|
Tiranė - Arbėn Xhaferi ka lindur mė 24 janar 1948 nė Tetovė. Shkollėn fillore dhe gjimnazin e ka kryer nė vendlindje. Ka vazhduar studimet nė degėn e filozofisė nė Beograd ku ka mbaruar me sukses. Nga viti 1975 deri nė vitin 1990 punon nė Televizionin e Prishtinės si redaktor pėrgjegjės dhe komentator i programit tė kulturės. Nga mesi i viteve 1990 ėshtė ndėr tė parėt qė pėrjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviēit. Pas kėsaj periudhe punon si analist nė tė pėrjavshmen Koha me editor Veton Surroin, nė Forum qė drejtohej nga Adem Demaēi dhe nė disa media tė tjera shqiptare pėrfshirė dhe shumė gazeta prestigjioze nė botė. Do tė vijė viti 1993 kur Arbėn Xhaferi do tė kthehet nė vendlindje, tashmė jo si analist, por si politikan. Nė vitin 1994 zgjidhet kryetar partie, tė cilėn e drejton ende. PDSH e udhėhequr nga Xhaferi arriti tė fitojnė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1998. Erdhi nė pushtet me njė stretegji krejtėsisht te re. Xhaferi njihet si ndėrtuesi i platformės pėr demokraci konsensuale, si njė parakusht pėr parandalimin e tendencave margjinalizuese tė aplikuara nė atė kohė kundrejt shqiptarėve, por dhe si mjet qė mund tė ishte efikas kundėr ndarjeve territoriale qė sot e kėsaj dite i kanosen Maqedonisė. Gjatė konfliktit tė armatosur tė vitit 2001, Xhaferi investohet tek faktori ndėrkombėtar qė motivet e luftės tė mos kėrkohen atje ku nuk ekzistonin, pra nė Kosovė apo te animet gjenetike tė shqiptarėve pėr rebelim, ashtu siē pretendonin faktorėt maqedonas, por te koncepti i shtetit i cili nuk pėrputhej me realitetin. Qasja e Xhaferit nė atė kohė turbullirash u pėrkrah mė nė fund nga faktori ndėrkombėtar, duke bėrė tė mundur legjitimimin e luftės sė shqiptarėve, duke nisur kėshtu maratona e Ohrit, qė pėrfundoi me njė marrėveshje pėr ndėrrimin e konceptit etnocentrik tė shtetit. Nė zgjedhjet e 15 shtatorit tė vitit 2002 Xhaferi kalon nė opozitė. Nė atė periudhė tė zymtė parazgjedhore, analistė tė ndryshėm patėn vlerėsuar se shqiptarėt do tė pėrfshihen nė njė konflikt tė paevitueshėm brenda tyre. Nė opozitė, Xhaferi qė nė fillim dha sinjale tė qarta se qeveria e re, po devijon nga pėrcaktimet e marrėveshjes sė Ohrit. Madje ai i drejtoi publikisht njė letėr kryetarit tė shtetit Boris Trajkovski, duke refuzuar pjesėmarrjen nė bisedime te ai.
Dėshtimet: involvime nė korrupcioni gjatė
koalicionit me Georgievskin, tradhėtimi i tendencave
tė Rufi Osmanit pėr decentralizimin e komunave,
dėmtimi i imixhit tė UĒK-sė gjatė kryengritjes sė
shqiptarėve nė maqedoni, tradhėtia ndaj universitetit
tė Tetovės. Pėrdorimi i dhunės nė kohėn e
zgjedhjeve tė lira. Dėshtimi nė planin ekonomik pėr
ndarjen e barabartė tė pronės shtetrore gjatė
procesit te privatizimit; me kė rast dyshohet se
miliona dollarė kanė kaluar nė xhepat e dy
individėve tė PDSH-sė pėr heshtjen e kėsaj
padrejtėsie. Paaftėsia e tij tė gjindet nė momente
kyēe.
|