|
A ekziston nė tė vėrtetė AKSH-ja? |
|
Bashkim Muēa Shqetėsimet e rritura nė lidhje me ekzistencėn apo
jo tė njė formacioni ushtarak, i quajtur Armata Kombėtare
Shqiptare (AKSH), detyruan takimet e muajit tė kaluar
ndėrmjet ministrave pėrkatės shqiptarė e maqedonas,
nė krye tė Rendit dhe Mbrojtjes. Hedhja nė erė e
gjykatės sė qytetit tė Strugės dhe marrja pėrsipėr
nga AKSH-ja nėpėrmjet njė faqeje nė internet, ka
hedhur dyshime serioze nėse ekziston nė tė vėrtetė
njė organizim i tillė ushtarak. Problemi i ekzistencės
sė kėsaj organizate, ėshtė pėrmendur gjatė gjithė
takimeve tė zhvilluara ndėrmjet politikanėve tė
Ballkanit Jugperėndimor. Takimi ndėrmjet ministrave tė
Mbrojtjes sė IRJEM-it dhe Serbisė, arrestimet e
pradokohshme nė luginėn e Preshevės ku vazhdojnė tė
mbahen tė burgosur 7 shqiptarė, arrestime tė ish-luftėtarėve
nė IRJEM-it, tė shoqėruara me zvarritjen e procesit tė
zhveshjes sė shtetit nga mentaliteti i dominimit etnik,
kanė shėrbyer si nxitje artificiale pėr tensionimin e
situatės nė rajon. Akuzat tradicionale tė fqinjėve
sllavė pėr Shqipėrinė tregojnė se ndėrmjet fqinjėve
tė Ballkanit jugperėndimor ende ekzistojnė dyshime
serioze nė gatishmėrinė e bashkėpunimit tė tyre pėr
zgjidhjen e problemeve rajonale. Deklarimet e
kryediplomatit shqiptar Meta, nė takimin e zhvilluar me
homologun e tij serb se Shqipėria nuk mbėshtet grupe qė
dalin me siglat e AKSH-s dhe FKBSH-sė (nė fakt quhet
FBKSH, shėn. i autorit), tė linin tė kuptoje se njė
grupim i tillė jo vetėm qė ekziston, por
potencialisht mund tė aktivizohet. Takimet
shqiptaro-maqedonase kanė lėnė tė kuptohet se
zyrtarisht kėto dy shtete kanė tė njėjtin qėndrim pėrsa
i pėrket tė ardhmes sė rajonit, nėpėrmjet
integrimit. Jo vetėm maqedonasit, por edhe zyrtarėt
shqiptarė tė IRJEM-it (ish-Republika Jugosllave e
Maqedonisė), tė kryesuar nga A. Ahmeti, kanė
deklaruar se politika zyrtare e shqiptarėve tė IRJEM-it
nuk mbėshtet dhe nuk inkurajon konflikte tė tjera.
|