Robertson paralajmėron pėr krimin nė Ballkan
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, George Robertson, ka paralajmėruar se krimi i organizuar pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr qeveritė e vendeve ballkanike - dhe nė fund edhe mund t'i mundė ato.
Duke folur nė njė konferencė nė vendpushimin maqedonas tė Ohrit, zoti Robertson tha se tė ardhurat e bandave kriminale kishin filluar tashmė tė vinin nė hije ato tė disa vendeve nė rajon.
Tė kesh para do tė thotė tė kesh pushtet, dhe ky pushtet nuk do tė pėrdoret kurrė pėr qėllime tė mira.
George Robertson
"Tė kesh para do tė thotė tė kesh pushtet, dhe ky pushtet nuk do tė pėrdoret kurrė pėr qėllime tė mira," tha ai.
"Ajo qė ėshtė nė rrezik ėshtė ose ata tė kenė kufinjtė nėn kontroll nė kėtė rajon dhe tė mundin trafikantėt kriminelė, ose nė fund trafikantėt kriminelė do tė marrin nėn kontroll rajonin," tha zoti Robertson.
Nė takimin dyditor marrin pjesė udhėheqės nga shtatė vende, si dhe pėrfaqėsues tė NATO-s dhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare.
Ata po diskutojnė lidhur me mėnyrat se si tė luftojnė kontrabandėn dhe trafikun e njerėzve nėpėrmjet njė bashkėpunimi mė tė mirė policor dhe pėrmirėsimit tė trajnimit tė rojave kufitare.
Por korrespondentėt thonė se krimi ėshtė futur kaq thellė nė disa vende ballkanike saqė do tė jetė shumė e vėshtirė pėr ta eliminuar.