Rrėzimi i miteve

    

“Me nostalgjinė e pashqyrtuar pėr Jugosllavinė e Titos dhe nocionet false tė pėrparėsive ekonomike nė Serbi, Uashingtoni dhe Brukseli kanė fshehur pėr katėr vitet e kaluara faktin qė Serbia ishte mė pranė njė shteti gangster se sa njė demokracie”.

                                                --Shirley Cloyes DioGuardi
                                                   nga “Serbia: Rrėzimi i miteve”

                                                

Tė dashur miq shqiptaro-amerikanė,

Pėr muaj kemi dėgjuar rreth nevojės sė ndryshimit tė rregjimit nė Irak, qė tashmė ėshtė shumė pranė.Por nuk kemi dėgjuar rreth nevojės sė ndryshimit tė rregjimit nė Serbi.Ky diskutim duhet tė fillojė sė shpejti – tani qė Serbia e pasluftės ėshtė de-maskuar si njė shtet i kontrolluar nga krimi, nė tė cilin anėtarė tė botės sė nėndheshme tė Beogradit, policia sekrete, dhe establishmenti sundues vranė kryeministrin serb Zoran Xhinxhiq me 12 mars. Qysh nga vrasja, mė shumė se 2 mijė serbė janė arrestuar nė pėrpjekje pėr tė shkallmuar rrjetin kriminal qė ēoi nė eleminimin e Xhinxhiqit.

Megjithatė, ashtu siē vė nė dukje Shirley Cloyes DioGuardi nė “Serbia: Rrėzimi i miteve” (Ju lutemi, klikoni kėtu pėr tekstin anglisht ose shqip), nuk mjaft tė arrestosh mbeturinat kriminale tė epokės sė Millosheviēit. Serbia nuk do tė bėhet njė demokraci e vėrtetė, dhe nuk do tė ketė paqe dhe stabilitet nė Ballkan deri atėherė kur i gjithė vendi tė konfrontojė historinė e racizmit tė tij dhe gjenocidin kundrejt shqiptarėve dhe jo-sllavėve tė tjerė.

Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane beson se tani ėshtė koha pėr tė kėmbėngulur qė e ardhmja e Kosovės nuk mund tė lidhet me atė tė Serbisė. Siē shkroi botuesi Blerim Shala nė Zėri me 8 prill, “Tė gjitha argumenten e mundshme tė dikujt nė Perėndim qė tė na urojnė tė mirėn dhe nė tė njėjtėn kohė tė pėrpiqen pėr njė lloj kompromisi me Beogradin kanė shterruar.”Ne besojmė se pavarėsia ėshtė i vetmi opsion i mundshėm dhe se nuk duhet tė ketė asnjė lloj negociimi ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit deri atėherė kur pavarėsia tė jetė garantuar.

Si Lobi i vetėm i rregjistruar nė Uashington, DC, Liga Qytetare vazhdon tė mendojė dhe veprojė me guxim.Nė janar, ne bindėm kongresmenin Tom Lantosh, demokratin me pozitė mė tė lartė nė Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, dhe kongresistin Henry Hyde, kryetarin e kėtij Komiteti, tė paraqesin njė Rezolutė tė Kongresit (H.Res. 28) nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės.
Kliko kėtu pėr t'u bėrė anėtar
Ne shpresojmė se ju dhe familja e juaj do tė na mbėshtesni nė kėtė pėrpjekje. Ju lutem bėhuni anėtar me kartė anėtarsie i Lobit tonė nė Uashington duke klikuar nė ikonėn e kartės sė antarėsisė, duke plotėsuar aplikimin, dhe duke pėrdorur kartėn e kreditit pėr tė dhėnė njė kontribut.

Nė rast se preferoni, ju mund tė postoni aplikimin tuaj nė adresėn tonė:
P.O. Box 70,
Ossining, NY 10562.

Pėrshėndetje tė ngrohta,
Shirley and Joe