Dokumentacioni kadastral i Kosovės u plaēkit nga Serbia pėr t’u falsifikuar

     


Po bėhen katėr vjetė tė plota qė kur u plaēkit dokumentacioni kadastral i Kosovės, nga Beogradi zyrtar.

Po bėhen katėr vite tė plota, prej kohės kur u instalua nė Kosovė administrata ndėrkombėtare. Pėr “qudi” tani i teket kėsaj administrate tė propozojė zyrtarėve shqiptarė, qė ata tė kėrkojnė nga plaēkitėsit-shtetarėt serbijanė, qė t’ua kthejnė kėtė dokumentacion tė rėndėsisė sė veqantė.

Njėkohėsisht me kėtė propozim tė UNMIK-ut, Goran Bogdanoviq, ministėr i bujqėsisė nė Qeverinė e Kosovės, publikon njė tė “dhėnė” shumė shqetėsuese pėr popullin shqiptar-shumicėn absolute tė Kosovės, se gjoja 62% e tokave pjellore tė Kosovės, na qenkan pronė private e minoritetit serb. 

Kur analizohet kjo e “dhėnė” e kėtij far ministri, duke e krahasuar me pasuritė e shitura nga serbėt, qė prej pėrfundimit tė luftės e deri nė ditėn e kėtij publikimi, nuk mund tė iket pėrfundimit, se krejt toka pjellore e Kosovės paska pas qenė pronė e serbėve, ndėrsa shqiptarėt si popull shumicė paskan pas qenė qifqinjė tė tyre apo paskan pas jetuar nėpėr male.

Fatmirėsisht, kjo deklaratė e kėtij ministri, siē po dėshmohet vetėm nė letėr i Kosovės, s’ėshtė gjė tjetėr, pos edhe njė rrenė e pa kripė dhe e gatuar nė guzhinat serbomėdha tė Beogradit. Shihet qartė, se kjo rrenė e kulluar serbo-madhe, ėshtė konstruktuar duke u bazuar nė falsifikatin e dokumentacionit kadastral tė plaēkitur tė Kosovės. Dihet botėrisht, se Beogradi zyrtar ėshtė maher pėr falsifikime spektakulare. Gjithashtu, dihet botėrisht se nė kėto punė tė pista tė Beogradit zyrtar, punojnė me zell prej lugetrish ekipet profesionale tė tė ashtuquajtures Akademi Serbe e Shekncave, e cila i ka vėnė vetes pėr detyrė falsifikimet e ēdo gjėje, pėr interesat hegjemoniste tė politikės serbomadhe.

Si do tė duhej tė reagonin shqiptarėt ndaj propozimit tė Kreut tė UNMIK-ut, qė ata tė kėrkojnė nga pala serbe qė t’u kėtheht ky dokumentacion?

Para se tė jepet pėrgjigje nė kėtė kėrkesė tė UNMIK-ut, mjafton tė analizohet profesionalisht nga ekspertėt tanė, arsyeja, pse u plaēkit para katėr vitesh ky dokumentacion. Po u veprua kėshtu, ma thot mendja, do tė demaskohej qellimi real i plaēkitjes, edhe i kėtij dokumentacion nga organet shtetėrore serbe.

Siē dihet, menjėherė pas Marrėveshjes sė Komanovės, fillojė tėrheqėja e forcave tė armatosura dhe e mbeturinave tjera tė pushtetit okupues serb, nė drejtim tė vendit nga kishin ardhur. Sq u kuptua dhe u pa, paragrafet e kėsaj marrėveshjeje, ishin aq “rigoroze”, sa qė u lejuan forcave tė kėsaj ushtrie pushtuese, tė mundur nė tė gjitha frontet e luftės, tė tėrhiqte me vete tė gjitha llojet e armatmeve, tė gjitha pajisjet pėr mbėshtetje llogjistike, si dhe ēka ju tekej tjetėr. Ky ėshtė rasti i parė nė historinė e luftrave, kur njė ushtrie pushtuese e cila e kishte humbur luftėn, t’i lejohej tė tėrhiqte me vete tėrė arsenalin ushtarak. 

Kjo ushtri e mundur, nuk u pengua as nga pakė shqiptarė qė kishin mbetur nė Kosovė, sepse ata ishin tė zėnė me punė shumė “ mė tė rėndėsishme” dhe tė kapluar nga ethet euforike tė gėzimit, qė pa ia shihnin shpinėn njė hasmi tė urryer, sa qė nuk u ra ndėrmend, bile tė pėrpiqeshin, pėr t’i penguar kėto plaēkitje tė shumėta dhe pėrfundimtare tė pasurisė tonė kombėtare, nga forcat serbe nė tėrhjekje e sipėr.

Gjatė kėsaj vale tė plaēkitjeve u plaēkit edhe dokumentacioni kryesor kadastral. 

Rėndėsia e kėtij dokumentacioni, nuk e besoj se nuk ka qenė e ditur pėr forcat ushtarake frengo-gjermano-sllave nė pėrbėrje tė KFOR-it, tė cilat lejuanė forcat serbe tė plaēkisin edhe kėtė dokumentacion.

Sigurisht, edhe kjo zemėrgjėrsi e kėtyre forcave ndėrkombėtare ndaj veprimeve plaēkitėse tė forcave tė ish pushtuesit tonė, ishte nė kuadėr tė pjesės tė pashkruar tė Marrėveshjes sė Kumanovės, e cia pėr shumicėn shqiptare, deri nė ditėt e sotme mbetet top secret.

Pa asnjė dzshim, kėto veprime tė forcave serbe nė tėrheqje, ishin tė planifikuara deri nė detale, heret dhe mirė. Ato, e plaēkitėn edhe kėtė material, sepse drejtuesit e tyre politik dhe ushtarak ishin tė bindur thellė, se gjatė proēedimit pėr zgjedhjen e statusit final Kosovės, do t’u shėrbejė si dėshmi e fortė pėr tė “drejtėn” e tyre tė pronėsisė ndaj tėrsisė teritoriale tė saj.

Falsifikimi i tėrė kėtij dokumentacioni kadastral, si dhe adaptimi i tij nė pėrputhje me interesat gllabruese tė hegjemoniymit serbo-madh, tani duhet tė jetė akt i pėrfunduar. Andaj, pa u friksuar se do tė bėhet ndonjė gabim, mund tė thuhet, se deklarata e Goran Bogdanoviqit, nuk ėshtė e rastėsishme dhe pa mbėshtetje nė kėtė falsifikat.

Jo vetėm se ėshtė pėr t’u quditur, por ėshtė pėr ēdo keqardhej dhe tejet shqetsuese, se kjo kjo deklaratė e kėtij zėdhėnsi tė Serbisė, kėtij zotriu tė mėveshur me imunitetin e njė ministrie me rėndėsi tė veqantė tė Qeverisė sė Kosovės, tė kalojė pa asnjė reagim institucional dhe nga ekspertet tanė tė kėsaj lėmie gjeo-teknike.

Nėse qeveritarėt tanė e kėrkojnė nga Serbia, dokumentacionin e plaēkitur, nė vend tė tij pas disa eskivazhash diplomatike tė zyrtarve serb, nė vend tė origjinalit do t’u jipet falsifikati i tij. Pasojat do tė ishin katastrofale pėr shqiptarėt dhe minaoritarėt josllav, sepse do tė zyrtarizohej ky falsifikat. Atėherė, do tė krijohej baza “legjitime” pėr rigrabitjen e tokave kosovare, nga pronarė terrem, jo pėr tė jetuar dhe afaruar me to, por pėr t’ua rishitur shqiptarėve, si zakonisht me ēmime astronomike. 

Kam shpresėn, qė qeveritarėt tanė me ato pak kompetenca qė kanė, nuk do tė kėrkojnė kthimin e kėtij dokumentacioni, tani njė falsifikim i pėrsosur shtetėror serb, por do tė pėrgadisin rregullatvėn pėrkatėse ligjor dhe do t’i mobilizojnė ekipet profesionale nė nivel tė Kosovės, pėr pėrpilimin e njė dokumentacioni kadastral, plotėsisht tė ri dhe tė mbėshtetur nė gjendjen faktike kadastrale.

Me njė veprim tė tillė do tu thuhej plaēkitēsve hegjemonist, po ua falim dokumentacionin e plaēkitur, nė shenjė kujtimi pėr dėshtimin pėrfundimtar tė ėndrave tuaja garbitqare ndaj shqiptarėve dhe Trojeve tė tyre etnike.



Sejdi Veseli, 11 mars 2003, Prishtinė