|
Leter te hapur ministrit te jashtem Peter Stig Moeller. |
|
Leter te hapur ministrit te jashtem Peter Stig Moeller. Une po ju drejtohem Juve, si banor i ketij vendi (Danimarke) dhe si aktivist i te drejtave te njeriut nga Maqedonia, per te terhequr vemendjen tuaj drejt problemeve te medha dhe te pazgjidhura te se drejtave te popullsise shqiptare ne maqedoni, kosove e gjetke. Per nje kohe te gjate, problemet nacionale dhe shoqerore te popullsise shqiptare jane lene jashte kendveshtrimit dhe debatit publik. Kjo gje, fatekeqesisht nuk do te thote se problemet jane zgjidhur. Ato jane harruar nga ata politikane qe i premtuan shqiptareve "ar dhe pyje te gjelberuar". Jane harruar nga media qe ka kthyer vemendjen e saj ne zona te reja zjarri dhe tragjedie. Ēeshtja e shqiptareve eshte nje nga konfliktet me te vjeter te Ballkanit. Marreveshja e pare e madhe per Shqiptaret u arrit nga fuqite e medha ne te ahtuquajturen Konferenca e Londres me 1913. Duke hequr viza mbi harte, u gjymtua kombi shqiptar. Vetem nje pjese e vogel e popullsise shqiptare mbeti brenda kufijeve te shtetit Shqiptar. Sa here qe kjo ceshtje eshte ngritur per tu shqyrtuar, fuqite e medha kane mbrojtur kete vendim historik te padrejte. U vu re e njejta koecidence, ne konferencen e Londres me 1992, dhe me te ahtuquajturin mareveshje te Rambouillese. Shqipetaret asnjehere nuk u pyeten se si ata deshirojne qe te zgjidhet e ardhmja e tyre. Bile larg prej kesaj. E megjithate eshte nje e vertete e padiskutueshme, qe shqiptaret asnjehere nuk e kane lene luften per te drejtat e tyre kombetare dhe shoqerore. Me lejoni tju kujtoj se ceshtja e statusit te shqiptareve nuk ishte ceshtja e nje kombi ne minoritet. Ne te hereshmen Jugosllavi shqiptaret numeronin 3 milion banore, dhe perbenin prej ketej popullsine e trete per nga madhesia qe jetonin ne zona te pandara. Disa shtete jane krijuar nga ruinat e Jugosllavise, megjithqe kane pasur ndjeshem nje numer me te vogel popullsie. Ne Kosove, ku 90% e popullsise jane shqiptare, njerezit akoma nuk jane pyetur se sa ata deshirojne te vazhdojne me statusin aktual, ndertimin e nje shteti te pavarur apo bashkimin me Shqiperine. Ne rezolucionin e FN 1244, mbas luftes ne Ballkan, u premtua qe e ardhmja perfundimtare e Kosoves do te sqarohej brenda tre vjetesh. Akoma ska ndodhur gje!!!!!!!!!!!!! Ne Kosove eshte gjithashtu nje situate absurde, ku udheheqes te UCK-se vriten apo ndiqen te pa asnje arsye. Keshtu p.sh. Grupi i Dukagjinit me gjeneral Daut Haradinaj eshte denuar 31 vjet burg ne nje gjyq kukull, pa as shenjen me te vogel te proves. Tani po thuret nje ceshtje tjeter kunder gjeneral Rustem Mustafaj,qe gjate luftes mbante pseudonimin gjeneral Remi. Ne Maqedoni shqiptaret jane grupi me i madh etnik, e megjithate edhe ketu shqiptareve u jane mohuar te drejta elementare. Kjo ka bere qe per dekada te tera te nxise konflikte dhe perleshje te armatosura. Ndonese jane bere premtime te shumta, asgje fondamentare nuk eshte ndryshuar. Marreveshja qe u arrit vitin e kaluar ne Ohri, sot eshte prishur plotesisht. Premtimi mbi te drejtat e barabarta te te gjitha grupeve etnike, gjithashtu nuk eshte mbajtur. Perkundrazi, parlamenti maqedonas vazhdon me pikpamjet e vjetra diskriminuese. Per zgjedhjet parlamentare, ka hyre ne fuqi ligji absurd, qe thote se duhen 22 mije vota per te zgjedhur nje deputet shqiptar, kur duhen vetem 3 mije vota per te zgjedhur nje deputet maqedonas. Une ju kerkoj Juve si minister i jashtem qe qarte, dhe ne menyre te padiskutueshme te beni te qarte se qeveria daneze nuk pranon qe te shtrihet nje shtet ne mes te Evropes me nje politike te hapur apartedi. Une jam gjithashtu shume i pasigurt se cfare qendrimi do te mbaje kryesimi grek i Komunitetit Evropian per ceshtjen e shqiptareve. Si mund te krijosh besimin se Greqia do te punoje per nje zgjidhhje te drejte te ceshtjes se shqiptareve, kur shteti grek akoma nuk ka bere asnje hap sot e kesaj dite, per te siguruar perkrahjen e rreth 300 000 shqiptareve qe u debuan nga shteti fqinje e qe u shtypen brutalisht gjate gjithe viteve pas luftes se dute boterore? Cheshtja e pazgjidhur e shqiptareve eshte ne menyre te padiskutueshme nje ceshtje e lindur nga koha e kolonizimit.Kjo ceshtje duhet absolutisht te zgjidhet tani, ne menyre qe keto padrejtesi historike te vihen ne vend. Popullsia shqiptare duhet te kete te drejta te njejta si cdo popullsi tjeter ne Evrope, per te vendosur vete te ardhmen e saj. Xhemil Zeqiri PS.Kjo Leter ėshte botuar nė tė ėrditshmen autoritative daneze "POLITIKEN"20 01 03
|