[/bar.htm]
  

    

Masa kundėr "ekstremistėve" 

 

Urdhėri i ri ekzekutiv pėr Ballkanin i presidentit Bush, ėshtė kombinim i tė gjitha urdhėrave ekzekutive tė mėhershme dhe godet tė gjithė individėt dhe organizatat qė pengojnė proceset nė Ballkan. 

Kėshtu i ka deklaruar BBC-sė, zėdhėnėsi i Byrosė pėr Evropėn nė Departamentin amerikan tė shtetit, Mark Toner. Ai tha se nė urdhėrin e ri ekzekutiv ende gjendet ish-presidenti jugosllav Millosheviq dhe bashkėpunėtorėt e tij, por nė tė janė shtuar edhe emrat e tjerė tė, siē tha, ekstremistėve qė duan tė destabilizojnė Ballkanin. Zoti Toner tha se nė listė ėshtė gjetur edhe ish-ministri i brendshėm maqedonas Boshkovski, meqė me veprimet e tij minon qėndrueshmėrinė nė Maqedoni. 

Nė bisedė me Arbėr Vllahiun, zoti Toner fillimisht jep vlerėsimin pėr urdhėrin e ri ekzekutiv tė presidentit Bush. 

Mark Toner: Urdhėri i ri ekzekutiv pėr Ballkanin, i nėnshkruar para dy ditėsh nga presidenti Bush, i jep fund emergjencave kombėtare tė shpallura me dy urdhėrat e mėhershme ekzekutive, atė 12/808 tė majit tė vitit 1992 dhe 13/088 tė qershorit tė vitit 1998. Tė dyja kėto ishin tė drejtuara nga ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė. Prandaj urdhėri i ri ekzekutiv i revokon kėto dy urdhėra ekzekutive. Gjithashtu urdhėri i ri rishikon urdhėrin ekzekutiv 13/219 tė vitit tė kaluar dhe e zėvendėson atė me emrat e rinj. Nė tė emėruarit e rinj pėrfshihet ende Millosheviqi si dhe bashkėpunėtorėt e tij si dhe ekstremistėt e tjerė qė provojnė ta destabilizojnė Ballkanin. 

BBC: Pra ju mendoni se ka ende njerėz nė Ballkan qė mendojnė ta destabilizojnė rajonin. 

Mark Toner: Po! Tė flas edhe pak pse e morėm kėtė vendim. Atė qė ne bėmė ėshtė se i kombinuam urdhėrat e mėhershėm ekzekutiv nė njė urdhėr ekzekutiv rajonal qė nuk drejtohet nga ndonjė vend ose qeveri por mė parė ndaj individėve dhe organizatave qė ne besojmė se po e pengojnė rrugėn pėrpara nė Ballkan. Pra ēfarė pėrmban ky urdhėr i ri ėshtė se i ofron sekretarit tė financave njė autoritet shtesė, nė konsultim me sekretarin e shtetit natyrisht, tė bllokojė pasuritė e ekstremistėve, tė cilėt pengojnė zbatimin e Marrėveshjes sė Dejtonit, Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit dhe Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė. Gjithashtu shtrihet edhe mbi personat qė ofrojnė ndihmė ose pėrkrahje pėr kėtė pengesė. Pse e ndėrmarrin ne kėtė veprim ėshtė se situata qė krijoi nevojėn pėr nxjerrjen e urdhėrave tė mėparshėm qė kishte objektiv ish-Republikėn Socialiste federative tė Jugosllavisė dhe politikat e Sllobodan Millosheviqit, ka ndryshuar nga lėvizjet paqesore drejt demokracisė dhe zhvillimet e tjera pozitive nė Serbi dhe Mal tė Zi. Fakti tjetėr i rėndėsishėm kėtu ėshtė se njė numėr i individėve qė nuk ishin tė emėruar nė urdhėrin ekzekutiv tė Ballkanit Perėndimor, qė atėherė ishin tė pėrfshirė nė kryerjen e dhunės, pengimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe mbėshtetjen e kriminelėve tė luftės. Urdhėri i ri rithekson pėrkushtimin e thellė tė SHBA-ve tė emėrojė dhe sanksionojė kėta individė, pa marrė parasysh pėrkatėsinė kombėtare ose vendin ku ndodhen nė Ballkanin Perėndimor. 

BBC: Zoti Toner, pėrveē ngrirjes sė pasurive tė individėve dhe organizatave e grupeve cilat janė ndalesat e tjera dhe ēfarė do tė bėni me kėta njerėz? 

Mark Toner: Por ky ėshtė njė element i rėndėsishėm, dhe unė do t'iu drejtojė nė departamentin e financave qė tė bisedoni se si do tė bėhet kjo. Por kjo nė thelb ėshtė ajo qė ne kishim mundėsi tė bėjmė. Dhe tash sekretari i financave ka njė rrjet tė gjėrė dhe ai mund tė ecė drejt bllokimit tė pasurive tė kėtyre personave qė ne besojmė se po e pengojnė Marrėveshjen e Dejtonit, Marrėveshjen e Ohrit dhe tė Rezolutės 1244 tė KS-sė. 

BBC: Ka shumė organizata dhe grupe tė ndryshme tė armatosura nė Serbi, Kosovė, Maqedoni qė janė futur nė listė. Si e keni bėrė pėrzgjedhjen e kėtyre grupeve pėr t'i futur nė listė? 

Mark Toner: Sėrish mė duhet t'iu drejtoj nė Departamentin e Financave. Por theksuar gjėrėsisht, kėta njerėz janė ata, pėr tė cilėt ne besojmė se janė tė pėrfshirė nė kryerjen e dhunės, pengimin e zbatimit tė marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe pėrkrahjen e kriminelėve. Kjo nuk ka tė bėjė me vendin apo me pėrkatėsinė kombėtare, por prek tė gjithė ata qė ne besojmė se po e pengojnė rrugėn pėrpara nė Ballkan. Nuk mund tė flas pėr kriteret sepse kjo ėshtė ēėshtje pėr departamentin e financave. 

BBC: Ka disa njerėz nė kėtė listė qė ndodhen nė Gjykatėn e Hagės. A mos ėshtė pak i vonuar ky urdhėr ekzekutiv? 

Mark Toner: Unė nuk do ta thosha kėtė. Sėrish ajo qė ne po provojmė tė bėjmė me kėtė urdhėr ekzekutiv ėshtė qė tė pėrmbledhim tė gjithė urdhėrat e mėhershėm ekzekutiv dhe t'i kombinojmė nė njė dhe qė si objektiv ka individėt dhe organizatat qė pengojnė rrugėn para nė Ballkan dhe jo domosdoshmėrisht qeveritė dhe vendet. 

BBC: Por njėri nga kėta nė listė ishte ministėr i mėhershėm nė qeverinė e Maqedonisė... 

Mark Toner: ...Kujt i referoheni kėtu? 

BBC: Zotit Boshkovski 

Mark Toner: Po! Veprimet e zotit Boshkovski minojnė qėndrueshmėrinė nė Maqedoni dhe pengojnė zbatimin e Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit.