Sy me sy me zgjedhesit e mij

Intervistė me Ali Ahmetin

"Arber Xhaferri nuk ka te drejte. Nuk dihet kujt mund ti sherbeje zgjedhja e tij". Lideri i BDI shpjegon situaten ne Maqedoni dhe besimin e tij ne nenshkrimin e Ohrit

A ka ndryshuar Ali Ahmeti? Tani gjashte muaj pasi ka filluar te qeverise duke lene menjane uniformen e luftetarit dhe duke veshur kostumin e politikanit, nuk eshte e lehte ti pergjigjesh kesaj pyetje. Tani kur ne Maqedoni ngado kremtohet 5 maji qe vete Ahmeti ka kembengulur ta shpalle si dite te deshmoreve te UCK, nje gje eshte e sigurte: Fjalori i tij ka ndryshuar ndjeshem.

Ndersa aty ku ende nuk jane rregulluar shtepite vazhdojne te ngrihen lapidare, ndersa kudo vazhdojne ceremonite dhe rreziku i teprimit me to, ai thote: "Une mendoj qe e ulim figuren e deshmoreve nese ne per cdo dite ose cdo date bejme perkujtime per ta". Nese dikush e pyet per privilegjet qe kane sot ish bashkeluftetaret e tij, ai ia kthen: "Une mendoj se pjesa dermuese e ushtareve te UCK-se, nuk kane hyre per benefice, por per nje qellim shume te larte, per lirine e popullit te vet".

Nese dikush i permend punesimin e anetareve te partise se tij, ai i pergjigjet: "Nuk mund te kete zgjidhje ideale permes punesimeve ne polici, administrate e ushtri. E shumta aty mund te rregullohen pese mije vete. Sfida jone eshte qe te krijojme nje situate interesante per investitoret". Nje politikan i mirfillte? Ende ndoshta jo. Megjitheate nje njeri i bindur per

rrugen qe ka nisur. Dhe per sfiden e tij te madhe, zbatimin e Mareveshjes se Ohrit. Pas 24 javesh qeverisjeje te Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti flet per situaten e re te krijuar ne Maqedoni. Per maredheniet me forcat e tjera shqiptare. Dhe per bindjen e tij se asgje nuk ka ndryshuar mes partive politike shqiptare...

"Une nuk mendoj se jane ashpersuar marredheniet dhe raportet mes partive politike shqiptare. Se paku po flas per raportet e tyre me BDI-ne. Per relatatet ndermjet te tjereve, nuk kam njohuri, por duket se ato parti nuk kane arritur te merren vesh mire me njera tjetren. Ndersa ne kemi ruajtur maredhenie korrekte madje edhe me me PDSH-ne. 

Edhe pas moratoriumit?

Une jam shume i hapur, flas per te gjitha problemet. Nuk jam pajtuar me moratoriumin, nuk jam pajtuar me shpalljen si te vdekur te Marreveshjes Kornize te Ohrit. Ajo ka marre kete emertim vetem sepse eshte mbajtur ne kete qytet, por pikesepari ajo ka karakter nderkombetar. Mund te mbahej edhe ne Dejton, ne Rambuje, ne Uashington. Ne parim, pas kesaj marreveshjeje, qendrojne SHBA-te, BE dhe NATO. Po te shpallet e vdekur Marreveshja e Ohrit, atehere kjo do te thote se ne kemi shpallur te vdekur SHBA, BE dhe NATO-n. 

Dakord por per ngadalesine e realizimit te saj ka mosmareveshje...

Po eshte vetem ceshtje kohe. A do te kryhet ne afatin qe kerkojne dhe qe presin te gjithe qytetaret e Maqedonise? Per kete jam optimist dhe me shume se optimist. Ajo do te vihet ne jete

sepse mbeshtetet fuqimisht nga qendrat nderkombetare te vendosjes, qe i numerova me lart. 

Kur?

Marrveshja e Ohrit pike per pike do te jete e realizuar me daten 20 shkurt te vitit 2004, atehere kur skadon afati. Mbase edhe tre muaj pas 20 shkurtit, por si e tille ajo ne teresi do te materialzohet brenda kohes se caktuar.

Po pavaresisht nga kjo qe thoni, ju nuk arritet ta bindni z.Xhaferi qe te heqe dore nga moratoriumi, ndonese kjo rrezikonte te dobesonte poziten e shqiptareve?

Une takimin qe pata kam dashur ta shfrytezoj per te degjuar drejtpersedrejti mendimet e zotrinjeve Xhaferi e Thaci. Dhe une pikpamjet e mia i kam shprehur po aty. Se pari ate qe une kerkoj

nje opozite te forte, pasi nuk eshte ne dobi te shqiptareve qe PDSH-ja te ngrije veprimtarine, te shpalle moratoriumin. Kjo njeheresh nuk eshte ne te mire te situates, qe te vihet ne pikpyetje nje Marreveshje historike sic eshte Marreveshja e Ohrit, aq me teper qe jemi ne periudhen e pasluftes. Kete qendrim te PDSH-se mund ta shfrytezojne forca te cilat nuk punojne ne favorin e shqiptareve dhe t'i lene pergjegjesine Partise Demokratike Shqiptare. 

Pra ju mendoni se moratoriumi i PDSH-se, ne koincidence me njoftimet e Lubco Gjeorgjievskit, mund te cojne drejt keqesimit te gjendjes, ndoshta jo njesoj si me 2001-shin, por afersisht?

Pikerisht kete analize kemi bere. PDSH mendon qe mareveshja nuk po perparon me hapat e duhur. E di kete. Cdo veprim politik eshte i veshtire te vihet ne jete. Une jam i vetedijshem dhe ballafaqohem cdo cast me keto probleme, por kjo nuk do te thote se nuk do te jetesohet Marreveshja e Ohrit. 

Ju jeni ne Qeveri, prej 6 muajsh. Si e vleresoni efikasitetin e punes se kabinetit ku merr pjese edhe BDI?

Hapa mjaft poztiv jane bere ne perfaqesimin e drejte te shqiptareve ne polici, ne shendetesi...Veshtiresi kemi ne perfaqesimin e drejte te shqiptareve ne aparatin shteteror, per shkak te disa kushteve te Fondit Monetar Nderkombetar, por edhe ketu jemi duke biseduar se si mund te kapercehet situata. Pasi ne me ministra dhe zevendesministra perfaqesohemi ne kater ministri, ndersa ne gjashte te tjera ende jo.

Po cilat jane pikat me problematike, ku ngadalesohet procesi?

Ju jeni gazetare dhe perpiqeni te nxirrni dicka, mirepo nuk ka probleme te pazgjidhura, debatet brenda Qeverise dhe brenda koalicionit jane shume te hapura dhe nuk ka asnje pike qe mund te na shqetesoje aktualisht. Nga ana tjeter, ne nuk mund te behemi si femije dhe gjithe diskutimet qe behen t'i nxjerrim ne opinion per te rritur shitjen e gazetave.

Vertet nuk i frikesoheni gjendjes qe mund te krijohet, kur krahasohet efikasiteti i BDI-se me efikasitetin e PPD-se ne kohen e qeverive te Cervenkovski, ose me efikasitetin e PDSH-se ne kohen e Gjeorgjievskit. Gjithe kjo situate coi tek lufta...

Ne kemi nje mision te zbatojme Mareveshjen e Ohrit dhe kushtetuten qe buron prej saj ne afatet e caktuara.

Ne nuk jemi njerez te fjaleve, por te punes. Une, si udheheqes i Bashkimit Demokratik per Integrim, jam i ndergjegjshem dhe e them me pergjegjesi qe shqiptaret ne Maqedoni nuk do te zhgenjehen. Une pres qe ne zgjedhjet e ardhshme te dal balle per balle e sy me sy dhe te mos me dridhet qerpiku perpara elektoratit per suksesin dhe rezultatet qe do te arrijme brenda qevrisjes se ketyre kater viteve me Maqedonine. Une nuk njoh mossuksese, njoh vetem fitore.

Para zgjedhjeve, kur krahasonit pjesemarrjen e shqiptareve ne qeverite e meparshme, keni thene se per negociatat me partneret social demokrate do te kene afate. Sa po realizohen ato?

Deri me 20 maj duhet te jete perfunduar gjithe pjesa e cila eshte percaktuar edhe me Marreveshjen e Ohrit, por edhe me Marreveshjen politike te koalicionit. 

Deri me 20 maj presim te perfundoje dhenia e te gjitha dokumenteve personale - pasaporta, leternjoftime, patenta, libreza makinash, por edhe te behet fillimi i dhenies se te gjitha dokumenteve ne dy gjuhe qe do te perdoren ne administrate.

Po ne kete date, duhet te jene te perfunduara te gjitha ndarjet e vendeve drejtuese neper ministri ne ndermarjet publike e ne sektore te ndryshem te qeverisjes.

Po ashtu brenda ketij afati pritet te hapet edhe kufiri i Tanushes, i asaj zone ku filloi lufta e qe tani duhet te rivitalizohet dhe rindertohet.

Si e shpjegoni faktin se negociatat mes jush dhe LSDM-se filluan 45 dite para formimit te Qeverise dhe po vazhdojne ende?

Populli thote "ec rruges me te gjate e mos i bjer kah e shkurta se s'do te mebrrijsh asnjehere". Te ne negociatat vertete zgjaten, por interesi kryesor eshte te arrijme ne afatin e caktuar tek qellimi qe deshirojme.

Kerkesa per legalzim te Universitetit te Tetoves ka qene vazhdimisht synim i partive shqiptare. PPD nenshkroi aktin per themelim e UT-se, PDSH e rriti peshen e saj politike ne baze te kerkesave per zyrtarizim. Edhe ju jeni zotuar per zyrtarizimin e UT-se...

Vullnet politik ka te te gjitha palet brenda koalicionit. Ky vullnet duhet te materializohet, kjo na takon gjithe neve bashke si koalicion, qe te mos mbetet vetem vullnet, por edhe te jetesohet. Por vullnet mbi vullnetet eshte vullneti i qytetareve shqiptare qe te kene arsim siperor ne gjuhen amtare. 

Po a jane hedhur hapa konkrete?

Tani eshte krijuar nje Komision, nje grup pune i perbere prej profesoresh dhe ekspertesh te Universitetit te Tetoves, te cilet do te pergatisin, ne mos e kane pergatitur deri me tani, projektin per legalizim te UT-se qe do t'i ofrohet Qeverise. Qeveria do te diskutoje dhe une pres qe ky problem te zgjidhet ne favor te vullnetit te qytetareve shqiptare ne Maqedoni. Per kete kemi edhe mbeshtetjen nderkombetare, si nga SHBA, si nga BE, si dhe nga shoqata joqeveritare qe jane te interesuara te na ndihmojne.

Keni per kete edhe OK-jin e partnerit ne koalicion?

Une thash se vullneti ekziston.

A ka perparim ne marredheniet e Maqedonise me Kosoven ?

Po ka dukshem perparim. Qendrimi zyrtar ka ndryshuar. Kryeministri dhe presidenti i vendit, tani deklarojne se

"Maqedonine nuk e pengon cdo zgjidhje e statusit perfundimtar te Kosoves. As pavaresia, pasi ne na intereson Kosova stabel dhe me prosperitet ekonomik". Kjo eshte nje arritje e madhe ne drejtim e politikes ne Maqedoni dhe nuk do shume mend per te kuptuar

se ky eshte edhe kontributi i BDI-se. Njera nga temat brenda bisedimeve dhe kontakteve qe kemi pasur me z.Cervenkovski dhe me z.Trajkovski ka qene dhe ajo se duhet te hiqet kompleksi se pavaresia e Kosoves e rrezikon Maqedonine, sepse neve nuk na vjen kurrefare rreziku nga cfaredo statusi qe t'i percaktohet, qofte dhe pavaresia e Kosoves. 

Po me Shqiperine?

Edhe me Shqiperine jane bere mjaft hapa pozitive. Kerkush nuk e ka meduar para njezet vjeteve se ne vitin 2003, pas perfundimit te nje lufte mes dy komuniteteve me te medha, do te vijne ushtare shqiptare ne Krivollak dhe do te behen stervitje te perbashketa ushtarake mes forcave te ushtrise se Shqiperise dhe ushtrise se Maqedonise.


Deshmnoret kane pase nje qellim per te cilin kane rene dhe qellim i tyre ka qene liria, drejtesia e barazia. Perse te mos kujtohen ne nje dite te vetme keta deshmore?

RUSI / Bedri SADIKU

Lobi: Zoteri Ahmeti, kemi pershtypjen se gjithe keto kremtime qe po ndodhin tani, dy vjet pas luftes, si ne Sllup?an, ne Sellce e neper vendbanimet e tjera, e kishin vendin ne kohen menjehere pas luftes.

AHMETI: Ketu, si duket, nuk keni njohuri te mjaftueshme per keto ?eshtje. Menjehere pas luftes ka pase manifestime ne gjithe fshatrat shqiptare. Per nje muaj jane mbajtur me dhjeta perkujtime, mitingje e manifestime me kenge e valle. Por, ne duhet te krijojme nje rend te cilin e kane shtetet e perparuara e demokratike. Ne pas luftes kemi nxjerre nje vendim qe per deshmoret te percaktohet nje date dhe ajo date te jete dita e 5 Majit, kur do te shkohej ne familjet e deshmoreve, te vizitohen ato. Ajo dite te mos shpallet dite e koncerteve, e kengeve dhe valleve, te jete ajo dite - dite perkujtimi e perkushtimi, dite vizitash per t'ua zbutur dhimbjet familjareve. Te afermit e tyre nuk mund t'ua kthejme ne, por se paku ate dite t'i perkujtojme ata ne menyre te organizuar. Une nuk pajtohem me mbajtjn e tubimeve lokale qe shnderrohen ne koncerte. Nuk pajtojem as me thenien se shqiptari dhimbjen gjithmone e ka kthyer ne kenge. Shikoni, njeriu duhet te niset nga vetvetja. Familjaret kane humbur femijen e tyre, ajo nene ka humbur djalin tetembedhjetevjecar dhe nuk mund ajo vajin ta shnderroje ne kenge! Keto jane gjera te mitologjise. (shte fakt se ajo s'ka c'te bene. Nenat dhe prindet e deshmoreve na japin force neve, por per mua eshte e paaresyeshme menyra si eshte vepruar dhe si veprohet, qe ne ?do fshat e ne ?do lokalitet mbahen manifestime e perkujtime.

Lobi:Por euforia e ketyre kremtimeve te perditshme ndodhi mu keto dite?

AHMETI: Po, pikerisht per shkak te kesaj euforie ne dhe kemi ndermarre keto hapa dhe bejme thirrje tek te gjithe bashkeluftetaret tane, tek te gjithe atdhetaret qe t'u japin fund tubimeve te perditshme lokale, por te mbajne tubime perkujtuese qendrore.

Lobi: Po flasim pra konkretisht dhe po e marrim rastin e Sellces ku para do ditesh atje u vu gurthemeli dhe do te ndertoni nje monument perkujtimor, ndersa ne te njejten kohe aty ende ka shtepi te rrenuara nga lufta e te pandertuara, ka familje me me shume se njezet anetare qe jetojne brenda disa metrave katrore.

AHMETI: Ne kemi ndertuar Varrezat e Deshmoreve ne Sllup?an , ato jane shume modeste e edhe investimi eshte shume modest.

AHMETI: Kjo ?eshtje me teper eshte politizuar..Tashti, edhe ne nje familje, ku jane te gjithe te nje gjaku, ka pakenaqesi, por kjo ?eshtje eshte politizuar tejmase edhe nga njerez e qarqe te cileve u konvenon qe te perhapet nje defetizem e nje mosbesim te ish-ushtaret e U(K-se. Ne perpjekje kemi bere, me prioritet eshte qe trajtim te kene te gjithe ata njerez te cilet ndihmuan dhe sakrifikuan dhe ne baze te mundesive ai trajtim te behet permes institucioneve te ndryshme.

Kem biseduar edhe me organizatat joqeveritare, si IOM-i, qe te organizohen kurse e trajnime te ndryshme te ketyre njerezve, pjesa me e madhe e te cileve jane me shkolle tetevje?are, me ?ka mund te aftesohen qe te punojne, te punojne ne administrate dhe ne pune te ndryshme brenda shoqerise tone. 

Lobi:(shte e vertete se luftetaret nuk hyne ne lufte qe te sigurojne vetveten dhe te perfitojne per veten e tyre, por jeta vazhdon dhe ata jane problem i shoqerise, ndersa me kete nderlidhet edhe problemi i veteraneve, i shoqatave te ish-luftetareve te U(K-se. Ishin disa mjete nga nderkombetaret qe do te mund te shfrytezoheshin, por u krijuan me shume subjekte, me shume shoqata te ish- luftetareve me ambicie te shumta... 

Nese ne nuk orientohemi drejt se si ne kete vend te hapim fronte e vende te reja te punes, ne qofte se ne nuk krijojme nje situate qe te kene interesim investitoret, ne radhe te pare vendas ketu, se kemi nje diaspore te fuqishme qe ka grumbulluar kapitalet e veta ne te gjitha shtetet ne perendim dhe atyre t'u bejme ftese e t'u garantojme se kapitali i tyre nuk shkon kot, se vijne ne vendin e vet, ate kapital, ate djerse ketu e orientojne dhe hapin vende te reja te punes, perspektive dhe fronte te reja qe gjithe kete rini ta angazhojme. Nese nuk behet kjo, ne do te kemi rritje te kriminalitetit, rritje te korrupcionit, do te kemi pakenaqesi te medha. 

Per mua problemi kombetar i shqiptareve te Maqedonise eshte i zgjidhur, sepse kete problem dhe kete situate e menaxhon komuniteti nderkombetar, e menaxhojne tre qendra nderkombetare qe vendosin - SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.