|
Azbi NUREDINI
Shkupi dikur i njohur si qyteti mė i banuar me shqiptarė
nė Europė mbeti pa ta, dhe pa prezencėn dhe ndikimin
e tyre nė institucionet e qytetit.
Mė 14 shtator 1996 nė fletėn zyrtarė me Nr-49 u
shpall ligji pėr ndarjen territoriale tė Maqedonisė
dhe definimi i njėsive tė vetadministrimit lokal. Po
ashtu, nė kėtė fletė zyrtare u shpall ligji mė
diskriminues pėr shqiptarėt e Shkupit qė kur ekziston
ky qytet.
Qytetarėt e Shkupit e kanė tė njohur ndarjen
territoriale dhe ligjin famkeq tė Shkupit, me tė cilin
ligj definohen komunat tė cilat do tė bėjnė pjesė nė
territorin e kėtij qyteti. Po pėrkujtojmė se, nė kėtė
territor bėjnė pjesė tė gjith pesė komunat e vjetra
qė kanė ekzistuar mė parė dhe dy komuna tė reja qė
dalin me ndarjen e re territoriale tė pėrcaktuar me
ligjin e kėsaj date, e qė dhe kėto dy komuna banohen
njėra me shumicė dėrmuese Maqedonase e tjetra me
shumicė Rome, ndėrsa bėjnė pėrjashtim prej qytetit
ose e humbin tė drejtėn pėr tė qenė qytetarė tė
Shkupit banorėt e komunave; Haraēinė, Studeniēan,
Saraj dhe Kondovė, komuna kėto qė e rethojnė zemrėn
e shkupit dhe tė banuara me 99% Shqiptarė. Ndėrsa
dihet mirėfilli se ndėrtimin e qytetit tė Shkupit,
gjegjėsishtė, tė kėtyre pesė komunave tė mėparshme
tė qytetit e ndihmuan dhe participuan nė ndėrtimin
dhe zhvillimin e gjithmbarshėm tė tyre edhe Shqiptarėt
e Shkupit me rrethinė.
Ligji i cili e definon pamjen territoriale tė qytetit bėn
pėrjashtimin e shqiptarėve qė gravitojnė nė
fshatrat rethepėrqark Shkupit dhe tė cilat fshatra janė
tė banuara kryesisht ose tėrsishtė me Shqiptarė. Ky
pėrjashtim bėhet nė mėnyrė shumė perfide dhe jashtėzakonisht
mirė tė planifikuar Qėllimi ishte qė me kėtė pėrjashtim
tė Shqiptarėve prej planifikimit tė ri territorial tė
qytetit tė Shkupit (edhe atė me ligj tė posaēėm pėr
Shkupin) eliminohet ēdo ndikim i Shqiptarėve nė
organet vendimmarrėse tė kryeqytetit tė Maqedonisė.
Sėkėndejmi, u arrit qė tė stopohet zhvillim i shoqėrisė
Shqiptare nė Shkup, qė kjo shoqėri tė ngulfatet edhe
mė tej nė problemet e vjetra infrastrukturale, tė
ngelė shekuj mbrapa zhvillimeve ekonomiko-social,
arsimore, shkencore, shėndetsore, etj.
Merreni me mend! Absurdi (qė duket edhe nga aeroplanit)
i ligjdhėnėsit shkon aq larg sa, fshatari i fshatit Kuēkovė
i cili gjendet nė largėsi prej 30 km prej kryeqendrės
sė Maqedonisė ka tė drejtė qė tė vendosė, gjegjėsisht,
ka mundėsi tė zgjedhė se cili do tė jetė kryetarė
apo kryesus i qytetit, ndėrsa ai i SARAIT qė gjendet nė
pozicion tė mushkrive tė qytetit dhe nė largėsi prej
5 km nga kjo kryeqendėr nuk ka tė drejt tė vendos se
kush do tė udhėheqė me qytetin e tij, apo ai i HARAĒINĖS
qė po ashtu gjendet nė fyt tė qytetit, nuk i jepet
mundėsia tė vendos pėr fatin e qytetit tė tij, apo
atij tė STUDENIĒANIT qė e kanė shndėrruar nė
deponi tė pistė, ose ai i KONDOVĖS qė ėshtė porta
e Shkupit, nuk e gėzon tė drejtėn e votimit tė
prefektit tė kryeqytetit.
Ėshtė fare e tejdukshme tėrė kjo politikė qė
zhvillohet kėsisoj edhe atė jo vetėm nė mėnyrė
konstante por, mjerisht, edhe nė mėnyrė
institucionale. Porosia ėshtė njė: mjetet materiale tė
grumbulluara nga taksat e ndryshme apo kontributet e
ndryshme qė derdhen nė buxhetin e qytetit, qofshin ato
edhe prej ndėrmarjeve tė shumta publike qė janė nėn
kontroll direkte tė qytetit, tė mos shpenzohen pėr
ngritjen e mjediseve Shqiptare sipas standardeve bashkėkohore
infrastrukturale. Dhe, jo rastėsisht kemi lagjet e
Maqedonasėve qė kanė pamje evropiane dhe lagje
Shqiptarėsh me tabllo tė mjerimit tė rėndė. Veē kėsaj,
po ashtu, nė kėtė mėnyrė pėrjashtohet ndikimi
shqiptar nė punsimin aq shum tė nevojshėm tė npėr
ndėrmarrjet e shumta qė i kontrollon qyteti, siē janė:
Higjiena Komunale, Ndėrmarja Publike pėr Komunikacion,
Ujsjellsi i Qytetit, Ndėrmarja pėr Meremetimin e Rrugėve,
e shum tė tjera tė cilat ndėrmarje u ndėrtuan edhe
me kontributin e baballarėve tanė.
Janė shtatė vjet tė tėra qė shqiptarėt e Shkupit u
padrejtėsuan dhe pėr kėto vite po jetojmė sikur tė
ishim nė Dibėr, nė Tetovė, Gostivarė a Strug.
Natyrisht, qytetarėt e kėtyre qyteteve as qė mund tė
ndikojnė mbi Shkupin.
A DO TĖ BĖHEMI BANOR TĖ SHKUPIT PĖRSĖRI, janė
pyetjet e shpeshta tė qytetarit shqiptar tė Shkupit. Kėtė
pėrgjigje e ka dhėnė njė marrveshje historike qė u
nėnshkruajt nė Ohėr, mirėpo a do tė ketė dikund
ndonjė shqiptar nė institucione qė do ta vėrejė kėtė
ēėshtje, gjegjėsisht, a do tė merret dikush mė
seriozisht me PIKĖN 3 TĖ NENI 114-115 TĖ ANEKSIT A TĖ
MARVESHJES KORNIZĖ TĖ OHRIT?
Shqiptarėt e Shkupit, respektivisht, shqiptarėt nė pėrgjithės,
gjatė konfliktit tė vitit 2001 treguan se ēka synojnė.
Ata tė HARAĒINĖS thanė se synojnė Shkupin, ata tė
DVORCĖs-RADUSHĖs thanė se synojnė Shkupin, ata tė
LUBETENit thanė se, po ashtu, synojnė SHKUPIN. Tani
mbetet qė, amanetin e dėshmorėve tė HARAĒINĖS,
DVORCĖS-RADUSHĖS, LUBETENIT, ta realizojė dikush tjetėr
nė tavolinė, aty ku shqiptarėt historikisht kanė
treguar dobėsi. Le tė shpresojmė se ata tė tavolinės
sė sotshme kėsaj radhe do tė jenė mė tė shkathėt
dhe do ta kenė nė krye gjakun e derdhur dhe sakrificėn
e vitit 2001, duke u angazhuar qė tua sjellin
Shqiptarėve Shkupin e vet.
Meqė ra fjala, po i pėrkujtojmė kėta tė tavolinės
se, barazia e Shqiptarit tani duhet tė jetė gjithkund
po edhe nė kryesinė e Parlamentit, pėr arsye se, para
disa ditėve, kryesusi i Parlamentit solli vendimin pėr
shpalljen e zgjedhjeve tė parakohshme nė pes komuna tė
banuar me Maqedonasė. Ndėrsa nė mėnyrė perfide e
anashkaloi njė Komunė Shqiptare, atė tė KONDOVĖS,
ku tash e 3 vjet vihen e hiqen adminstratorė sipas dėshirave
tė grupeve apo klaneve, dhe, assesi nuk ju jepet rasti
banorėve tė kėsaj komune qė tė zgjedhin pėrfaqėsuesit
e vet legjitim. Nuk dua tė besoj se, kėsaj here pėrfaqėsuesit
tanė nė pushtet nuk e vėrejtėn kėtė punė kaq tė
vogėl dhe nuk ia mundėsuan 7000 votusve Shqiptarė
tė barazohen me qytetarėt e pesė komunave tė tjera.
Apo, e vėrejtėn por nuk patėn mundėsi tė bėjnė mė
shumė!
O burra, dilni jasht atyre skemave qė nuk na japin mundėsi
qė tė dėshmohemi se nuk jemi njerėz tė egėr ashtu
siē pretendojnė tė na nxjerrin para syve tė ndėrkombėtarėe.
Edhe ne dimė tė ndėrtojmė organet tona lokale dhe jo
vetėm maqedonasit e romėt. Pra, pushtetarė shqiptarė,
kėmbėngulni nė tė vėrtetėn se Shkupi ėshtė qytet
edhe i shqiptarėve. Kėmbėngulni dhe mos ngurroni. Por,
kujdes nga poltronizmi, kujdes nga komoditeti politik,
kujdes nga politika klanore e fisnore. Sepse, NUK
DO TĖ VLEJNĖ MĖ ARSYETIMET E TIPIT KAQ MUNDĖM...!!!
Duajeni Shkupin, meqė atė edhe e fituam.
|