Pse folėn grekėt me kaq armiqėsi kundėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė Parlamentin grek

Nuk ka fare dallim ndėrmjet Geqisė zyrtare e jozyrtare tė kohės sė  helmimeve  e tė vrasjeve tė Petro Luarasit, tė Papa K. Negovanit e tė tjerėve dhe  Greqisė misterioze tė vrasjes sė Aristid Kolės e tė Greqisė sė BE-sė me  dėshirėn e hapur pėr gllabėrimin e 400 mijė shqiptarėve. Pse folėn  grekėt me  kaq armiqėsi kundėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė Parlamentin grek  derisa nė  kėtė vend nė tė njėjtėn kohė,nė evenemangun e anėtarėsimit tė shteteve  evropiane tė ish- bllokut lindor nė familjen e pėrparuar ekonomike etj.  tė  quajtur BE , 75 milionė vetėve iu tha - mirė se erdhėt nė klubin e  bashkuar  evropian? Pėrgjigja nėnkuptohet.Por si ka mundėsi qė gėnjeshtra e  intriga e  tyre, me pėrmbajtje ultimate, tė jetė thėnė me kaq pafytyrėsi,  kryenecėsi e  me njė ton ultimat tė pafshehur?Pėrgjigja ėshtė shumė e thjeshtė.Greqia  ėshtė mė e lastuara nė BE. Vec kėsaj, atje nė Greqi ndodhi hiq mė pak  se  kryeministri i shtetit shqiptar, Nano, njeriu i vizioneve tė reja  grekofile.  Nga 20 mijė grekė etnikė, qeveria e kėtij vizionari i bėri 60 mijė.  Tashti  ky njeri "pėrzierės i shkathėt i letrave" nė dėm tė shqiptarėve, e  mori  fjalėn qė tė shkumboset pėr ėndrrat e ardhmėrisė evropiane tė  shqiptarėve  dhe pėrkitazi me ultimatumin e Athinės, pasi ėshtė marrė vesh me  zotėrinjtė  e tij grekė, nė rrethanat e kontaktet kur ka mundur tė thoshte dicka,  do tė  ketė folė me "maturi" ose shkarazi, pėr tė lėnė pėrshtypjen e njė  fajtori qė  e pranon heshturazi se "grekėrit e Shqipėrisė na qenkan nė hall",me  fjalė tė  tjera se gėnjeshtrat shoviniste greke tė pohuara "koincidentalisht" nė  parlamrntin e Athinės, duhet tė ishin kuptuar pėr tė vėrteta: Nėse  edhe ka  thėnė dicka pėr tė treguar se gjoja e ndien veten shqiptar tė sulmuar,  pėr  hirė tė dinakėrisė sė balancuar, do tė ketė pohuar, ashtu sic jemi  lodhur  sė dėgjuari lodhur sė dėgjuari edhe mė parė, se reagimi i kėtillė i  personit numėr dy nė diplomacinė greke "nuk ndikon pozitivisht...ose  nuk  kontribuon... ose se nuk ėshtė nė pėrputhje me synimet e pėrbashkėta tė  dy  vendeve fqinje" e tė ngjashme. Nuk ėshtė vetėm Nano.Grekėt kanė nė  Shqipėri  "vizionarėt" e tyre shqipfolės qė nuk janė tė ngarkuar me "nacionalizėm  shqiptar", kanė mediat e tyre tė prira nga Klanite, gazeta teknikisht  mė e  pispilosu, kanė e cka nuk kanė.

Pėr kėtė "guxim tė pafshehur" tė parlamentit ne duhet t“iu jemi edhe  mirėnjohės grekėve. Ata e bėjnė legjitim shqetėsimin tonė pėr  kėrcėnimet e  tyre. Ne qė shqetėsohemi ngaqė rrezikohemi nga planet e gllabėrimit  grek, tė  shprehur tani nė mėnyrė ultimate, kemi tė drejtė tė mobilizohemi e tė  pėrgjigjemi pėr t“iu kundėrvėnė hapave qė do tė pasojnė nga ata. Pėr njohėsit e mirė tė gatesave shoviniste greke, ky reagim nė  parlamentin  grek nuk ėshtė pėrjashtim casti. Vite mė parė, nė atė lojėn e  presioneve  mediale kundėr idesė sė anėtarėsimit tė Turqisė nė BE, redaktori i  rubrikės  sė jashtme tė gazetės mė autoritative suedeze "Dagens Nyheter" bėri njė  analizė krahasimtare shumė objektive tė kritereve negative ndėrmjet  Greqisė  dhe Turqisė, qė do tė duhej tė paraqitnin pengesė pėr anėtarėsim nė  BE.Me  anė tė kėsaj analize pėrfundohej se vendin nė BE e meriton Turqia para  Greqisė,ose nė njė ndėrlidhje tjetėr kuptimore as njėri dhe as tjetri  vend  dhe se kjo e fundit e ka pa tė drejtė vendin nė BE, duke e cilėsuar  njėherit si shtetin mė fashizoid brenda kėsaj familjeje evropiane.

Po cka bėn shteti shqiptar edhe kur sulmohet zyrtarisht!Po bėn shumė,  por nė  favorin grek dhe nuk bėn fare gjė pėr t“u mbrojtur. Nė pushtet po rri  kėmbėkryq partia, njė segment i sė cilės nuk ėshtė i ngarkuar me  "nacionalizėm shqiptar", ndėrkohė qė ėshtė i stėrngarkuarngarkuar me  miqėsi  greke pa kritere. Nė Shqipėri po vijnė shovenistė tė tėrbuar grekė,  dhe  priten sikur na e shpėtuan Kosovėn, ndėrkohė qė e ėndėrronin me njė  pjesė  shqiptarėsh tė shfarosur dhe njė pjesė tė zbuar, qė do t“ua rikujtonte  suksesin e tyre nė Camėri. Po vijnė zyrtarėt grekė e na thonė se  shqetėsimi shqiptar pėr Ligjin grek tė luftės iu dukeshka e qenkėsh  qesharak,kurse zyrtarėt tanė tundin kokėn tė kėnaqur, gazetat tona  heshtin  ose vetėm e regjistrojnė kėtė pohim skajshmėrisht cinik, me pėrjashtim  tė  rrallė tė ndonjė individi tė indinjuar qė vjen me ndonjė shkrim kritik  tė  vetmuar i cili mbetet nė harresė. Arat, livadhet, shtėpitė shqiptare nė  Camėri rrijnė tė zaptuara nga grekėt, Shqipėria zyrtare hesht, me  pretekstin e parė nė majė tė gjuhės se po tė themi dicka, grekėt na  hakmerren e na i dėbojnė shqiptarėt qė janė me punė atje.Shqiptarėt,  ose  arvanitasit autoktonė, disa qindra mijė, ose milionė atje nė Greqi,  kanė  frikė tė deklarohen se cka janė.Nė greqi "nuk ka as turqė".Njė Greqi e  pastėr etnikisht, por me meritė tė ndytėsirės fondamentaliste ortodokse  e tė  ultrashovenizmit grek. Shqipėria shtet hesht. A e ka shtruar  ndonjėherė  Shqipėria e sotme socialiste nė ndonjė takim dypalėsh dhe ndėrkombėtar  se me  cfarė tė drejte dhe me cfarė qėllimesh po ua ndėrron emrat  shqiptarėve  Greqia zyrtare? źshtė kėnaqėsi kur dėgjojmė se komisione pėrkatėse brenda BE-sė merren  me  pėrpilimin e ligjeve dhe masave pėr trajtimin humanitar tė kafshėve. 

Njė hap  i mrekullueshėm. Dua ta di nėse Be-ja ka lėvizur ca buzėt pėr tė thėnė  ndonjė vėrejtje nė adresė tė Greqisė se ndėrrimi i emrave personal me  ndėrhyrje tė shtetit ėshtė njė ndėrmarrje cnjerėzore dhe poshtėruese.  Me  kėtė goditet e shpėrfillet dinjiteti njerėzor, tė mos flasim pėr  dinjitetin  kombėtar se mos po na i marrin pėr nacionalizėm. Ėndrrat e Evropės pa  kufi  janė tė kėndshme, por Evropa demokratike duhet tė vendosė kufi tė  brendshėm  deri ku mund tė tolerohen shkeljet e kėtilla tė tė drejtave njerėzore  qė  janė imanencė,ose ngėrthyese edhe e tė drejtave kombėtare.Nuk ka  dėgjuar  BE-ja pėr kėto shkelje? Njė mendimtar pat thėnė se njerėzit kanė qejf  tė  jenė tė mashtruar kur u shkon pėr shtati. Njė tjetėr pat pohuar se  fajtorė  pėr tė kėqiat e sjellėsit e fatkeqėsive nuk janė shpirtzinjtė, por ata  qė  heshtin para tyre. Nėse dikush "nuk di" se pėrse po vepron Greqia  kėshtu,  duhet t“i thuhet se me "konvertimin"nė greke tė emrave tė 400 mijė  shqiptarėve ajo do qė tė shartojė 400 mijė grekė nė trupin shqiptar.  Mundėsitė e manipulimit pastaj me kėtė numėr enorm janė tė shumta,  sipas  qejfit e muhabetit, qė njė ditė pastaj tė thuhet se kėta "grekėr" kanė  edhe  tokėn e vet , sė cilės ndryshe i thonė edhe territor, i cili afėr  mendsh se  iu takon atyre - grekėve dhe grekėt i takojnė e janė pjesė e  pashkėputshme e  Greqisė. Me sa tė drejtė dhe pėr cfarė qėllimesh i "favorizon"shqiptarėt e fesė  ortodokse Greqia zyrtare nė procedurėn e dhėnies sė vizave? Me sa tė  drejtė  i ngarkon shtetasit shqiptarė Greqia zyrtare e marrėdhėnieve tė mira me  qeverinė,por poshtėruese pėr popullin tonė, me taksat rreth 1000 EURO  pėr  njė vizė? A ka thėnė gjė botėrisht Shqipėria e sotme socialiste pėr  kėto  masa "miqėsore"?Shqipėria nuk ka ndėr mend tė thotė gjė. Ahere puna u  mbetet  mediave, nėse ka tė tilla qė nuk janė zėdhėnėse tė segmentit tė  nanistėve nė  pushtet. Gjėrat duhet tė emėrohen drejt, pa patur nevojė pėr  shtrembėrime. 

Druajtja se po t“i pėrgjigjemi e kundėrvihemi Greqisė me impulse  adekuate  nė mediat tona ahere kjo do tė rezultojė me pasoja tė padėshirueshme  tė  cilat mė tej do tė ndikonin tė keqėsohej situata ndėrmjet dy vendeve a  nė  rajon, ėshtė imagjinare dhe e dėmshme. Mos duhet qė gjithmonė tė  heshtim kur  na sulmojnė nga pozicionet e tėrbimeve ultranacionaliste pėr hirė tė  njė  absurditeti, qė tentohet tė sqarohet e arsyetohet nė mėnyrė tė  ndryshme  imagjinare.por kurrė objektive. Tė marrim mėsim nga e kaluara e tė  tjerėve. 

Japonia jeton me dinjitet tė lartė kombėtar qė nga koha kur vendosi t“i  kundėrvihet ekspansionizmit rusomadh. Para kėsaj mbytej nė ndjenjėn e  inferioritetit. Cila etikė, cili parim, cili efekt, cila perspektivė e  cila  mbarėvajtje ndėrshtetėrore e rajonale e mė gjerė mbrohet e shpėtohet me  kėsi  heshtjesh, qoftė nga ana e faktorit brendashqiptar, ose e atyre nė  Evropė e  mė gjerė, nėse e kanė kėtė heshtje pa tė keq. Heshtja ėshtė e  dobishme, por  jo gjithmonė. Aq mė keq qė heshtja me dashje trajtohet edhe si mencuri  e  virtyt i mirėsjelljes sė pėrgjithshme, ashtu sic trajtohej nė Kosovė  pas 81.

A nuk ka forcė Shqipėria pėr tė konfirmuar dhe afirmuar realitetin  pozitiv  tė minoritetit grek nė Shqipėri? Greqia, fqinja e dyshimtė, e ka kryer  njė  pjesė tė mirė tė punės dhe hallkat e ekspansionit i ka mbėrthyer mirė  nė  gjymtyrėt shqiptare. Nė Tiranė, nė Prishtinė e nė Shkup janė instaluar  iluzionistėt e Evropės pa kufi nė dėm tė shqiptarėve. Nuk ka kufi tė  fshirė,  por ka burokraci gati tė fshirė nė kufinjtė e brendshėm tė  mirėseardhjes sė  njerėzve e tė qarkullimit tė lirė tė kapitalit etj. Kėta iluzionistė  shqiptarė, qė dikur pėrqafonin integrimin nė internacionalizmin  proletar,  janė tė mirėseardhur nė iluzionin e kufijve tė brendshėm europian ngaqė  punojnė kundėr integrimit (ndėrlidhjes) real shqiptar. Uniformat e  uniformitetet i kanė nė gjak e nė tru. Nėse mendojnė qė nuk do tė ketė  kufij  tė brendshėm europian e kanė gabim. Vetėm shteti me ndihmėn e dhunės sė  mbėshtetur nė ligj mund tė garantojė sigurinė e shtetasve tė vet. Nėse  nuk  besojnė le tė marrin udhėn pėr nė Skandinavi me makinė. Kur tė vijnė te  urra  qė lidh Danimarkėn me Suedinė, po tė jenė tė etshėm, le tė pijnė njė  birrė  dhe le tė marrin pėrsėri tė ngasin makinėn pėr tė vazhduar pėr Suedi. 

Po  rastisi qė kjo t“i bie nė sy ndonjė polici danez, ai do tė thotė -  ju  bėftė mirė! Mirėpo, po i ra nė sy kjo shuajtje e etjes me birrė ndonjė  qytetari suedez, ai do tė nxitojė pak qė tė mbėrrijė te kėmba e fundit  e  urrės. atje ku ėshtė kufiri i hyrjes nė Suedi. Ai rastin do ta paraqesė  nė  policinė e kufirit, jo pėr tė kontrolluar pasaportėn por prezencėn e  alkoolit nė gjak. Ai, polici suedez nuk do tė thotė tė bėftė mirė  birra, por  mirupafsh me patentėn pėr njė kohė tė gjatė dhe tė bėftė mirė kjo  ngarje me  makinė deri kėtu. Do tė marrė celėsat pėr tė bllokuar makinėn, ngase ai  qė  ka pirė edhe vetėm njė birrė, rrezikon jetėn e qytetarėve nė rrugė. Ja  roli  i kufirit dhe i shtetit qė mbron sigurinė e shtatasve tė vet. Iluzioni  i  fshirjes sė kufijve ėshtė njė kristal i bukur.

Nexhat Kita

Sqarim: Reagimi ka tė bėjė me ndėrmarrjen greke nė Parlamentin e tyre  nė  kohėn e mbajtjes sė evenemangut pėr pranimin e shteteve - anėtare tė  reja nė  BE.Zv.ministri i jashtėm Loverdos mbėshteti si tė vėrteta pohimet nė  formė  pyetjeje tė njė delegati tė partisė opozitare Demokracia e Re se nė  Shqipėri  po shkilen "tė drejtat e 400 mijė" grekėve dhe se respektimi a sigurimi  i tė  drejtave tė tyre do tė jetė kushti grek ndaj Shqipėrisė pėr tė  ėndėrruar  edhe mė tej qė tė bėhet anėtare e BE, por duke e ndėrlidhur me  Mbledhjen e  Ohrit pėr kufijtė nė Ballkan sipas shembėlltyrės sė kufijve tė  brendshėm  europian.