|
Tragjiket e Evropes dhe politikanet shqiptar |
|
Ne fjalorin e gjuhes shqipe, termi ose nocioni “tragjik” e ka domethenjen ,vec te tjerave, “qe te trondit; i rende e trondites. Ngjarje (gjendje) tragjike.” Ky term karakterizohet me dramat tragjike greke te shkruara para 2-mij vjet, por qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te bej nje analize dramatike. Qellimi esht nese nocioni “tragjik” mund ta karakterizoj gjendjen tone kombetare, ose thene ndryshe, a mund te thuhet se shqiptaret jan popull tragjik i Evropes? Dhe nese po, perse dhe si kemi ardhur deri ne kete gjendje qe te quhemi tragjik? Mbasiqe vete nocioni lidhet me te kaluaren edhe ne jemi te detyruar tja fillojme prej te kaluares per ta kuptuar tezen ne fjale. Ne kontekstin tone fillojme me disa ngjarje historike te se kaluares se larget dhe te afert. Se pari te shofim se si kemi vepruar ndaj njeri tjetrit d m th marredheniet ndershqiptare. “Shqiperia ka shume armiq, por armiqte kryesor te saj jane vete shqiptaret”- (Faik Konica) Prej shpalljes te pavaresis se Shqiperise e deri para luftes se pare boterore politika shqiptare dallohet per mospajtime, percarje dhe etiketime ndaj njeri tjetrit. Tradhetare u shpallen Ismail Qemali njeri nder udheheqesit kryesor per pavarsine kombetare, Luigj Gurakuci, Hasan Prishtina etj. Kjo ndodhi ne momentin kyc te shtetit kombetare. Kyc per shkak se shteti kombetare shqiptar perballej me shum probleme te mbrendshme dhe te jashtme. Problemet te mbrendshme ishin te karakterit social, ekonomik, te krijimit te identitetit shteteror dhe, qe eshte edhe me tragjikja, mbetja e me teper se gjysma e truallit shqiptar jasht shtetit ame. Natyrisht kjo ishte traume me te vertete kombetare. Problemet e jashtme, qe vazhdojn edhe sot, ishin te karakterit te trysnise se vazhdueshme te fqinjeve ndaj Shqiperise. Serbet, Malazezet dhe Greket mezi prisnin qastin kur ti hedheshin Shqiperise per ta zhdukur dhe zhbere si shtet dhe komb. Perballja e kombit dhe shtetit me keso lloj kercenimesh per zhdukje nuk ua mbushi mendjen politikajve shqiptare per marreveshje me njeri tjetrin. Perkundrazi urrejtja u thellua ne ac shkalle sa qe ne Shqiperi si udheheqes te shqiptareve u vendos princ Vidi, njolla me e zeze ne historine kombetare shqiptare qe do te perseritet por ne forma te tjera sic do te shifet me poshte. I njejti trend d m th mosmarreveshjet mes shqiptareve vazhduan edhe pas luftes se pare boterore me permasa edhe me tragjike. Ku ne kete kohe nga Ahmet Zogu u vrane dhe u asgjesuan politikisht Fan Noli, Luigj Gurakuci, Bajram Curri, Hasan Prishtina etj. D m th Zogu i vrau dhe asgjesoi politikanet dhe patriotet me te dalluar te kombit, si rezultat i mosmarreveshjes, percarjes dhe urejtjes ndaj njeri tjetrit. Keto dy shembuj tregojn se si jane sjellur politikanet shqipetare ndaj njeri tjetrit ne kohen e para luftes se dyte boterore. Edhe mbas luftes se dyte boterore sjellja e politikajve shqiptar nuk ndryshon perkundrazi vazhdon i njejti mentalitet. Se pari vritet Nako Spiro dhe njerez te tjere te dalluar nga LNC si Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu etj nga Partia e Punes me pretekst per veprimtari antikombetare dhe antiideologjike qe ishte mekati edhe me i madh. Me e lakmueshme nuk ishte sjellja e politikajve shqiptar nen ish- Jugosllavine. Vecse sjellja e tyre do te dale sheshit mbas demostratave te 1981- shit. Kujto p. sh. Fadil Hoxha thoshte se u ka ngritur plehuri i Kosoves dhe kerkon republik ! e me pastaj do te eliminohen politikisht dhe intelektualisht pjesa me morale dhe me e pa komprementuara shqiptare p. sh. Ukshin Hoti, Rexhep Qosja e shume te tjere. E ne anen tjeter ishin Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Rahman Morina. Edhepse gjenocidi sllav ndaj shqiptareve ishte me permasa maramendese nuk kishte bashkerenditje veprimi te politikajve shqiptare. Sjellja politike shqiptare sic duket e karakterizon mosmarreveshja, percarja, etiketimet negative si tradhetare, pro-serb, grek, sllav, shkurtimishte thene politikanet shqiptare nuk kan dhe as qe jane munduar te gjejn gjuhe te perbashket mendimi dhe veprimi perballe armiqve te kombit. Sic duket deri me 1990 ( kur fillojn ndryshimet e medha ne bote me kolapsin e ideologjise komuniste) elita politike shqiptare eshte marre me shume me vetvehten si menyre per ta ruajtur pushtetin e vet se sa te punohet per gjendjen madhore-tragjike te kombit shqiptar i ndare ne disa shtete. Tashti te shofim nese e njejta forme e sjelljes i karakterizon politikajt shqiptare me ardhjen e pluralizmit partiak tek shqiptaret. “Mund te genjesh nje pjese te popullit per ca kohe. Mund te genjesh tere popullin per ca kohe, por nuk mund te genjesh kurre tere popullin, per tere kohen”- (Abraham Linkoln) Derisa Kosova pergjakej per ruajtjen e autonomise politike ne fund te 1989-tes dhe fillim te 1990-tes, Shqiperia pergatitej per pluralizem politik. Dhe kjo u be pa gjakderdhje dhe Kosova filloj gradualisht te pazivizohet nga LDK-ja. Nje ngjarje tjeter qe tronditi opinionin shqiptar ishte emigrimi i Ismail Kadarese ne France pikerisht kur demokracia dhe pluralizmi politik u be forme e udheheqjes se Shqiperise. Ky emigrim mund te shifet ne shum aspekte te kjo ngjarje ose me mire te thuhet ne kete simbolike do te kthehemi me vone. Te shofim me pare se si filloj kjo epok e re nder shqiptaret ne Ballkan. Ne fillim kishte njefare bashkimi mes shqiptar ne Kosove dhe Shqiperi. Ne Kosove ky bashkim u be ne kuader te LDK-se ku kryetar u zgjodh Ibrahim Rugova. Edhe ky bashkim shum shpejt do te shifet se nuk ishte i mirefillt dhe se kerkesat politike nuk ishin mire te kordinuara. Ferkimimet do te shifen sidomos mes Rexhep Qosjes dhe Rugoves e klanit te tij. Derisa Rugova kerkonte republik te shtate ne Jugosllavi, Qosja kerkonte shtet te pavarur mbasiqe ai e kuptonte se Jugosllavia ishte ne prag te shkaterimit. Rugova me vone do te kerkoj pavarsi kurse Qosja duke e pare ekspansionin serb ne Kroaci e me vone Bosnje kerkonte bashkim kombetar me Shqiperine. Ne ket menyre filloj njefar opozite ndaj politikes se Rugoves dhe LDK-se. Mbasiqe pluralizmi jo qe e respekton por edhe e inkurajon opoziten kjo gje nuk ndodhi ne Kosove. Edhe kesaj here filluan me etiketime p. sh. te gjith ata qe nuk ishin me politiken e LDK-se ishin enverist, staliniste-marksiste, nacionalist, ekstremist. Ne kete fushate e pesuan veprimtaret dhe intelektualet me te ndergjegjshem shqiptar, Qosja, ish te burgosurit politik, Ukshin Hoti e me vone studentet e Univesitetit te Prishtines, thjesht te gjith ata qe kishin dhe ishin te gatshem te vepronin dhe sakrifonin per lirine e Kosoves. Pothuajse identike ishte gjendja ne Shqiperi e sidomos mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste. Disa qeveri u nderruan per shkak te mosmarreveshjes mes tyre deri ne zgjedhjet e 1992-tes kur PD e fitoj besimin e elektoratit shqiptar. Ferkimet partiake dhe ideologjike do te intensifikohen mbas zgjedhjeve dhe avantura e etiketimeve do te behet edhe me e dukshme. Etiketimet ishin marksist-leninist, enverist, pro-grek, pro-serb . Derisa me vone do te burgoset Fatos Nano dhe Shqiperia filloj te shifet si nje vend diktatorial sic treguan zgjedhjet me 1996 me vjedhje votash, maltretimesh pushtetore, policore. E gjithe kjo sjellje maramendese e politikajve shpien deri te revolta popullore me 1997-te ne Shqiperi kur shteti nuk funksionoj disa dit. Edhe nje here perseritet historia e princit austriak Vidi. Vetem se kete here do te jete ish kancelari austriak Vranicki i cili do ti pajtoj shqiptaret. Nen trysnin e kryengritesve dhe komunitetit nderkombetar Sali Berisha do ta pranoj formimin e qeveris se Pajtimit Kombetar deri ne zgjedhjet e ardhshme. Vec ketyre sjelljeve vlen te theksohet edhe nje fakt tjeter se qeveria e Berishes nder te paret e pranuan Maqedonine si shtet d m th e pranoj coptimin e trojeve shqiptare edhe me teper. Mos valle Ismail Kadareja e parashikoj kohen e ardhshme qysh me 1990-te? Sic duket po. Derisa Shqiperia pergaditej per zgjedhje ne Kosove filluan hapur aktivitetet clirimtare te UCK-se. Luftetaret e liris me vone do te etiketohen si “dora e fshehte e Serbis” dhe pikerisht nga Ibrahim Rugova. Kjo fraze mund te shifet si paralajmerim ndaj clirimtareve se si keta do te shifen nga Rugova dhe keshtu me te vertet u be: Rugova kurre nuk do ti falenderoj clirimtaret per guximin, trimerine dhe pjekurine politike te treguar nga ish-shtabi i Pergjithshem i UCK-se. Rugova kurre nuk do ti perkulej varrit te Jasharajve keta te shnderruar ne njerez MBI NJEREZ, sic do ti quaj Rexhep Qosja. Kjo sjellje e tij do te mbetet edhe sot e kesaj dite, pa marre parasysh se ndoshta me krijimin e qeveris se Luftes ose te shpetimit Kombetare ndoshta mund te shmangej ardhja e UNMIK-ut ne Kosove. Keshtu percarja vazhdoj dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Sic pame ne pika te shkurtra edhe me ardhjen e pluralizmit politik nder shqiptaret vazhduan mosmarreveshjet, percarjet dhe etiketimet. Keto dukuri negative cuan, sic e pame dhe e dime, deri ne revolten popullore ne Shqiperi kunder diktatures Berishiane dhe revolta e atdhetareve kunder Serbise ne njeren ane dhe politikes poshteruese te Rugoves ne anen tjeter. Cfar treguan keto fakte? Treguan se ne castet me vendimtare historike shqiptaret u gjenden te percare. Se rastet historike ose castet historike nuk perseriten dhe nuk vijne sa here te duam ne. Ajo vjen dhe esht e jona te shfrytezohet deri ne maksimum. U deshte te kalonin perafersisht 80- vjet qe shkaterrimi , i ac pritur per ne, i ish-Jugosllavise te behet realitet. Por, ku ishim ne ne kete moment historik? do te pyesin gjeneratat e ardhshem. Tashti do te shofim se si e kan trajtuar fuqite e medha kombin shqiptare. “ Nuk ekziston komb shqiptar dhe Shqiperia eshte nje shprehje gjeografike”- ( Theksonte Bizmarku ne takimin me Abdyl Frasherin ne vitin 1871) Ky mendim i Bizmarkut, natyrisht, nuk mund dhe nuk eshte e vertete sot. Por ishte e vertete ne kohen e Rilindjes Kombetare kur beheshin perpjekjet per te krijuar shtetin shqiptar. Dy fakte mund te shifen nga kjo thenje e Bizmarkut: 1) se shqiptaret nuk ishin aq te njohur si komb ne bote d m th jo ne ate shkalle qe duhet te ishin se kjo mvarej shum nga puna e shqiptareve per ta bere te njohur problemin kombetar ose propaganda shqiptare ka qen dhe ishte e varfer 2) nese bazohemi nga Iliria e antikes, luftrat e Skenderbeut dhe Ali Pashe Tepelenes kunder perandorise otomane dhe nga librat e udhepershkruesve evropian mund te konkludohet se shqiptaret ka qen e pamundur te mos ishin te njohur, por ketu kemi te bejme me faktin se si nje nga superfuqite (edhe fuqite e tjera kishin te njejtin mendim) e shikonin dhe e trajtonin kombin shqiptar ne politiken e tyre vendimmarrese. E kjo do te shifet me 1878, 1912-1913, 1919- 1920, konferenca e Jaltes ne prag te mbarimit te luftes se dyte boterore dhe Londer me 1992. Ne te gjitha keto konferenca, vec asaj ne Londer me 1912-13 ku pjeserisht u pranua pavaresia e kombit shqiptar por me teper se gjysma e trojeve shqiptare mbeten jasht memedheut, vendimet do te jene ne kundershti te etnikumit shqiptar. Sic shifet fuqite e medha evropiane nuk e kan perfille kombin shqiptar dhe kjo nenkupton se shqiptaret nuk kane pasur aleate te cendrueshem. Aleancat e krijuara kane qene te perkohshme ta shofim shkurtimisht historine ne kete pike. Shqiptaret ne krye me Skenderbeun ishin te vetmit ne shekullin e 14-te qe e mposhten perhohesisht perandorine osmane. Dhe keshtu filloj aleanca mes Skenderbeut dhe Venedikun kur kjo e fundit i ndihmonte Skenderbeut me mallra dhe ushqime. Me vone kjo u be armikja me e madhe e Skenderbeut dhe esht fakt qe keta luftuan mes vete per nje kohe te shkurter. Me shekullin 17-te Ali Pashe Tepelena lidhi maredhenje te mira me Francen por shum shpejt edhe kjo alence mori fund duke luftuar me njeri tjetrin ku Aliu doli fitimtar. Edhe Ahmed Zogu ishte ne aleance me Italianet e me vone keta te fundit e permbysen nga pushteti duke e okupuar Shqiperine. Partia e Punes ne fillim aleance me jugosllavet e me vone u bene armiq te perbetuar te shqiptareve. E njejta gje edhe me Bashkimin Sovjetik e me vone armiqe shkuar armiku. Edhe kinezet e larget per nje kohe ishin aleate te medhenj e shum shpejt u shendruan ne armiq te perbetuar. Kjo dukuri vazhdoi edhe ne kohen e pluralizmit politik. Ne fillim aleat e me pastaj armiq p sh maredheniet me Italine, Greqine, Turqine, Malin e Zi dhe Maqedonine. Sic shifet per politikanet dhe udheheqesit shqipare ka vetem dy alternativa: ose aleate ose armik. Mes aleatit e armikut nuk ka mundesi te krijohet ndonje miqesi, ose vlla e shkuar vllau ose armik shkuar armiku. Kjo eshte njera ama jo vendimtarja e shkaqes pse kombi shqiptar esht ne ket gjendje sic e ka sot. Pse mund te thuhet se shqiptaret jan popull tragjik Dihet historikisht se shqiptaret sa here qe kane qene te bashkuar ju kan bere balle armiqve me te medhenje te kohes. Kujto: Skenderbeu i bashkoi shqiptaret ne lufte kunder perandorise osmane qe ishte superfuqia e kohes dhe vazhdimisht korte suksese ne lufte (suksesi mbaroj kur ai vdiq dhe shqiptaret u percane), Ali Pashe Tepelena i mposhti si turqit ashtu edhe francezet qe ishin fuqite e kohes , krahu ushtarak i Lidhjes Shqiptare te Prizerenit ariti ta cliroj nje pjese te mir te Shqiperis (pershkak te jobashkimit absolut te shqiptareve nuk korri rezultatin e deshiruar), poashtu forcat shqiptare i shpartalluan forcat italiane ne Vlore, Shqiperia i vetmi vend ne Evrope u clirua vete nga fashizmi italian dhe gjerman, dhe perfund edhe UCK-te do ta clironin gjysmen e Shqiperise etnike mbas bashkimit te te gjitha forcave politike dhe intelektuale. E kjo do te arrihej heret a vone: ket fakt historik e dinte SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Nato-ja dhe e gjithe bota prandaj u be edhe nderhyrja e tyre ne Kosove. Ky fakt mund te lidhet edhe me paralajmerimin e Jakup Krasniqit ne pranvere te 1998-tes se UCK-ja lufton per clirimin e trojeve shqiptare nen okupimin sllav dhe jo vetem per clirimin e Kosoves. A esht e cuditshme athere aktiviteti i diplomacise evropiane dhe amerikane kundrejt njohjes se UCK-se. Qe u ndermor dhe u kurorezua me nderhyrjen e forcave te Nato-s. Aspak! Vetem shkurte pamesit mund ta mohojn kete fakt. Diskutimi i jone deri tash tregoj dy dukurite , ku vecanerisht njera eshte me e theksueshme qe esht edhe me tragjikja se e dyta, negative tek udheheqesija shqiptare. E para, me tragjikja qe edhe i ka drejtuar gjerat drejt kesaj situate te sotshme eshte percarja mbrenda shqiptareve. Kjo dukuri shifet, por qe eshte edhe me tragjikja, mu ne castet me vendimtare te historise. Kjo nenkupton se shqiptaret vonohen ne rrjedhojat historike si rezultat i marrjes me vetveten e jo me armikun, harxhohet energjija mes vete e harrohet armiku i vertete. Derisa kroatet, boshnjaket, malazezet, maqedonet i krijuan shtetet e tyre kombetare dhe Serbija e krijoi edhe nje shtet me teritor sa Shqiperia ne Bosnje e Hercegovine, shqiptaret mirreshim me partite e tyre dhe etiketime ndaj njeri tjetrit si ne Kosove ashtu ne Shqiperi. Kjo paranoje paralizimi ne shkalle kombetare do te perfundoje me daljen e UCK-se ne skene kur me pas do te vazhdoje me UCMBP dhe UCK-ne ne Maqedoni. Kurse ne Shqiperi me revolten popullore me 1997 mer fund paralizimi. E dyta, esht se shqiptaret nuk kane pasur dhe sot e gjith diten nuk kane aleat te qendrueshem. Gjithmone kemi pasur aleat per momentin ama jo te qendrueshem. Njera prej shkaqeve esht se edhe ne kete pike elita shqiptare nuk esht e bashkuar. P sh nese PD e Berishes preferonte SHBA-ne dhe Turqine si aleate kryesor. Qendrim te kundert kishte PS e cila si aleate shikonte disa shtete evropiane dhe Greqine. Edhepse te gjithe jan dakort se aleatet duhet te jene nga perendimi ama sic dihet edhe ne shtetet perendimore ka ndasi ndermjet vete. Kjo shifet per shembull ne politiken perendimore ndaj Irakut. SHBA dhe Anglia kane qendrim radikal kurse BE me Francen dhe Gjermanine ne krye kane qendrim me te moderuar ndaj Irakut. E theksova kete fakt per te treguar se edhe ne perendim ka ndasi interesash d m th aleanca kerkon interesa politike dhe ekonomike e jo aleanca emocionale si vlla e shkuar vllau ose armiq shkuar armiku. Aleancat krijohen ne premisa te tjera sic theksova ne rend te pare politike dhe ekonomike e me pastaj vijojne interesat gjeo-strategjike. Ne pefundim a mund te thuhet se jemi popull dhe komb tragjik? Pa dyshim po. Ne jemi i vetmi komb ne Evrope i ndare ne pese shtete, aq sa ka shqiptare ne Ballkan po aq numer ka ne diaspore d m th afer 7 miljon ne Ballkan perafersisht 7 miljon jemi ne diaspore, Evropa me teper kujdeset per popuj te shtyper afrikane se per shqiptaret te shtyper nga Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, shqiptaret sot jane nje nder popujt me te varfer te Evropes, evropianet me teper i njofin disa fise afrikane se sa shqiptaret. Ose esht e kunderta Evropa i njef shqiptaret por nuk tregon hapur per njohjen. Po si te tregohet Evropa ndryshe kur shqiptaret nuk tregohen ndryshe. Pervec percarjes, etiketime ndaj njeri tjetrit dhe kurre te bashkuar jo. Kete fakt te hidhur e pame me larte. Ketu qendron tragjedia shqiptare d m th ne percarjen shqiptare. Nga ka ardhur ky fenomen pergjigjja kerkon nje analize me te gjere qe nuk ka vend ketu. Dhashte Zoti e ta shpikim ket demon i cili na ka kushtuar aq shum sa qe shqiptaria vajton. Ashtu u befte. F. Selmani- student ne universitetin e Lundit-Suedi.
|