|
Nuk eshte me rendesi a do te jete nje apo dy universitete. Kemi dy, mbas nje kohe mund te behet nje universitet. Por, eshte me rendesi qe te rrumbullakohet ceshtja e arsimit te larte te shqiptareve ne Maqedoni. Format jane te ndryshme, presim edhe hapat qe do te behen nga Universiteti i Tetoves. Ne deshirojme qe te jemi kompatibile si dy institucione, por qellimi i fundit duhet te jete qe te zgjidhet njehere e pergjithmone ceshtja e arsimit te larte te shqiptareve ne Maqedoni
Lobi : Z. Rektor, ju keni theksuar se menaxhmenti vendas i UEJL-se, tani ka me shume ingjerenca. A mund te na thoni cfare arrini te menaxhoni ne kete universitet ?
A Abazi : Me perpara kemi pasur dy borde, ai vendor dhe bordi nderkombetar, qe funksiononin paralelisht. Me fillimin e punes ne Universitet u formua nje bord, gjysmen e te cilit e perbenin anetaret vendore dhe gjysmen tjeter ata nderkombetare. Pasi filluam te funksionojme si institucion i rregullt, tash sipas buxhetit qe eshte aprovuar prej bordit ne menaxhojme me kete buxhet, pasi qe pjesa kryesore e ketyre mjeteve sigurohet nga studentet. Ne kete drejtim ne menaxhojme te gjitha aktivitetet brenda Universitetit sa i perkete buxhetit. Ka disa ceshtje qe ende jane ne autorizim te bordit, kur behet fjale per disa ceshtje strategjike per zhvillimin e metutjeshem, madje duhet te verifikohen edhe disa propozime qe vijne qofte prej Keshillit apo Senatit. Mund te them lirisht se per sa i perket pjeses akademike per te cilen jam udheheqes, ashtu sic jepen propozimet aprovohen nga keshilli i perbashket.
Lobi : Jeni ne vitin e dyte te funksionimit…Sa ka aritur qe ky kampus universitar te kompletohet, qofte ne aspektin kadrovik apo ne ate financiar?
A Abazi : Per sa u perket kushteve teknike, ne jemi kompletuar. Ka disa imtesira per sa i perket rrjetit kompjuterik, mirepo mund te them se ne pjesen me te madhe jane realizuar te gjitha detyrat qe jane parapare ne kete projekt. Jeta eshte shume dinamike. Ne kete universitet eshte duke i zhvilluar mesimet gjenerata e dyte. Ne kemi filluar te pergatitemi edhe per gjeneraten e trete. Duke pasur parasysh
interesimin e madh te te rinjeve, po bejme pergatitjet per vitin e ardhshem. Mendojme se duhet te ndertojme edhe disa objekte, sa i perket infrastruktures, qe te mund te perfshihet nje numer me i madh ne vitin e ardhshem akademik. Kete do ta arrijme duke e rritur kapacitetin e pjeses mesimore. Kete muaj pritet te fillohet me ndertimin e objekteve te reja, qe do te mundesoje pranimin e nje numri me te madh te studenteve.
Lobi : Ceshtja financiare, qe tani ka si burim kryesor studentet, duket mjaft e ndjeshme. A ndikon kjo ne ruajtjen e kuotes se caktuar te studenteve, apo ne tendencen per shkurajimin e tyre ?
A Abazi : Pjesa me e madhe e buxhetit tone realizohet nga pagesat e studenteve per regjistrimin e tyre. Ne kete drejtim kemi arritur nje shkalle te larte, kemi 2350 studente, per dy gjenerata dhe afer 70 % e buxhetit realizohet prej tyre. Ne e dime se nje numer i madh i studenteve kane edhe probleme financiare. Pagesa e studenteve nuk eshte edhe aq e madhe, duke pasur parasysh kushtet qe u ofrohen, mirepo ne e dime se ne cfare gjendje financiare eshte popullata ne pergjithesi, duke pasur parasyshe te hyrat mesatare ne Maqedoni, prandaj mund te themi se pagesa e tyre eshte nje vlere e konsiderueshme. Per kete shkak, qe t’u ndihmojme studenteve, kete muaj do te jemi gati qe te shpallim thirrje studenteve qe jane te interesuar per bursa. Kemi gati nje oferte prej dy milion euro, prej shteteve te ndryshme qe do te ndihmojne studentet e shkelqyeshem qe kane veshtiresi financiare. Posacerisht do te ndihmohen studentet e Fakultetit Pedagogjik dhe te Administrates Publike. Kjo vlere e mjeteve qe na kane ofruar shtetet e ndryshme, nje pjese do t'u jepet studenteve qe jane ne Universitet dhe nje pjese tjeter do t’ju ofrohet studenteve te rinj qe do te regjistrohen ne vitin e ardhshem akademik. Kjo shume do te lehtesoje mjaft gjendjen financiare te studenteve, por ne te njejten kohe edhe te Universitetit. Ne kemi aplikuar edhe per marrjen e nje pjese te buxhetit shteteror qe dedikohet per arsimimin e larte. Ne do te kemi mirekuptim, pasi qe edhe u paralajmerua se buxheti per arsimin e larte eshte me i vogel se sa qe ka qene me perpara, por nuk do te heqim dore prej pjeses tone. Ketu duhet te kemi parasysh se njekohesisht per keto mjete do te jete i interesuar edhe Universiteti i Tetoves, nese do te arrije qe per nje afat te caktuar te beje akreditimin e atyre lemenjve qe mendohet se duhet t’i kete UT-ja.
Lobi : Aplikimi juaj per te marre nje pjese nga buxheti per arsimin e larte do te thote njekohesisht edhe thyerje e murit publik qe ekziston per UEJL-ne si universitet privat, apo jo?
A Abazi : Gjithmone perdor termin "universitet privat" ne thonjeza. Eshte bere universitet privat ne ate kohe kur u ndryshua Ligji i arsimit te larte, kur per here te pare u lejua qe te mund te perdoret gjuha shqipe, pervec gjuhes maqedonase ne institucione private. Mirepo, ne raste se shikojme
A DO TE ARRIHET KONSENZUSI PER UT-ne
Rektori i Universitetit te Tetoves, prof.dr.Ramiz Abdyli, ka bere te njohur se projekti i tij per legalizimin dhe zyrtarizimin e UT-se kerkon nje parakusht – arritjen e nje konsenzusi midis subjektit politik shqiptar, te nenshkruesve te Marreveshjes se Ohrit dhe te partive te tjera politike, si dhe te stafit drejtues te Universitetit te Tetoves, qe te arrihet ne nje version perfundimtar per UT-ne dhe qe ky version te plasohet te pala maqedone dhe ajo nderkombetare. "Nderkombetaret nderkaq, si intermediatore dhe garantuese te Marreveshjes se Ohrit, kane obligim, kujtoj moral, qe te bejne trysni te pala maqedone per ta pranuar Universitetin e Tetoves si nje realitet. Ne projektin tim ideor, qe e kam paraqitur ne Senatin e UT-se, kam parashikuar qe per ceshtjen e legalizimit dhe te zyrtarizimit te UT-se Universiteti te formoje nje Komision ne krye me Rektorin , qe do te hynte ne bisedime me palen qeveritare , me ndermjetesim nderkombetar", ka thene ai.
Rektori i ri i UT-se, Ramiz Abdyli, qe ne fillim te emrimit, ne nje interviste per Lobi-n, ka theksuar mungesen e ketij bashkepunimi. Per kete ai ka deklaruar se ndoshta i gjithe faji nuk eshte te faktori politik shqiptar, ndoshta edhe drejtuesit e Universitetit te Tetoves kane hezituar qe te insitojne per bashkepunim me subjektin politik shqiptar. "Une konsideroj se duhet te bashkpunohet me partine ne pushtet dhe me gjithe spektrin politik shqiptar ne Maqedoni, pavaresisht a jane ne pushtet apo ne opozite, dhe me intelektualet, me pedagoget, gjithe subjektetet dhe perberesit e mundeshem qe ky Universitet te legalizohet. Eshte kjo nje ceshtje shume madhore dhe kete ceshtje nuk mund ta zgjidhin individet, nuk munde ta bejne kete pune as grupet, mund ta beje vetem bashkepunimi i fuqishem i gjithe spektrit politik dhe intelektual shqiptar ne Maqedoni, ka theksuar Rektori i UT-se, prof.dr.Ramiz Abdyli. Paralajmerimet e tij per nje bashkepunim te ketille nuk dihet nese do te thone edhe levizje nga pozicionimi i mepareshem i udheheqjes se UT-se, qe konsiderohej shume e ngurte. Kohen e fundit Rektori i UT-se, nuk ka ardhur ne vendin e tij te punes, nuk dihet nese kjo eshte pasoje e ndonje konflikti te ri ne UT-se, qe edhe me pare e ka karakterizuar stafin punues te tij. Pas riaktualizimit te fundit, te ceshtjes se zyrtarizimit te UT-se, nga ana e BDI-se, Lobi nuk arriti qe te marre interviste nga Rektori i UT-se, Ramiz Abdyli, edhepse kishte kontraktuar nje termin interviste me te. Kontaktuam edhe nje dite para se te mbyllnim kete numer te LOBI-t, por me kot, na thane se Rektori kishte shkuar ne nje udhetim ne Prishtine. Rektori i UT-se ne kontaktet me te disa here kishte thene se nuk kishte ndonje risi per te thene, por kishte shtuar se se shpejti do te kete se cfare te thote rreth ecurise se rrjedhave ne UT dhe ceshtjes se zyrtarizimit dhe legalizimit te tij. Perkunder gjithe kesaj qe ndodhi, qe nuk e besojme te jete mosmarreveshje, LOBI mbetet i hapur per bashkepunim me Rektorin e UT-se dhe presim qe javen e ardhshme do te mund ta realizojme intervisten me te qe ua premtuam lexueseve tane.
gjenezen e projektit, ketu jane investuar mjete publike, jo te Maqedonise, por te shteteve evropiane dhe te SHBA-se. Per nje institucion publik duhet te kete dy elemente: qe te perdoren mjete publike dhe te kete interes publik. Domethene, per kete institucion jane harxhuar mjete publike te disa shteteve, qe kane dashur te ndihmojne ceshtjen e arsimit te larte ne gjuhen shqipe dhe tani duhet te tregohet edhe interesi publik. Nuk shoh ndonje dallim qe Qeveria e Maqedonise te tregoje se nuk ka interes publik qe ketu te shkollohen njesoj ashtu sic shkollohen edhe ne universitetet tjera. Ky universitet i ploteson keto dy kushte, prandaj ne e quajme universitet privat ne thonjeza. Vec te tjerave, kemi te drejte edhe ne baze te ligjit ekzistues per arsimin e larte, qe pasi edhe institucioni privat, sic e kemi marre emrin, mund te financohet me marreveshje te vecanta prej buxhetit te Qeverise. Ne shpresojme qe te marrim kete pjese per Fakultetin Pedagogjik dhe Fakultetin per Administrim e Biznes, sepse eshte fjala per kuadrot qe do te punojne neper institucione shteterore dhe automatikisht ne kete menyre tregohet interesi publik, per kete duhet te financohet paralelisht edhe prej buxhetit shteteror.
Lobi : Vitin e dyte akademik ka pasur nje interesim me te madh te studenteve qe si gjuhe amtare nuk kane gjuhen shqipe. Si institucion, keni vleresime per interesimin e studenteve tjere ?
A Abazi : Krahasuar me vitin e pare, mund te thuhet se ka gjithnje e me shume interesim nga te tjeret, e them kete kushtimisht nga joshqiptaret, per te studiuar ne kete universitet. Kete vit ka te regjistruar afer 160 studente, pjesa me e madhe jane ata qe gjuhe amtare kane gjuhen maqedonase, por ka edhe te tjere, qe kane mbaruar shkollen e mesme ne gjuhen maqedonase, domethene turq, boshnjake. Kjo do te thote se ka nje rritje te interesimit te te tjereve, pervec shqiptareve, per kete universitet. Sipas informatave qe kemi tani, ky interesim eshte ne rritje e siper. Une tani nuk mund te pergjigjem per politiken e pranimit ne kete vit shkollor. Kete politike do ta ndertoje bordi i Universitetit, ku do te vendoset per numrin e studenteve dhe per menyren e pranimit. Sivjet duhet te kemi edhe provime pranuese. Ne kemi informata se interesimi eshte shume me i madh sesa qe jane kapacitetet tona. Duhet te organizohen jo vetem provime pranuese informative, sic e benim deri me
tani per gjuhen angleze, por duhet edhe dicka me teper qe te behet eliminimi i kandidateve me te dobet. Kete politike definitivisht do ta kemi kah fundi i marsit, kur do te njoftojme opinionin dhe te interesuarit e rinj per kushtet dhe si duhet te pergatiten qe te mund te regjistrohen ne kete universitet.
Lobi : UEJL-ja i dedikohet kultures dhe gjuhes shqipe. Per regjistrim ne kete universitet nuk ka kuota te caktuara per studentet qe nuk e kane gjuhe amtare gjuhen shqipe. Nese vjen deri te vershimi i ketyre studenteve, si do te ruhet ky dedikim ?
A Abazi : Sipas statutit, UEJL-ja eshte i hapur per te gjithe, duke u bazuar ne drejtesi dhe merita, pa marre parasysh perkatesine nacionale. Nese me tutje e shikojme statutin, eshte pika ku nje prej qellimeve kryesore eshte kontributi drejt zgjidhjes se ceshtjes se arsimit te larte te shqiptareve ne Maqedoni. Ketu eshte fjala per nje institucion qe i eshte dedikuar kultures dhe gjuhes shqipe, por njekohesisht eshte i hapur edhe per te tjeret qe jane te interesuar. Nese shikohen dokumentet tjera te ketij universiteti, atehere mund te shihet qarte se nese vjen deri tek ajo qe te vjen ne konflikt numri i studenteve shqiptare me te tjetret, atehere perparesi do t'u jepet atyre qe u perkasin grupeve te perfaqesuara me pak ne arsimin e larte ne Maqedoni, domethene eshte fjala per shqiptaret.
Lobi : Edhe per kunder funksionimit tanime te dy universiteteve ne Tetove, ceshtja e arsimit te larte ne Maqedoni vleresohet si e pazgjidhur. Tani kur duket se UEJL-i ka marre formen e tij, mendoni se kjo eshte zgjidhja e ketij problemi ?
A Abazi : Sa i perket arsimit te larte te shqiptareve ne Maqedoni, mund te them se ka pasur dhe ende ka kater objektiva. Objekivi i pare ishte te mundesohet qe mesimi te mbahet ne gjuhen shqipe. Kete objektiv e arriti Universiteti i Tetoves, me nje pune ilegale. Ne jemi universiteti i pare i akreditur qe ne menyre legale mund te perdoret gjuha shqipe ne arsimin e larte. Pas Marreveshjes se Ohrit me nuk eshte problem perdorimi i gjuhes ne arsimin e larte. Prandaj kisha thene se kete objektiv e arritem te
gjithe se bashku. Objektivi i dyte eshte qe shqiptareve t'u ofrohen sa me shume disiplina, sa me shume drejtime per te cilen jane te interesuar te rinjte shqiptare dhe te gjejne njekohesisht edukimin ne gjuhen shqipe. Ne kete aspekt, kisha thene se UEJL-ja, sa i perkete pjeses akademike, paraqete nje arritje ne objektivat e shqiptareve. U organizua nje universitet me nje forme evropiane. Filloi nje
universitet i pare te punoje sipas Marreveshjes se Bolonjes dhe, edhe pse nuk jane kryer te gjitha punet, ne i kemi vene bazat qe te funksionoje sipas kesaj marreveshjeje. Sa u perket ofertave te fushave te ndryshme, ne nuk i kemi plotesuar te gjitha kushtet. Ne nuk ofrojme studime ne lemenjte tjere pervec ne lemenjte socio – ekonomik, qe tregon se ende nuk eshte bere rrumbullakimi i ceshtjes se arsimit te larte ne gjuhen shqipe. Kete rrumbullaksim, shpresojme qe pjeserisht ta bejme ne, pjeserisht me fillimin apo akreditimin e disiplinave te ndryshme ne Universitetin e Tetoves dhe mendoj se atehere do te behet nje rrumbullakim i plote. Hyrja sa me e madhe e shqiptareve ne edukimin e larte eshte nje objektiv tjeter i shqiptareve. Kah viti 2005 mendojme se qyteza jone universitare do te kete 5000 studente. Si objektiv i katert mbetet e hapur ceshtja e financimit, qe ende nuk e kemi arritur.
Lobi : UEJL-ja po bene perpjekje per konsolidimin e plote, nga ana tjeter, tani flitet edhe per zyrtarizimin e UT-se. Mendoni se shqiptaret do te kene dy universitete ne Tetove ?
A Abazi : Nuk eshte me rendesi a do te jete nje apo dy universitete. Kemi dy, mbas nje kohe mund te behet nje universitet. Por, eshte me rendesi qe te rrumbullakohet ceshtja e arsimit te larte te shqiptareve ne Maqedoni. Format jane te ndryshme, presim edhe hapat qe do te behen nga Universiteti i Tetoves. Ne deshirojme qe te jemi kompatibile si dy institucione, por qellimi i fundit duhet te jete qe te zgjidhet njehere e
pergjithmone ceshtja e arsimit te larte te shqiptareve ne Maqedoni
(Huazuar nga Lobi - NexhbedinShaqiri)
|