A duhet nje politike e re e BE ne Ballkan?

   

Nga Budapesti Liz BARET/ Javen e shkuar (16 prill), ne Athine u shkrua historia. Dhjete vende, tete prej tyre nga Europa Lindore ish- komuniste, nenshkruan nje traktat per t'u bashkuar me BE-ne. Ata do te hyjne zyrtarisht ne Bashkim ne maj 2004, 15 vjet pas daljes nga rregjimi autoritar. Nje e ardhme demokratike dhe e sigurte tani mund te jete e garantuar. Begatia gjithashtu mund te vije me kalimin e kohes. Por per ata qe nuk u perfshine ndjenja e te qenit "i huaj" do te jete edhe me e forte. Ku e le Ballkanin zgjerimi i BE-se?

Bullgaria dhe Rumania duhet te perballen me zhgenjimin psikologjik e te qenit te vetmet vende te Europes Lindore, qe pavaresisht prej pjesemarrjes ne bisedimet e pranimit per nje numer vitesh, ende nuk jane klasifikuar. Megjithate, pozicioni i tyre lakmohet prej vendeve te Ballkanit Perendimor - Shqiperia, Bosnje-Hercegovina (BiH), Kroacia, Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi. Per keta shtete, rruga per ne BE duket me pak e sigurte.

Procesi i Stabilizimit dhe Shoqerizimit i BE-se, i filluar me 1999, me ne fund i dha Ballkanit Perendimor shansin qe te behej nje dite anetar i BE-se. Dhe gjithashtu eshte vertetuar te jete nje stimul i dobishem ndaj reformave, duke u ofruar "karroten" e integrimit europian qeverive te gatshme per te permbushur kushtet e BE-se, ne vend te vetem "shkopit", i cili qendronte pezull gjate bisedimeve me Brukselin ne te kaluaren. Por Procesi i Stabilizimit dhe Shoqerizimit (SAP) ka dobesi dhe keto mund te behen gjithnje e me shume te dukshme pas vales se pare te zgjerimit te BE-se.

Se pari, nuk eshte e qarte se karrota SAP eshte aq terheqese sa per te terhequr vemendjen e vendeve qe jane duke mbetur prapa. Kroacia ka arritur maksimumin e SAP-se dhe kerkesa e vendit per anetaresimin e plote ne BE tani pritet te shqyrtohet nga Komisioni Europian. Por per Bosnje-Hercegovinen dhe Shqiperine, sigurimi i nje Marreveshje Stabilizimi dhe Shoqerizimi eshte nje mundesi e larget, ndersa premtimi i anetaresimit te plote eshte aq larg, sa te ofroje pak motivim per te duruar dhembjen e reformave. Per keta vende, ekziston nje rrezik serioz se vrulli per reforma te orientuara drejt BE-se do te filloje te bjere.

Nje problem i dyte eshte se shpesh ekziston nje perplasje ndermjet kushteve te BE-se dhe perparesive urgjente te qeverive ne rajon. Nje material i koheve te fundit nga Programi i Studimeve te Europes Juglindore i Universitetit te Oksfordit i ka bere thirrje BE-se t'a beje kushtezimin me shume nje proces te dyanshem, duke u kushtuar vemendje nevojave te rajonit si dhe duke parashikuar kushtet e nevojshme per te permbushur standartet e BE-se. Ne kete menyre, qeverite e Ballkanit mund te ndjejne me shume "pronesine" e politikave te reformes dhe do te jene me pak te prirura te zvogelojne pergjegjesite e tyre kur te perballen me kundershtimin e brendshem ndaj reformes.

Se treti, ashtu sic ka argumentuar Iniciativa e Stabilitetit Europian (ESI), ndihma e BE-se ne rajon tashme eshte shume e vogel dhe e drejtuar keqas per te filluar ato lloj reformash te nevojshme per integrimin ne BE. Sipas ESI, Bashkimi duhet te zgjeroje politiken e tij te zhvillimit rajonal ne Ballkan. Politika rajonale dhe fondet shoqeruese strukturore dhe te organizimit, jane perdorur me sukses te konsiderueshem ne vete BE-ne per te pershpejtuar zhvillimin ekonomik te rajoneve te varfer. Njera prej fuqive te politikes eshte mbeshtetja e saj tek qeverite vendase per te nenvizuar perparesite e zhvillimit dhe per te grumbulluar nje pjese te fondeve. Ne kete menyre, ajo ndihmon ne ndertimin e aftesive te institucioneve vendore. Per me teper, ajo do te trajtoje problemet strukturore me te cilet perballet rajoni ne pergjithesi, duke lejuar qe vendet individuale te shkojne drejt anetaresimit ne BE mbi vete meritat e tyre.

Deri me tani, BE ka mohuar nevojen per te ndryshuar politiken e saj. Por Greqia, e cila tashme mban presidencen gjashtemujore me rotacion te Keshillit te Ministrave dhe eshte nje mbeshtetese e zellshme e zhvillimit te Ballkanit, planifikon t'a ngreje kete ceshtje ne takimin e nivelit te larte te saj ne Selanik ne qershor. Me afrimin e takimit te nivelit te larte, debati ka te ngjare te intensifikohet, ndersa "pro"-te dhe kundrat e sugjerimeve te reja jane duke u perpunuar. Asnje pergjigje e qarte nuk duket, por eshte duke filluar nje dialog i rendesishem, i cili mund te rezultoje ne nje metode te re ndaj Ballkanit pas fazes se pare te zgjerimit.

 

"Southeast European Times"