[/Njohtime/bar.htm]
  

 

Interviste e Zv/Kryeministrit dhe Ministėr i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta dhėnė Radios BBC

  


Kohėt e fundit qeveria shqiptare ka ndėrmarrė njė hap tjetėr drejt heqjes sė regjimit tė vizave me disa shtete tė tjera tė Ballkanit. Zv-kryeministri dhe Ministri i Jashtėm shqiptar, Ilir Meta, i tha BBC-sė se angazhimi i Shqipėrisė pėr tė ecur nė drejtim tė liberalizimit tė vizave ėshtė i vendosur, dhe pėr t’u realizuar nė mėnyrė tė plotė kėrkon njė status tė ri tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Bashkimin Evropian. 
Z.Meta shton se shpresojmė qė nė samitin e Selanikut, BE-ja tė marrė angazhim pėr tė ecur mė tej nė drejtim tė liberalizimit tė vizave me vendet tona. 

Arben Manaj i BBC-sė bisedoi me z.Ilir Meta dhe fillimisht e pyeti se cili ka qėnė arsyetimi i palės shqiptare pas vendimit pėr heqjen e vizave shqiptare me kėto vende tė Ballkanit ?

Ilir Meta: Kemi theksuar se nuk mund tė ketė integrim tė suksesshėm pa njė liberalizim tė plotė tė regjimit tė vizave dhe pa njė mundėsi tė lirė tė qytetarėve tė tė gjitha vendeve tė rajonit tonė pėr tė komunikuar nė mėnyrė tė lirė dhe tė plotė, jo vetėm me vendet brenda pėr brenda rajonit, por edhe me vendet e BE-sė. 
Njėkohėsisht dihet se pėr tė pėrfituar njė lėvizje tė lirė tė plotė, pra njė liberalizim tė plotė tė regjimit tė vizave, ne duhet tė aderojmė nė sistemin e Shengenit. 
Kjo do tė kėrkojė njė kohė tė caktuar pėr tė arritur ato standarte tė sigurisė, tė legjislacionit, tė dokumentacionit tė identifikimit apo tė dokumentave tė udhėtimit, tė kontrollit tė kufirit tė vendit. Pra, do tė kėrkojė realizimin e njė tėrėsi treguesish, tė cilėt do tė rrisin kredibilitetin tonė nė raport me vendet e tjera mė tė zhvilluara dhe qė do tė na krijojnė mė pas lehtėsi tė plota nė drejtim tė liberalizmit tė plotė tė vizave. 

Arben Manaj: Z.Meta, si Minister i Jashtem, cila ėshtė vėshtirėsia qė hasni ju si autoritete shqiptare nė bindjen e homologėve tuaj pėr relaksimin e vizave pėr shqiptarėt ?
Ilir Meta: Kjo ėshtė njė vėshtirėsi e cila ka tė bėjė me plotėsimin e disa kushteve, dhe tė disa standarteve, po kjo nuk ėshtė thjesht ana teknike. Kjo ka tė bėjė nė pėrgjithėsi me tė gjithė stadin e zhvillimit insitucional, ekonomik dhe ligjor tė vendit. Kjo ėshtė njė ēėshtje e cila ėshtė prezente nė gjithė dialogun tonė me BE, me Komisionin Evropian, me vende anėtare dhe shpresojmė qė nė samitin e Selanikut BE tė marrė angazhim pėr tė ecur mė tej nė drejtim tė liberalizimit tė vizave me vendet tona. 

Arben Manaj: Z. Meta po nėqofte se BE ju thotė ju, vėrtet kėrkoni qė ne tė relaksojmė regjimin e vizave, ndėrkohė qė ju nė Ballkan nuk e keni realizuar njė gjė tė tillė. Z.Minister kam pėrshtypjen se shqiptarėt mund tė shkojnė pa viza nė dy 3 vende, ndėrkohė qė nė Shqipėri mund tė hyjnė mė shumė qytetarė tė vendeve tė tjera se sa janė nė gjėndje shqiptarėt tė shkojnė nė vende tė tjera apo jo? 
Ilir Meta: Po. Ekzistojnė disa probleme. Megjithatė nėse do tė ecim me kėtė llogjikė, pra me llogjikėn e reciprocitetit tė ngurtė, atėherė i bie qė tė vendosim viza pėr tė gjithė qytetarėt amerikanė qė hyjnė nė Shqipėri, meqėnėse gjithė qytetarėt shqiptarė qė duhet tė shkojnė nė SHBA e kanė tė domosdoshme se duhet tė pajisen me vizė apo e njėjta gjė me vendet anėtare tė BE-sė. 

Arben Manaj: Z.Meta, ndoshta shqiptarėt nuk kėrkojnė heqjen e vizave me Amerikėn, por tė paktėn me Rumaninė ose me Bullgarinė, tė ketė mundėsi lehtėsimi apo jo? 
Ilir Meta: Po kjo ėshtė, e drejtė. Por sikurse e dini edhe Rumania, edhe Bullgaria tashmė janė bėrė pjesė tė kėtij sistemi Shengeni, pėr shkak tė statusit mė tė avancuar qė ata kanė nė raport me vendin tonė me BE . Pėr kėtė arsye, ata kanė marrė disa angazhime tė tilla tė cilat forcojnė regjimin e vizave tė tyre me vende tė tjera, qė nuk janė nė atė stad, siē ėshtė vendi ynė, ose siē janė edhe vende tė tjera nė ballkanin perėndimor. Angazhimi ynė pėr tė ecur drejt liberalizimit tė regjimit tė vizave ėshtė i vendosur, njė angazhim, i cili pėr t'u realizuar nė mėnyrė tė plotė kėrkon njė status tė ri tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me BE-nė. Po kėshtu nė kėtė rrugė ne jemi tė sigurt se kjo ėshtė njė ēėshtje e cila ka tė bėjė me njė perspektivė, sidoqoftė jo shumė tė largėt. Por gjatė kėsaj kohe ne kemi synuar dhe do realizojmė njė proēes liberalizimi gradual. 

Arben Manaj: Z.Minister, ju si do t'i pėrgjigjeshit njė dėgjuesi, i cili do tė thoshte se qeveritarėt nuk e kanė shumė problem kėtė punė, sepse pėr vete kanė pashaporta shėrbimi dhe diplomatike, ndėrkohė qė ne qytetarėt e thjeshtė duhet tė rropatemi pėrpara dyerve tė ambasadave ?
Ilir Meta: Une mendoj se nė kėtė rast nuk ka nevojė pėr tė dhėnė njė pėrgjigje populiste, apo edhe pėr t’ua lėnė fajin vendeve tė BE-sė apo vendeve tė tjera mė tė zhvilluara. Mendoj se tė gjithė duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se duhet tė arrijmė disa standarte mė tė avancuara, mė tė larta, nė mėnyrė qė tė gjithė qytetarėt tanė tė gėzojnė kėtė liberalizim tė plotė tė regjimit tė vizave nė drejtim tė vendeve tė tjera nė rajon dhe drejt BE-sė. Kjo nuk ėshtė perspektivė e largėt. Unė besoj se ne brenda pak viteve do ta realizojmė diēka tė tillė. Ndėrsa pėrsa i pėrket pėrpjekjeve tė qeverisė, pavarėsisht nga fakti se ne ende nuk mund t'i imponojmė dot BE-sė, pėr shkak tė parimeve dhe tė sistemit tė Shengenit qė ata aplikojnė dhe qė e kanė tė detyrueshėm me tė gjitha vendet jo komunitare, njė liberalizim tė plotė tė vizave. Por ne po hedhim hapa nė kėtė drejtim duke lehtėsuar kategori tė caktuara. 
Dhe kur flas pėr kategori tė caktuara, kėtu nuk kam parasysh vetėm 
politikanė apo mbajtės tė pasaportave diplomatike, por kam parasysh edhe pėrfaqėsues tė biznesit, pėrfaqėsues tė kulturės, pėrfaqėsues tė arsimit, njerėz tė cilėt prodhojnė shkėmbime intelektuale apo tregtare, tė cilėt kanė raporte tė veēanta me vende tė caktuara, dhe kėrkojnė kėto lehtėsi nga vendi i tyre, apo studentė, familjarė tė tyre etj. 

Arben Manaj: Z: Meta, kjo vėshtirėsi e madhe qė kanė shqiptarėt sot pėr tė siguruar viza, nė njė farė mėnyre indirekte inkurajon edhe trafikimin e paligjshėm tė qenieve njerėzore, apo jo ?
Ilir Meta: Mendoj se kjo nuk duhet tė shėrbejė si njė argument pėr tė lejuar apo pėr tė justifikuar trafikun e qenieve njerėzore. 

Arben Manaj: Z.Ministėr, ndoshta si kundėrargument me ata partnerė qė ju bisedoni pėr ēėshtjen e lehtėsimit tė regjimit tė vizave? 
Ilir Meta: Vendi ynė ka bėrė njė progres tė veēantė ndaj luftės kundėr kėtij trafiku, nė veēanti nė raport me Italinė, qė ka qėnė edhe vendi kryesor pritės i trafikut nga Shqipėria nė drejtim tė BE-sė. Njėkohėsisht edhe hapja e dy konsullatave tė pėrgjithshme italiane tė realizuara gjatė kėsaj periudhe nė Vlorė dhe nė Shkodėr, ka qenė nė kuadrin e asaj se duke lehtėsuar regjimin e vizave dhe duke legalizuar flukset e lėvizjeve nga Shqipėria nė drejtim tė Italisė, jepet njė kontribut i rėndėsishėm pėr tė luftuar trafikun e qenieve njerėzore dhe pėr tė ndėrgjegjėsuar popullsitė lokale pėr tė mosbashkėpunuar me kėto rrjete trafikantėsh.