Po na pėrsėritet historia

     

“Mos i beso kurrė atij qė njėherė tė ka tradhėtuar”

                                                       Shekspiri

Ka pakė popuj nė botė, qė historia tė ketė qenė aq e pamėshirshme, siē ishte pėr popullin shqiptar. Ėshtė e vėrtetė e pakontestueshme se rrugėtimi i shqiptarėve nėpėr epokat e historisė, ishte pėrplotė vėshtirėsi dhe sakrifica, asnjėherė nė pozitė tė agresorit, pėrherė nė ballafaqim me agresorė tė ndryshėm dhe shumė tė fuqishėm evro-aziatik. Kjo bėri qė e kaluara e popullit shqiptar tė jetė e ngjeshur nga epopet e lavdishme, pėr ēka ia kanė lakmi shumė popuj, edhe ata mė tė mėdhenjė se ai pėr nga numri.

Shqiptarėt si popull i pa vėlla qė ishin, edhepse ndėr popujt mė tė vjetėr dhe mė fisnik tė Evropės, rrallėherė patėn aleatė besnik, jo pse nuk i merituanė, apo nuk ditėn t’i nderojnė dhe ēmojnė ata. Pėrkundrazi, tė dhėnat historike flasin qartė, se ky popull ndėr mė tė vjetrit dhe mė fisnikėt e Evropės, si asnjė popull tjetėr, jo vetėm se di t’i nderojė aleatėt e tij, por ai ėshtė i gatshėm edhe tė sakrifikohet pėr ta nė ēdo kohė. Pėr tė vėrtetuar kėtė, mjafton tė veēohen dy nga tė dhėnat mė tė freskėta: 

1.Rasti i solidarizimit konkret dhe pa rezervė i popullit shqiptar ndaj aleatit tė tyre tė fuqishėm, SHBA-ve, me rastin e sulmit terrorist tė 11 shtatorit dhe;

2.Rasti i kėtyre ditėve, kur populli shqiptarė vihet nė anėn e aleatit tė tij tė fuqishėm, kur ky pėrgatitet qė me veprime tė fuqishme ofanzive ushtarake ta ēarmatosė regjimin e Sadam Huseinit.

Si pasojė e mungesės sė aleatėve besnik nė tė kaluarėn, mė shumė se gjysma e Shqipėrisė Etnike, pėrkundėr vullnetit tė popullit tė saj, me vendimin arbitrar tė faktorėve tė vendosjės, mbeti nėn pushtimin e shovenistėve sllavo-grek. 

Kohėrat kanė ndryshuar dhe nė kėtė epokė tė historisė nuk mund tė themi se nuk kami aleatė, ashtu siē nuk mund tė themi se nuk po na bėhen hile ndaj tė drejtės sonė tė natyrshme. Atėherė, pashmangshėm do tė lindė pyetja: kush ėshtė shkaku i kėtyre hileve qė na bėhen edhe nga ata qė i konsideruamė aleatė?

Me siguri ne shqiptarėt si popull nuk mund ta pranojmė fajin kolektiv edhe pėr hilet qė po na bėhen sot, nga “aleatėt” tanė tė deklaruar dhe deri diku tė dėshmuar nė vepėr, edhepse nė bashkėpunim me do tarafe shpirtshiturish nga fara jonė. Por, mund tė konstatojmė se shkaktari kryesor i tė gjitha hileve qė na u bėnė nė tė kaluarėn dhe i atyre qė janė duke na u bėrė, ėshtė Trualli jonė amėtar. Siē dihet, Atdheu jonė pėrveē pozitės strategjike tė rėndėsisė sė veqantė pėr interesat e Fuqive tė Mėdha, ai ėshtė laborator i nėnės natyrė, ku ajo pėr qėllime eksperimentale ka grumbulluar nė sasi tė pallogaritėshme, tė gjitha tė mirat e botės. Pra, ky ishte dhe mbeti shkaku kryesor qė shumica e aleatėve tanė( edhe ata tė natyrshmit), tė verbuar nga etja pėr pėrfitime materiale personale dhe pėr vendet e tyre, nuk hezitojnė tė lėshohen nė pazarllėqe si nė tė kaluarėn edhe sot me armiqtė e tanė, natyrisht nė dėm tė interesave tona tė natyrshme njerėzore dhe kombėtare. Siē u vėretua nė tė kaluarėn, ndėrgjegja e faktorėve tė vendosjes ndėrkombėtare ėshtė e neutralizuar nga etja e tyre pėr koncesione materiale, andaj nuk ka ēka i brenė, kur dihet se si pasojė e hileve tė tyre, njė popull i tėrė mund tė pėrjetojė vuajtjet dhe tmerret mė tė rėnda. Siē pėrjetuanė shqiptarėt e Kosovės administrative nėn pushtimin serbo-ēetnik, ashtu siē vazhdojnė tė pėrjetojnė kėto vuajtėje dhe tmerre nėn regjimet primitive tė pushtuesėve sllavo-grek Kosova Lindore, Lugina e Vardarit, njė pjesė e Malėsisė sė Madhe dhe Ēamėria. Andaj, nuk ėshtė pėr t'u quditur, se Fuqitė e Mėdha gjoja aleatėt tanė i harruan kaq shpejt skenat e pėrjetimeve tė tmerrshme, tė cilat i pėrjetojė populli shqiptar, sidomos ato gjatė luftės tė armatosur ēlirimtare tė cilėn e zhvilloi nėn flamurin e UĒK-sė, e cila edhe kėsaj here iu imponua si domosdoshmėri dhe pashmangėsi, nga terrori vandal qė ushtrohej nė vazdhimėsi nga aparati shtetėror i pushtuesėve fashizoid serbosllavė.

Pas pėrfundimit tė kėsaj lufte tė drejtė ēlirimtare edhe me ndihmėn e NATO-s, populli shqiptar priste me plotė tė drejtė nga ndėrkombėtarėt, nėn mbrojtjen e tė cilėve ishte futur Kosova, se do ta ndihmojnė nė zgjidhjen pėrfundimtare dhe tė drejtė tė ēėshtjes sė tij kombėtare. 

Populli shqiptar njė ndihmė tė tillė e meritonte, falė gjakut tė derdhur dhe sakrificave tė tij tė shumta pėr t’u liruar nga zgjedha e huaj. Ai shpresonte, sė mė nė fund diplomacitė e disa shteteve evropiane tė cilat me gojėn plotė deklarohen, se duhet tė respektohen tė drejtat e popujve pėr vetėvendosje, do tė shfrytėzonin rastin pėr t’i korigjuar padrjtėsitė qė ua kishin bėrė shqiparėve, paraardhėsit e tyre nė vazhdimėsi, prej Kongresit tė Berlinit e tutje. Nisur nga kjo shpresė, tė gjithė ata qė i ofronin ndihmė dhe miqėsi, shqiptarėt i pranuan pa u hamendur. Si tė tillė i pranuan UNMIK-un, OSBE-nė dhe KFOR-in, tė cilėt u instaluanė nė Kosovėn administrative, nė bazė tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė.

Fatmirėsisht pas pėrfundimit tė luftės, shqiptarėt( pėrveē kapitullantėve)filluan ta kuptojnė pa ndonjė vonesė tė madhe, se “aleatėt” evropianė, nė raport me interesat legjitime tė tyre vazhdojnė tė sillen sipas avazeve tė vjetra, sipas atyre tė Kongresit tė Berlinit, tė Konferencės sė Londrės dhe tė Versajės, por pėr nga forma mė tė rafinuara, ndėrsa metodat dhe mjetet qė pėrdorin mė bashkėkohore. "Aleatėt" tanė me sjelljet dhe veprimet e tyre, ndikuan qė te ata shqiptarė tė cilėt e ēmojnė drejt gjakun e dėshmorėve tė kombit dhe sakrificat sublime tė popullit, tė ngjizet dhe rritet dyshimi i bazuar, se mos po u pėrsėritet historia e hidhur, sidomos, ajo me Evropėn njerkė. 

Kėsaj radhe do tė veēojė njėrin nga faktet e shumta, i cili ia hjek " petėn lakrorit", dhe ma thotė mendja se ėshtė dėshmia mė e mirė, e pėrsėritjes sė historisė.

Fjalėn e kam pėr tė ashtuquajturin decentralizim tė pushtetit.

Siē dihet, njėra prej temave ndėr mė tė nxehtat, e cila flitet dhe pėrflitet kohėve tė fundit, ėshtė kėrkesa e zėshme e disa qarqeve ndėrkombėtare pėr decentralizimin e pushtetit. Kjo temė ka zėnė vend nė kreun e agjendave tė bisedimeve tė "pushtetarėve" vendorė me ndėrkombėtarėt. Fillimisht kjo temė u pėrfol nė tė gjitha mjetet e komunikimit masiv, pėr tė vazhduar kuloareve, nė vendet e punės dhe nė tė gjitha familjet shqiptare.

Duhet pranuar se decentralizimi i pushtetit, parqet stadin mė tė zhvilluar tė demokracisė sė njė vendi, natyrisht nėse ėshtė eliminuar ēdo formė e tij mbi baza etnike.

Kur flitet pėr decentralizimin e pushtetit nė Kosovė, nuk mund t’i iket konstatimit, se fjala ėshtė edhe pėr njė eksperiment tė disa qarqeve ndėrkombėtare, tė disponuara armiqėsisht ndaj shqiptarėve.

Tė flitet pėr decentralizimin e njė pushteti i cili de facto dhe de jure, nuk ėshtė nė duart e tė zgjedhurve tė popullit me votėn e tij tė lirė, nuk mund tė kuptohet ndryshe, pos si edhe njė lojė e ndyrė e projektuar nga disa qarqe ndėrkombėtare, tė cilat nė raport me popullatėn shqiptare tė Kosovės vazhdojnė tė sillen si kolonizator klasik.

Kėto plane tė disa qarqeve ndėrkombėtare nėn masken e decentralizimit tė pushtetit, kundėrmojnė nė diēka tjetėr, shumė tė pakėndshme pėr popullin shumicė, si dhe pėr minoritetet josllave tė Kosovės. Deri te njė pėrfundim i tillė nuk lypset ndonjė analizė e thellė, sepse nė kėtė rast nuk kėrkohet ndonjė dije e lartė shkencore. Mjafton tė mirren pėr bazė disa nga veprimet e derisotme tė disa segmenteve ndėrkombėtare me peshė, tė instaluara nė Kosovėn e pasluftės. Me njė analizė edhe sipėrfaqėsore, do tė arrihet nė pėrfundimin, se shumica e veprimeve tė ndėrkombėtarėve ishin tė disfavorshme(pėr tė mos thėnė diskriminuese)pėr shqiptarėt si popull shumicė dhe pėr minoritetet josllave, ndėrse shumė tė favorshme( thjeshtė privilegjuese)pėr minoritetin serb.

Mjerisht, edhe ato kundėrshtime sa pėr sy e faqe tė atyre qė populli ua dha besimin me votėn e tij tė lirė, qė tė ndėrtojnė institucionet pushtetore dhe t’i prijnė drejt ditėve mė tė mira, amortizohen nė “party-it” e organizuara nga Monarku i atestuar nga“demokracia”ndėrkombėtare. Mjerisht, pėr votėn e lirė tė popullit, deri nė ditėt e sotme nėpėr kėto”party”, u arritėn shumė kompromise pėr shumė tema tė nxehta, pa i pyetur fare institucionet e formuara nga tė zgjedhurit e popullit.Nė kėto "party" u arritėn edhe kompromiset(komplotet) pėr arrestimin e luftėtarėve tė lirisė, natyrisht tė atyre qė ua trubullojnė ujin.

Arsyetimet e disa pėrfaqėsuesve tė zgjedhur me votėn e lirė tė popullit pėr moskundėrshtimin e tyre, ndaj veprimeve rrėnuese dhe nė vazhdimėsi ndaj fruteve tė luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, siē ėshtė edhe paralajmėrimi pėr decentralizimin e pushtetit(me siguri sipas modelit tė Mitrovicės), se gjoja do t’i revoltonin “aleatėt”, nuk mund tė quhen ndryshe pos sybutėsi e qyqarėve. Kjo sybutėsi tė pėrkujton atė thėnien e popullit: “syri i butė .........!”

Duhet ta kuptojmė drejt, se tendenca e “mėsuesėve tė mėdhenjė” tė demokracisė evropiane pėr decentralizimin e pushtetit, nė esencė mėton t’i pėrforcojė enklavat serbe tė krijuara nėn kumbarin e tyre, duke ua dhėn edhe formėn juridike tė domosdoshme pėr realizimin e kėrkesave tė tyre hegjemoniste pėr tė pėrvetėsuar dhe ricopėzuar trojet etnike shqiptare. Prandaj ėshtė koha e fundit, qė ata tė cilėt morėn besimin e popullit me verdiktin e votės sė tij tė lirė, tė arsyetojnė kėtė besim, duke u thėnė stop, nė mėnyrė institucionale, me vendosmėri dhe me qartėsinė mė tė madhe, tė gjithė autorėve tė kėtij skenari shumė tė rrezikshėm pėr interesat tona tė drejta kombėtare, kushdo qofshin ata. 

Kundėrshtimi edhe i kėsaj tendence tė “aleatėve” tanė, qysh tani nė nismė, nė rend tė parė ėshtė obligim i atyre qė morėn besimin e popullit pėr ta pėrfaqėsuar atė zyrtarisht. Pėrndryshe, moskundėrshtimi dhe mosveprimi i vendosur i tyre, nuk mund tė cilėsohet ndryshe pos tradhėti ndaj popullit dhe atdheut.

Kundėrshtimi i pėrfaqėsuesve shqiptar dhe i minoriteteve josllave, do tė duhej tė jetė i argumentuar mirė. Nė lidhje me kėtė temė ka mjaft argumente tė qėndrueshme, si p.sh.: siē dihet, Shef i misionit tė Kėshillit Evropian, pėr hartimin dhe implementimin e decentralizimit tė pushtetit nė Kosovė, ėshtė diplomati italian, Carlo Civiletti. Ky diplomat i njė shteti fqinjė, me siguri do tė pėrpiqet ta implementojė nė mėnyrė eksperimentale, atė qė nuk u arritė tė bėhet pėr dhijetė vjetėt e fundit nė vendin e tij.

Ėshtė e vėrtetė se kėta ekspert tė Kėshillit tė Evropės kanė pėrvojė tė madhe, sepse njė eksperiment tė ngjashėm e kanė implementuar nė Bosnjė dhe Hercegovinė. Pra dihet, se po kolegėt e kėtyre ekspertėve, duke e kantonizuar Bosnien dhe Hercegovinėn bėnė punė "fenomenale", sepse arritėn ta shndėrrojnė kėtė vend tė dėrrmuar nga lufta, nė njė bombė tė kurdisur, e cila nė ēdo moment mund tė pėlcas. Pasojat dihen. Pėr kėtė "mėsuesit" e demokracisė evropiane nuk mėrziten fare, se me fajin e tyre mund tė rimbytet nė gjak dhe zjarr populli i saj i shumėvuajtur. Ata, kryen punėn e tyre "humanitare", i thurėn vetes lavdata dhe pasi futėn honorare tė majme nė xhepat e tyre, u kthyen nga kishin ardhur. 

Sa nuk ėshtė bėrė vonė, misionit tė drejtuar nga Carlo Civiletti, do tė duhej t’i thuhet me vendosmėri, nga ata qė kanė besimin e popullit pėr ta pėrfaqėsuar, se nuk e kanė pėlqimin e institucioneve qė drejtojnė, qė njė eksperiment tė tillė ta bėni edhe nė Kosovė. Nuk do tė lejojmė qė me popullin dhe atdheun tonė tė bėni eksperimente tė tilla, pasojat e tė cilėve paraqesin rrezik jo vetėm pėr Ballkanin, por edhe mė gjėrė.

Duhet t’u bėhet e qartė edhe kėtyre “ekspertėve” pėr decentralizimin, se nuk mund tė flitet pėr njė gjė tė tillė, nė kohėn kur vendorėt nuk i kanė kompetencat e plota pėr tė qeverisur me vendin e tyre. Duhet t'u thuhet, kur vendorėt tė marrin kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e plota, pėr organizimin dhe drejtimin e pushtetit nė tė gjitha nivelet, me siguri do ta shqyrtojnė mundėsinė edhe pėr decentralizimin e pushtetit, duke aplikuar nė mėnyrė inventive standardet mė tė larta tė demokracisė, nė pėrputhje me kushtet dhe rrethanat e vendit, por kurrėn e kurrės nbi baza etnike. 



Sejdi Veseli, me 04 03 2003, Prishtinė