Reagim_Publik_i_PDK-sė

 

 

Shkas pėr kėtė reagim publik marrim nga ngjarjet e fundit qė e dridhėn skenėn politike nė Maqedoni, tė shkaktuara para sė gjithash nga deklaratat e subjekteve VMRO-DPMNE dhe PDSH, pėr tė cilat ndjejmė nevojė t'i komentojmė para opinionit mė tė gjerė.

      Duke i analizuar me kujdes, Kryesia e PDK-sė i solli kėto pėrfundime:

1. Ėshtė e vėrtetė se edhe pas gjashtė muajsh qeverisjeje tė LSDM-sė me BDI-nuk duket gjė nė horizont se nė Maqedoni po ndėrtohet njė realitet i ri politik. Ndryshimet qė po bėhen aspak nuk janė konform viktimave dhe sakrificave tjera qė bėnė shqiptarėt gjatė kryengritjes sė 2001. Vėshtirė ėshtė tė arsyetosh njė konflikt tė armatosur me njė milion pasoja pėr zhvendosje kaq tė vogla politike, kuptohet pėr sa i pėrket statusit tė popullit shqiptar nė Maqedoni.

2.  Atė qė e konstatuam fill pas publikimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, fatkeqėsisht po dėshmohet si e vėrtetė, e ajo ėshtė se Marrėveshjen duhet konsideruar vetėm si njė dokument tė mirė pėr ndėrprerjen e konfliktit, por assesi si dokument qė i zgjidh konfliktet shqiptaro- maqedone pėr afat tė gjatė. Nuk duhet harruar se shqiptarėt kanė luftuar pėr tė qenė plotėsisht tė barabartė me maqedonasit nė aspekt politik e juridik, e jo pėr tė pasur pak mė shumė tė drejta se dje, sepse ato tė drejta do t'i fitonin edhe pėrmes rrugės politike, (kuptohet me udhėheqės mė tė ndershėm e mė tė menēur).

3. Implementimi i Marrėveshjes po shkon tepėr ngadalė, sepse njėra pjesė e koalicionit qeveritar NUK DO qė ajo tė jetėsohet, ndėrkaq pjesa tjetėr NUK DI se si ta bėjė atė. Nė skenė kemi njė bllokim, njė degradim po edhe njė derogim tė sė njėjtės. Rezultatet janė pesimistike.

4. Pozicioni i pabarabartė i dy bashkėsive mė tė mėdha etnike nė Maqedoni gjithmonė do tė gjenerojė kriza. Nuk duhet tė jeshė shumė i menēur pėr tė kuptuar se ndėrtimi dhe forcimi i karakterit unitar tė Maqedonisė ėshtė njė investim i dėshtuar.

5. PDK edhe njėherė dėshiron ta kthejė vėmendjen e opinionit vendor dhe ndėrkombėtar kah platforma e saj politike, e cila nė pika tė shkurtra shpreh se:

Pėr stabilitet afatgjatė politik nė vend dhe mė gjerė nė regjion nuk duhet tė bėhen luftėra tė reja, me ēmime tepėr tė larta, pėr krijimin e shteteve etnike, pėr ndėrtim muresh betoni, kėmbim territoresh dhe spastrime etnike. JO!

Pėrkundrazi!

Ajo qė i nevojitet Maqedonisė, e qė do tė ishte interes i pėrbashkėt si pėr shqiptarėt e maqedonasit ashtu edhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare ėshtė reformimi urgjent i rregullimit tė brendshėm tė Maqedonisė.

Si?

Fare lehtė, me vullnet tė mirė dhe me marrėveshje politike, ashtu siē e kanė bėrė shumė vende tė civilizuara tė botės. Kalimi nga njė sistem nė njė tjetėr nuk do tė thotė se duhet tė bėhet detyrimisht pėrmes luftės apo trazirave mė tė mėdha. Maqedonia do tė strukturohet si dy entitete (dhe Shkupin si kryeqytet po ashtu me dy njėsi administrative). Rregullimi i ri do tė bėhej sipas parimit etnik, politik, historik, gjeografik etj. kėtu nuk do tė ndalemi nė elaborime mė tė hollėsishme rreth modelit, sepse variante ka shumė dhe ato mund tė zgjidhen pėrmes koncensusit tė dy bashkėsive mė tė mėdha.

Pse federalizim?

Sepse kjo ėshtė perspektiva mė e ndritshme pėr funksionim mė tė suksesshėm tė njė shteti me tipare tė theksuara regjionale, si pėr shtete monoetnike, e aq mė tepėr pėr shtete multietnike. Nė Maqedoni shoqėria ėshtė tepėr e ndarė, dallimet kulturore, gjuhėsore e fetare tepėr tė thella dhe ėshtė punė sizifi tė mundohesh t'i shlyesh kėto. Ėshtė punė e kotė dhe e destinuar tė dėshtojė. Vetėm tė rikujtojmė: nė Evropė federale apo konfederale janė: Spanja, Belgjika, Zvicra, Austria, Gjermania, Bosnja etj. Pse Maqedonia tė jetė e pėrjashtuar nga kjo listė?

Ēfarė humbet e ēfarė fitohet? 

Fitohet stabilitet i pėrhershėm politik. Eliminohet njė burim tensionesh e konfliktesh. Do tė shuhen antagonizmat dhe urrejtjet midis dy bashkėsive mė tė mėdha etnike. Shqiptarėt do tė shprehin lojalitet ndaj shtetit. Mes dy entiteteve do lind njė konkurencė e shėndoshė nė tė gjitha fushat e jetės. Kooperativiteti midis tyre do tė prodhojė vlera tė larta kompatibile me ato evroatlantiket. Ajo qė nuk ndodhi nė Marrėveshjen e Ohrit ne shpresojmė se mund tė ndodh tani, pa humbur kohė. Prandaj apelojmė tek bashkėsia ndėrkombėtare, tek qytetarėt e dy bashkėsive mė tė mėdha etnike nė Maqedoni, qė pėr kėto ide tė Partisė Demokratike Kombėtare tė tregohet njė sens dhe mirėkuptim mė i madh. Tė krijohet ambient kreativ pėr t'i diskutuar ato nė qarqe mė tė larta vendosėse, prej ku do tė buronin vendime pėr t'i hyrė transformimit tė rregullimit tė brendshėm tė Maqedonisė.

Shėrbimi pėr informim i Partisė Demokratike Kombėtare Shkup, 24.4.2003