|
Publikimi e nismės se tij, pėr fillimin e dofarė bisedimeve praktike, ndėrmjet zyrtarėve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė, nga vetė z.Steiner, shkaktoi debate tė natyrshme dhe tė zjarrta nė tėrė hapėsirėn kosovare pėrkundėr arsyetimit tė autorit tė kėsaj nisme proserbe, se me nėnshkrimin e njėfarė deklarate na qenka arritur koncenzusi pėr fillimin e bisedimeve teknike me Beogradin. Kuptohet, ai thirrej nė dokumentin e nėnshkruar nga liderėt shqiptarė, nė darkėn e organizuar nė pėrvjetorin e parė, tė punės sė suksesėshme tė tij (kuptohet vetėm pėr veten e tij dhe serbėt), si Kryeadministrator i Administratės Ndėrkombėtare nė Kosovė.
Menjėherė pas kėtij publikimi tė z. Steiner, pasuan edhe prononcimet e liderėve partiakė dhe drejtuesėve formal tė institucioneve ligjvėnse dhe ekzekutive tė Kosovės, tė cilėt nė mėnyrė tė argumentuar i kundėrshtuan ato ēka tha Despoti Steiner.
Ėshtė e vertetė e madhe, se ky zotėri i paanshėm ndėrkombėtar, me pafytyrėsinė mė tė madhe manipulon me kėto nėnshkrime tė liderėve shqiptarė tė Kosovės, duke e konsideruar me pa tė drejtė, letrėn e nėnshkruar si njė marrėveshje koncesuale pėr fillimin e bisedimeve tė Prishtinės me Beogradin, sigurisht jo pėr tė mirėn e Kosovės.
Vlerėsimi mė i pėrhapur i cili rrodhi nga debatet dhe prononcimet e liderėve vendorė rreth kėsaj nisme tė z.Steiner, ishte mospajtimi me mėnyrėn e marrjes sė saj, ngase ishin anashkaluar institucionet e konstituara nga tė zgjedhurit e popullit me votėn e tij tė lirė.
Faktikisht edhe kėshtu ishte, por ky veprim i tillė i z.Steiner nuk ishte i pari.
Z.Steiner me kėtė rast i mashtroi keq drejtuesit formal tė institucioneve, gjithashtu formale, njėherit edhe dy drejtuesit kryesorė tė dy partive mė tė mėdha tė Kosovės, i cili gjatė arsyetimit tė nismės sė tij, thirret nė nėnshkrimet e tyre.
Kjo nismė e z.Steiner nxjerr nė shesh dyftyrėsinė e politikės sė UNMIK-ut ndaj Kosovės (lexo shqiptarėve). Sipas huqeve tė UNMIK-ut, vendorėt herė kanė kompetenca pėr tė zhvilluar bisedime me shtetet tjera pėr ēėshtje praktike, e herė jo. Nisur nga kjo logjikė, pėr ēėshtjet tė cilat nuk u pėlqejnė demokratėve tė UNMIK-ut dhe aleatėve tė tyre tė pėrkdhelur beogradas, kosovarėt nuk kanė kompetenca pėr tė zhvilluar bisedime dhe marrėdhėnie zyrtare me shtetet tjera, sepse kjo ėshtė kompetencė e rezervuar vetėm pėr Pėrfaqėsuesin Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė.
Si pasojė e kėtij qėndrimi parimor tė UNMIK-ut, u stopua ēdo veprimtari nė drejtim tė kundėrshtimit tė Marrėveshjes serbo-maqedone pėr rregullimin e kufijve, si pasojė e sė cilės, Kosovės i pushtohen mbi 2500 ha tė territorit administrativ tė saj nga IRJM. Siē ėshtė paralajmėruar paragrafet e kėsaj Marrėveshjeje do tė pėrmbushen nė muajin maj tė vitit 2003.
Si pasojė e kėtij qėndrimi parimor tė UNMIK-ut, para do kohe u pezullua Marrėveshja pėr bashkėpunim ndėrmjet dy pjesėve tė ndara tė njė trupi, Republikės sė Shqipėrisė dhe Kosovės, ngase ishte nėnshkruar nga Ministri kosovar prof.dr. Ali Jakupi, ngase ai nuk paska pasė kompetenca. Kėshtu kjo Marrėveshje u pezullua, deri nė momentin kur ti teket z M.Steiner qė ta lejojė implementimin e saj.
Si pasojė e moskompetencave tė institucioneve kosovare, vendi ynė ka mbetur i vetmi nė regjionin e Ballkanit, i cili nuk ka asnjė marrėveshje pėr tregtinė e lirė.
Tani na del se pėr bisedimet e paralajmėruara tė cilat u shkojnė pėr shtati, si UNMIK-ut ashtu dhe Beogradit (pasi kornizėn e tyre e kanė hartuar bashkarisht), kosovarėt (lexo shqiptarėt) paskan kompetenca.
Z.Steiner do tė duhej tė sqarojė opinionin kosovar, cila ėshtė e vėrteta: kemi apo nuk kemi kompetenca. Nėse kemi, atėherė sė pari do duhej tė plotėsohej Qeveria e Kosovės edhe me Ministrinė e punėve tė jashtme, dhe atėherė kėsaj ēėshtjeje do ti jipej zgjidhje e drejtė nga ekipet e ekspertėve tė saj. Nėse jo, vendorėt nuk kanė ēka lypin nė takimin me pėrfaqėsuesit shtetėror tė ish-pushtuesit, deri nė kohėn kur tė pėcaktohet statusi final i Kosovės.
Mos tė mashtrohet z Steiner:
- se nuk i kuptojmė lojėrat e tij, edhepse tė komponuara me mjeshtėri, bashkė me xhinxhiēėt dhe ēoviēėt, tė orkestruara dhe tė mbėshtetura nga qarqet proserbe franko-gjermano-ruse, nė kurriz tė interesave tona tė natyrshme dhe
madhore;
- se nuk e kuptojmė, se qėllimi i vėrtetė i thirrjes protokolare tė Ali Ahmetit, nuk ishin bisedimet pėr zgjidhjen e ndonjė problemi praktik, nė mes tė Kosovės dhe IRJM-sė. Kėtė e bėri pėr tė fituar argumente tė nevojshme, pėr tu bėrė presion shqiptarėve qė ata tė binden, se duhet tė marrin pjesė nė materializmin e nismės sė tij.
Kėtė veprim tė tij dinak, ky lojtar me pėrvojė tė madhe nė teatrot e lojėrave politike, e bėri i bindur, se i ka bėrė mirė llogaritė. Andaj edhe ftoi Ali Ahmetin, mu nė vlugun e pėrgatitjeve tė shqiptarėve pėr shėnimin e Epopesė sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe Pėrvjetorit tė Pestė tė Rėnies Heroike tė Adem Jasharit - Komandantit tonė legjendar dhe tė familjes sė
tij.
Sa ėshtė i pėrkushtuar z Steiner pėr jetėsimin e tė drejtave legjitime tė shqiptarėve, tregon sjellja e tij injoruese ndaj krenarisė dhe dinjitetit tė tyre kombėtar. Ai, nuk e pa tė arsyeshme, tu drejtojė bile dy fjalė pėrshėndetėse, si familjes sė Komandantit ashtu dhe popullit tė tubuar, si nė Stadionin e Prishtinės, ashtu dhe nė Prekaz - Mekėn shqiptare, gjatė kėtyre tri ditėve tė krenarisė sė tyre kombėtare. Pėr kėtė duhet ti falenderohemi, sepse e tregoi nė vepėr (mos)rrespektin pėr popullin
shqiptar.
Ēka duket pėr diell, kallauz nuk do, thotė populli. Materializimi i nismės sė z. Steiner pėr fillimin e bisedimeve tė Prishtinės me Beogradin, nė esencė prejudikon statusin final tė Kosovės - nėn kthetrat e korbit serb.
Kam shpresėn se institucionet formale tė Kosovės, mė nė fund do tė marrin rolin e tyre tė vėrtetė, tė cilėt me veprimet e tyre konkrete dhe tė vendosura, do tua japin atė pėrgjigje tė cilėn e meritojnė, njė JO tė prerė, si kėsaj nisme ashtu dhe atyre qė do tė mund tė pasonin nė tė ardhmen.
Sjelljet despotike, ēdo herė nė dėm tė interesave legjitime tė shqiptarėve, po e afrojnė ditėn kur do ti thuhet me vendosmėri:
GO HOME...
SEJDI VESELI, mė 07 mars 2003, Prishtinė
|