Shqiptarėt bėhen qesharakė kur ngurrojnė t’i kundėrvihen politikės sė UNMIK-ut.

   

Nga: Fatos Aliu

INTERVISTĖ PĖR PRESHEVA.COM

ME KOORDINATORIN E LĖVIZJES SHQIPTARE PĖR VETĖVENDOSJE z. FATOS ALIU

Skena aktuale politike ėshtė e karakterizuar me vrapin apatik dhe tė paefekt kombėtar tė grupeve politike, qė i pėrngjan njė krosi masiv pėr tė arritur nėpėr pozita pa themele, pėr t’i mbrojtur pozicionet e vjetra apo tė reja tė interesit, por jo edhe pėr tė ndryshuar kualitativisht gjendjen.

Nuk i kemi as premisat elementare tė njė shoqėrie nė progres, ndėrkaq sillemi me komoditet, sikur i kemi arritur vendet mė tė zhvilluara e mė demokratke.

Rinia e jonė duhet t’i thotė stop mashtrimeve, lojėrave mbi kurrizin e saj, sepse kurrizi i saj ėshtė kurrizi i ardhmėrisė sė vendit.

E drejta pėr vetėvendosje, do tė thotė realizim i vullnetit tė popullit, ndėrsa formė konkrete e zbatimit tė kėtij vullneti ėshtė referendumi. Ky vullnet ėshtė dėshmuar edhe mė parė, por ai duhet tė rikonfirmohet, edhe nė rrethanat e sotme, sidomos pas luftrave tė zhvilluara ēlirimtare nė hapėsirat shqiptare, me praninė e faktorit ndėrkombėtar.

Shqiptarėt bėhen qesharakė kur ngurrojnė t’i kundėrvihen politikės sė UNMIK-ut. Mendojnė se po i prishin marėdhėniet apo se po bėhen mosmirėnjohės.

Ēėshtja e pavarėsisė nuk ėshtė ēėshtje e nje deklarate, e njė subjeki politik por as e Kuvendit, por ėshtė ēėshtje e legjitimimit tė saj nėpėrmjet shprehjes sė vullnetit tė popullit me referendum, duke pėrfshi edhe tė drejtėn e shprehjes sė vullnetit tė popullit shqiptar nė trojet e tjera nėn okupim sllav. Detyrė e subjekteve politike dhe e Kuvendit ėshtė qė ta realizojnė, tė organizonjė mbajtjen e referendumit popullor.

 

 

 

presheva.com: Kohė mė parė, keni dalur nė opinion me njė subjekt tė ri - Lėvizja Shqiptare pėr Vetėvendosje. Ēka mund tė na thoni mė shumė pėr faqen tonė tė internetit lidhur me arėsyet e formimit tė kėsaj lėvizje, pėr rolin e saj ne mesin e shumė partive politike nė hapėsirėn shqiptare?

F. ALIU Po. Arėsyet e pėrgjithėshme i kemi theksuar me daljen tonė nė skenė, me rastin e themelimit tė Lėvizjes Shqiptare pėr Vetėvendosje, dhe nė qėndrimet e mėpastajme pėr opinion. Ato janė tė pėrfshira nė Platformė, ndėrsa nė Manifesin pėr Vetėvendosje e kemi pėrshkruar gjendjen e sotme, shkaqet dhe rrugėdaljen. Por, ne e kuptojmė se duhet kohė pėr t’u bindur lidhur me politikėn iluzore e cila po zhvillohet nė hapėsirat shqiptare, si edhe rėndėsinė e forcimit tė alternativės sė re politiko-atdhetare. Ne jemi tė vetėdijshėm se ndryshimet thelbėsore nuk bėhen shpejtė dhe lehtė, pas krijimit tė rrjetės aktuale shantazhuese politike, propagandistike e financiare.

Gjendja e jonė kombėtare, nga udhėkryqi i pasluftės ka kaluar nė qorrsokak. Skenės shqiptare i ka munguar njė alternativė e kėtillė. Ajo i mungon akoma nė kuptimin qė kjo alternativė ka nevojė tė forcohet dhe tė veprojė pėr t’i nxitur/kthyer mbarė proceset politike dhe kombėtare, tė cilat deri mė tash, sipas bindjes sonė, janė tė gabuara. Skena aktuale politike ėshtė e karakterizuar me vrapin apatik dhe tė paefekt kombėtar tė grupeve politike, qė i pėrngjan njė krosi masiv pėr tė arritur nėpėr pozita pa themele, pėr t’i mbrojtur pozicionet e vjetra apo tė reja tė interesit, por jo edhe pėr tė ndryshuar kualitativisht gjendjen. Nė vend tė aksioneve pragmatike dhe krijuese, qė mbėshteten nė vlerat kombėtare dhe bashkohore, ėshtė instaluar njė politikė e ekuilibrit mashtrues pa pėrmbajtje. Nuk i kemi as premisat elementare tė njė shoqėrie nė progres, ndėrkaq sillemi me komoditet, sikur i kemi arritur vendet mė tė zhvilluara e mė demokratke. Kosova ėshtė shndėrruar nė njė fshat tė madh, i izoluar nga bota. Shikoni ku ka mbetur rinia e jonė, fėmijtė tanė, gjenerata e re! Shikoni sistemin edukativ, shkollor, universitar! Shikoni ekonominė, gjendjen sociale tė popullit. Kjo gjendje ėshtė e mjerueshme! Kėsaj i thonė dekadencė, destruksion ndaj ardhmėrisė sė Kosovės. Ky popull duhet tė zgjohet nga iluzionet e reja, nga euforia dhe letargjia e krijuar e pasluftės, e cila nuk po pėrmirėsohet, por pėrkundrazi; po rritet dita ditės, nė pėrmasa tė njė tragjike. Koha ėshtė pėr ndryshime thelbėsore, pėr tė shpėtuar popullin nga ky moqal politik, pėr t’u zgjuar nga ky ankth i rrezikshėm pėr ardhmėrinė e tij. Koha ėshtė pėr tė zbatuar tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje, tė cilėn e garantojnė vet aktet dhe konventat e njohura ndėrkombėtare nė tė cilat bazohet. Kjo i ka munguar skenės sonė politike, e cila nuk ka lėvizur nga pozicioni kryesisht statik dhe i gabuar i bashkėpunimit me faktorin ndėrkombėtar.

Lėvizja e jonė re, nuk i lejon vetes tė futet nė kėtė kornizė, nė qorrsokak, ajo nuk inkuadrohet nė zgjedhje, qofshin ato parlamentare apo lokale, apo nė forma tjera banale tė luftės pėr poste pa themel. Sė pari duhet zgjuar nga ankthi, duhet ndėrruar kahun e marrė gabimisht, pėr tė dalur nga anarkia dhe qorrsokaku politik e kombėtar. Sė pari duhet tė integrohemi me vetveten, duke hequr dorė nga dezintegrimi i mėtejmė me vetveten. Problemi ynė ka mbetur i njejtė dhe themelor: ne nuk jemi duke i vendosur themelet e ēėshtjes kombėtare, ndėrsa i lejojmė vetes komoditetin e marrjes me fushata tė kornizuara zgjedhore, me iluzionet e arritjes sė standardeve botėrore! Ky ėshtė njė labirint marramendės politik e kombėtar, ku gjendemi. Nė fakt, pas afėr katėr vitesh pėrpėlitjesh politike me UNMIK-un, ne nuk kemi arritur kurkund tjetėr, pėrpos qė jemi kthyer mbrapa, me rrezik pėr tė pėrfunduar atje ku ishim para luftės. Nėse e shohim dhe e pranojmė kėtė lloj realiteti tė ri si pėrparim, ose jemi naivė ose demagogė (vetė) mashtrues.

 

Lėvizja e re koncentrohet nė mėnyrė tė argumentuar nė qenėsoren; nė zbatimin e tė drejtės shqiptare pėr vetvendosje, si nė Kosovėn e administruar nga UNMIK-u, poashtu edhe nė trojet e tjera shqiptare, nė fazėn pėrgatitore tė rivendosjes sė kufijve tė rinj ndėrshqiptarė. E drejta pėr vetėvendosje, do tė thotė realizim i vullnetit tė popullit, ndėrsa formė konkrete e zbatimit tė kėtij vullneti ėshtė referendumi. Ky vullnet ėshtė dėshmuar edhe mė parė, por ai duhet tė rikonfirmohet, edhe nė rrethanat e sotme, sidomos pas luftrave tė zhvilluara ēlirimtare nė hapėsirat shqiptare. Subjektet politike shqiptare tė cilat nuk e kanė parasysh kėtė, apo i injorojnė angazhimet qė duhet bėrė pėr pėrgatitjen e referendumit tė ri popullor, nuk mund ta arėsyetojnė ekzistencėn e tyre, aq mė pak pėrfaqėsimin nė emėr tė votės sė marrė nga populli. Mjerimi pragmatik i “pragmatizmit” tė subjekteve politike shqiptare qėndron nė realitetin e mjerė tė kėtij pragmatizmi, nė faktin se ato janė tė kornizuara, qoftė nė kuadėr tė kornizės kushtetuese tė UNMIK-ut nė Kosovė, qoftė nė kuadėr tė kornizave tė huaja kushtetuese, duke u vėnė nė pozita kryesisht deklarative, ndėrsa popullin dhe rininė e saj buzė katastrofės ekonomike e sociale. Lėvizja e re, nuk i njeh kėto korniza, pėr shkak tė kėtyre pasojave dhe arėsyeve, sepse ato nuk e respektojnė tė drejtėn e shqiptarėve pėr vetvendosje, sepse i shkelin aktet dhe konventat ndėrkombėtare mbi tė drejtėn e popujve pėr vetvendosje, nė kėtė rast tė popullit shqiptar; e drejtė qė i takon jo vetėm parimisht, por si e shkelur historikisht me diskriminimet dhe krimet e zbatuara ndaj tij, nga ana e regjimeve serbo-sllave, si nė tė kaluarėn edhe nė tė sotmen. Nuk ėshtė vetėm se subjektet tona gjenden brenda kėtyre kornizave, me duar tė (vet)lidhura, por pse nuk po mund, nuk dijnė, apo nuk duan tė dalin prej saj. Prandaj deklarimet e tyre kanė humbur ēdo peshė dhe vlerė. Ato nuk po mund tė lirohen nga egot dhe interesat grupore, klanore, bajraktareske, e ēka jo. Kėshtu, loja vazhdon pa kufi, ndėrsa konsekuencat i bartė populli dhe vendi, me rrezik permanent pėr tė ardhmen.

presheva.com: Si dhe nga kush e pritni shpėtimin nga kjo anarki? Ēka mund tė bėjė rinia shqiptare sot?

F. ALIU Shpėtimi do/duhet tė vijė nga gjenerata e re, e cila mund tė luajė rolin e kthesave kryesore pozitive. Ajo duhet tė zgjohet, tė mos ngurrojė. Shpėtimi vjen nga zgjimi i saj i ri, i vėrtetė, i guximshėm, dinjitoz. Gjenerata e re ėshtė ardhmėria e jonė, tek ajo ėshtė edhe shpresa pėr tė ndryshuar gjendjen pėr hirė tė kėsaj ardhmėrie. Optimizmi dhe vullneti ynė bazohet nė kualitetin e saj dhe tė shtresės sė paangazhuar, por mė tė avancuar, krahas pjesės dėrmuese tė klasės aktuale politike. Kėsaj gjenerate i duhet krijuar hapėsirė veprimi, ose ajo duhet ta krijojė vetė, pėr t’i parandaluar pasojat e mėtejme negative nė shoqėrinė tonė.

Rinia e jonė ėshtė nga mė vitalet nė botė, sidomos kur mirret parasysh proporcioni i saj me numrin e popullatės. Sot rinia e jonė ėshtė e ndrydhur, nė tė gjitha aspektet kryesore tė zhvillimit dhe tė pėrparimit tė shėndoshė. Ky ėshtė rezultat i njė politike jodinjitoze, degraduese dhe apatike, jo vetėm e sė kaluarės; por e ri-instalimit tė saj edhe nė periudhėn e pasluftės, pasqyrim i njė vazhdimėsie tė pandryshuar nga ajo e paraluftės. Kushdo dhe kudo e ndjen kėtė mjerim; nė shkolla, nė fakultete, nė rrugė, nėpėr kafenetė e natės, nėpėr tubime, nė anarkinė e lėvizjeve tė pa kokė, pa plan, pa qėllim, pa perspektivė. Rininė tonė e kemi tė ndarė; nėpėr parti, nėpėr shkolla, nėpėr tubime, nėpėr qytete e fshatra, nė diasporė, e ku jo? Pėr tė nuk ka sistem, ajo ėshtė e minuar, e sabotuar, nga politikanė, nga bajraktarė. Ajo ėshtė e ndarė dhe e ndrydhur nga njė mentalitet i pėrzier, nė kėrkim tė identitetit tė vet. Ajo nuk ėshtė e lirė, por e ikur nga liria, e robėruar nga ky mentalitet i kompleksuar anti-materiesh, i cili nuk e lė tė zhvillohet mbarė, qė nė nė pėrputhje me natyrėn e vet tė krijojė identitetin e vet. Rinia e jonė ėshtė lėnė nė mėshirė tė vetvetes, pėr tė gjetur vetė se kush ėshtė, kujt i takon, ku do tė drejtohet. Rinia e jonė duhet tė kėrkojė vetė veten, duhet tė zbulojė vetė veten, duhet tė gjejė vetė rrugėn e shpėtimit tė vet. Ajo mė sė miri vetė mund tė japė dijagozėn pėr veten e saj. Ajo duhet tė marrė vetė pėrgjegjėsinė, sė pari pėr vetėveten. Duke e bėrė kėtė, ajo e ndihmon mė sė miri shoqėrinė, luan rolin e vet madhor tė kohės, e promovon ndryshimin e saj.

Rinia e jonė duhet t’i thotė stop mashtrimeve, lojėrave mbi kurrizin e saj, sepse kurrizi i saj ėshtė kurrizi i ardhmėrisė sė vendit. Rinia e jonė, aq sa ishte, ishte bartėse kryesore e luftės ēlirimtare. Ajo ishte qė i mbushi radhėt e ushtrisė sonė ēlirimtare

Rinia e jonė duhet tė krijojė imunitetin e saj ndaj mashtruesve politikė: ajo duhet tė krijojė vetė bėrthamėn e re, tė shėndoshė, tė kthimit tė vet nė skenėn e ndryshimeve tė mirėfillta; e rilindur, e gjallė, e shėndoshė, e ditur, e fuqishme. Ajo duhet tė pėrcjellė dhe tė dijė tė dallojė vetė rrugėn e shpėtimit nga rruga e katastrofės.

Rinia e jonė nuk duhet tė lejojė tė bie viktimė e grupeve, e klaneve, e bajraktarėve, tė atyre qė duan ta shfrytėzojnė pėr qėllimet e tyre egoiste, pėr interesat e tyre tė ngushta. Gjendja nuk do tė marrrė kahje pozitive derisa tė mos krijohet ambienti i shėndoshė kombėtar, i denjė pėr ndėrrime tė denja, derisa tė mos dalė nė skenė njė klasė e re dhe e shėndoshė politike dhe atdhetare. Rinia shqiptare nuk duhet tė inkuadrohet nė korniza tė huaja, politike, ekonomike, sociale, kulturore, arsimore. Ajo duhet tė angazhohet pėr sistemin e vet autokton, dinjitoz kombėtar.

Rinia e jonė, pėr tė qenė dinjitoze, nuk guxon tė bie nė grackat e degjenerimit, me recetat mashtruese tė cilat i servohen, nė emėr tė modernizmit dhe pėrparimit. Ajo mund tė dallojė mė sė miri vetė se ēka ėshtė moderne dhe e shėndoshė, dhe ēka shitet pėr modernizėm, por qė ėshtė e sėmurė. Ajo duhet ta thotė atė qė i fle nė shpirt gjatė ligjeratave tė marketingut politik apo tė promovimit tė mashtrimeve tė reja; qoftė tė njė lideri politik, tė njė administratori tė huaj apo tė njė reformatori edukativ, shkollor, universitar etj. Rinia ėshtė ajo qė duhet tė bėjė kthesėn, nė forma dhe rrugė tė pamėshirshme, por tė organizuar, tė vendosur. Ajo e ka shansin historik pėr t’u dėshmuar sot edhe mė shumė se mė parė.

presheva.com: A kanė shqiptarėt shtet kombėtar?A do tė vendosin vetė pėr vete, apo tė tjerėt do tė vendosin pėr ta?

Problemi kryesor i shqiptarėve dhe i tė gjitha shqetėsimeve nė Ballkan ėshtė se shqiptarėt nuk kanė shtet-kombėtar. Shqipėria nuk ėshtė shtet-komb i popullit shqiptar, sepse ky shtet nuk e pėrfshin shumicėn e kėtij populli dhe territorin e tij. Pjesa shumicė e popullit shqiptar ėshtė i ndarė nė territoret e tyre tė ndara dhe tė okupuara nga shtete apo gjysėm shtete fqinje.

Prandaj, qėllimi kryesor i shqiptarėve duhet tė jetė ai qė ishte gjithmonė, ēlirimi i trojeve tė okupuara dhe krijimi i shtetit kombėtar.

Shqiptarėt nuk mund tė integrohen nė Evropė pa shtetin e tyre kombėtar. Shtetet e Evropės, mund tė bashkohen e ndahen, siē ka ndodhur nė tė kaluarėn, por ato i kanė shtetet-kombe tė formuara, shekuj mė parė, ndėrsa shqiptarėt ndėr shekuj i kanė bėrė rezistencė okupatorėve dhe kolonizatorėve tė ndryshėm. Cili prej shteteve evropiane nuk e ka shumicėn e popullit brenda shtetit tė vet? Tė gjithė e kanė. Po nė Ballkan? Poashtu. Pse vetėm pėr shqiptarėt nuk po vleka tė jetojnė nė shtetin e tyre kombėtar? Pse vetėm shqiptarėt duhet tė hezitojnė pėr aspiratėn e tyre?

Siē po sillemi aktualisht, nuk po e dėshmojmė, jo vetėm se e duam shtetin kombėtar, por as qė jemi tė denjė pėr ta realizuar. Pėr shqiptarėt nuk do tė ketė liri tė vėrtetė pa u integruar me veveten, pa lidhjen paraprake tė hallkės sė qėndrueshme brenda vetvetes: populli-shteti-kombi, njė tėrėsi si edhe familja: ėma-ati-i biri. Siē ėshtė familja themeli i shtetit, edhe shtetit ėshtė themel i familjes, i ardhmėrisė sė lirė, stabile e tė pėrparuar. Deri sa tė mos krijohet shteti-komb shqiptar, shqiptarėt nuk mund tė thonė se kanė shtet. Pa shtetin e tyre kombėtar, shqiptarėt nuk kanė perspektivė pėr integrime me botėn. Ata duhet tė zgjohen dhe tė vetėdijėsohen: vetėm shteti kombėtar ėshtė shpėtimi i shqiptarėve. Si do tė rregullohet sistemi i kėtij shteti, ėshtė ēėshtje e shprehjes sė vullnetit tė shqiptarėve qė tė vendosin vetė, pėr sistemin nė tė mirė tė tyre. Pėrndryshe, kur tė vendosin tė tjerėt pėr ta, shqiptarėt nuk do tė mund tė vendosin mė pėr vete. Koha ėshtė pėr tė zgjedhur vet rrugėn e ardhmėrisė, sa nuk ėshtė bėrė vonė qė shqiptarėt tė mund tė vendosin vetė pėr te.

presheva.com: Si mendoni tė zhvilloni aktivitetin tuaj? Si e shihni rrugėdaljen nga udhėkryqet dhe zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, si nė Kosovė edhe nė hapėsirat e tjera shqiptare?

F. ALIU Me synimet pėr t’u bėrė forcė politiko-atdhetare, aktiviteti i Lėvizjes sė re pėrqėndrohet nė tri fazat e organizimit dhe tė planifikimit strategjik, sipas Platformės dhe Statutit: atė pėrgatitore - zgjėrimi i kėshillave/pėrfaqėsive nėpėr rrethe dhe harmonizimi i strukturės organizative nė teren, me tė gjitha shtresat e shoqėrisė; atė kuvendore - zgjedhja e Kryesisė dhe organeve tjera tė saj; dhe atė tė punės konkrete - zbatimi hap pas hapi i planit strategjik pėr t’u dėshmuar si forcė politiko-atdhetare, me synime pėr tė shpėtuar nga ky moqal politik dhe kombėtar, nėpėr tė cilin po notojmė aktualisht.

Me planifikimin strategjik nėnkuptojmė gatishmėrinė tonė pėr bashkėveprime komplementare me forcat e tjera politike, shoqatat, organizatat joqeveritare dhe institucionet e tjera tė vendit, nė forma tė bashkėpunimit efektiv kombėtar. Planifikimi strategjik ėshtė edhe preventivė pėr tė parandaluar ndėrmarrjet dhe veprimet mediokre dhe aventuriere, tė cilat i dėmtojnė aspiratat e popullit dhe nivelin tonė para faktorit ndėrkombėtar.

Rezultantė e kėtij bashkėpunimi, duhet dhe mund tė jetė zbatimi efektiv i tė drejtės shqiptare pėr vetvendosje politike, ekonomike, sociale e kulturore, si shtylla kryesore, mbi tė cilat bazohet e drejta e njė populli pėr vetėvendosje.

Shqiptarėve u ka munguar dhe u mungon akoma tė menduarit dhe tė vepruarit strategjik, kushti kryesor pėr tė arritur qėllimet nė tė gjitha fushat e jetės. Nė mungesė tė kėsaj, dhe nė mbizotėrim tė egoizmit, tė xhelozisė, tė interesave tė veēanta, punėt e filluara kanė ngelur pa u kurorėzuar, duke shkaktuar pastaj kthimin mbrapsht tė proceseve tė filluara. Si rezultat i kėtyre egove dhe interesave, nuk mund tė vijė nė shprehje forca krijuese dhe kualiteti i mirėfilltė i kombit dhe gjenerata e re, por kryesisht mediokri i shitshėm dhe bajraktarizmi primitiv. Kjo lėvizje preferon qė dalja nga procesi aktual i qorrsokakut politik dhe kombėtar dhe promovimi i proceseve tė reja efektive, tė bėhet nė bashkėpunim me forcat e tjera ekzistuese, nėse ato do tė kenė vullnetin dhe gatishmėrinė pėr tė ndryshuar kėtė realitet tė mjerė dhe tė rrezikshėm. Ne duhet tė mėsohemi tė bashkėveprojmė, ose tė dijmė t’i largojmė ata qė e minojnė kėtė bashkėpunim, pėr tė arritur qėllimin, siē kanė punuar dhe punojnė tė tjerėt, qė kanė shtetin e tyre, apo ata qė e kanė bėrė, disa prej tyre nė nivel shumė mė tė ulėt tė zhvillimit shoqėror se ne. Kėto ndryshime mund tė marrin kohė, aq sa do tė jemi nė gjendje pėr ta kuptuar domosdoshmėrinė e tyre.

presheva.com Si e vlerėsoni gjendjen nė Rajonin e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit? A mund tė ketė zgjidhje politike, apo pėrsėritje tė konflikteve nė rajon? Si e shihni ardhmėrinė e kėtij rajoni?

F. ALIU Gjendja nė komunat e Preshevės, tė Medvegjės dhe Bujanocit, mund tė pėrmirėsohet me njė politikė tė bashkėpunimit tė pėrhershėm dhe tė zgjuar kombėtar, me kusht tė ri-rreshtimit tė subjekteve ekzistuese politike dhe tė forcave nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė sonė, dhe tė orientimit tė tyre pėr tė zbatuar tė drejtėn shqiptare pėr vetėvendosje. Zgjidhjet nuk do tė arrihen me veprime tė izoluara, tė ndara dhe tė mbetjes nė paragjykime tė vjetra tė ekskluzivitetit politik, apo tė thirrjes nė votėn e popullit, tė fituar me zgjedhje nė kuadėr tė kushtetutės sė pushtuesit. Logjika e ekskluzivitetit nė emėr tė votės sė kėtillė, pėrjashton bashkėpunimin efektiv ndėrshqiptar, gjendje tė cilėn po e shfrytėzon regjimi okupues.

Duhet dalluar lojėn politike nga qėllimet strategjike, me tė cilat nuk bėhet lojė.. Pėr tė arritur tek qėllimi duhet rikonfirmuar vullnetin e popullit, tė shprehur edhe para mė shumė se dhjetė vjetėsh.

Verdikti i popullit ėshtė legjitim, por ai nuk mund tė zbatohet nėpėrmjet subjekteve ekzistuese tė kornizuara, pa fuqizimin e alternativės politike, me projektin e daljes nga kjo kornizė. Populli shqiptar nė kėtė rajon e dėshmoi vullnetin e vet sėrish, edhe me pjesmarrjen masovike nė tubimet e fundit pėr lirimin e ish-luftėtarėve tė vet, tė burgosur nga policia serbe. Populli qė udhėhiqet vetėm nėpėrmjet politikės sė kompromiseve me pushtuesin, nuk mund tė zhvillohet dhe tė pėrparojė. Nė mungesė tė alternativės politike, mungon rregullatori i pavarur politik i avancimit tė ēėshtjes, ndėrsa duke vepruar ekskluzivisht nėn juridiksionin serb, duke hyrė nė zgjedhje nė kuadėr tė kėtij juridiksioni, duke bėrė politikė pluraliste sipas rregullave tė kėtij juridiksioni, okupatori nuk trajtohet okupator. Pra, nė kėtė rast, liria kombėtare sapo tė krijohen rrethanat pėr ta fituar, largohet pėrsėri, edhe mė larg, sepse nuk ndryshon politika e cila nuk lėvizė nga pozicionet e vjetra. Kėtė lojė politike e mbėshtet regjimi i huaj, sepse ajo nuk e rrezikon rehatinė e tij. Politika e lojės pluraliste nė robėri, pa alternativėn e saj, e legjitimon regjimin. Kėshtu nuk arrihet liria e vėrtetė, por mė sė shumti liria kufizuar dhe e kushtėzuar, tė cilėn e cėnon lehtė regjimi, sa herė tė shfaqet kriza. Nė mungesė tė alternativės, kjo politikė shpie tek mohimi i autoktonisė territoriale, mohimi i gjendjes sė okupimit, mohimi i aftėsisė pėr vetėvendosje. Prandaj duhet tė ekzistojė alternativa politiko-atdhetare pranė, e cila shėrben si forcė e pavarur komplementare, jo vetėm pėr tė mos lejuar degradimin dhe rrezikimin e ēėshtjes shqiptare nė rajon, por edhe pėr t’i nxitur proceset nė kahun pozitiv. Njė alternativė e kėtillė i bashkon forcat atdhetare dhe krijuese, si edhe popullin, jo pėr t’i pėrvetėsuar, por pėr tė liruar hapėsirėn e veprimit tė tyre konstruktiv. Kjo alternativė mund t’i pengojė vetėm atyre qė nuk duan t’i prishin interesat me regjimin diskriminues.

Ka pasur ide pėr Kėshill kombėtar, Kuvend Kombėtar, forma tė cilat, tė cilat, ose nuk kanė lėvizur nga kornizat e regjimit, ose nuk kanė dhėnė rezultat. Ato janė injoruar nga subjektet e kornizuara, sepse kėto lloj subjekte nuk janė tė interesuar pėr bosht kombėtar, nuk kanė vullnet dhe guxim pėr ta krijuar, sepse respektojnė boshtin e regjimit. Alternativa politike nuk njeh kornizat, ajo brumoset nė aspiratat e popullit, ajo nuk ka nevojė pėr aprovim nga subjektet e kornizuara politike, ajo e njeh vetėm kornizėn e popullit tė vet. Duke fituar legjitimitetin e popullit me drejtėsinė e veprimeve politike e atdhetare, ajo fiton edhe legjitimitetin ndėrkombėtar, tė paraparė edhe me konventat e ratifikuara nga Asambleja e Kombeve tė Bashkuara. Kjo duhet arritur, pėr t’i lėvizur gjėrat nė drejtim tė zgjidhjeve, tė progresit politik e kombėtar.

Nga pėrvoja botėrore ēlirimtare, ėshtė e njohur se nuk ka pushtues qė mund tė mposhtė vullnetin e popullit pėr ta fituar lirinė, nėse ėshtė i bashkuar dhe i vendosur pėr t’i realizuar aspiratat e veta, nėse e ka udhėheqjen kompakte dhe dinjitoze pėr ta orientuar nė kahun e lirisė.

Veprimtaria e subjekteve politike nė komunat e Preshevės, Medvegjės e Bujanocit, ėshtė simetrike me ato nė Kosovė. Ky rajon ka njerėz tė zotė dhe trima, sidomos nga gjenerata e re, por frymėn e tyre krijuese dhe atdhetare ia ka zėnė njė strukturė me mentalitet tė padenjė, e cila po e mban njė ekuilibėr artificial tė ruajtjes sė status quo-se, kur mirret parasysh gjendja e pėrgjithshme e papėrmirėsuar nė tė cilėn ndodhet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ky lloj ekuilibri ėshtė rezultat i kompromiseve dhe marrėveshjeve nė disfavor tė shqiptarėve, tė krijuar me regjimin serb dhe faktorin ndėrkombėtar, si arbitėr ndėrmjetėsues, pas luftės sė fundit. Kjo gjendje ėshtė e padurueshme, sepse po e degradon nė masė tė madhe kėtė rajon shqiptar, me rrezik pėr tė ardhmen e tij.

Sa i pėrket konflikteve, ato vijnė vetėm si pasojė e ngecjeve tė theksuara pėr zgjidhje serioze politike, si rezultat i aksioneve diskriminuese serbe dhe i konformizmit politik tė subjektit politik shqiptar. Gjendja ideale pėr t’i evituar konfliktet sipas dėshirės serbe, do tė ishte: nėnshtrimi dhe skllavėrimi i shqiptarėve ndaj regjimit serb. Ne parashohim se rrugėzgjidhja gjendet duke punuar nė pėrgatitjen e rrethanave pėr organizimin e referendumit tė ri, me monitorium ndėrkombėtar, nė kohė dhe nė moment tė caktuar, duke i vlerėsuar drejt rrethanat ndėrkombėtare. Por ai nuk mund tė realizohet me sukses pa njė alternative e re, e cila ka vizion tė qartė pėr veprimet e mėtejme, nė bashkėpunim me forcat e ri-rreshtuara ekzistuese, qė nuk bazohet nė referencat e kompromiseve tė disfavorshme me Serbinė, por nė projekte pragmatike e tė zbatueshme politike, ekonomike, sociale e kulturore. Kjo u vėrtetua me rezultatet e referendumit tė mbajtur nė kėtė rajon, tė para njė dekade. Ne nuk paragjykojmė tė jemi forca ekskluzive, supermative pėr arritjen e qėllimeve, por do tė luftojmė pėr t’i krijuar hapėsirė kualitetit kombėtar dhe krijues, para sė gjithash rinisė. Gjenerata e re mund dhe duhet tė bėhet promotore dhe bartėse e ndryshimeve tė ardhėshme. Pa te ato nuk bėhen. Ne e kemi dhėnė treguesin e kėsaj rruge, tė cilėn, sipas qėndrimeve tona, duhet ndjekur. Kėtė e kemi ndier pėr obligim. Projektet e veēanta kanė natyrė tė veēantė, tė cilat mund t’i realizojnė njerėzit kompetentė, politikisht dhe profesionalisht tė emancipuar. Promovimi i njė mentaliteti tė ri politik tanimė ka filluar tė ndjehet nė skenėn tonė politike. Nėse duam tė jemi tė fortė, duhet ēliruar prangat e egos dhe bajraktarizmit. Duhet tė mėsohemi tė punojmė bashkarisht dhe nė ekipe, me pėrgjegjėsi tė ndara dhe tė pėrcaktuara. Si njė ndėrmarrje e suksesshme. Ashtu siē angazhohet individi pėr profitin e ndėrmarrjes sė vet private, duhet angazhuar pėr ndėrmarrjen kolektive, kombėtare. Kjo ėshtė alternativa, e cila duke forcuar tė pėrgjithshmen-ēėshtjen, i mundėson suksesin e tė veēantės-individit. Duke u koncentruar vetėm nė tė veēantėn, pa pėrfillur tė pėrgjithshmen, nuk do tė ketė zgjidhje kombėtare, do tė vazhdojmė tė mbesim ku jemi.

presheva.com Ēka nė rast konfliktesh?

Nė kohė tė sotme ėshtė e lehtė tė hapet konflikti, por si tė pėrfundohet dhe tė kurorėzohet ėshtė ēėshtja?

Pa pretenduar pėr hollėsira profesionale tė pėrgatitjes dhe tė zhvillimit tė saj, po citoj strategun e famshėm nga lindja e largėt, autorin e librit “Mbi artin e luftės”, Sun Zi: “Lufta ėshtė njė ēėshtje serioze pėr vendin, arenė pėr jetė a vdekje, ėshtė rruga qė shpie kah mbijetesa ose shkatėrrimi; ėshtė e pamundur tė mos studjohet”.

“Nuk ekziston gjeneral i cili nuk ėshtė dėgjuar tė flasė pėr 5 variablat (sovrani, qielli, tereni, gjenerali dhe metoda). Ai i cili e kupton rėndėsinė e tyre korr fitore, ai i cili nuk i kupton, ėshtė i mbaruar”...

Dhe kjo nuk ėshtė vetėm kaq, lufta ka ligjshmėrinė e saj. Nėse nuk ka dijeni pėr t’i njohur dhe zbatuar ligjet e luftės, duke pasur parasysh domosdoshmėrinė e respektimit tė konventave tė luftės, do tė mungojė sistemi i ndėrtimit tė strukturės sė mirėfilltė ushtrake. Luftės i paraprinė politika dhe diplomacia, ndėrsa e pėrgatisin ekspertėt e shquar ushtarakė, qė e njohin artin e organizimit tė luftės, tė cilėt e dijnė si ngritet njė ushtri dhe si zhilllohet njė luftė. Nė mungesė tė saj, mungon rezultati final i saj. Me fjalė popullore: ēka tė mbjellėsh edhe korrė. Vendosmėria pėr tė ēliruar territoret dhe pėr tė fituar lirinė e plotė, duhet tė harmonizohet me nivelin e organizimit pėr ta fituar, me nivelin profesional, me besimin dhe autoritetin e siguruar tė udhėheqėsve tė saj nė popull.

Nėse thirremi nė emėr tė njė ushtrie ēlirimtare, si strukturė e organizuar, atėherė synojmė zgjidhjen e ēėshtjeve mė serioze qė ekzistojnė nė rrugė tė armatosur; ēlirimin dhe krijimin e shtetit, apo bashkangjitjen e territorit tė caktuar njė shteti, nga i cili ėshtė pushtuar dhe ndarė mė parė, poashtu dhunshėm.

Nėse veprimeve ushtarake ēlirimtare nuk i paraprijnė planifikimet politike strategjike tė harmonizuara me rrethanat ndėrkombėtare, atėherė konsekuencat mund tė jenė fatale, ose, nė rrethana tė intervenimit tė faktorit ndėrkombėtar tė vendosjes, do tė bėhet kompromisi i shpėtimit nga pasojat edhe mė tragjike.

Serbia e di se nuk mund t’i mbajė ekskluzivisht me dhunė trojet e huaja, trojet shqiptare. Ajo kryesisht ka llogaritur dhe llogaritė fitoret nė lojėrat e kompromiseve politike. Konflikti nuk ėshtė nė interes tė saj, sidomos nė rrethanat e sotme. Ajo ka zbatuar dhe zbaton taktikėn e frikėsimit dhe tė dobėsimit tė vullnetit tė shqiptarėve, jo vetėm me veprime policore-ushtarake, por nėpėrmjet pėrēarjes nėpėr parti politike, duke i mbajtur nėn ombrellė dhe kontroll tė saj. Nėse populli do tė jetė unik, i vendosur dhe i udhėhequr mirė, rriten shansat pėr ta fituar lirinė me zbatimin e sė drejtės pėr vetėvendosje nė rrugė politike, si edhe tė gatishmėrisė sė tij pėr vetėmbrojtje, nė rast tė imponimit tė konfliktit.

presheva.com Nė Kosovė flitet shumė pėr kushtėzimet e bėra nga UNMIK-u- standardet para statutit, si edhe pėr dialog me Serbinė. Ēka mund tė bėjnė institucionet e Kosovės dhe subjekti politik shqiptar sot, pėr tė avancuar ēėshtjen shqiptare, nė kėtė kontekst edhe tė shqiptarėve nė trojet e tyre nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė?

F. ALIU Proceset aktuale, duke u nisur qė nga periudha e pasluftės nė Kosovė, me mėnyrėn e gjertanishme tė administrimit tė Kosovės nga UNMIK-u, nuk po e shpiejnė Kosovėn nė arritjen e standardeve evropiane. Pėrkundrazi, vetėm sa bėhen eksperimente tė reja. Nismat e reja pėr asociim tė Kosovės nė BE, tingėllojnė si pėrralla tė bukura, derisa Kosova nuk ėshtė duke ecur rrugės sė vėrtetė tė stabilizimit ekonomik. Pa zgjidhjen dhe vendosjen e sistemit tė qėndrueshėm politik e shtetėror dhe pėrmbushjen e standardeve shumė mė rigoroze dhe praktike evropiane se sa ato tė dhėna kohė mė parė nga UNMIK-u, Kosova nuk ka gjasa pėr integrime tė mirėfillta me Evropėn, pėrpos pėr vazhdimin e eksperimenteve politike tė cilat nuk janė nė tė mirė tė shqiptarėve, krahas angazhimeve pėr pranimin e Bashkėsisė Serbi-Mali i Zi nė BE.

Shqiptarėt bėhen qesharakė kur ngurrojnė t’i kundėrvihen politikės sė UNMIK-ut. Mendojnė se po i prishin marėdhėniet apo se po bėhen mosmirėnjohės. Ky ėshtė gabim dhe naivitet i dėmshėm. Pėrkundrazi, me mungesėn e kritikės sė bazuar, tregohet mungesa e aftėsisė/dėshirės sė njerėzve tanė pėr tė vendosur vetė pėr fatin e Kosovės! Kjo logjikė nuk e zhvillon, por e ngec dhe bllokon bashkėpunimin e vėrtetė efektiv me ndėrkombėtarėt. Kujtoni deklaratat e z. Steiner nė Kuvend, nė fillim tė punės sė tij: “Unė i kam duart e lidhura... Unė bėj atė qė mė thonė nga lartė... Ju bėni tuajėn...Si gjerman, mund t’ju them se ne e kemi bashkuar Gjermaninė”... Zoti Steiner ėshte administrues i politikės sė pėrcaktuar “nga lartė”, por ata “lartė” dijnė t’i shikojnė edhe t’i njohin edhe ata “poshtė”, nėse kėta e dėshmojnė se janė tė zotė dhe tė vendosur pėr jetėsimin e qėllimeve tė tyre. Kryeadministratorėt e gjertanishėm tė UNMIK-ut , ne i kemi bėrė vet kryeadministratorė-mbretėr tė Kosovės, dhe jo se ata e kanė kėtė me tapi.

Derisa tė jetė e pėrfaqėsuar nga UNMIK-u dhe jo nga institucionet vendore, dhe derisa tė jetė nė kuadėr tė kornizės kushtetuese, Kosova do tė pėrpėlitet gjatė dhe me konsekuenca tė paparapara pėr tė ardhmen e saj, si edhe trojet e tjera shqiptare tė okupuara nga sllavėt.

Duke iu kthyer pyetjes suaj; fati dhe statusi i shqiptarėve nė Rajonim e Preshevės, Medvegjės e Bujanocit varet shumė nga zgjidhjet politike nė Kosovė. Subjekteve politike tė Kosovės si edhe institucioneve tė Kosovės nuk jam i sigurtė se u ka mbetur shumė afat pėr t’u dėshmuar, pėr tė mos pėrfunduar nė koshin e historisė. Prandaj, sipas bindjes sonė, pėr tė parandaluar degradimin e mėtejmė tė gjendjes, ato:

- nuk duhet tė vonohen pėr t’i krijuar raportet e reja dhe dinjitoze tė bashkėpunimit nė principet e partneritetit me misionin ndėrkombėtar nė Kosovė - UNMIK-un, mbi bazėn e respektimit tė sė drejtės shqiptare pėr vetėvendosje institucionale, konform akteve dhe konventave ndėrkombėtare (tė cilat po shkelen pa bazė si nga UNMIK-u - edhe nga subjektet tona politike, me pranimin e kornizės kushtetuese apo tė vazalitetit ndaj UNMIK-ut!).

- duhet tė zbatojnė pa vonesė strategjnė autoktone tė bashkėpunimit me misionin e UNMIK-ut, ndėrsa pėr Kuvend tė Kosovės duhet pėrgatitur Rezoluta pėr Vetėvendosje /Rezoluta pėr Referendum, pėr tė zbatuar nė procedurė efektive tė drejtėn shqiptare pėr vetėvendosje /shprehjen e lirė tė vullnetit tė popullit tė Kosovės/, nė pajtim me aktet dhe konventat e njohura ndėrkombėtare (tė cilat po shkelen apo po injorohen jo vetėm nga UNMIK-u, por edhe nga pjesa oportune dhe e papėrgjegjėsi nė strukturat e tė gjitha subjekteve politike shqiptare!);

- duhet tė aprovojnė pa zgjatje kohore Rezolutėn e propozuar nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės-AAK, pėr njohjen e luftės ēlirimtare shqiptare, si njė akt i rėndėsishėm pėr mbrojtjen e vlerave tė luftės ēlirimtare dhe tė dinjitetit tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.

- duhet tė insistojnė dhe tė zhvillojnė presion tė fuqishėm nė tė gjitha instancat ndėrkombėtare pėr lirimin e menjėhershėm tė burgosurve shqiptarė - ish luftėtarė tė UĒK-sė - dhe mbrojtjen e tyre nė liri (me kompenzim tė dėmshpėrblimit), sepse ēėshtjet e kėtilla duhet tė jenė, nė radhė tė parė, nė kompetencė tė gjykatave legjitime vendore - tė popullit shqiptar.

- duhet tė fillojnė me transformimin e TMK-sė nė Ushtri tė rregullt, nė pajtim me tė drejtėn shqiptare pėr vetėvendosje dhe pavarėsi.

- duhet tė pėrgatisin rrethanat pėr organizimin e referendumit tė ri popullor, pėr tė zbatuar vullnetin e popullit shqiptar, si dhe organizimin e zgjedhjeve tė reja parlamentare, sipas kushtetutės sė re tė Kosovės;

Ēėshtja e pavarėsisė nuk ėshtė ēėshtje e nje deklarate, e njė subjeki politik por as e Kuvendit, por ėshtė ēėshtje e legjitimimit tė saj nėpėrmjet shprehjes sė vullnetit tė popullit me referendum, duke pėrfshi edhe tė drejtėn e shprehjes sė vullnetit tė popullit shqiptar nė trojet e tjera nėn okupim sllav. Detyrė e subjekteve politike dhe e Kuvendit ėshtė qė ta realizojnė, tė organizojnė mbajten e referendumit popullor.

Subjektet apo instituconet qė nuk mund ta bėjnė kėtė, nuk e arėsyetojnė veten para popullit, ato nuk mund tė quhen legjitime. Atėherė duhet fuqizuar dhe zbatuar alternativėn e re politike, pėr tė dalė nga destruksioni i mėtejmė kombėtar.

presheva.com Si i vlerėsoni nismat pėr negociata me Serbinė, tė inicuara nga Kryeadministratori i Kosovės, z. M.Steiner?

 

F. ALIU Si sfidė tė re pėr vetėdijen politike tė shqiptarėve. Me Serbinė mund tė dialogohet vetėm mbi bazėn e partneritetit ndėrshtetėror. Serbia duhet paraprakisht tė kėrkojė falje zyrtare pėr krimet dhe gjenocidin qė ka bėrė kundėr shqiptarėve nė tė kaluarėn, tė dėshmojė praktikisht se ka hequr dorė nga politika dhe metodat e vjetra pretenduese tė zotėrimit politiko-ushtarak mbi trojet shqiptare, si nė Mitrovicėn Veriore edhe nė Rajonin e Preshevės, Medvegjės e Bujanocit, pėr t’i krijuar hapėsirė tė lirė demokracisė dhe mundėsi lėvizjes dhe shprehjes sė lirė tė vullnetit tė popullit.

Pėrndryshe, nėse vazhdon komoditeti aktual politik shqiptar, Serbia do tė vazhdojė ofanzivėn e saj politike, pėr t’i krijuar rrethanat e favorshme edhe para faktorit ndėrkombėtar, pa e ndier peshėn e fajit pėr dėmet dhe krimet e bėra kundėr popullit shqiptar.

presheva.com Ku dallohet programi lėvizjes suaj nga parti apo lėvizje tjera shqiptare?

F. ALIU Pėrgjigjen pak a shumė e keni marrė mė lartė, me mėnyrėn e konceptimit tė rrugėzgjidhjevet tė LSHV- sė, tė shprehur gjatė kėsaj interviste. Po e pėrsėris: LSHV-ja ėshtė alternativė politike, i vetmi subjekt i natyrės politike, cili nuk ėshtė inkuadruar apo nuk inkuadrohet /dhe nuk regjistrohet/ nė kornizė kushtetuese dhe nė zgjedhje nė kuadėr tė saj, qoftė tė UNMIK-ut nė Kosovė, apo nė kornizat e tjera tė huaja kushtetuese, nė trojet shqiptare nėn sundimin e regjimeve sllave, sepse ato e shkelin tė drejtėn shqiptare pėr vetėvendosje. Ne e kemi bėrė mjaft tė qartė edhe mėnyrėn e fushėveprimit, ku si prioritet ėshtė zbatimi i kėsaj tė drejte. Kjo e drejtė e ka mbėshtetjen nė shtyllat kryesore tė zbatimit: politik, ekonomik, social e kulturor tė vetėvendosjes. Kėtu edhe koncentrohemi, sepse kjo ėshtė rruga qė, sipas nesh, duhet ndjekur, pėr tė fituar tė drejtėn pėr tė vendosur vetė pėr fatin dhe pėr shtetin tonė. Populli duhet tė vendosė vetė pėr fatin e tij. Por e kemi pėr detyrė t’i krijojmė rrethanat pėr ta zbatuar kėtė tė drejtė tė tij, nė rrugė dhe procedurė tė drejtė e legjitime, nė bashkėpunim me subjektet politike shqiptare, institucionet tona dhe faktorin ndėrkombėtar, pėr t’i evituar format e mundshme tė imponimit tė dhunshėm tė ndryshimeve. Pėr kėtė arėsye janė bėrė propozimet e shprehura se ēfarė duhet tė bėjnė apo ndėrmarrin aktualisht, sipas LSHV, subjektet dhe institucionet e Kosovės (shiko pėrgjigjen e mėhershme).

Programet, nė pamje tė parė dhe tė pa studjuar mirė, mund tė duken tė njejtė, tingėllojnė njejtė parimet e pėrgjithshme, siē kanė qenė apo janė edhe tė ndonjė subjekti tjetėr shqiptar. Nė fakt, programi i LSHV-sė dallon, jo vetėm nė kuptim tė trajtimit tė veēantė qė i bėn vlerėsimit tė rrethanave, tė politikės aktuale kombėtare dhe ndėrkombėtare nė hapėsirėn tonė, por edhe sa i pėrket metodologjisė sė zbatimit tė synimeve strategjike, tė cilėn mund ta vėreni nėse i analizoni mė mirė qėndrimet tona, tė shprehura me Platformėn dhe Manifestin pėr Vetėvendosje. Vetvendosja nuk ėshtė tabu temė, siē po mirret aktualisht, si pasojė e egove tė veēanta apo e nivelit tė ulėt politik. Duhet tė kemi parasysh se njė forcė atdhetare nuk e dėshmon veten as vetėm me qėllimet e pėrgjithshme apo tė veēanta, me pohime apo mohime, por me vizione tė qėlluara dhe kualitetin e pėrmbajtjes sė qėndrimeve dhe tė veprimeve, me forcėn e argumentimit politik, ekonomik e shoqėror, me nivelin dhe seriozitetin e paraqitjes para faktorit kombėtar e ndėrkombėtar, me krijimin e premisave efektive tė zbatimit tė qėllimeve qė i ka parashtruar.

Ne kėtė e synojmė dhe mundohemi ta bėjmė, duke ofruar projekte konkrete jo vetėm politike tė zbatimit tė vetvendosjes, por edhe ekonomike, sociale e kulturore, qė pėrputhen me kėrkesat dhe natyrėn e vetėvendosjes, tė mbėshtetura mbi bazėn e zgjidhjeve tė argumentuara dhe tė zbatueshme, tė masave qė duhet ndėrmarrė pėr tė promovuar dhe pėrmbushur praktikėn e re institucionale tė trajtimit tė ēėshtjeve, me karakteristikat e konkurimit efektiv tė asaj qė nė terminologjine aplikative bashkohore i thonė: Power Sharing Arrangements, qė nėnkupton participimin/rireshtimin apo ndarjen e forcave nė mėnyrė tė organizuar dhe tė harmonizuar, pėr tė ndryshuar botkuptimin e vjetėr tė konceptimit tė zgjidhjeve, pėr tė avancuar metodat praktike dhe tė zbatueshme tė kohės. Duke paraqitur projektet serioze, do/mund tė dėshmojmė tė drejtėn e nguljes kėmbė, tė arritjes sė tė drejtės pėr vetėvendosje, tė inkorporimit nė kuadėr tė ligjeve ndėrkombėtare. Ne e shohim tė domosdoshme qė duke kaluar edhe kėtė shkallė, duke u dėshmuar me kėto projekte, i hapim rrugė ri-vetėdijėsimit pėr kėtė, se nuk jemi se nuk i njohim rrugėt e tjera pėr t’i arritur tė drejtat tona kombėtare tė cilat na takojnė. Kjo shkallė duhet kaluar gjithashtu, pėr tė mos thyer kokėn me hapa tė pamatur. Kjo ėshtė, pos tjerash, fuqia e alternativės sė re, forca komplementare, pa tė cilėn do ta kemi shumė mė vėshtirė, nėse jo tė pamundur, pėr tė arritur aspiratat e popullit, me programet nė letėr si fraza tė bukura por boshe.

presheva.com Si mendoni tė veproni nė territore kur lėvizja juaj nuk ėshtė e regjistruar ?

F.ALIU Tash pėr tash jemi tė regjistruar vetėm me parimet tona tė drejta, mbi tė drejtat e popullit tonė. Duke u bazuar nė aktet dhe konventat ndėrkombėtare mbi tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje, figurojnė klauzolat se lėvizjet e kėtilla nuk kanė nevojė pėr t’u regjistruar. Ne u pėrmbahemi atyre. Sepse, nėse regjistrohemi nė institucionet e kornizuara, humbim kuptimin e formimit, biem nė kontradiktė me Platformėn dhe Statutin e LSHV, me qėllimin pėr ēka jemi formuar. Kėrkesa pėr daljen nga korniza dhe njohja e saj, qėndrojnė nė kontradiktė, apo jo? Lėvizjet e kėtilla janė tė njohura vetvetiu ndėrkombėtarisht, nėse veprojnė konform konventave tė ratifikuara tė Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara, si dhe akteve tjera ndėrkombėtare mbi vetvendosjen e popujve, tė cilat i kemi cituar nė Platformė tė LSHV-sė. Ne mund tė regjistrohemi edhe zyrtarisht pranė institucioneve tona, sikur tė pavarėsoheshin duke i marrė kompetencat nė duar tė veta, si argumentim i zbatimit tė vetėvendosjes. Por kur dhe a ka garancione pėr kėtė, nuk jemi tė bindur. Ato edhe mund tė pavarėsohen pjesėrisht. Ndoshta edhe ne mund tė regjistrohemi tek to - “pjesėrisht”. Do tė shohim. Misioni i ynė nuk ėshtė paraparė tė jetė afatshkurtėr, sepse nuk mund tė parashohim zgjidhjen nė afat tė shkurtėr tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Atyre qė nuk ju fle nė zemėr e vėrteta, nuk kanė nevojė pėr vetėvendosje, sepse tė tjerėt vendosin pėr ta.

 

 

presheva.com Ne ēfare mekanizma konkret llogaritni per realizimin e synimeve tuaj ?

F. ALIU Me mekanizmin e argumentimit tė sė vėrtetės. Edhe kėtė ēėshtje e kam prekur mė lartė. Mekanizmat konkretė nuk e kanė gjithmonė rezultatin konkret efektiv, nėse nuk janė tė qėlluar, si nė kohė edhe hapėsirė. Fuqia e veprimeve duhet tė dėshmohet nė radhė tė parė me politikė tė drejtė kombėtare.

 

24 mars 2003