Dibra rikthen Skėnderbeun, shtatorja e tij do tė qėdrojė nė kėmbė 

  

 

Dibėr 27 Nėntor 2002

Kah mesi i nėntorit tė kėtij viti, pas njė pune tė palodhshme intensive, skulptori i mirėnjohur Muharem Turkeshi dhe modelisti i  talentuar Agim Sela, dibranė qė jetojnė dhe krijojnė nė Tiranė, i  kryen punimet e shtatores monumentale tė heroit tonė kombėtar, Gjergj  Kastriotit - Skenderbeut. Skulpturė gjigande e Skenderbeut, ėshtė e  lartė 3 metra e 40 centimetra, e veshur me njė origjinalitet tė  kulluar dekorativ kombėtar shqiptar ėshtė unikate nė botė, tė cilėn  aktualisht do tė kenė nderin ta ketė vetėm Dibra dhe dibranėt. Deri  mė tani heroin kombėtar Dibra dhe dibranėt e kanė parė tė vizatur nė  pikturė, tė punuar si skulpturė hypur mbi kalė, tė punuar nė relief  apo gjysėmrelief, ndėrkaq kjo do tė jetė e para shtatore e  Skėnderbeut nė botė, qė pasqyron figurėn e tij duke qėndruar nė  kėmbė, dhe qė me siguri do tė jetė e pėlqyer jo vetėm pėr dibranėt,  por edhe pėr shqiptarėt kudo qė ndodhen.

Ndėrtimi i shtatores monumentale shėnon njė ngjarje tė rėndėsishme  historike pėr qytetin e Dibrės nė vitin 2002, dhe ėshtė njė eveniment  historik pėr qytetarėt e saj, sepse legjendari Gjergj Kastrioti -  Skenderbeu, kur u largua nga radhėt e ushtrisė turke, me 300 trimat e  tij, nga zona e Nishit kaloi nėpėr Dibėr, ku u prit nė mėnyrė  madhėshtore dhe u shoqėura nga njė numėr i madh trimash dibranė pėr  nė qytetin e Krujės. Ai, nga 25 betejat e tij kundėr ushtrisė turke  pėr t'i mbrojtur trojet shqiptare, 19 tė tilla i pati nė Krahinėn  heroike tė Dibrės.

Mė 25 nėntor tė vitit tė kaluar, me nismėn e Shoqatės sė ish-tė  Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė, Dega nė Dibėr, u pėrsėrit  nisma e kahmotshme e dibranėve pėr rivendosjen e bustit tė  Skėnderbeut. Pėr kėtė qėllim nė lokalet e Shoqatės… u mbajt takimi me  pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor tė degėve tė partive politike  shqiptare, tė Myftinisė sė Dibrės dhe shoqatave joqeveritare, nė tė  cilėn u ra dakord dhe u mbėshtet unanimisht dėshira qė nė Dibėr tė  ringritet busti i Skėnderbeut, nė parkun e qytetit qė mban tė njėjtin  emėr.

Mė 20 dhjetor 2001, nė mbledhjen e Kėshillit tė komunės sė Dibrės, u  miratua kjo nismė pėr rivendosjen e bustit tė Skenderbeut dhe u  themeluan dy komisione - Komisioni urbanistik pėr hartimin e  projektit dhe pėr sigurimin e lejes urbanistike dhe Komisioni  financiar pėr grumbullimin e mjeteve financiare pėr punimin dhe  rivendosjen e bustit tė Skenderbeut.

Gjysėm shekulli mė parė, pėrkatėsisht nė vitin 1943, nė qendėr tė  qytetit tė Dibrės ishte ngritur busti i Skėnderbeut, i punuar nga  skulptori me famė Odhise Paskali, mirėpo pushteti sllavokomunist  jugosllavo-maqedonas, nė vitet e pesėdhjeta e derdhi bazamentin,  obeliskun dhe ambientin ku ishte vendosur ky bust, ndėrsa vetė bustin  e fshehu pėr tė mos u gjetur kurrė mė. Pas dėshtimit tė shpresės se  do tė mund tė gjendet busti i mėparshėm i Skenderbeut dikund i  fshehur nga dora e zezė sllave, fillimisht u vendos qė tė punohet njė  bust i ri, ndėrsa mė vonė kjo ide u ndryshua dhe, me kėrkesėn  kėmbėngulėse tė dibranėve, u mor qėndrim qė nė vend tė bustit tė  ndėrtohet Shtatorja e Skėnderbeut. 

Ndėrtimi i shtatores iu besua skulptorit tė mirėnjohur Muharem  Turkeshi dhe modelistit tė shquar Agim Sela, dibranėve qė jetojnė dhe  punojnė nė Tiranė. Punimet pėr ndėrtimin e Shtatores ata i filluan mė  20 shtator 2002. Mjeshtri i skulpturės Muharem Turkeshi fillimisht  punoi njė buēetė tė Shtatores sė Skėnderbeut, me madhėsi 50 cm. Dhe  pas shumė meditimeve, skicave dhe inspirimeve, sė bashku me  modelistin Agim Sela, punuan konstruksionin metalik tė shtatores dhe  pastaj centimetėr pas centimetri, pėllėmbė pas pėllėmbe mbi kėtė  konstruksion farkonin copėzat e dėrrasave dhe hedhnin baltėn e  glinės, shtresė pas shtrese, duke i dhėnė formėsimin artistik kėsaj  skulpture, me njė mjeshtri tė rallė dhe pėrkushtim ngacmues dhe  krijues.

Gjatė punimit shtatores qė paraqet Skėnderbeun nė kėmbė, me shpatėn  nė dorė, me pelerinėn mbretėrore mbi supe dhe me pėrkrenaren  karakteristike, Muharem Turkeshi dhe Agim Sela ngjeshėn, formėsuan  dhe modeluan dy tonelata e gjysmė baltė argjili.

Skulptori Muharem Turkeshi dhe modelisti Agim Sela i kanė thėnė  Kosovapressit se: "Kėtė punė e kapėm me njė gėzim dhe entuziazėm tė  rallė, tė shtyrė nga ndjenja e nostalgjisė dhe e patriotizmit qė e  mbollėn nė ne baballarėt tanė. Ne qysh nė fėmijėrinė tonė jemi rritur  me figurėn e Skėnderbeut nė shpirt, sepse pėr ne shqiptarėt ky hero  legjendar ka qenė dhe mbetet gjithnjė krenaria e pazėvendėsueshme e  kombit. Mendojmė se kemi arritur njė kompozim monumental dekorativ  dhe realist tė shtatores sė Skėnderbeut tė njė formati tė madh, njė  skulpturė me njė dorė tė mobilizuar me shpatėn nė tė dhe me dorėn  tjetėr tė lirė, me pelerinėn, veshjen ushtarake dhe me elemente  autoktone shqiptare.

"Ne para se ta fillojmė kėtė shtatore analizuam ēka ėshtė punuar deri  mė sot dhe punuam njė monument shtatoreje pėr vend tė hapur, gjė qė  nuk e gjen aktualisht nė asnjė vend tjetėr, qoftė nė trevat shqiptare  qoftė diku nė botė. Gjatė tėrė kohės qė punonim na vizitonin  parreshtur vėllezėrit tanė dibranė tė tė gjitha moshave, dhe kjo na  ngacmonte, na ledhatonte dhe na shtonte kurajon, duke na pėrgėzuar  pėr punėn tone" kanė thėnė autorėt e shtatores.

Mjetet financiare pėr punimin dhe vendosjen e shtatores sė  Skėnderbeut i grumbulluan dibranėt nga Dibra dhe diaspora, kurse tani  pritet tė bėhet derdhja nė bronzė e shtatores qė ėshtė njė punė mė  shumė teknike. Sė shpejti do tė caktohet data dhe do tė bėhet  vendosja solemne e Shtatores sė Skėnderbeut nė parkun e Sheshit  "Skėnderbej" tė qytetit, pėr tė cilėn ngjarje do tė pėrgatitet njė  program i pasur dhe ku do tė jenė tė ftuar personalitetet nga tėrė  hapėsira etnike shqiptare.