|
Mr. Rufi Osmani, Gostivar
,,Marsi studentor,, ky sinonim i lėvizjes aktuale studentore problematizoi edhe njėherė nė tėrė kompleksitetin e vet ēėshtjen e hapur tė Universitetit tė Tetovės. Lėvizja studentore ,,Marsi Studentor,, u prodhua nga vendimi arbitrar dhe tėrėsisht i pajustifikueshėm i Senatit tė
UT-sė pėr shkarkimin e rektorit tė UT-sė prof. Dr. Ramiz Abdyli.
Lėvizja studentore nė fjalė pėrbėn pėrpjekjen mė serioze tė deritashme pėr reformimin dhe ristrukturimin e brendshėm demokratik tė
UT-sė me objektiv pėrkrahjen e reformatorit rektorit Abdyli nė rrugtimin e tij tė vėshtirė pėr transformimin e mbrendshėm strukturor tė
UT-sė si parakusht pėr pėrfundimin me sukses tė procesit tė legalizimit tė
UT-sė. Paraqitja e lėvizjes studentore nė skenėn publike arsimore dhe kombėtare tė shqiptarėve nė IJRM nxori nė pahė edhe njė herė ekuilibrin tepėr tė brisht tė njė paqe dhe stabilitetit me shumė tė panjohura dhe probleme qė presin zgjedhjen nga qeveria aktuale e maqedonisė.
- Si mund tė pranohet vendimi skandaloz i Senatit tė
UT-sė nė lidhje me rektorin prof.dr. Ramiz Abdyli ?
Emrimi i prof.dr. Ramiz Adylit nė postin e Rektorit tė
UT-sė nė pėrvjetorin e e fundit tė UT-sė me kėtė status u mirėprit nga tė gjithė forcat progresive shqiptare si brenda
UT-sė ashtu edhe jashtė tij.Personaliteti i historianit tė verfikuar shqiptarė edhe jashtė kornizave shkencore shqiptare paraqiste njė kandil shprese se ndoshta sė fundi
,,tempulli i lotėve dhe sakrificės shqiptare ,, do tė mirte epilogun e dėshiruar tė legalizimit.Mirėpo forcat regresive qė kishin kundėrtuar realisht kėtė zgjedhje nuk ishin jasht
UT-sė, tė njejtit ishin strukurė nė organin qė edhe e kishte zgjedhur rektorin Abdyli tė prirė nga
,, i vetshpalluri rektori i nderit Fadil Sulejmani,,.
Autori i kėtij shkrimi nė njė analizė tė mėhershme tė botuar nė gazetėn FAKTI nė janar tė kėtij viti paralajmėroi rreziqet e brendshme dhe tė jashtme me tė cilat mund tė ndeshet Rektori i sapozgjedhur si pasojė e faktit qė Rektori nė fjalė ishte i ēveshur paraprakisht nga kompetencat dhe faktit qė administrata dhe nė veēanti organet e
UT-sė kryesisht pėrbėhen nga individ dhe njerėz tėrėsisht tė instrumentalizuar dhe tė manipuluar nga ish rektori Fadil Sulejmani.
Pėr fat tė keq paralajmėrimet e autorit tė kėsaj analize u verifikuan si tė sakta. Senati i
UT-sė gjegjėsisht Senati i z.Fadil Sulejmanit dhe strukturave militare tė tij nuk pati durim tė presi qė rektori prof. Dr. Ramiz Abdyli tė bėnė 100 ditėt e menaxhimit me kėtė institucion dhe nė ditėn e 80 tė mandatit e shkarkoi nga posti i rektorit nė njė mbledhje tepėr konspirative,tėrėsisht jotransparente,pa justifikimin minimal dhe pa prezencėn e rektorit Abdyli.
Nė arsyetimin spektakular tė z.Fadil Sulejmanit dhe tė hijes sė tij Nexhbedin Beadinit pėr shkarkimin e rektorit Abdyli pėrmendet gjoja,,pėrtacia dhe mospuna e z.Abdylit nė drejtim tė zyrtarizimit tė
UT-sė dhe asgjė mė shumė,,.
Autori ėshtė i mendimit se opinioni mė i gjėr dhe nė veēanti studentėt,prindėrit e tyre dhe profesorėt duhet tė pėrkrahin fuqimisht lėvizjen studentore dhe tė demaskojn nė tėrėsi kėto organe dhe bartėsit (manipulatorėt) e tyre dhe vendimet e tyre antidemokratik me qėllim tė rruajtjes sė dinjitetit minimal akademik dhe rikthimit tė shpresės pėr legalizimin e Universitetit tė Tetovės.
- Kush janė organet e UT-sė dhe kush menaxhon realisht adminisitratėn dhe pasurin popullore tė
UT-sė ?
Anėtarėt e Senatit,Bordit,Unionit studentor,Kėshillave mėsimore-shkencore dhe Dekanėt e fakulteteve nė UT janė zgjedhur nė kėto organe nė bazė tė kriterit tė vetėm atij tė lojalitetit dhe tė nėnshtrimit tė pakusht ndaj z.Fadil Sulejmanit dhe vizionit tė tij pėr
UT-nė pa transparencėn minimale nė procedurėn zgjedhore. Njė praktikė e kėsaja natyre nė veēanti ėshtė zbatuar nė fakultetin Ekonomik ku autori ėshtė ligjėrues. Duhet tė potencohet me kėte rast se Dekani dhe kėshilli mėsimor i kėtij fakulteti ėshtė zgjedhur nė njė procedur tėrėsisht arbitrare dhe pa informimin paraprak tė profesorėve dhe studentėve tė kėtij fakulteti.
Praktika e njejtė e selekcionit negativ dhe zgjedhjes kuadrore nėnshtruese dhe tė instrumentalizuar janė imponuar dhe aplikuar nga strukturat e ish rektorit Sulejmani nė tė gjitha organet e
UT-sė.
Moment qė vlen tė analizohet me kėtė rast ėshtė administrata e
UT-sė dhe menaxhimi i mjeteve financiare tė UT-sė.Pėrkundėr faktit qė nė pajtim edhe me Statutin aktual nė fuqi me Administratėn dhe mjetet financiare duhet tė menaxhon Rektori nė mandatin e Rektorit Abdyli kėto segmente me rėndėsi pėrmbajtėsore funkcionale tė institucionit nė fjalė ishin nė tėrėsi jashtė kontrollit tė rektorit Abdyli dhe tė dirigjuara dhe kontroluara nga Fadil Sulejmani dhe strukturat e tij.
Nėse njė menaxher nuk ka nė dispozicion administratėn dhe mjetet financiare tė domosdoshme nė kryerjen e detyrave me pėrgjegjėsi nė qeverisje me institucionin nė krye tė tė cilit ėshtė emėruar shtrohet pyetja se me cilat mekanizma institucional alternativė ai mundet efektivisht tė ushtron pėrgjegjėsist dhe kompetencat nė fjalė ?
Nė situatėn nė tė cilėn ndodhej rektori Abdyli objektivisht ka duruar dhe bėrė shumė mė tepėr sepse i njejti ka qen tėrėsisht i vetmuar dhe i bojkotuar nga strukturat nė fjalė.
- A ėshtė sot UT-ja institucion popullor ose institucion privat ?
Universiteti i Tetovės u themelua nga njė grup i intelektualėve shqiptarė nė vitin 1994.Nė bashkėthemelimin e UT u bashkangjitėn sė pari komunat e Tetovės,Gostivarit dhe Dibrės dhe pas ndarjes sė re teritoriale tė komunave dhe zgjedhjeve lokale tė vitit 1996 edhe 20 komunat tjera shqiptare nė Maqedoni.
Strukturat komunale nė fjalė sė bashku me njė pjesė tė deputetėve shqiptar ishin tė pėrfaqėsuara nė mėnyrė adekuate nė Senatin e UT deri nė vitin 1998. Mė pasė nė bazė tė ndryshimeve arbitrare dhe juridikisht tė paverifikuara kėto pėrfaqėsues tė strukturave politike shqiptare si pėrfaqėsues tė vullnetit tė elektoratit shqiptarė u pėrjashtuan nė tėrėsi nga organi mė i lartė i
UT-sė. Preteksi i pėrjashtimit ishte gjoja depolitizimi i
UT-sė,preteks ky qė post festum u dėshmua se kishte qen vetėm njė fars e kulluar.
Objektivi i kėtij pėrjashtimi tė faktorit politikė shqiptarė kishte qen uzurpimi i plotė i kompetencave vendimmarėse nga profesorėt dhe studentėt tė nėnshtruar ndaj menaxhmentit absolutist,antidemokratikė dhe pa kurfar transparence tė ish rektorit Sulejmani.
Financimi vullnetar i popullsis vendore dhe mėrgatės shqiptare nė diaspor nė kontinuitet ka shėnuar tkurjen e tij pėr tė pėrfunduar definitivisht gjatė luftės sė UĒK-sė nė vitin 2001 me disa pėrjashtime tė rralla. Pra edhe finacimi si njė element shumė pėrmbajtėsor i karakterit popullor krahas atij pėrfaqėsues-politikė tė
UT-sė definitivisht nuk reflekton legjitimitetin popullor tė kėtij institucioni.
Pas ēveshjes sė tėrėsishme tė organeve vendosėse tė
UT-sė nga ndikimi i pushtetit qendror dhe komunal shqiptar nė Maqedoni,pas eliminimit tė tėrėsishėm tė kontrollit me mbykqirjes nga organet e brendshme dhe nga persona kompetent nė kuadėr tė
UT-sė dhe nga fondacionet nė botėn e jashtėme mbi menaxhimin e mjeteve finaciare shtrohet pyetja logjike : Nė bazė tė cilit kriter mund tė cilėsohet sot
UT-ja se ėshtė institucion popullor dhe se nuk ėshtė institucion privat defakto i kontrolluar tėrėsisht nga ish rektori Sulejmani ?
Pėr hir tė sė vėrtetės autori dėshiron tė informoj se deri nė vitin 1996 ka qen anėtar i komisionit pėr financim tė
UT-sė vit nė tė cilin komisoni nė fjalė u zhbė nė mėnyrė arbitrare nga ish rektori,ndėrsa nė vitin 1997 si kryetar i Gostivarit ka qen anėtar i Senatit dhe pas daljes nga burgu nė vitin 1999 ka vazhduar prezencėn e tij nė UT nė cilėsin e asistentit dhe mė pas tė profesorit pas mos pranuar tė jet anėtar nė asnjė organ vendimmarės tė
UT-sė tė kurdisur nga ish rektori Sulejmani.
- Cili ėshtė roli i Izair Samiut alias komandant Bacės nė UT dhe kan legjitimitet struktura e tija tė sigurimit brenda
UT-sė ?
Prezenca e strukturave tė sigurimit tė Izair Samiut mbrenda Universitetit dhe jashtė tij ėshtė njė dilemė e papėrgjigjur e cila shqetson shumicėn e studentėve dhe profesorėve tė
UT-sė.Struktura nė fjalė nė periudhėn e deritashme tė prezencės nė UT ka qen nė mision tė mbajtjes sė rendit dhe qetsis,ndėrsa gjatė lėvizjes studentore,,Marsi studentor,,vazhdon tė jet nė mbrojtje tė z.Fadil Sulejmanit dhe pėrkrahėsve tė tij por deri tash pa penguar lėvizjen studentore nė manifestimin e kėrkesave tė tyre deri nė portėn hyrėse tė Universitetit.
Shumica e profesorve dhe studentėve nuk ka informacionin mė minimal se nė bazė tė cilit vendim dhe tė cilit organ struktura e sigurimit me nė krye Izair Samiun ėshtė inkorporuar nė UT dhe cili ėshtė objektivi dhe mandati i tyre.
Autori dėshiron tė besoj se nė kėtė rast z.Izair Samiu dhe struktura e tij e sigurimit nuk do tė mbajn anėn e askujt dhe se nė momentin e duhur do tė tėrhiqet nga godina e UT me dinjitet dhe nder ashtu siē i takon njė komandanti me fam tė ish UĒK-sė.
- Cili ėshtė qėndrimi i vėrtet i i BDI-sė ndaj ngjarjeve tė fundit nė UT ?
Pas urimit qė kryetari i BDI me ekipin e tij i bėri rektorit Abdyli kjo parti kryesisht ėshtė nė heshtje nė lidhje me ngjarjet e fundit nė UT. Deputeti i BDI Fazli Veliu nė njė pronocim tė tji nė Fakti ndėrmjet tė tjerave deklaron;rektori Ramiz Abdyli duhet tė vazhdon punėn e vet dhe se ska ndodhur asgjė e jashtėzakonshme,,.
Disa pyetje pėr deputetin nė fjalė dhe shokėt e tij nė BDI:
- Nė cilėn hapsirė administrative rektori Abdyli duhet tė ushtron funksionin e vet tash kur nė zyrėn e rektorit ,,funkcionon ushtruesi i detyrės sė rektorit,, ?
- Cila ėshtė cilėsia e pėrfaqėsismit e rektorit Abdyli tash kur ,,organet e Fadil Sulejmanit,, kan bėrė defakto shkarkimin e tij ?,
- Me cilėn organ,struktur tė profesorėve ose me cilėn adminsitrat rektori Abdyli mund aktualisht tė bashkėpunon ?
- Cili ėshtė qėndrimi i strukturave tė sigurimit tė Izair Samiut ndaj rektorit Abdyli pas shkarkimit tė tij ? dhe shumė pyetje e dilema tė tjera.
JO, z.Fazli Veliu dhe ju zonja dhe zotrinj tė BDI,
nė UT ka ndodhur pikrisht gjendja e jashtėzakonshme. Pa anulimin e vendimit tė Senatit tė UT nuk ka se ku rikthehet funkcionalisht rektori prof.dr. Ramiz Abdyli.
Ju si BDI legjitimuat dhe bindėt (detyruat) rektorin Abdyli qė tė pranoj detyrėn e rektorit si zgjedhje kompromisi pas tentativės tuaj tė pasuksesshme me prof. Remzi Nesimin atėherė kur askush tjetėr nuk e pranonte dhe prandaj ju keni detyrim dhe pėrgjegjėsi morale,politike dhe kombėtare qė ti qėndroni pas dhe tė mbroni personalitetin dhe vizionin e tij pėr legalizimin e
UT-sė.
Disa rekomadime,
Me qėllim tė daljes nga situata aktuale nė UT autori rekomadon :
- Rivaliteti politik dhe publik nė mes tė Izair Samiut dhe Ali Ahmetit i filluar me emrin e shkollės sė Shemshovės nuk guxon tė arij pikėn e konfrontimit dhe thyerjes nė rastin e Univeristetit sepse kėto dy ēėshtje nuk mund tė ekuilibrohen nė bazė tė asnjė kriteri vlerėsues.UT-ja nuk ėshtė dhe nuk mund tė jet teren i kompromisit ose konfrontimit tė ri nė mes tė dy personaliteteve nė fjalė.
- Rekomandimin qė u dhashė prof. Fadil Sulejmani se do tė dėshtoni nė zgjedhjet e fundit politike nuk e pėrfillet.
Duke dėshtuar politiksht ju humbet kreditin e fundit politik dhe popullor tė thireni nė emėr tė popullit nė ēėshtjen e Universitetit tė Tetovės.
Sot tė ripėrsėris rekomandimin e njejtė se dėshtimi i jot me skenarin e fundit nė UT ėshtė i paevitueshėm.
Tėrhiqu sepse e ke gabim, koha jote universitare definitivisht ka pėrfunduar.
Patriotizmin megalloman verbal tėndin nė mision tė realizimit tė
,,objektivave tua gjithėkombėtare,, realizoi nė terene tė tjera jashtė Universitetit .
- Ēėshtjen e legalizimit tė Universitetit tė Tetovės duhet ta kesh pikėn e vetme tė debatit nė njė takim tė veēant me partnerėt tuaj tė koalicionit qeveritar z.Ali Ahmeti sepse vetėm me njė qasje serioze tė kėtill do tė mund tė korigjosh lėshimin e bėre nga ekipi juaj i negociatave gjatė kyējes sė partis tuaj nė koalicionit aktual qeveritar,
- Zoti ministėr i arsimit Azis Pollozhani ju rekomadoj qė leksionet tuaja pėr reformat universitare qė na i servoni nėpėr tribuna dhe mediume tė vish dhe ti zbatosh nė UT duke udhėhequr komision e reformave tė rektorit Abdyli pasiqė paraprakisht tė kesh ndar mjete financiare nė Ministrin e arsimit nė kuadėr tė buxhetit tė shtetit pėr vitin 2003 sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do tė dėshmosh seriozitetin e njė reformatori modern arsimor ,
- Zoti nėnkryetar i qeveris Musa Xhaferi pse vallė nė planin tuaj akcional pėr jetėsimin e marrėveshjes sė Ohrit dhe nė buxhetin pėr vitin 2003 ju dhe ministrat tjerė shqiptarė nuk e keni inkorporuar Universitetin e Tetovės ?
- Zonja kryenegociatore politike shqiptare Teuta Arifi e ke detyrim moral shkencor nė bisedimet e mėtejme me partnerėt tuaj tė koalicionit ROZE ta vesh njėherė nė rend edhe Universitetit e Tetovės si pjesėmarrėse shkenctare nė politikėn aktuale.
- Pėrderisa pararendėsit politikė shqiptarė themeluan UEJL dhe anashkaluan Universitetin e Tetovės,BDI-sė deshi ose s,deshi i ka ngelur pėrgjegjėsia dhe mundėsia qė tė mbylli ēėshtjen e
UT-sė ,sa mė parė qė ta kryeni kėtė mision aq mė mirė pėr tė gjithė,meritat dhe komplimentet do tu takojn juve tė BDI-sė.
Pyetjet nė variantėn e rekomadimeve tė mėsipėrme autori i ka bashkėbiseduar me shumė student,profesor dhe prindėr tė cilėt ndajnė shqetsimin e pėrbashkėt pėr
,,tempullin e lotėve dhe tė sakrificės,, dhe pėr fatin e pafat tė studentėve tė kėtij institucioni.
- Tė ndėrpritet vonesa e pėrsėritur e BDI-sė nė ēėshtjen e
UT-sė,
Autori nė pėrfundim tė kėtij teksti dėshiron tė ripėrsėsrit edhe njėherė tė vėrtetėn se edhe rikthimi nė gjendjen paraprake nė UT me nė krye Rektorin Abdyli dhe realizimi i reformave tė mbrendshme nė UT janė vetėm njė hap i domosdoshėm drejt hapjes sė debatit pėr legalizimin e
UT-sė ,por tė njejtat nuk pėrbėjn garancion se
UT-ja do tė legalizohet nga organet gjegjėse shtetėrore.
Ndėrprerja e protestave tė studentėve me kėrkesė tė kryetarit tė BDI-sė nėn premtimin se do tė gjindet rrugėdalje nga qorrsokaku aktual nė afat prej 5 ditėve autori e ka pranuar si pjekuri dhe konstruktivitet tė lėvizjes studentore me objektiv tė tejkalohet situata aktuale me njė bashkėrendim korrekt tė faktorit arsimor dhe politikė shqiptarė.
Themelimi i njė komisioni tė pėrbashkėt pėr legalizimin e
UT-sė ndėrmjet pėrfasuesve tė Ali Ahmetit dhe strukturave tė Fadil Sulejmanit dhe Komandant Bacės me disa ekspert tė jashtėm nė kuadėr tė kornizės aktuale juridike paraqet njė kompromis tė ri joprincipiel i cili ka pak gjasa tė gjen formulėn e vėrtet tė legalizimit tė
UT-sė. Autori ėshtė i mendimit se Komisioni nė fjalė ėshtė vetėm njė kompromis i ēastit i cili sakrifikoi pa tė drejtė personalitetin e prof.dr. Ramiz Abdylit dhe do tu shėrben tė dy palėve qė tė fitojnė nė kohė deri nė konfrontimet e reja nė tė ardhėmen.
Autori preferon tė jet i gabuar nė vlerėsime dhe komisonit nė fjalė i dėshiron sukses nė realizimin e objektivit pėr legaliziomn e
UT-sė si institucion arsimor legal me finacim buxhetor.
Ngel pėrgjegjėsia e padiskutueshme e BDI-sė si parti shqiptare pjesėmarėse nė pushtet tė krijon kornizėn juridike dhe tė arin marrėveshjen me partnerėt e koalicionit qeveritar me ndihmėn (lehtsimin) e faktorit ndėrkombėtarėt pėr legalizimin e
UT-sė.Mesazhin e lėvizjes studentore,,marsi i studentėve,, se agonisė 9 vjeēare tė
UT-sė me status jolegal i ka ardhur fundi e kam pranuar si profesor i tyre dhe edhe njėherė shprehi konsideratėn dhe mirėnjohjen time mė tė thellė pėr guximin dhe vizionin studentor qė tė transformon dhe legalizon pėrfundimisht Universitetin e Tetovės.
Kėtė mesazh bujar dhe vizionar nė veēanti e kan pėr detyrim moral ta pranojn dhe pėrkrahin studentėt dhe prindėrit e tyre fati profesional,financiar dhe jetėsor nė instancė tė fundit ėshtė nė pikėpyetje.Kėrcnimet dhe shantazhet e shumta qė u bėhen studentėve dhe profesorėve pėrkrahės tė lėvizjes studentore janė tė destinuara tė dėshtojn qė nė nismė dhe prandaj ju o tė mjerė pavarsisht kush jeni hiqni dorė nga kėtė veprime ogurrzeza sepse nesėr do ta keni ndėrgjegjen dhe fytyrėn e njollosur.
100 ditėt e para qevisėse tė BDI-sė nė koalicionin ROZE tashmė janė e shkuar e haruar dhe inshalla do tė jen tė papėrsėritshme.Pranimi nga ana e BDI-sė e ligjit qė tė kompenzohen financiarisht vetėm familjet e viktimave maqedonase por jo edhe familjet e viktimave shqiptare ėshtė njė gabim strategjik i cili devalvon rėndė luftėn tė cilės ju i prit duke shkelur mbi amanetin dhe gjakun e dėshmorėve tė UĒK-sė fakt ky qė vė njė dyshim tė madh nė motivet dhe objektivat e vėrteta prijėsve aktual tė BDI dhe ish UĒK-sė.
Autori ngel nė shpresė se ,,ish shqiponjat e UĒK-sė,, tashmė tė transformuar nė
,,pėllumbat integrist demokrat,, pėrfundimisht do tė ZGJOHEN dhe do tė mobilizojn radhėt e veta duke mos u vonuar edhe nė ēėshtjen e
UT-sė ashtu siē vonohen nė vazhdimėsi nė jetėsimin e marrėveshjes kornizė tė Ohrrit nė mandatin e deritashėm qeveritar.
|