|
Maqedonia: Cila do tė jetė e ardhmja e saj? |
|
Ne Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare, partia me e madhe shqiptare e opozites, ka ngrire veprimtarine e saj politike, pas doreheqjes qe dhane kryetari i saj Arber Xhaferri dhe nenkryetari Menduh Thaci. Ata thone se idete e tyre politike jane ne kundershtim me programin e partise. Me konkretisht, ata ngulin kembe se perpjekjet per krijimin e nje shteti shumeetnik ne Maqedoni kane shkuar kot dhe se shtetet njeetnike jane me rezistente. Partia Demokratike Shqiptare ka terhequr grupin e deputeteve nga parlamenti. Nga ana e tij, kryetari i partise me te madhe maqedonase te opozites, ish kryeministri Lubco Georgievski ka kerkuar ndarjen territoriale te Maqedonise. Keto deklarata e kane nderlikuar gjendjen politike ne kete vend dhe per keto probleme nė emisionin Ditari zhvilluam nje bisede me dy analiste, Milaim Fejziu, kryetar i Forumit Demokratik per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut dhe Veton Latifi, analist i Institutit per Raportimet e Luftes dhe te Paqes.
Zoti Fejziu dy blloqe politike dalin publikisht me tezėn se shtetet shumėetnike nuk funksionojnė. Sa mbėshtetje gjen kjo tezė nė Maqedoni? Milaim Fejziu: Mendoj se dalja nė skenė e kėtyre tezave tė reja, unė do tė kisha thėnė tezave tė vjetra, sepse edhe mė parė ka patur qasje qoftė nė mėnyrė direkte, qoftė indirekte me teori te tilla. Megjithatė krahas obsioneve tė qeverisė aktuale tė harmonizuar nė marrėveshjen e Ohrit, pėr ardhmėninė e Maqedonisė, tani pėrsėri nxjerrin nė shesh obsione tė vjetra ose tė reja qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn. Mendoj se subjektet nga vijnė kėto obsione janė nė njė krizė tė thellė politike pėr dy arsye: e para janė subjekte qė humbėn zgjedhjet e fundit parlamentare dhe janė subjekte qė treguan dhe dėshmuan njė strukturė jo tė qėndrueshme tė kėtyre partive sepse humbjen e pėrjetuan shumė rėndė, siē duket nuk janė nė gjendje tė konsolidojnė rradhėt pas kėtyre humbjeve parlamentare dhe tash dėshirojnė tė kthejnė opinionin e brendshėm dhe tė jashtėm nė ēėshtje qė janė tė tejkaluara, nė ēėshtje ose obsione tė vjetra qė kėtu nė Maqedoni nuk mund tė gjejnė vend. Pra ju mendoni se nė Maqedoni opinioni nuk i pėrkrah pikėpamje tė tilla. Mendoj se opinioni nuk ėshtė i informuar burimisht
sepse edhe Partia Demokratike Shqiptare shpalljen e
moratoriumit qė e bėri nė kuvendin e saj tė fundit,
nuk e arsyetoi as para delegatėve tė vet nė mėnyrė
tė gjerė, por e la atė ta bėj nė njė tubim tė
ardhshėm , kėshtu qė pėrveē asaj qė mundesh tė dėgjohej
ose qė ėshtė shkruar nė media, shkaku i daljes me kėtė
obsion ėshtė nė faktin se lideri i asaj partie ka rėnė
ndesh me programin qė para disa kohe e ka hartuar vetė.
Kjo nuk ėshtė arsye qė tė shpallet njė moratorium nė
njė parti pėr shkak se kundėrshtari ka ardhė nė
kundėrshtim me atė program. Nė qoftė se kryetari ka
ardhur nė kundėrshtim atėherė ai duhet tė dalė me
obsionin e ri, e nėse ai obsion i pranohet atėherė
partia duhet tė vazhdojė. Pra arsyet pėr shpalljen e
moratoriumit tė partisė janė paksa paradoksale.
Zoti Latifi, Arbėr Xhaferri dhe Lubēo Georgevski
ishin nėnshkruesit kryesor tė marrėveshjes sė Ohrit
e cila ngrihet mbi parimin e funksionimit tė njė
shteti shumėetnik. Ēdo tė ndodhė me kėtė marrėveshje?
A mund tė funksionojė ajo pa mbėshtetjen e tyre?
Veton Latifi: Mendoj se zhvillimet e fundit sollėn
nė pikėpyetje deri nė njė masė marrėveshjen paqėsore
tė Ohrit pasi qė me heqjen dorė nga marrėveshja e
Ohrit nga ana e Partisė Demokratike Shqiptare si mbėshtetėse
kryesore gjatė bisedimeve paqėsore tė 200, tani
implementi i marrėveshjes dhe mbarė proēesi i
avancimit tė statusit tė shqiptarėve, qoftė pra
suksesi apo dėshtimi i kėtij procesi i mbetet vetėm
qeverisė pra Lidhjes Demokratike tė Maqedonisė dhe
BDIsė sė Ali Ahmetit, pra kėtu pa pėrfshirė opozitėn.
Ka edhe njė element qė pėr momentin e bėn kompleks situatėn. Nga katėr nėnshkruesit kryesor ka mbetur vetėm njė parti, LSDMja e kryeministrit aktual Branko Cervenkovski, pasi PDSHja e hodhi poshtė kėtė marrėveshje me kėto zhvillimet e fundit, unė ashtu e kuptoj, si dhe VMRO-DPMNeja e ish kryeministrit Gjeorgjevski, ndėrkohė qė PPDja tanimė ėshtė njė parti minore krahasuar me kohėn e nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Ohrit, kurse shumica e anėtarėve tė kėsaj partie kanė aderuar nė radhėt e BDIsė, kurse BDIja e Ali Ahmetit edhe pse fitoi shumicėn e votave tė shqiptarėve vitin e kaluar nuk ka qenė nėnshkruese formale e marrėveshjes sė Ohrit. Konsekuencat mund tė jenė nga mė tė ndryshmet
mendoj, por ajo qė ėshtė mė e zakonshme kjo popullatė
mund tė pranojė ndonjėherė obsionet radikale kur
proceset janė nė fazė tė zvarritjes apo nė rrjedhim
e sipėr. Pra tė gjitha kėto propozime i mendoj si njė
hapje tė njė debati por jo si kėrkesa pėrfundimtare.
Desha tė shtoja diēka pėr proēeset multietnike. Nuk
mund tė thuhet se u dėshmua ndonjė rregull apo
doktrinė nė Ballkan se a mundet apo jo tė funksionojnė
konceptet multietnike nė Ballkan pasi qė tė gjitha njėsitė
apo shtetet duhet ti trajtojnė nė mėnyrė specifike kėto
hapėsira, ashtu siē u treguan si vėshtirė pėr
funksionim edhe konceptet multietnike nga ana tjetėr nė
Ballkan dhe nė shumė rajone tė botės qė janė
treguar tė vėshtira pėr funksionim edhe shtetet
monoetnike sidomos nė rajone me konteste tė plota
tradicionale siē ėshtė rasti nė kėtė hapėsirė.
Propozimin e ish kryeministrit maqedonas Gjeorgjevski
duhen parė nė dy prizma mendoj; ka pėrfunduar koha
kur njė parti maqedonase u ofron shqiptarėve modele tė
gatshme se si duhet tė zgjidhet ēėshtja shqiptare dhe
nga ana tjetėr, ana tjetėr e medaljes, kjo ofertė nuk
duhet shikuar si e brishtė dhe jo serioze pasi qė nuk
vjen nga pala shqiptare por vjen nga pala maqedonase. Pa
marrė parasysh se Gjeorgjevski e propozoi kėtė pėr qėllime
tė marketingut politik apo nė faza emocionale kur
lidershipi i tij mund tė jetė duke perėnduar, ai ėshtė
ende lideri i partisė mė tė madhe maqedonase nė
opozitė dhe nė kėtė moment ai prezanton partinė e
tij.
Po ndoshta debati do tė ishte mirė pėr tė sqaruar disa gjėra qė kanė mbetur mė parė pa sqaruar? Veton Latifi: Thashė se nuk duhen kuptuar kėto
si kėrkesa pėrfundimtare tė njė partie apo tė njė
bashkėsie etnike, por si njė hapje debati pasi qė
iniciativėn e idesė pėr konceptin multietnik nė
Maqedoni unė nuk e shoh si njė kėrkesė mbarė
shqiptare por si njė propozim qė gjatė periudhės sė
ardhshme hap njė debat nė mesin e vetė shqiptarėve nė
Maqedoni, debat qė do tė rezultojė me njė kėrkesė
konkrete shqiptare. Ky debat qė po hapet, mė mirė se
vetė iniciatorėt e kėtij koncepti apo kundėrshtuesit
e tij do tė tregojė se ēfarė shqiptarėt synojnė pėr
momentin nė Maqedoni. Pra i duhet dhėnė kohė
diskutimeve, propozimeve, debatit, sikurse edhe procesit
politik institucional nė Maqedoni dhe pėr tė parė se
si do tė zhvillohen proceset.
Zoti Fejziu, meqėnė se bashkėsia ndėrkombėtare
ėshtė nė favor tė shteteve shumėetnike, a mendoni
se si zoti Xhaferri edhe ish kryeministri Gjeorgjevski
do ta kenė tė vėshtirė tė gjejnė pėrkrahje nė
bashkėsinė ndėrkombėtare pėr idenė e tyre?
Milaim Fejziu: Kjo ide ka qėnė objekt trajtimi
si nė qarqet e brendėshme ashtu edhe ato ndėrkombėtare.
Mendoj se janė dhėnė sinjale shumė tė qarta se kėto
obsione ose kėto projekte pėr shtete monoetnike, i
takojnė kohės sė shkuar, prandaj bashkėsia ndėrkombėtare
tani do tė duhet tė pėrforcojė ose tė inkurajojė
subjektet qeveritare qė tė kryet procedura e
implementimit tė marrėveshjes kornizė sė Ohrit. Nė
fakt tė fillojė tė funksionojė kushtetuta e
ndryshuar nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje. Opinioni
i brendshėm, pra spektri politik maqedonas dhe shqiptar
kėtu do tė taktizojnė pėr shkaqe tė ndryshme. Do tė
ketė edhe ndoshta njė heshtje pėr njė kohė derisa tė
sqarohen disa dilema qė lėnė protagonistėt e kėtyre
projekteve sepse vetė VMRO-DPMNEja dhe lideri i saj ėshtė
nė kundėrshtim me konceptet qė i kishte gjatė nėnshkrimit
tė marrėveshjes sė Ohrit dhe sot e njėjta gjė vlen
edhe pėr PDSHnė. Nėse kėto ide ose kėto projekte
kanė qenė nė kokat e tyre atėherė pse pritėn pas
njė viti ti aktualizojnė. Atėherė kanė mundur nė
tavolinėn e Ohrit, ti trajtonin kėto ide dhe tu jepej
fund. Mendoj se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e
fokusuar nė implementimin e plotė tė marrėveshjes sė
Ohrit, sepse ajo nuk ėshtė thjesht njė marrėveshje
por njė projekt strategjiko-politik pėr tė ardhmen e
Maqedonisė. Ajo e pėrcakton Maqedoninė si shoqėri
multietnike dhe si shtet tė pėrbėrė nga dy etnitete
tė mėdhaja dhe me tė drejta tė barabarta. Mendoj se
modeli qė ofron marrėveshja e Ohrit dhe mė nė fund
kushtetuta e ndryshuar i hap njė perspektivė qė
popujt tė jetojnė tė barabartė. Pra pavarėsisht nga
numri i tyre, tė mund tė ndėrtojnė njė ardhmėri mė
tė mirė sesa deri tani. Megjithatė nuk duhet harruar
se forcat kundėrshtuese nga pala maqedonase do tė
tentojnė edhe nė tė ardhmen qė ti largohen
implementimit tė plotė tė marrėveshjes sė Ohrit.
Nė rast se zbatimi i marrėveshjes sė Ohrit nuk
ēohet deri nė fund, cila ėshtė alternativa pėr shoqėrinė
maqedonase, njė Qipro e re?
Veton Latifi: Nuk do tė thoja se ende ka ndonjė kėrkesė pėrfundimtare nga ana e shqiptarėve kėtu nė Maqedoni, e nuk them a ėshtė kjo ndonjė kėrkesė pėr protektorat ndėrkombėtar apo ndonjė kėrkesė pėr njė Qipro tė re. Jo pse statusi apo mėnyra e funksionimit tė Qipros u tregua, por se thashė pak mė parė se duhet dhėnė kohė diskutimeve, propozimeve dhe debateve dhe nuk duhet tė jetė i ngutshėm njė vlerėsim pėrfudimtar nė kėtė moment se ēfarė kėrkohet pasi nuk ka ardhur koha pėr njė kėrkesė pėrfundimtare. (VOA)
|