parlamentar i AAK-sė, z.Bujar Dugolli
Grupi Parlamentar pėr tė Tjerėt, z.Faik Merolli