Kėrkesa e shqiptarėve pėr ribashkim kombėtar ėshtė e drejtė 

    

KĖRKESA E SHQIPTARĖVE PĖR RIBASHKIM KOMBĖTAR E TERRITORIAL NĖ NJĖ SHTET TĖ VETĖM - SHQIPĖRINĖ ETNIKE ĖSHTĖ E DREJTĖ

  

Nė fillim, pak histori pėr disa politikanė aktual shqiptarė, tė cilėt, si duket e kanė harruar amanetin e Dėshmorėve, historinė kombėtare dhe tė drejtėn e natyrshme tė popullit nė emėr tė tė cilit flasin, pėr Ribashkimin e Atdheut, tė ndarė padrejtėsisht nė gjashtė pjesė nga tė huajt.

Populli shqiptar nuk ėshtė pjellė, as e Greqisė antike, as e Romės, as e sllavėve tė Stefan Dushanit, as e sulltanėve osmanė dhe as qė zbriti nga Marsi.

Populli shqiptar ka njė histori tė lavdishme dhe shumėshekullore nė Trojet e tij etnike, pėrplotė me luftėra me shpatė e penė dhe asnjėherė pushtuese ndaj popujve tjerė. Ai, si gjatė tė kaluarės sė tij shumėshekullore, ashtu dhe nė ditėt tona, diti tė ballafaqohet me sukses tė plotė, ndaj tė gjitha pėrpjekjeve dhe veprimeve grabitqare tė armiqėve tė shumtė, tė cilėt patėn pėr qėllim jo vetėm zaptimin e Trojeve tė tij etnike, por edhe pėr ta shfarosur atė si popull.

Ai luftoi me heroizėm shembullor, duke bėrė edhe sakrificat mė sublime, pėr tė mbijetuar dhe pėr tė rrojtur kompakt nė trojet e tij etnike. Megjithatė, Atdheu i shqiptarėve u copėzua me forcė nga Fuqitė e Vendosjes. Por, populli shqiptar nuk u gjunjėzua kurrė, si nė tė kaluarėn edhe para kėsaj fatkeqėsie tė tij kombėtare, ai vazhdoi me pėrpjekje tė nduarnduarshme pėr tė mbijetuar dhe pėr t’u ēliruar e ribashkuar nė Atdheun e tij. Pėr kėtė flasin shumė fakte tė pamohueshme historike.

Falė pėrpjekjeve shekullore tė popullit tonė pėr mbijetesė, populli ynė e ruajti pėrkatėsinė e tij origjinale kombėtare, si i vetmi pasardhės i drejtpėrdrejt i pellazgo-ilirėve. Sot, shqiptarėt etnik, prej mė tepėr se 8 milion, pėrbėjnė afėr 95% tė popullatės nė Trojet e tyre etnike, tė trashėguara brez pas brezi pėr shumė shekuj me rradhė. Armiqtė e tė gjitha ngjyrave, u pėrpoqėn nė vazhdimėsi pėr ta kontestuar kėtė realitet, por pėr fatkeqėsinė e tyre nuk arritėn ta kontestojnė nė tė kaluarėn, nuk po arrijnė sot dhe me siguri as nesėr.

Populli shqiptar ėshtė i vėndosur nė rrugėn e tij, drejt krijimit tė kushteve pėr tė shfrytėzuar tė drejtėn pėr tė vetėvendosur pėr tė ardhmen e tij. Ndėrsa, siē edhe dihet e ardhmja e tij e sigurt, mund tė arrihet vetėm pas ribashkimit kombėtar dhe teritorial. Kjo ėshtė e drejtė e garantuar me konventa ndėrkombėtare. Kjo ėshtė po ajo e drejtė tė cilėn e shfrytėzoi populli vietnamez, ai jemenas dhe ai gjerman, pėr t’u ribashkuar nė shtetet e tyre etnike. Shqiptarėt si komb i formuar dhe me njė stad tė lartė tė kulturės nė pėrgjithėsi, ashtu siē nuk kanė hequr dorė nė tė kaluarėn, nuk do tė heqin sot e as neser, nga pėrpjekjet e tyre pėr tė realizuar tė drejtėn qė tė jetojnė tė lirė dhe dinjitoz nė Atdheun e tyre tė ribashkuar. Pėr realizimin e kėsaj tė drejte tė natyrshme, ata sakrifikuan ēka u lypė prej tyre, do tė sakrifikojnė sot dhe po qe nevoja edhe neser. Kėtė tė drejtė, do ta shfrytėzojnė me siguri, jo vetėm shqiptarėt, por dhe koreanėt, kurdėt dhe popujt tjerė tė ndarė padrejtėsisht gjatė pazarllėqeve tė Fuqive tė Mėdha.

Si sillen disa politikanė shqiptarė, ata qė e konsiderojnė veten "luftėtarė tė mėdhenj" pėr zgjidhjen e drejtė dhe pėrfundimtare tė "ēėshtjes" kombėtare shqiptare?

Jemi dėshmitarė tė kohės se politikanėt aktual shqiptarė, pa dallim tė tė gjithė krahėve tė partive legale, sa herė flasin pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės Administrative, d.m.th. pa viset tjera tė ndara nga Shqipėria Londineze, ata aludojnė nė pavarėsinė e saj.

Kėta politikanė, gjatė prononcimeve tė tyre private e zyrtare, nuk hezitojnė tė shprehin bindjet e tyre, se Kosova (Administrative) ka hyrė nė rrugėn e pakthyeshme tė pavarėsisė dhe tė antarėsimit tė saj nė BE, OSBE, NATO dhe OKB. Kjo ēka e thonė kėta "luftėtarė tė zjarrtė" tė kauzės kombėtare, s’ėshtė gjė tjetėr pos njė pjesė e retorikės, tė cilėn e kanė mėsuar pėrmendėsh nėpėr "party" tė organizuara nga instruktorėt e tyre tė jashtėm, tė cilėt para popullit i paraqesin miqė tė mėdhenj tė tij. Por, ēka ėshtė pėr t’u "ēuditur", asnjėri prej kėtyre oratorėve tė "interesave" kombėtare, as qė pėrpiqet ta zbėrthejė rrugėn dhe mjetet qė duhen pėrdorur pėr tė arritur objektivat "madhore" qė propagandojnė me aq zjarr. Kėta, zotėrinj, tė cilėt me shumėēka pėrngjajnė nė manekenė tė sfilatave tė modės, as qė lodhen pėr tė shpjeguar, se ēfarė do tė bėhej me Kosovėn (edhe ashtu tė cunguar), pas kėtij far pavarėsimi pėr tė cilin e bėnė namin duke punuar.

Liderėve tė politikės legale, e cila zhvillohet aktualisht nė Prishtinė, Preshevė, Shkup dhe Tiranė, nė asnjė rast nuk u bie ndėrmend, bile tė pėrpiqen tė elaborojnė se si do tė realizohet ėndėrra shekullore e shqiptarėve pėr tė jetuar tė lirė dhe dinjitozė nė Atdheun e tyre tė lirė dhe tė ribashkuar - Shqipėrinė Etnike, pėr ēka u derdhėn lumenj lotėsh dhe tė gjakut mė tė pastėrt. Arėsyeja dihet. Kjo ėshtė tabu temė pėr ta, sepse do t’i hidhėronin "miqtė" e tyre, ndėrsa pėr popullin, as qė ka ndonjė rėndėsi, sidomos menjėherė pas fushatave zgjedhore.

Ēka ėshtė edhe mė keq, shumica e kėtyre oratorėve tė pėrbetuar "demokratė", Republikėn e Shqipėrisė nė raport me Kosovėn e konsiderojnė, si cilindo shtet tjetėr tė regjionit e mė gjėrė, ndėrsa sa u pėrket viseve shqiptare nėn okupimin malazez, serb, cincarobullgar dhe grek, ato i konsiderojnė si pjesė pėrbėrse tė shteteve pushtuese. Nga goja e kėtyre "liderėve" as qė pėrmendet ndonjėherė, ēlirimi i kėtyre viseve dhe ribashkimi i tyre nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar - Shqipėrinė Etnike.

Sa u pa deri me sot, nga liderėt e politikės aktuale "shqiptare", nė raport me ēėshtjen tonė kombėtare, as qė mund tė pritet ndonjė reflektim pėr tė mirėn e saj. Pėrpjekje konkrete pėr ndryshimin pozitiv nė kėtė drejtim, po bėhen vetėm nga FBKSH-ja. Andaj, ėshtė momenti i fundit qė forcat e shėndosha patriotike, t’i ngjeshin rradhėt nė FBKSH, pėr tė dhėnė kontributin e tyre mendor dhe veprues pėr jetėsimin e dokumenteve programore tė kėtij Subjekti vėrtet gjithėkombėtar. Besoj, se ėshtė e qartė, se me njė angazhim vetmohues dhe tė sinqert, nė rend tė parė tė forcave tė shėndosha patriotike, realizimi i plotė i objektvave programore tė FBKSH-sė, do tė arrihet mė lehtė dhe mė shpejt.

Mė 09 Prill 2003,

PĖRPARIM LESI