Lutėtarėt shqiptarė nė Hagė

NJĖ GJYKATĖS KINEZ !

Nexhat Kita

Ende mė rri ndėr mend gjykimi cinik politik evropian pėrkitazi me  luftėn nė  Bosnjė, qė niste e pėrfundonte se tė dyja palėt ndėrluftuese ishin  fajtore.  Kur interpretohej mė tej me gjuhėn e zakonshme ky pohim neveritės,  ahere ai  kuptohej nė atė mėnyrė qė pala serbe ishte fajtore vetėm se vuri nė  veprim  dhunėn me atė kuptimin banal qė iu referohet zėnkave nė njė kafene, pa  shpjeguar thelbin e ēėshjes se ata ushtronin njė dhunė  gjithėpėrfshirėse me  njė qėllim tė vetėm – tė shfarosnin dhe ta dėbonin popullatėn boshnjake  nga  vendi i vet, pėr tė marrė territoret e tyre. Boshnjakėt, nga ana  tjetėr,  fajėsoheshin se e mirėpritėn gjoja kėtė sfidė dhune, si njė popull i  shtyrė  nga instinkti i grindavecėve tė kafeneve, apo tė rrugėve. Ky  pėshtjellim qė  u krijua rreth luftės sė Bosnjės, nė emėr tė gjoja njė neutraliteti, u  bė me  dashje qė tė mos kuptohej se potentatėt politikė tė Evropės, kush mė  pak e  kush mė shumė, pėrligjnin veprimet serbe dhe brenda kohės pritnin qė  Serbia  e ”shpirtit luftarak” tė shkonte deri nė fund me realizimin e ėndrrave  gjenocide. Qytetari evropian nuk e kuptonte thelbin e shkakut tė  luftės. Kur  nėpėr debate e media insistohej tė trazohej e tė hiqej mjegulla rreth  Bosnjės, pėr tė sqaruar aspektin politik tė luftės, ahere gjindej e  merrej  pėlhura e mbulimit dhe formula e pėshtjellimit tė thelbit tė luftės dhe  tashti fusha e krimeve serbe nė Bosnjė vihej nėn dritat e rreme tė  konfliktit ushtarak fetar, pra po insistohej tė shpjegohej me ngjyrėn  dhe  karakterin fetar tė dyanshėm, si njė pėrplasje e dy religjioneve, qė  ishte  nė realitet njė kėndvėshtrim tendencioz i tragjikės boshnjake. Kjo  gjetje  kishte nė njė farė mėnyre edhe njė shtresė sė vėrtete, por vetėm dhe  pėrjashtimisht sa iu pėrkiste serbėve. Tė kujtojmė hyrjen e trupave  serbe nė  Srebrenicė dhe deklaratėn e gjakpirėsit serb Mlladiq se – ja ku erdhi  ēasti  qė pas njėqind vjetėsh t“iu hakmerremi turqėve (myslimanėve, me  kuptimin  fetar, N.K.).

Lufta e boshnjakėve ishte thjesht mbrojtėse dhe arriti nė nivelin e njė  lufte ekzistencialiste, me fjalė tė tjera njė luftė pėr tė mbetur  gjallė dhe  pa as mė tė voglin motiv fetar. Tragjedia nė Bosnjė pėrfundoi duke ia  flijuar njė pjesė tė mirė tė popullatės boshnjake dhe tė vendit tė tyre  oreksit te pangopur serb pėr territore tė huaja. Ahere gjenerali serb  Kadijeviq deklaronte se kufijtė i cakton i forti, Serbia. Ky skenar  pėrfundimtar pėr Bosnjėn ndoshta nuk ishte tamam nė pėrputhje me  dėshirat e  fshehura tė disa zyrave evropiane.Gjatė kėsaj lufte njė gazetar veteran  slloven, dikur i njohur si korrespodent nga jashtė i gazetės Politika  tė  Beogradit, pat pohuar nė TV e Zagrebit se kishte siguruar njė  informacion  nga njė takim i ministrave tė jashtėm tė Evropės, tė cilėt nė fillim tė  viteve 70-tė ishin ulur pėr tė diskutuar perspekivėn e sigurisė nė  Evropė. 

Ata kishin ardhur nė pėrfundim se Evropa nuk duhej tė ndėrmerrte diēka  po tė  ndodhte qė tė rrezikohej ekzistenca e njė popullate me fe myslimane nė  njė  cep tė saj. Gazetari Jurij Augustinēiq nuk ishte i sigurt nėse  parashikimi i  ministrave kishte tė bėnte me shqiptarėt nė Jugosllavi ose me  boshnjakėt.

Duhet tė themi me keqardhje se falė Bosnjės, Kosova pėsoi njė fatkeqėsi  mė  tė ”favorshme” sa i pėrket numrit tė viktimave. Veē kėsaj rrethane,  drama  dhe lufta e Kosovės kishte nisur nė mediat e Evropės mė herėt se sa  lufta e  zjarrit. Fati i fatkeqėsisė deshti qė luftės pėr shfarosjen dhe dėbimin e shqiptarėve nga trojet e veta i  priu  nazisocialisti Millosheviq, i cili me kalimin e kohės sa vinte e i  sforconte  e nuk i fshihte planet e veta tė kurdisura kundėr shqiptarėve.  Pėrsėritja e  skenarit tė tragjedisė boshnjake edhe nė Kosovė a thua vallė se do ta  dėmtonte fasadėn demokratike tė Evropės? Pastaj doli nė shesh Amerika  dhe i  shpėtoi shqiptarėt edhe pėr tė tretėn herė.

Gjykuar sipas mediave skandinave, qėndrimi ndaj Kosovės ishte mė i  larmishėm  se stereotipi i kurdisur pėr Bosnjėn. Megithatė, mallkimi i UĒK nuk  mungoi. 

Edhe kėtu u godit UĒK-ja me gurė e me dru, ndonėse shumė mė pak se sa  qė  flitej drejt pėr rolin mbrojtės tė saj.Njė oficer suedez nuk e fshehu  fare  se u paskėsh thėnė disa zyrtarėve amerikanė se – ”ju nga UĒK-ja jeni  duke  krijuar njė pėrbindėsh”, asgjė mė pak! Mallkimi i UĒK-sė, i nisur qė mė  parė, nuk pushon as sot e kėsaj dite, duke e fajėsuar atė me cinizėm  edhe  pėr tė gjitha tė kėqijat qė iu ranė nė kokė shqiptarėve. Pas kėsaj  keqardhjeje, nė stilin serb, pėr shqiptarėt fshihet nė realitet  shqetėsimi  pėr Serbinė qė mbeti pa Kosovėn, nga njė anė dhe dėshira pėr ta  zhvlerėsuar  karakterin ēlirimtar tė luftės qė e bėri UĒK-ja. Afrohemi te theksi  kryesor  i kėtij reagimi. Stereotipi i rrahjes nė kafene edhe nė rastin e  Kosovės ka  zėnė vend me dashje nė kokat e disa potentatėve politikė nė Evropė e  gjetkė,  tė cilėt i kanė mirėpritur shpifjet e trillimet e regjimit ”demokratik”  tė  Beogradit, qė ”ėshtė duke bėrė ēmos pėr tė marrė rrugėn e mirėfilltė tė  demokratizimit”, sic theksohet shpesh, por qė nė esencė angazhohet qė  ta  rikthejė rrotėn e kohės, ose ta ēojė ujin nė mullirin e vet dhe nė  kėtė  frymė nuk kursen energji e dėrdėllisje dhe njėherit bėn ēmos pėr tė  ruajtur  tė paprekura ēerdhet e rehatisė e tre gjakpirėsve mė flagrantė tė  krimit  serb, Mlladiq, Karaxhiq e Svilanēiq.

Pėr opinionin shqiptar nuk ėshtė i panjohur pėrpilimi i aktit tė  akuzave nga  ana e Serbisė kundėr UĒK-sė, me njė vėllim prej disa mijėra faqesh,  drejtuar  Prokurorisė sė Hagės. Pjesė tė kėsaj akuze iu janė dėrguar edhe  qendrave  relevante tė vendosjes nė botė.Tashti serbėt fėrkojnė duart nga gėzimi.  I  pėrfshirė nė kėtė delir nga suksesit i intrigave, ministri serb i  drejtėsisė  nuk hezitoi tė uronte prokurorinė e Hagės qė ”arriti tė nxirrte pėrpara  drejtėsisė” luftėtarėt e UĒK-sė, Fatmir Limėn me tė tjerė. Ne e marrim  me  mend se akuzat serbe janė kryekėput intriga dhe shkumbė, mirėpo efekti  i  luftės dhe i trysnisė psikologjike propagandistike nuk mund t“i  mohohet  njė ndėrmarrjeje tė kėtillė, siē u vėrtetua.

Te kaloj te thelbi i problemit qė dua tė paraqes me anė tė kėtij  reagimi  pėrkitazi me ballafaqimin e tė akuzuarėve shqiptarė me Gjykatėn e  Hagės. Nga  reagimet shqiptare gjėja e parė qė binte nė sy ishte vetia a virtyti  ynė se  tė keqen e shohim me dy palė sy, qoftė kjo e supozuar ose e rreme, duke  pritur qė e vėrteta tė dalė nė shesh. Nga pėrsiatjet tona rreth kėsaj  tė  ndodhure mbisundon gjykimi se ėshtė mirė qė luftėtarėt e akuzuar  shqiptarė  po pėrballen kryelartė e me dinjitet me drejtėsinė nė Hagė, pėr aq sa  kanė  arsye dhe janė tė shtyrė moralisht qė tė jenė kokėlartė e dinjitozė.  Burrėrisht nė pėrgjithėsi.

Nga leximi i tekstit tė shpėrndarė tė aktakuzės nuk mund tė thuhej  diēka mė  shumė, pa pasur pėrpara detajet e mbėshtetjes sė tezės sė prokurores  Del  Ponte. Ēėshtja qė mė shtyri tė shkruaj kėtė reagim ėshtė flagranca se  peshorja e drejtėsisė i ėshtė dhėnė njė gjykatėsi kinez (dua tė them  njė  shtetazi kinez, me kombėsi kineze me siguri; nė Kinė ka edhe popuj tė  tjerė  jokinezė; i shkolluar nė Kinė dhe me pėrvojė gjykatėsie kineze etj.). Me gjithė instrumentin  e  riparimit tė mundshėm tė aktgjykimit tė shkallės sė parė nė procedurrėn  e  mėtejshme, caktimi i njė gjykatėsi kinez qė tė drejtojė gjykimin e  katėr  shqiptarėve tė akuzuar ėshtė njė vendim pak si i pakuptueshėm dhe  ndoshta  edhe i diskutueshėm. Arsyet janė nga mė tė ndryshmet. Si njė qytetar i  zakonshėm nuk jam nė dijeni se si prodcedohet caktimi i njė gjykatėsi  pėr  t“i besuar njė lėndė konkrete. Nuk e di se nė ēfarė kriteresh e  vlerėsimesh  mbėshtetet ky vendim; ose mos vallė lėnda thjesht i jepet njė gjykatėsi  ashtu ”rastėsisht si e do momenti”, ose nga fakti se ndonjė gjykatės  ėshtė  mė i pėrditėsuar (azhurnuar) me vepra tė supozuara inkriminuese nga  njė  regjion i konflikteve nė ish- Jugoslavinė, ose pėr njė arsye shumė tė  veēantė.

Si shqiptar, po druaj nė mos vallė gjykatėsi kinez ėshtė caktuar me  short.  Kjo do tė ishte njė rrethanė pak si fatale pėr ne dhe do tė vazhdonte  tė  gjallonte me impulse tė reja bindja jonė se me shortet politike  ndėrkombėtare nuk kemi fat. Po ta dinim se me anė tė shortit ėshtė  caktuar  ky gjykatės, ahere do t“i faleshim e do tė lutnim perėndinė e  drejtėsisė qė  tė mos na i kthente shpinėn e mos tė na jepte njė gjykatės nga ai  blloku  ashiqare antishqiptar ose proserb, sė paku jo njė kinez, qė ėshtė  njėlloj  sikur tė ishte njė rus. Nuk dua tė besoj se as qė ka pasur ndonjė ide  tė  kėtillė pėr tė caktuar njė gjykatės qė zbatohet edhe nė sport. Mė parė  besoj se nė kėtė punė janė pėrzier shumė perėndi, tė cilėve nuk u ka  shkuar  mendja, ndoshta, ose, mos ka ndodhur tė kenė harruar fare, bėn vaki, qė  tė  marrin parasysh kėto argumente qė po i nxjerr pėrpara, kundėr caktimit  tė  njė kinezi gjykatės (i cili nga edukata, mėsimi dhe pėrvoja nga vendi i  vet  mė parė ėshtė i primur tė marrė nė dorė shpatėn se sa peshoren e  drejtėsisė):

- Gjykatėsit nė Kinė janė kuadro tė partisė komuniste, me njė profil tė  prerė politik.

- Nė luftėn e Kosovės dhe pėr Kosovėn dhe mė parė nė atė tė Bosnjės,  shteti  i Kinės dhe mediat kineze mbajtėn njė qėndrim tė hapur pro gjenocidit  serb.

- Rrjedhimisht, gjykatėsi nė fjalė i ka marrė, ushqyer, sajuar dhe  formuar  pikėpamjet dhe bindjet e veta pėr Luftėn e Kosovės nga mediat e  kontrolluara  kineze dhe nga qėndrimet partiake dhe shtetėrore tė Kinės.

- Ky person ėshtė shkolluar nė Kinė dhe ka pėrvojė juridike penale  kineze, 

qė do tė thotė se ka kritere shumė tė ulta argumentimi. - Kundėrteza se ai do ta drejtojė kėtė gjykim dhe do t“i trajtojė  provat me  mbėshtetje nė dispozitat procedurale tė Gjykatės sė Hagės pėr  ish-Jugosllavinė ėshtė bindėse vetėm sa i pėrket anės formale tė  ēėshtjes.  Logjika vjen nga truri, pjesė tė sė cilit janė substancionuar  profesionalisht mė pak nga teoria dhe mė shumė nga praktika gjyqėsore  kineze.

- Nė Kinė shkilen me tė madhe liritė dhe tė drejtat e njeriut falė edhe  gjykatėsve tė instrumentalizuar nga radhėt e tė cilėve vjen edhe  gjykatėsi  aktual.

- Nė kėtė shtet trajtohen keq e persekutohen nė jetėn e pėrditshme  personat  qė nuk iu nėnshtrohen praktikave dhe vlerave komuniste tė tipit kinez,  ndėrsa nė aspektin penal dėnohen rėndė tė gjithė ata qė supozohet e  dyshohet  qė angazhohen me mjete tė lejueshme ndėrkombėtarisht pėr demokraci dhe  liri  kombėtare e fetare.

- Kina mba nėn okupim popuj jokinezė dhe territoret e tyre, ndėrsa nė  fushėn  ndėrkombėtare insiston qė kjo ēėshtje tė shndėrrohet nė parim tė  padiskutueshėm e tė trajtohet si problem i brendshėm i Kinės dhe nė  kėtė  vijė, nė kundėrshtim me normat ndėrkombėtare, persekuton kolektivitete  popujsh.

- Gjykatėsi aktual kinez ėshtė pjesė e mekanizmit shtetėror tė  nėnshtrimit  dhe nga ky aspekt ėshtė i kufizuar dhe i detyruar, edhe pėrkundėr  bindjeve  eventuale tė veta, qė ta shikojė dhe trajtojė objektivisht pėrmbajtjen  ēlirimtare tė luftės sė UĒK-sė.

- Rrjedhimisht, do tė jetė i detyruar qė aktivitetet luftarake tė  ushtarėve tonė t“i shikojė e trajtojė me syrin zyrtar tė Kinės dhe  sipas  dėshirės dhe urdhėrave tė ”bazės sė delegimit” nė Peking ose gjetkė dhe  t“i  cilėsojė si akte kriminale dhune, respektivisht si krime  ndėrkombėtarisht  tė dėnueshme, pa marrė parasysh nėse ato kanė qenė tė drejtuara kundėr  personave qė kanė mundur tė jenė pjesė e instrumentit shtetėror tė  Serbisė  dhe (po tė ketė mundėsi pėr t“u provuar se) kanė nxitur, ndihmuar,  ndikuar  ose vepruar brenda mekanizmit tė dhunės pėr tė dėmtuar e gjakosur  popullatėn  shqiptare.

Tė pėrfundojmė me keqardhje se jo rrallė ka ndodhur qė njerėzit tė kenė  pėsuar nė situata konfliktesh pa pikėn e fajit. Kjo ėshtė ajo qė i jep  shijen e dhimbjes ēdo mendimi pėr ndonjė krim eventual tė kėsaj natyre.  Sytė  duhet bėrė katėr, para se tė thuhet diēka. Lufta sjell  fatkeqėsi. Mirėpo,  kuislingėt e mundshėm nuk do tė thotė se do tė duhej tė ishin quajtur  Quisling gjithmonė e kudo. Ata do tė ketė mundėsi qė tė kenė pasur edhe  emra  si tė atyre tė pėsuarve, ndoshta tė supozuar, nė aktakuzė. Ja, nga kjo qė u tha mė sipėr po mė vie habia, shqetėsimi dhe  reflektimi im  rreth njė gjykatėsi kinez!


Sqarim: Reagimi u ėshtė dėrguar mė parė gazetave: Bota sot (premtuan se do ta botojnė, pastaj heshtėn) Shekullit - Tiranė, heshtje. Fakti - heshtje. Po ju, a do tė keni guxim ta botoni? Ndoshta iu duket se ėshtė vonė. luftėtarėt janė nė burg. Do t“ju jem mirėnjohės (N.Kita)