Fakte pėr korrupcion nė aeroport

     

Nje rasti ri korrupsioni ka nxjerre ne drite praktikat abusive te perdorura ne drejtimin e aeroporteve te vendit.

Nga Irfan Agushi ne Shkup

Drejtues te aeroporteve akuzohen se kane dhene bileta fals per njerez te tyre te afert dhe se kane punesuar nje numer me te madhe njerezish se sa eshte e nevojeshme. Keto akuza jane pjese e perpjekjes me te fundit te qeverise Maqedonase per te goditur korrupsionin. Kontrolli i shtetit ka njoftuar per nje sere shkeljesh nga ndermarrja shteterore e Sherbimeve te Aeroporteve, JPAU, e cila vitin e kaluar ka shenuar nje humbje prej dy milion euro. Per me teper, JPAU u ka borxh rreth gjashte milion euro bankave te huaja dhe vendase. "Ne perballemi me probleme serioze ekonomike per shkak te politikave te papergjegjeshme te drejtuesve te mepareshem. Nje prej kompanive me fitimprurese ne Maqedoni, tani del me humbje," ka thene per IWPR, drejtori i ri i JPAU, Fatmir Besimi.

Besimi eshte anetar i Bashkimit Demokratik per Integrim, BDI, partnerja Shqiptare ne koalicionin qeveritar i cili ka ardhur ne pushtet ne Shtator pas fitores ndaj ish kolaicionit qeveritar te drejtuar nga VMRO-DPMNE. Qe prej ardhjes ne pushtet, qeveria e re ka nisur nje fushate te fuqishme anti korrupsion, i cili sipas saj, eshte kultivuar ne sherbimin publik qe prej vitit 1998, pas ardhjes ne pushtet te VMRO-DPMNE.

Zyra e prokurorit te pergjitheshem nuk ka pranuar te komentoje deri me tani por burime te IWPR-se thone se ngritja e akuzave ndaj ish drejtuesve te JPAU eshte vetem ceshtje ditesh.

JPAU kontrollon dy aeroportet nderkombetare te vendit, njeri ne Shkup dhe tjetri ne Oher. Deri me 20 Nentor 2002, kjo ndermarrje eshte drejtuar nga Ernad Fejzullahu, nje anetar i udheheqjes se larte te Partise Demokratike te Shqiptareve, PDSH, e cila ka pasur nje rol ne koalicionin e kaluarqeveritar.

Pas shqetesimeve financiare, problemi me i madh me te cilin perballet JPAU eshte ai i pasjes se nje numri teper te madh punonjesish. Nje ndermarrje e cila ne vitin 1997 ka pasur 470 punonjes tani ka 873 - pjesa me e madhe e te punesuarve te rinj jane Shqiptare etnik.

Disa prej ketyre vendeve te punes kane qene krejtesisht fiktive, dhe pagat u jane dhene njerezve te cilet nuk kane punuar asnje dite ne kete kompani. Drejtori i ri ka thene se dokumentacioni ka qene ne nje gjendje teper te rremujeshme, dhe se ai nuk e dinte ende se sa raste te tilla mund te kete. Ne nje studim te bilancit te JPAU per vitin 2000, kontrolli i shtetit ka zbuluar se Fejzullahu u ka dhene bileta avioni njerezve te cilet nuk kishte te drejte; duke sponsorizuar ne menyre te jashte ligjeshme aktivitete sportive, kulturore dhe aktivitete te tjera me nje shume prej 7.4 miliard denar (120,000 euro); dhe se ka lejuar shpenzimin e rreth 6.1 miliard denareve nga llogaria e kompanise.

Punonjesit e JPAU nuk kane marre pagat e tyre prej dy muajsh per shkak se llogarite e kompanise jane te bllokuara. Fejzullahu i ka kundershtuar akuzat dhe ka mbrojtur politiken e tij te punesimit, duke thene se ajo eshte bere per te shtuar numrin e Shqiptareve etnik te cilet nuk kishin nje perfaqesim te duhur ne kete kompani. Ai ka thene se kur ka filluar ai pune, ne kompani kane punuar vetem kater Shqiptare ndersa kur eshte larguar ai, ka lene 170. Ish drejtori ka fajesuar per gjendjen financiare te kompanise humbjet e shkaktuara nga konflikti i vitit 2001. "Pasagjeret Shqiptare jane munduar te shmangnin fluturimet nga Maqedonia dhe kane preferuar te fluturojne nga Tirana ose nga Prishtina," ka thene ai.

Fejzullahu ka theksuar se numri i punonjesve Shqiptare ne JPAU eshte ende me i vogel se ai qe eshte kerkuar ne baze te marreveshjes se Ohrit e cila i ka dhene fund luftimeve.

Disa analiste jane te rezervuar per te shprehur nje gjykim per kete ceshtje, duke kerkuar nje kontroll financiar te pavarur per te zbuluar te verteten e akuzave te cilat po shkembehen ndermjet drejtuesve te vjeter dhe te rinj.

Asim Beqiri, nje analist i ceshtjeve ekonomike per gazeten Global, e cila botohet ne gjuhen Maqedonase dhe Shqipe, eshte shprehur se momentalisht eshte e veshtire te thuhet me saktesi se cfare ka ndodhur ne kete kompani. "Si drejtuesit e vjeter, ashtu edhe ata te rinj jane caktuar ne keto poste me shtytje politike, keshtu qe eshte e natyrshme qe vleresimet e tyre te permbajne ngjyrime partiake," ka thene Beqiri. "Per kete ceshtje nevojitet nje kontroll i hollesishem financiar nga nje institucion i pavarur".

Irfan Agushi eshte nje gazetar i gazetes se perditeshme ne gjuhen Shqipe,Fakti.