Kėshilli Koordinues i Iniciativės Qytetare
nė Gjermani
Mė 13.07.2003
W ü r z b u r g
K O M U N I K A T
Ė
Ditė mė parė nė Offenbach am Main(afėr Frankfurtit) tė Gjermanisė u mbajt mbledhja e pėrgjithshme e Kėshillit Koordinues tė Iniciativės Qytetare,e cila nga data 06.06 - 06.07.2003 organizoi aksionin pėr nėnshkrimin e Peticionit,nga mėrgimtarėt kosovarė qė jetojnė e punojnė nė Gjermani.Nė peticion janė shtruar katėr kėrkesa problemore me tė cilat pėrballen kosovarėt me administratėn gjermane.
Nė kėtė mbledhje,tė kryesuar nga z.Rexhė Ibėrdemaj-koordinator i KKIQ pėr Gjermani,koordinatorėt e aksionit tė landeve si:Bilall Syla,Lutfi Bilalli,
Martin ēuni, Hasan Qyqalla,Milazim Ukaj,Ali Sylejmani,Sebastian Nuhiqi etj,pasqyruan gjerėsisht organizimin e nėnshkrimit tė peticionit nė shumė qytete gjermane,me ē“rast spikatėn sukseset e arritura.
Nga tė dhėnat e pėrgjithshme tė koordinatorėve,rezulton se gjatė kėtij aksioni,peticionin e kanė nėnshkruar 16.000 persona.Pėrveē mėrgimtar-ėve shqiptarė,u vu nė pah se peticionin e kanė nėnshkruar edhe pjestarė tė komunitetit boshnjakė,romė e ashkalinjė tė Kosovės dhe shumė miqė gjermanė,italianė,turqė etj.Mė pas z.Tafė Tafa drejtues i delegacionit tė KKIQ-s qė para dy javėsh e vizitoi Kosovėn ,foli pėr takimet qė kanė pasur me pėrfaqėsuesit e shtyllės sė dytė tė UNMIK-ut: z.Rau e z.Kazlaf dhe me institucionet e Kosovės:kryetarin I.Rugova,Kryeministrin B.Rexh-
epi dhe ministrat J.Krasniqi dhe B.Brajshori .Me kėtė rast pėrfaqsuesit e UNMIK-ut pėr kėrkesat e shtruara nė peticion,kanė shprehur interesim
tė veēantė,ndėrsa institucionet e Kosovės i kanė dhėnė mbėshtetje
tė fuqishme,duke u zotuar se do tė angazhohen pėr realizimin e tyre.
Nė mbledhje u paraqitėn edhe njė varg pengesash tė natyrės subjek-
tive,tė cilat janė reflektuar negativisht nė mbarėvajtjen e aksionit.
Ndonėse KKIQ-ja aksionin pėr nėnshkrimin e peticionit e organizoi mbi baza jopartiake,ajo gjatė aksionit u sfidua rėndė nga partia mė e madhe nė Gjermani-LDK-ja.Kryesia e kėsaj partie nė Gjermani,ditė mė parė pėrmes njė komunikate tė lėshuar nė opinion,pėr ēudi i ka bėrė thirrje anėtarėsisė sė vetė, qė mos ta nėnshkruajn peticionin,me arsyetimin se gjoja kėrkesat e shtruara nė te nuk janė tė drejta,me ē“rast organizatorėt e peticionit i kualifikojnė si"forca tė errėta e destruktive ndaj ēėshtjes sė Kosovės,tė cilėt dėshirojnė tė mjegullojnė edhe mė situatėn"!!!
Se kosovarėt nė Gjermani vėrtet po pėrballen me mospranimin e doku-
mentit tė udhėtimit tė lėshuar nga administrata e UNMIK-ut,kėtė e konfirmojė ditė mė parė edhe vetė shefi i zyrės gjermane nė Prishtinė z.Peter Rondorf.Prandaj konsiderojmė se mesazhi i LDK-sė i adresuar kundėr peticionit,ka dėmtuar rėndė interesat e mėrgimtarėve tanė nė Gjermani.
Madje ky mentalitet imponues partiak,si relikt i sė kaluarės,sot po e ngulfatė seriozisht edhe organizimin e mirėfillt tė mėrgatės shqiptare,e cila vite me radhė qe promotore e denjė e shumė aktiviteteve,pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Nė kuadėr tė KKIQ-s ėshtė ngritur njė grupė punues, i cili ka kontakt-
uar me zyrėn e kryetarit tė komisionit tė peticioneve pranė Bundestagut gjerman dhe sė shpejti pritet takimi dypalėsh pėr dorėzimin e peticionit.
Kėrkesat e kėtij peticioni,do t“i adresohen pėr shqyrtim edhe:UNMIK-ut, Qeverisė sė Kosovės,Parlamentit Evropian nė Strasburg dhe Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė Nju
Jork.