|
Legalizimi i Universitetit tė Tetovės, dhe reforma e arsimit superior nė Bashkimin EvropianNjohja e UT-sė nga ana e autoriteteve shtetėrore nė Maqedoni ėshtė e politizuar deri nė atė shkallė sa qė edhe udheheqėsia e UT-sė ka ngecur para svidave ndėrkombėtare sa i pėrket reformės e cila ėshtė nė fazėn pėrfundimtare nė Bashkimin Evropian (BE) dhe rreth saj. Sistemi i arsimit tė lartė nė BE, ėshtė shėndruar nė 2 shkallė tė kualifikimit profesional. E para ėshtė shkalla e ashtuquajtur "Baēelor" e cila paraqet nje shkallė perofesionalizimi prej 3 vitesh shkollore ose 6 semestra. Dhe e dyta ėshtė "Master" ku parashihen edhe 4 semestra pėr specializim nė lėmi tė ndryshme, mvarėsisht nga shkalla e mėparshme, por me mundėsi fleksibile pėr ta zgjedhur profesionin, edhe atė nė gjuhen angleze. Kėta 10 semestra sė bashku paraqesin njė kualifikim tė mjaftueshėm pėr studentėt tė cilėt do t'i plotėsojne vendet e punės si nė sektorin privat ashtu edhe nė atė shtetėror. Qėllimi i kėsaj reforme nė sistemin e lartė arsimor tė BE-sė, eshte qė tė shmangen dallimet ose barierat ndėrmjet institucioneve arsimore evropiane si pėrshembull njohja e diplomave, me qėllim qė tė lehtėsohet shkėmbimi i kuadrove profesionale nė union. Si rrezultat i kėsaj ėshtė njė arsimim i unifikuar ku niveli profesional i aktoreve nė zhvillimin politik dhe ekonomik tė BE-sė ėshtė i nivelit tė njėjtė. Pėrveē shteteve anėtare tė BE-sė kėtė reformė e kanė zbatuar ose janė duke e zbatuar edhe 10 shtetet tė cilat do tė anėtarsohen vitin e ardhshėm, por edhe disa prej shteteve tė cilat bėjnė ose pėrpiqen qė t'i bėjnė negociatat pėr njė anėtarsim eventual nė BE, ku edhe Ballkani perėndimor bėn pjesė. Sistemin e arsimit tė lartė nė Maqedoni, Kosovė dhe Shqipėri e pret kjo svide e cila do tė jetė edhe njė prej kushteve tė cilat duhet tė plotėsohen pėr ndonjė anėtaresim eventual nė BE. (Kosova ėshtė nė procesin e reformimit tė saj). Tash behet pyetja se sa UT-ja punon nė kėtė drejtim, dhe se kujt duhet t'i drejtohet sa i pėrket legalizimit tė saj? BE-sė, ose autoriteteve maqedonase te cilėt kanė ngecur gjithashtu prapa sa i pėrket reformave nė arsimin superior ose te lartė. Nė kėtė kontekst duhet pėrmendur se Universiteteti i Evropės Juglindore nė Tetove (UEJL) ėshtė i bazuar krejtesisht nė reformėn e lartėpėrmendur, por tani pėr tani deri nė shkallėn "Baēellor". Njė reorganizim i brendshėm struktural i UT-sė dhe dimenzionimi i saj nė reformėn e lartėpėrmendur, do ta bėnte tė mundshme njohjen e saj si institucion arsimor shum mė lehtė se sa inkuadrimi i saj nė sistemin e tanishėm arsimor shtetėror nė Maqedoni. Inkuadrimi i UT-sė nė sistemin arsimor tė BE-sė do tė thotė automatikisht edhe legalizimin ose institucionalizimin e saj. Sejcili institut arsimor nė Evropė i cili do ti nėshtrohet kėsaj reforme do tė jetė automatikisht edhe pjesė e saj. Prandaj tejet e nevojshme ėshtė njė bashkėpunim i ngushtė mes UEJL-sė dhe UT-sė nė kėtė drejtim. Tė gjithė aktorėt tė cilėt mbajne nė vehte pėrgjegjėsi sa i pėrket arsimimit tė lartė tė shqiptarėve nė R. e Maqedonise duhet tė jenė largpamės dhe t'u shmangen lojrave politike sa i pėrket legalizimit ose institucionalizimit tė UT-sė, dhe sė shpejti duhet t'i qasen punės nė kėtė drejtim, sepse pėrndryshe do tė presim edhe shum vite pėr institucionalizimin e arsimit superior tė shqiptarėve nė Maqedoni. Autoritetet maqedonase do ta shfrytėzojnė rastin, dhe pranė njė kėrkese oficiale nga ana e UT-sė pėr institucionalizimin e saj do tė arsyetohen se UT-ja ka ngecur dhe se duhet tė kalojne edhe disa vite pasi shteti duhet ta bėjė kėtė reformė, dhe pastaj lutja tė shqyrtohet sepse BE kėshtu e kėrkon. Nuk duhet harruar se institucionalizimi i njė sitemi arsimor nė shtetet demokratike nuk ėshtė aspak politike por ėshtė ēėshtje e pastėr administrative dhe se ē'do politizim i saj do tė thotė edhe pengesė nė rrugėn ose procedurėn e institucionalizimit tė saj. Prandah kursesi nuk duhet tė lėshohet kjo shansė nga ana e UT-sė sepse modeli ekziston nė UEJL-nė, por vetėm duhet qė tė punohet nė kėtė drejtim edhe atė sa mė shpejtė. Deshira e ē'do studenti shqiptarė do tė ishte njohja e nivelit profesional tė tij nga ana e tė gjitha institucioneve nė shtetet e BE-sė, edhe mė gjėrė. Kjo do tė ishte e vetmja menyrė pėr tejkalimin e barierave mė tė cilat ē'do student shqiptar ballafaqohet nė jetėn e pėrditshme studentore, sa i pėrket qasjes nėpėr literature tė ndryshme, mundėsia pėr shkėmbim ose studim jashtė vendit, pėr punėsim sezonal e cila ėshtė gjė normale pėr studentėt e shteteve tė BE-sė, qė don tė thotė vetfinansim e cila drejtpėrsėdrejti do tė ndikonte nė ngritjen e nivelit ekonomik tė studentit shqiptar i cili ėshtė problem fundamental pėr te cilėn shumica prej studentėve tanė detyrohen qe t'i nderpresin studimet. Nė kėtė drejtim studentėt e UT-sė janė ata tė cilėt duhet ta imponojne kėtė tempo tė zhvillimit dhe se duhet tė jenė pjesmarrės tė drejtpėrdrejtė nė reformimin e saj, dhe se ata duhet tė vendosin pėr ndonjė shkrirje eventualė tė saj me atė tė UEJL-sė, ose reformimin e saj nė mėnyrė autonome pavarsisht nga UEJL-ja. Por sidoqoftė bashkėpunimi i ngushtė nėmes UT-sė dhe asaj tė UEJL-sė do tė ishte njė rrugė shum e lehte deri te arritja e qėllimit. Orientimet politike nė kėta dy institucione arsimore duhet kushtimisht tė tejkalohen sepse ē'do vonesė nė kėtė drejtim do ta ngadalsojė rrugėn e reformimit tė arsimit superior te shqiptarėve ne Maqedoni e cila drejtpėrsdrejti e pengon institucionalizimin ose legalizimin e saj. Mensur Sakiri - Norwegian Ministry of Education and Research - Departement of Education and Training |