Financial Times
Nė mesin e kundėrthėnieve rreth Irakut, problemet e Ballkanit pothuajse janė harruar. Megjithatė Ballkani ėshtė pjesė vitale e Evropės. Shtetet e Bashkuara e kanė bėrė tė qartė qėllimin pėr largimin e tyre nga ndėrhyrja nė rajon, kėshtu qė Bashkimi Evropian duhet ta marrė drejtimin. Nė tė kaluarėn, unioni u ėshtė pėrgjigjur zhvillimeve negative, kurse tani duhet ta artikullojė vizionin pozitiv.
Luftimet nė Ballkan janė qetėsuar, por paqeja ende ėshtė larg. Ēėshtja e Kosovės mbetet e pazgjidhur, unioni ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi nuk ėshtė shumė i fortė, marrėveshja e Ohrit ndėrmjet maqedonasve dhe shqiptarėve u ėshtė nėnshtruar goditjeve nga politikanėt e mundur, tė cilėt tani pėrpiqen ta pėrēajnė vendin, ndėrsa marrėveshja e Dejtonit, qė u dha fund luftimeve nė Bosnje ėshtė shumė e ndėrlikuar.
Samiti i Bashkimit Evropian mė 21 qershor nė Selanik, ofron mundėsi ideale pėr tė skalitur njė axhendė kuptimplote pėr Ballkanin. Dy kryesueset e fundit tė unionit, Italia dhe Greqia, kanė interesa kritike nė rajon. Pas kėsaj, Bashkimi Evropian do tė jetė i zėnė me problemet e veta kushtetuese dhe hyrjen e 10 anėtarėve tė rinj, kėshtu qė nuk do tė ketė shumė kohė tė merret me Ballkanin.
Deri tani, Bashkimi Evropian ėshtė pėrpjekur ta shtyjė problemin e Kosovės duke e ruajtur statusquo-nė ekzistuese. Prandaj edhe u imponua unioni i ri ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi. Politikat e tilla e kanė frenuar rimėkėmbjen. Tani Bashkimi Evropian duhet tė thotė se nė ē'mėnyrė do t'i zgjidhė ēėshtjet e vonuara dhe do t'i heqė pengesat e zhvillimeve demokratike.
Unioni duhet ta vėrtetojė pavarėsinė e mundshme pėr Kosovėn, tė kushtėzuar me mbrojtjen e pakicave serbe dhe pakicave tė tjera. Kombet e Bashkuara duhet t'i bartin kompetencat tek kosovarėt, me njė synim tė qartė, qė Kosova tė pėrgatitet pėr pavarėsinė. Unioni ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi duhet tė mbetet, por Bashkimi Evropian nuk duhet ta kundėrshtojė shpėrbėrjen e tij pas tre vitesh. Bosnjė-Hercegovina duhet inkurajuar tė rishikojė Marrėveshjen e Dejtonit, e cila krijoi njė shtet tepėr tė shtrenjtė dhe jo efektiv.
Pas kėtyre modifikimeve, Konferenca e Bashkimit Evropian duhet tė riafirmojė tėrėsinė territoriale tė tė gjitha njėsive politike tė Evropės juglindore, brenda kufijve ekzistues. Kjo do tė ndihmonte tė hiqet frika e Maqedonisė, se pavarėsia e Kosovės nėnkupton copėtimin e mėtejmė tė shteteve ballkanike.
Bashkimi Evropian pastaj duhet t'i rishqyrtojė instrumentat kryesorė politikė tė saj. Marrėveshjet e stabilizimit me ēdo vend nė veēanti, do tė ndihmonin nė integrimin e tyre nė unionin. Njė parashikim optimist pėr anėtarėsimin e Kroacisė do tė ishte viti 2007, pėr Serbinė, Malin e Zi, Maqedoninė dhe Shqipėrinė viti 2010, ndėrsa pėr Bosnjė-Hercegovinėn dhe Kosovėn ndoshta viti 2015.
Pasiguria rreth fondeve financiare nė tė ardhmen, mund tė kėrcėnohet me krizė serioze ekonomike nė Bosnje dhe Kosovė, prandaj Unioni duhet tė ofrojė formė tė re tė ndihmave, qė kryesisht duhen drejtuar nė Ballkanin perėndimor. Bashkimi Evropian duhet tė tregojė se mund t'i shtyjė pėrpara zhvillimet demokratike nė Evropėn juglindore. Kjo do tė ishte alternativa kundruall ndėrtimit tė demokracisė pėrmes forcės ushtarake.
Autori i shkrimit ėshtė filantropi dhe financieri George
Soros. (Pėrkthyer nga "Shekulli")