Qėndrime antishqiptare tė strukturave policore!? 

(Huazuar nga Lobi)


Burimet e LOBI-t thonė se kėtė herė BDI nuk do tė tolerojė qė partneri i tyre nė koalicion tė sillet nė atė mėnyrė, ndryshe mund tė ndodhė qė kriza qeveritare tė thellohet edhe mė tepėr, dhe tė indikon nė prishjen e koalicionit. Merret vesht se lideri i BDI-sė Ali Ahmeti i ka shprehur konstatimin liderit tė LSDM-sė, Cėrvenkovski se dhuna e ushtruar nė Sopot, ėshtė edhe njė dėshmi se asgjė nuk ka ndryshuar nė qėndrimin antishqiptarė tė strukturave policore.


Fami BAJRAMI


Pas ndodhive tronditėse nė fshatin Sopot, ku policia bėri bastisje ndaj disa familjeve tė kėtij fshati, partia nė qeveri, Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI), thuhet se ka kėrkuar bllokimin e menjėhershėm tė mbledhjes sė qeverisė, si shkas pėr ndodhitė. Nga burime jozyrtare bėhet e ditur se njė bllokim i kėsaj mbledhje ėshtė kryer me urdhėr tė kryetarit tė BDI-sė, Ali Ahmeti. Tė martėn nė mbrėmje ėshtė zhvilluar njė takim nė nivel delegacionesh nė mes Ali Ahmetit dhe kryministrit tė Maqedonisė, dhe lider i LSDM-sė, Branko Cėrvenkovskit. Tė pranishėm kanė qenė edhe pėrfaqėsues tė Ministrave tė kabinetit qeverisės, Musa Xhaferi, Aziz Pollozhani, Rizvan Sulejmani, ndėrsa nė anėn e Cėrvenkovskit kanė qenė Ministri i Punėve tė Brendshme (MPB) Hari Kostov, dhe Radmilla Sheqerinska., deputete e LSDM-sė dhe nėnkryetare e kėsaj partie. Temė e bisedimeve, sipas njė zyrtari tė lartė tė BDI-sė, ka qenė ajo se "nė Sopot policia i ka kaluar apo jo kompetencat e saja". Njėkohėsisht, ėshtė biseduar pėr ate, se kush mund tė jenė personat tė cilėt kanė urdhėrruar qė tė merret akcion, ndaj kėtij fshati tė banuar krykėput me shqiptarė, thuhet nga njė autoritet nga rradhėt e BDI-sė. Pėr kėtė person nuk ėshtė i saktė informacioni se kryetari i BDI-sė, ka kėrkuar bllokimin e njė mbledhje tė qeverisė. 
Burimet thonė se kėtė herė BDI, nuk do tė tolerojė, qė partneri i tyre koalicionar tė sillet nė atė mėnyrė, pėrndryshe mund tė ndodhė qė kriza qeveritare tė thellohet edhe mė tepėr, dhe tė indikon nė prishjen e koalicionit. Nė BDI e hedhin poshtė kėtė tezė, dhe e vlerėsojnė si tė pasaktė. Nga ana tjetėr bėhet e ditur se lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti, i ka shprehur konstatimin Cėrvenkovskit se dhuna e ushtruar nė Sopot, ėshtė edhe njė dėshmi se asgjė nuk ka ndryshuar nė qėndrimin antishqiptarė tė strukturave policore. Por autoritet i lartė i BDI-sė pėr kėte mendon ndryshe dhe thotė se "ky rast nuk ėshtė identik me ate te Gostivarit, porse ėshtė vetėm njė tentim qė kjo strukturė tė luajė atė lojė tė vjetėr qė e kishte dikur". Gjithsesi thonė nė BDI, dikush nga strukturat udhėheqėse nė Drejtori tė zbulimit dhe kundėzbulimit. duhet tė mbajė pėrgjegjėsi pėr akcion e kryer ndaj fshatit Sopot, dhe nuk e pėrjashtojnė mundėsinė, qė tė ketė edhe shkarkime dhe dorėheqje tė personave tė tillė. 


"Ne jemi nė qeveri, dhe sado kudo, do tė dalim me rezultate konkrete, si edhe do ti elminojmė tė gjitha mangėsitė qė i kemi", shprehet njė zyrtar i lartė nga rradhėt e BDI-sė. 


Formohet komision


"Nė kuadėr tė ndodhive tė fundit nė Sopot e pamė tė udhės qė tė formojmė njė Komision nė kuadėr tė MPB-sė, nė drejtim tė asaj se "janė kaluar apo jo kompetencat e policisė nė atė vend", thotė zėvendės-ministri i MPB-sė, Fatmir Dehari. Komisioni thotė Dehari ėshtė i pėrbėrė prej 7 anėtarėve, ku prej tyre, tre janė shqiptarė, tre tė nacionalitetit maqedonas, ndėrsa njė ėshtė pėrfaqėsues nga rradhėt e OSBE-sė. Pėr tre anėtarėt tė cilėt do tė jenė nė komisioni, ai nuk e pa tė arsyseshme tė tregojė se kush janė ata. Komision thotė zėvendės-ministri Dehari, do tė udhėhiqet nga shqiptarėt. Ai thotė se vetė nuk ka qenė nė vendin e ngjarjes, por shprehet se ėshtė i indinjuar nga rasti qė ka ndodhur, ndaj sė cilės pret qė tė zbardhet e drejta se policia vėrtetė i ka kaluar apo jo kompetencat e saja. 

Mirjana Kotevska, zėdhėnėse e MPB-sė, pranon se ėshtė ndėrmar akcion, por nuk mund tė konsidron se nė ē'far numri kanė qenė ata. Se kanė qenė 25 apo 30, ajo nuk mund tė konfirmoj, porse, thotė se "policia, ka vepruar pėr konfirmimin e tė dhėnave, dhe nė vėrtetimin e aktit terrorist dhe tė personave qė dyshohen pėr rastin e vrasjes sė dy pjestarėve tė NATO-s", thotė Kontevska. 


Ajo thotė se nuk ka informacione se Zenel Klaiqi, Hajrush Bajrami, Nasuf Bektashi dhe Sulejman Sulejmani janė dėrguar nė stacionin policor. Hetimet pėr fatin e tyre, Kontevska thotė se janė nė rrjedhė, dhe tė gjithė kėto persona tė kapur nga ana e policisė, mundohet tė dihet diēka pėr pėrzierjet e (jo) mundshme nė aktin terroristik tė vrasjes sė dy pjestarėve tė NATO-s. "Ne tė gjitha kėto akcione i ndėrmarim nė pėrputhshmėri me Rregullativat ligjore", thotė ajo, duke shtuar se megjithate "dikush dėshiron tė na nxijė namin se akcionet e kėtilla janė njė lloj tendence pėr shpėrngulje tė banorėve tė kėsaj ane". 


Nė kėtė rajon thotė Kontevska, ka lėvizje tė grupeve kriminele, porse nuk mund tė spekulon pėr emra tė personave tė tillė, pėr shkak se nė qoftė se ka ndonjė emėr ata doemos njė ditė t'i nėnshtorohen trajtimit policor dhe gjyqėsor, thotė zėdhėnėsja Kontevska. 


Shumica e kėtyre banorėve nuk kanė edhe nėnshtetėsi, ndėrsa nė lidhje me kėtė pyetje Kontevska pėrgjigjet: "Kjo qeveri me menēuri i doli nė ballė rastit tė personave tė ngelur pa nėshtetėsi nga fshati Tanushė, dhe kjo u krye me sukses. Edhe pėr banorėt e kėtij fshati kjo iniciativė ėshtė nė rrjedhė, dhe tė gjitha kėto mundėsohen nga shteti, ndėrsa edhe ata vetė duhet tė drejtohen deri tek Ministria", thotė Kontevska. 


Zėdhėnėsi i OSBE-sė, Volfgang Greven, nuk ka dhėnė informacione se ē'farė ka ndodhur nė Sopot, ku policia i ka kaluar kompetencat e saja. Ai tha se OSBE ende nuk i ka tė gjitha njohuritė pėr tė nxjerrė pėrfundim lidhur me rastin, por megjithate ka thėnė Greven " e inkurajojmė MPB qė tė vazhdoj me hetimin e brendshėm dhe ta pėrshpejtojė procesin e inkuadrimit tė bashkėsive tjera etnike nė rradhėt e policisė".


Nė OSBE, zyra e kėsaj organizate nė Kumanovė, ka regjistruar se gjatė aksionit tė fundit tė policisė nė kėtė fshat, 8 qytetarė shqiptarė kanė dėshmuar se janė keqatrajtuar nga ana e policisė, por zėdhėnėsi Greven nuk ka dhėnė koment nė lidhje me kėte. 


Shqetėsimet


Ismet Ramadani nga PPD ka qenė nė Sopot pasi ka ndodhur rasti. Ai thotė se me Kėshilltarė tė Komunės sė Likovės ka realizuar njė takim ku ka marė pjesė edhe pėrfaqėsuesi i posaēėm i BE-sė pėr Maqedoninė, Aleksis Bruns, "ku janė shprehur shqetėsimet tona, dhe problemet rreth Marrėveshjes sė Ohrit", thotė ai.


"Morrėm lajmin se nė fshatin Sopot tė Kumanovės ka pasur njė intervenim policor, dhe nga bisedimet me pėrfaqėsues tė kėtij fshati pėrfituam mendimet se banorėt e kėtij vendi kanė qenė brutalisht tė maltretuar", thotė Ramadani. Nga ky takim ai ėshtė njoftuar edhe pėr hallet e kėtij fshati, dhe mjerimin ekonomik qė kishte, dhe ėshtė informuar se "kėta banor nuk kanė provokuar agresivitet ndaj sjelljes sė policisė", deklaron pėr "Lobin", Ismet Ramadani, deputet nga rradhėt e Prosperitetit. 


Skenari i kėtillė, sipas Ramadanit lidhet me rastin e vėnjes sė bombės pėrreth kėtij fshati ku pėsuan dy pjestarė tė NATO-s, qė sipas tij, "ne nuk mund ta arsyetojmė rastin e atillė, porse e dėnojmė dhe e dėnuam". 


Nė mbledhjen qė kemi patur me kryetarin e Komunės, Sllobodan Kovaēevski, sė kėtij rajoni, Ramadani thotė se ka shprehur brengosjen se pėrse ai nuk ėshtė informuar rreth kėtyre zhvillimeve. "Kryetari i komunės, rreth njė akcioni tė kėtillė tė policisė, ka pranuar se nuk ka qenė i informuar se policia do tė merr akcion, dhe me hapet e kėtilla ka shkel mbi tė drejtat e kryetarit, tė Komunės", thotė ai. Sipas tij, mosprezenca e shqiptarėve nė kėtė akcion tė le tė merresh me spekulime, se nė kėto akcione nuk kanė munguar edhe civil tė cilėt kanė qenė nė numėr tė konsiderueshėm. 


Sipas deklartatave tjera, Ramadani thotė se "ka tendenca pėr shpėrngulje tė kėtyre banorėve, dhe kur zhvillohen akcione tė kėtilla, me pėrbėrje tė pastėr etnike, thotė ai, paraqiten spekuilme tė natyrės se " kryehet njė lloj pastrimi etnik" ndaj shqiptarėve tė kėtij rajoni tė cilėt kryekėput janė tė rrethuar me maqedonas dhe serb. 


"Situatatat e kėtilla tė lėn tė mendosh se janė akcione mirė tė pėrgatitura dhe tė llojit tė ndonjė rrevanshizmi", thotė deputeti i PPD-sė.


Se ka apo ska lėvizje tė grupeve tė organizuara, Ramadani ngel nė vijė tė asaj qė thotė faktori ndėrkomėbėtar, dhe mu pėr ate, z. Aleksis Bruns, i cili rreth kėsaj pyetje nė takimin nė Kumanovė ashpėr ishte prononcuar: "Kėshtu me veprime tė kėtilla do tė jeni shum larg BE-sė", ndėrsa unė, thotė Ramadani, them "qė tė vazhdohet me politikė transparente dhe frytėdhėnėse". 


Sipas Xhezair Shaqirit, nga PDK, policia nė Sopot i ka tejkaluar kompetencat e veta. Ai thotė se atje ėshtė bėrė maltretim i nė vend se njė, i tėrė njė familje, ėshtė ushtruar dhunė fizike, fyerje nė baza nacionale, e deri nė vjedhje dhe tjera. Ish-komandant Hoxha, thotė se nė takimin me kryetarin e Komunės, Kovaēevski, ai ka pranuar se ėshtė bėrė gabim, dhe pa dijen e tij, dhe "ishte i gatshėm qė intervenime tė tjera tė policės tė bėhen me pėrbėrje tė kombinuar". 


MPB thotė, deputeti i PDK-sė dhe i kėsasj zone, ka informacione se tre persona nga ky fshat kanė qenė tė involvuar nė rastin, megjithate thotė ai "na habit fakti se si ėshtė e mundur qė MPB tė bazohet vetėm nė disa informacione tė disa spiunėve tė fshatit, qė ėshtė e padrejtė qė tė maltretohen tėrė njė familje e fshatit". Policia, nė rastin, thotė Hoxha, duhet tė veprojė me norma ndėrkombėtare, dhe pėr fat tė keq polica ende i pėrdor format e dhunshme si nė kohėn e konfliktit, qė ka gjurmė deri kėto ditė. 
"Ne do tė jemi kėmbėngulės dhe nuk do tė lejojmė pėrsėritje tė kėtyre rasteve, dhe barėn do ta mbajnė ata qė provokojnė gjėra tė tilla, dhe nėse polica edhe mė tej ndėrmer akte tė tilla, njė ditė do tė humbet durimi tek kjo popullatė", ėshtė decid Hoxha. 


MPB, sipas tij, nė disa raste nė Kumanovė, ka treguar paaftėsi siē ishte me helmimin e nxėnėsve shqiptarė, rasti i eksplodimit tė njė bombe, qė nuk pranojmė metoda tė tilla. 
Personat, thotė Hoxha janė arrestuar me pretekst, se janė gjetur tė holla tė falsifikuar, por ne nuk e pranojmė ate, pėr shak se deri sa nuk ėshtė prezent Komiteti ndėrkombėtar dhe policia e kombinuar, informacinet e tilla i konsiderojmė si tė pavėrteta. Edhe policia, sipas tij, gjoja se ka arritur tė vėrtetojė se njėri nga ato personat ka lidhje me vėnjen e bombės nė Sopot, ndėrsa thotė ai "ne kemi kėrkuar lirimin e pakompromis tė tyre".


Pėr ate qė disa ish-pjestarė tė UĒK, dikush i akuzon si kriminel, e veēams pala maqedonase, ish-komandant Hoxha thotė se "shumėkush ende nuk di se ē'farė do tė thotė nocioni kriminel, porse pala tjetėr, vetė kanė kryer krime ndaj familjeve shqiptare, si ndaj familjes Zymberi, pastaj nė banorėt e pambrojtur nė Lubeten, si dhe tek tė zhdukurit nga policia. 
Sopotasit, njė numėr i konsiderueshėm i tyre, ende nuk kanė nėnshtetėsi, ndėrsa sipas Hoxhės, ky ėshtė edhe njė presion i qeverisė sė mėparshme qė shqiptarėt e atjeshėm ta lėshojnė vendin, qė aludohet nė njė pastrim etnik tė shqiptarėve", thotė pėr "Lobin" Xhezair Shaqiri, ish-komandnt Hoxha. 


Nazmi Beqiri, deputet nga rradhėt e BDI-sė, pėr ndodhitė e hidhura, thotė se kishte njoftuar pėrfaqėsuesin e Bashkimit Evropian (BE), respektivisht Aleksis Bruns, nė njė takim tė rastėsishėm, tė cilin e kishin zhvilluar nė lokalet e komunės sė Likovės. Sipas tij pėr Kumanovėn ēdoherė ėshtė folur se "ėshtė arritur qė tė ketė siguri, ndėrsa pėr ndodhitė nė Sopot, ai ka qenė i befasuar. "Pėrfaqėsuesve tė huaj, u bėra me dije se policė tė maskuar dhe me uniforma, por pa paralajmėrim, kanė hyrė brenda dhe nė mėnyrė mė brutale kanė maltretuar banorė sopotas. E gjithė kjo bėhet me pretekst tė kėrkimit te armėve", ka deklaruar Beqiri, dhe sipas tij ky ėshtė njė akt joligjor, johuman dhe qė nuk do tė ngel nė heshtje.


------------------------------------------------------------
Suzana Saliu: 
Akcioni ka qenė i pėrcjellur me brutalitet dhe sjellje ē'njerėzore


Pas lajmeve nė disa mediume se Ministria e punėve tė brendshme tė Republikės sė Maqedonisė (MPB), gjatė akcionit tė bastisjes tė disa shtėpive nė Sopot ka tejkaluar autorizimet, ekip i Avokatit tė popullit, tė martėn e kėtij viti, doli nė vendngjarje ku vizitoi familjarėt dhe shtėpitė e bastisura. Me kėtė rast u konstatua se akcioni ėshtė kryer nga njė numėr i madh i forcave tė njėsiteve policore tė pėrziera gjatė orėve tė hershme tė mėngjesit, tė hėnėn e kaluar, pa kurrfarė kriteresh dhe rregullash, qė dalin jashtė nga Konventat ndėrkombėtare, Kushtetuta e Maqedonisė dhe dispozitave qė rregullojnė punėn e Ministrisė sė punėve tė brendshme (MPB). 


"I tėrė ai aksion i cili kishte zgjatur mė se dy orė, ka qenė i pėrcjellur me brutalitet dhe sjellje ē'njerėzore. Para sė gjithash, kryesuesi qė ka udhėhequr me kėtė akcion, as kryefamiljarėve e as ndonjė anėtari tjetėr tė familjeve tė katėr shtėpive tė bastisura, nuk u ka treguar autorizimin me shkrim nga gjykata, e as arsyet se, "pse bastisen shtėpitė e tyre dhe vetė ata", thotė zėvendės-avokatja e popullit Suzana Saliu. 


Sipas saj, paraqitja, respektivisht hyrja e forcave policore nėpėr kėto shtėpi ka qenė e dhunshme, duke thyer dyer tė shtėpive, pastaj duke u lidhur duar kryefamiljarėve dhe djelmoshave tė disa shtėpive, ndėrsa pėr tu habitur janė faktet se zvarrė ėshtė tėrhjekur njė plakė e shtėpisė dhe njė grua shtatėzėnė, pėr tė cilat ka intervenuar edhe ekip mjekėsor". "Pa arsye janė shkatrruar edhe disa orendi shtėpiake, siē janė fotografi, orė muri vetėm e vetėm, pse ka qenė me shenjė tė flamurit shqiptarė", thotė pėr "Lobin" Saliu. Pėr gjėrat e mara, thotė ajo, nuk kanė dhėnė kurrfarė vėrtetimi, fėmijėve u janė kėrcėnuar me automatikė mbi kokė, u'a kanė vėnė prangat gjithė meshkujve madhor tė shtėpive, ndėrkaq mė e zeza e kėtij akcioni, sipas zėvendės-avokates, ka qenė se "as femrave qė janė gjetur nė gjumė nuk iu kanė lejuar tė vishen, dhe ashtu, nė atė gjendje i kanė mbajtur peng, me duar pėr muri, qė vetvetiu nėnkupton sjellje tė paligjshme dhe tė pamoralshme tė pjesėtarėve tė MPB-sė, ndaj kėtyre banorėve. 


"Edhe pėrkundėr faktit se, fshati Sopot ėshtė i banuar vetėm me shqiptarė, nė kėtė aksion tė policisė, nuk ka marrė pjesė asnjė pjesėtar i bashkėsisė shqiptare, qė ēon deri nė skajshmėri tė mosbesimit, tė kėtyre banorėve pėr arsyet e bastisjes", thotė Saliu duke shtuar se, "nė aksion nuk ka marė pjesė asnjė pjesėtar i gjinisė femėrore, edhe pėrkundėr asaj, se "gjysma e banorėve tė bastisur kanė qenė femra". Kjo sjellje, dhe ky aksion i MPB-sė, sipas saj, i ushtruar nė kėtė mėnyrė, ėshtė nė kundėrshtim me standardet vendase dhe ndėrkombėtare", thotė zėvendėsja e Ombdusmanit. 


Njė problem shumė serioz i fshatit Sopot, sipas saj, ishte se shumica e banorėve nuk ishin kurrfarė dokumentacione personale dhe identifikimi, dhe mė se gjysma e tyre ishin pa shtetėsi. Shumė fėmijė, thotė ajo nė mesin e tė cilėve edhe nxėnės, ende nuk ishin tė regjistruar nė evidencėn amė, respektivisht, ende nuk kishin ēertitikata tė lindjes, e kėshtu me radhė... Pėr shkak tė kushteve tė rėnda sociale, ekonomike dhe urbanistike shumica e foshnjave ende lindin nė shtėpi, thotė ajo.


"Avokati i popullit sė shpejti dė tė bėjė gati raportin pėr kėtė vendnjgarje dhe atė raport do t'ua dėrgojė instncave mė tė larta tė shtetit dhe atyre ndėrkombėtare. Raporti do tė pėmban edhe rekomandime pėr zbutjen e halleve dhe problemeve qė kanė kėta banorė", deklaron Suzana Saliu, zėvendėse e Ombdusmanit.