LUAN STAROVA ZGJIDHET ANĖTAR I AMSHA-s

(Huazuar nga Lobi)

Luan Starova ėshtė pranuar si anėtar i rregullt nė Akademinė Maqedonase tė Shkencave dhe Arteve, nė Kuvendin Zgjedhor tė mbajtur ditėn e martė. Starova ėshtė njė ndėr shkrimtarėt shqiptarė mė tė pėrkthyer nė botė dhe i nderuar me shumė ēmime ndėrkombėtare. Vepra e tij ėshtė vlerėsuar nga emra tė njohur sikurse: Edgar Moren, Alen Boske, Predrag Matvejeviq, Ismail Kadare etj.


Shkrimtari i njohur shqiptar Luan Starova ėshtė shqiptari i parė qė do tė jetė anėtar i Akademisė Maqedonase tė Shkencave dhe Arteve. Ai ėshtė zgjedhur nė Kuvendin Zgjedhor tė AMSHA-s, ku janė pranuar anėtarė tė rregullt, anėtarė tė jashtėm, anėtarė jashtė pėrbėrjes punuese dhe anėtarė nderi tė kėsaj Akademie. Pėrveē Starovės anėtarė tė rregullt janė zgjedhur edhe Dr. Ivan Katarxhiev, Dr. Kata Ēulafkova dhe Dr. Taki Fiti.


Anėtarė jashtė pėrbėrjes punuese janė zgjedhur: Dr. Xhejms Vajsman, Dr. Zhak Gosherov, Dr. Goran Kalogjera, Dr. Horst Klishkman, Dr. Lupēo Kocarev, Mitko Maxhunkov, Dr. Leshek Moshinjski, Husto Horhe Padron, Goran Stefanovski dhe Kiro Urdin, kurse anėtar nderi u zgjodh Kole Ēashule.


HAPJE E NJĖ DERE


Akademia nuk ka pasur asnjė anėtar shqiptar qė nga themelimi i saj, qė, sė fundi, kishte nxitur reagimin e intelektualėve shqiptarė. Ata kishin paralajmėruar themelimin e njė akademie tė ngjashme nė rast se Akademia do tė mbetej pa anėtarė shqiptarė. Intelektualėt shqiptarė njėherit kishin kėrkuar qė tė ndryshohej edhe emri i saj dhe tė quhej Akamedia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė dhe jo "maqedonase".


Dyert e AMSHA-s gjithmonė kanė qenė tė mbyllura pėr shkencėtarėt dhe artistėt shqiptarė. AMSHA ėshtė njė institucion i lartė shkencor ku s'ka tė punėsuar asnjė shqiptarė.


Shpesh janė bėrė komente se shkencėtarėt shqiptarė nuk kanė mundur qė tė pranohen aty edhe nėse mė parė kanė qenė anėtarė tė Akademive mė prestigjioze se AMSHA.


Ky institucion shpesh i ka irrituar shqiptarėt me konstatimet e saj. Njė projekt i saj parashihte edhe kėmbimin e territoreve ndėrmjet Maqedonisė dhe Shqipėrisė, qė nga shumė njerėz publik u konsiderua si njė projekt antihuman dhe i errėt, realizimi i tė cilit do tė sillte nė drama tragjike njerėzore.


Akademia vazhdon tė konsiderohet nga shqiptarėt si njė institucion qė merret me projekte kundėr vetė pjesės shqiptare tė Maqedonisė, prandaj edhe ka qenė e mbyllur pėr shkencėtarėt dhe artistėt shqiptarė. Ajo shpesh krahasohet me Akademinė famėkeqe serbe.


Pranimi i Luan Starovės si anėtar i rregullt i kėsaj Akademie tė shumtėn mund tė konsiderohet si njė tentim pėr tė riparuar defektet e kėtij institucioni qė vepron sipas njė logjike tė shekullit 19-tė, por edhe si njė tentim pėr tė neutralizuar idenė e intelektualėve shqiptarė pėr themelimin e njė institucioni tė ngjashėm. Mospranimi i anėtarėve shqiptarė ėshtė justifikuar me kartėn e quajtur "kritere tė Akademisė". Por shkencėtarėt shqiptarė kanė thėnė se pėr kėtė institucion vlejnė vetėm "kriteret nacionale" dhe jo shkencore, veēmas kur dihet se anėtarė tė saj janė edhe emra qė kanė dhėnė njė kontribut modest pėr shkencėn, pėrkundėr Luan Starovės, i cili ėshtė anėtar i Akademisė sė Mediteranit, njė institucion shumė mė prestigjioz se sa AMSHA.


JETĖSHKRIM I LUAN STAROVĖS


Rrėnjėt e familjes sė Luan Starovės janė nė Pogradec, afėr liqenit tė Ohrit, “njė nga mė tė bukurit nė botė”, siē ka thėnė ai.


Luan Starova, shkrimtar, profesor universitar dhe diplomat, ka lindur mė 14 gusht1941 nė Pogradec, prej ku, nė vitin 1945, familja e tij u shpėrngul nė Shkup. Ai magjistroi dhe doktoroi nė Zagreb. Ka bėrė hulumtime nė letėrsinė franceze pranė Institutit tė Letėrsisė Franceze tė Sorbonės sė Re, nė Paris.


Ka qenė redaktor pėrgjegjės i emisioneve nė gjuhėn shqipe nė televizionin e atėhershėm tė Shkupit.


Ka botuar disa vepra letrare dhe eseistike. Veprat e tij mė tė rėndėsishme janė:
"Kufijtė e pranverės" (1971), "Njerėz dhe ura" (1971), "Barrikadat e kohės" (1976), "Afrime" (1976), "Relacione" (1980), "Pranvera kineze" (1984), "Miqtė" (1986), "Kontinuitete" (1988), "Kartagjena nuk mposhtet" (1993), kurse veprat e Sagės Ballkanike janė: "Librat e babait" (1992), "Koha e dhive" (1993), "Ēelėsi ballkanik" (1994), "Muzeu Ateistik" (1997), "Dheu i mbjellė" (1998), "Rruga e ngjalave" (2000), "Kėshtjella prej hiri" (2002) . Shumica e librave tė tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės.


Shtėpia Botuese prestigjioze "Fayard" ka botuar tre libra tė tij nė gjuhėn frenge. Pėr punėn krijuese ka fituar disa ēmime ndėrkombėtare. Libri “Koha e Dhive” ėshtė shpallur roman i vitit nė Francė, njė ēmim qė nga shkrimtarėt e kėtij rajoni e ka marrė vetėm shkrimtari i njohur Danillo Kishi. Starova ėshtė fitues i ēmimin Jean Monnet nė edicionin e romanit mė tė mirė evropian.


NJĖ ZBULUES I KOMPLEKSITETIT BALLKANIK


Pėr veprėn e tij kanė shkruar emra mjaft tė njohur sikurse Edgar Moren, Predrag Matvejeviq, Alen Boske, Ismail Kadare etj.


Kritika letrare franceze e ka konsideruar letėrsinė e Starovės si njė rast i madh pėr tė zbuluar njė letėrsi mes tė panjohurve tė kontinentit plak dhe njė nga tentativat mė ambicioze pėr tė rrokur nėpėrmjet letrave, pesė shekujt e fundit e historisė sė dhimbshme tė kufijve tė Evropės, ndėrkaq studiuesi Bruno Peuchamiel, duke folur pėr romanin "Muzeu Ateist" shkruan: "me kėtė roman, ndoshta do tė ishte mė mirė tė mos bėheshin vepra tė tjera dokumentare, sepse ky shkon drejt e nė zemėr pėr tė zbuluar kompleksitetin ballkanik".
Luan Starova ka pėrkthyer nė gjuhėn maqedone Anton Pashkun, Rahman Dedajn, Fahredin Gungėn, Azem Shkrelin, kurse nga frėngjishtja nė gjuhėn shqipe ka pėrkthyer zgjedhje poezish nga krijimtaria e Andre Frenos.


Luan Starova ka njė karrierė tė pasur diplomatike. Ai ka qenė ambasador i Jugosllavisė nė Tunis dhe ambasador i Maqedonisė nė Francė, Spanjė, Portugali dhe UNESCO.