|
SJELLJA JONĖ SI VĖZHGUESĖ DHE REAGIMI YNĖ PASIV - DEFEKT KOMBĖTAR, APO?!
( PRISHNI VETĖKĖNAQĖSINĖ E RREJSHME DHE THIRRNI NDĖRGJEGJES
NJERĖZORE DHE KOMBĖTARE, NĖSE SADOPAK U KA MBETUR, NĖSE E KENI PASUR NDONJĖHERĖ!)
Kohėve tė fundit dinamika e trendeve tregon ngjarjet mė tė ndryshme qė ndodhin rreth nesh e me ne, nė ēdo hap, nė ēdo kohė e nė ēdo vend, dhe ne sillemi kinse ēdo gjė ėshtė nė rregull, si mė mirė, dhe ne sillemi aq pasivė e indiferentė, sikur asgjė nuk po ndodhė me ne, por sikur ndodhė diēka krejt me tė tjerėt qė gjenden, janė e jetojnė rreth nesh, dhe neve as qė na bėhet vonė, ne nuk reagojmė aq sa duhet, bile asfare, qėndrojmė indifirentė, tregohemi pasivė, tregohemi fare tė pa interesuar, nuk ndėrmarrim asgjė konkrete pėr ta ndryshuar kėtė gjendje te bastardhuar anarkike qė ėshtė krijuar nė kontinuitet dhe po keqėsohet kohėve tė fundit!
Tė shkojmė shkurt dhe rradhazi:
K O S O V A: U bė shtet apo jo?! Saktėsisht asnjė nuk e di, dhe askush nuk ėshtė nė gjendje qė me pėrpikmėri tė tė pėrgjigjet. Ne shqiptarėt po themi mėse njė dekadė - PO dhe kjo ėshtė shumė me rėndėsi. Ndryshe nga ēka mendojmė dhe deklarojmė ne, askush - asgjė nuk di saktėsisht dhe as nuk e beson, ngase ne tani e kėrkojmė atė qė kemi deklaruar njė dekadė, se duhet tė na e pranojnė formalisht ( si akt i kryer). PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS FORMALISHT! Madje ēdo kush e di, bashkė me Ndėrkombėtarėt, se: STATUSI definitiv i Kosovės, akoma nuk ėshtė i pėrcaktuar definitivisht, e deri atėherė as Kosova nuk ėshtė SHTET I PAVARUR - ashtu si e dėshirojmė ne tė gjithė!
Ē L I R I M I: A u ēlirua Kosova apo jo?! PO dhe JO! Po, sepse e fitoi luftėn, i dėboi serbėt (apo u larguan vetė) pėr veprat qė mund ti kenė bėrė! Jo, sepse ka pjesė tė okupuara siē janė komunat e veriut qė kanė bėrė UNION ( bashkimin e komunave serbe nė veri tė Kosovės)! Jo, sepse edhe mė tej sado qė tė krenohemi me luftėn e Koshares, qė aferim u qoftė dėshmorėve dhe djemve e vashave luftėtare qė e dhanė jetėn, u plagosėn, mbetėn invalidė tė luftės apo i shpėtuan mė tė keqes mbetėn gjallė, dhe ne themi se u shemb kufiri shqiptaro - shqiptar, a nė realitet edhe mė tej kemi dhe u ngrit kufiri SHQIPTARO-SHQIPTAR, dhe atė jo vetėm nė atė pjesė, por u krijuan shumė kufinj shqiptaro-shqiptar: mes K. Lindore, Maqedonisė shqiptare, Malit tė Zi dhe Shqipėrisė.
K R Y E T A R I: Ka apo ska kryetar Kosova?! Ka dhe ska. Ka me emėr dhe mbiemėr, ai ėshtė Dr.Ibrahim Rugova. Ka, ngase edhe pse mezi u bė, pėr sė treti herė kryetar i SHTETIT tė paqenė, ngase e ka zgjedhur populli dhe ėshtė emėruar nė Parlamentin formal tė Kosovės, si kryetar formal, por pėr fat tė keq tonin nuk ka pushtet. SKA SHTET, e me tė ska edhe kompetenca qė duhet ti ketė njė president shteti. Kėshtu si ėshtė, siē dihet dhe shihet, se dėgjon kush, e aq mė pak Ndėrkombėtarėt, qė pėr shumė gjėra se pyesin, ose edhe vendimet e ndėrmarra ia kėthejnė prapė, si ilegjitime, (rasti i emėrimit te Bob Dollit pėr ambasador nderi tė Kosovės nė SHBA), sepse e konsiderojnė se ska kompetenca, sepse Kosovėn e administrojnė Ndėrkombėtarėt pra tė huajtė, nė krye me kryeadministratorin zot. Shtajner. Nga ky rast dhe shumė tė tjerė tė ngjashėm, po duket se ka vetėm kryetar shteti formal, sa pėr ti ulur epshet tona politike kombėtare dhe sa pėr tė na thėnė se: ēfarė dėshironi ju mė shumė, ja ku e keni edhe kryetarin e shtetit, por ama SHTET akoma nuk keni, ende ėshtė heret dhe hė pėr hė smund tė keni, sepse kėtu jemi ne, Ndėrkombėtarėt, zotėr shtėpie sipas Rezolutės 1244 tė OKB-sė, kurse ju jeni mysafirė nė shtėpitė e juaja, nė vendin tuaj formal!
K R Y E M I N I S T R I: Edhe kryeministėr ska, sepse edhe ai ėshtė formal. Ka vetėm gjysmėkryeministėr, i cili ka numėr tė kufizuar ministrishė mė pak tė rėndėsishme, sekundare, pa kompetenca, sepse nė mesin e tyre nuk janė mė tė rėndėsishmet, qė shtetin e bėjnė shtet, siē janė: 1.Ministria e Punėve tė Brendshme, pra, Ministria e Rendit. 2.Ministria e Mbrojtjes, 3.Ministria e Punėve tė Jashtėme, 4.Ministria e Drejtėsisė, etj. Shkurt, kryeministėr ka, por ska Qeveri komplete, edhe ky ėshtė pa kompetenca, njė gjysmėkryeministėr me njė gjysmėqeveri tė dėgjueshme dhe formale!
K R Y E T A R I I P A R L A M E N T I
T: Parlamenti nė pėrbėrje tė shumė partive parlamentare. Parlament multinacional, multikulturor, multikonfekcional..., qė ka brenda: shqiptarė, turq, boshnjakė, ashkali, serbė, romė, goranė..., etj. Parlament edhe ky formal. Parlament pa kompetenca, edhe kur voton dhe merr vendime, si organ mė i lartė i njė SHTETI, nuk i pranohen nga Ndėrkombėtarėt, sidomos nga kryeadministratori Shtajner, qė ua anulon dhe ua kėthen prapa ligjet, amandanentet, vendimet, siē ka ndodhur shpesh deri mė tani! Parlament shumė i dėgjueshėm, i kufizuar, qė shėrben pėr dekor, formal, sa pėr tė thėnė se kemi parlament, sa pėr tu parė, njohur e grindur mes veti deputetėt shqiptarė! Me diskutime tė gjata me duartrokitje frenetike maratonike!!! Atėherė, pse duhet tė ekzistojė ky Parlament formal?!
V E N D I M E T: Tė gjitha vendimet komentohen ndryshe. Pėr tė njėjtin vendim, pėr tė njėjtėn pikė, pėr tė njėjtin qėllim, e transmetojnė ndryshe, shumė ndryshe nė mes veti deputetė shqiptarė dhe liderėt e partive politike. Edhe pse ka njė kuptim dhe njė pėrmbajte, komentohet, shpjegohet dhe sqarohet krejt ndryshe, varėsisht se si i konvenon njėrit apo tjetrit sipas dėshirės e interesit personal e partiak dhe jo sipas pėrmbajtjes, sė vėrtetės dhe realitetit. Ndryshe merr vendim e thotė KRYETARI, ndryshe KRYEMINISTRI, ndryshe KRYEPARLAMENTARI, ndryshe MINISTRAT, ndryshe DEPUTETĖT! Ndryshe deputetėt nė Parlament dhe ndryshe jashtė tė ashtuquajturit parlament (nganjėherė i ndėrrojnė mendimet aty pėr aty )! Ndryshe partitė politike dhe krejt ndryshe kryesitė dhe liderėt e tyre! Kjo krejt pėr tė njėjtėn gjė, pėr tė njėjtin qėllim, por nga tė gjithė e parė dhe e kuptuar ndryshe, vetėm sa pėr ti ngatėrruar gjėrat e thjeshta dhe pėr ti ndėrlikuar e ngatėrruar ende mė shumė, sepse na mungon qėndrimi i njėjtė, njė Platformė Globale, njė opcion - ai i RIBASHKIMIT KOMBĖTAR!!!
U SH T R I A: Kemi ushtri apo skemi?! Kemi dhe skemi! Kemi pasur, ajo ishte ushtria e lavdishme UĒK-ja, qė zhvilloi luftėn dhe me aleatėt Ndėrkombėtarė e fitoi ate. Sot e njėjta ėshtė e shndėrruar nė TMK dhe i kemi Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės. E kemi nė numėr dhe me uniformė, me gjini tė ndara, e ndarė dhe e pėrqėndruar nėpėr Zona dhe Kazerma, si ushtri e rregullt e ēdo shteti tjetėr, por, se kemi zyrtarisht, sepse quhen Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės dhe jo Ushtria e Mbrojtes sė Kosovės (UMK). Kemi Komandant, kemi Shtab tė Pėrgjithshėm, gjenerala me grada tė larta, por, skemi MINISTRI TĖ
MBROJTJES! Kemi ushtarė tė TMK-sė, por nuk thirrim gjenerata-tė rinjė qė ta kryejnė shėrbimin ushtarak, e tė aftėsohen pėr mbrojtjen e vendit nė rast nevoje dhe tė cėnimit tė integritetit territorial tė kufinjve edhe ashtu shumė tė cunguar. Skemi kadetė e nxėnės, studentė tė shkollave dhe Akademive ushtarake, qė tė mbarojnė shkollimet e rregullta katėrvjeēare tė shkollave tė mesme dhe katėr vite tė Akademive Ushtarake (fakultetet ushtarake), qė nesėr tė dalin e tė nxjerrin gjenerata-kuadro tė shkolluar me grada dhe tė marrin edhe tė tjerė, pėrpos atyre qė janė prezentė aty nė TMK. Fjalėn e kam pėr tė rinjtė 18 vjeēarė, ta kenė obligim si shkollimin profesional, ashtu edhe Shėrbimin Ushtarak pėr ēdo tė aftė qė do tė zgjaste 6, 9 apo 12 muaj. Shėrbimi Ushtarak tė jetė i obligueshėm, nė tė kundėrtėn skemi ushtri. U kemi shėrbyer tė huajve dhe jo shtetit tonė!
T E RR I T O R I: Si tė gjitha republikat e ish-RSFJ-sė, dhe shteteve tjera nė tė gjithė botėn, ashtu edhe Kosova ka territorin dhe kufinjtė e vet tė cunguar dhe tė kufizuar me shtete tjera fqinje, qė rrethohet, pėr dallim nga ata, me territore dhe popullatėn e vet shqiptare. Edhe pse mjaftė e cunguar, e tillė siē ėshtė sėrish kėrcėnohet! Edhe e tillė, e cunguar siē ėshtė, nuk i rrespektohen kufinjtė, i cėnohet integriteti qė i garantohen sipas Rezolutės 1244 tė OKB-sė, nga Ndėrkombėtarėt si: NATO, KFOR, UNMIK, etj. Tentohet dhe i grabiten me dhunė, pa e pyetur, po nga shtetet FQINJĖ territoret. Territore kėto tė banuara me shqiptarė! Sikur harrohet se nė tė kaluarėn, jo fortė tė largėt, nėse duhet tė shtohen territore, atėherė duhet tė jetė e kundėrta, ngase pikėrisht Shkupi, qė tenton tė marrė territore tė huaja, ėshtė pikėrisht kryeqytet i Dardanisė Ilire dhe Vilajetit tė Kosovės. Dhe sot, vetėm Shkupi me rrethinė numėron mbi 250.000 mijė banorė shqiptarė dhe ėshtė njėra prej qendrave mė tė mėdha ku banojnė shqiptarėt autoktonė. Nga kėtu dihet fare mirė dhe kuptohet se kush kujt i ka borxh territore?! Mbase njė ditė edhe ato do tė dihen dhe definohen saktėsisht.
P R O B L E M E T P O L I T I K E: Ne edhe nė kėtė fazė, ballafaqohemi me shumė probleme, dhe ne po merremi me vetėvehten: Kur Kosovės i kanoset rreziku edhe mė tej tė mbesė nėn Serbi dhe Mal tė Zi, siē e kanė paraparė dhe e kanė futur nė kushtetutėn e tyre mė tė re, apo kur pjesa veriore e Kosovės shpallet nga serbėt UNION - bashkim i komunave serbe, kur emėrohen aq shumė gjykatės serbė pa u pyetur askush nė Kosovė, as ato Institucione formale e as Presidenti formal, kur i merren Kosovės territore pėr ēdo ditė nga shtetet fqinjė tė saj, kur i burgosen qytetarė nė territorin e vet, si dėgjon dhe as si rrespekton kush fjalėt, vendimet, projektet, amandamentet, ligjet qė i nxjerrė i ashtuquajturi Parlament formal, Qeveri formale; kur nė Kosovė parashihet kėthimi i serbėve, edhe i atyre qė nuk meritojnė , kur gjaku ėshtė ende i njomė e i pa tharė, kur nuk dihet gjė pėr tė vrarėt dhe tė zhdukurit, kur vriten qytetarė dhe fajtorėt nuk gjenden, kur i ndajmė studentėt shqiptarė nga territori i cunguar i Kosovės, kur parti me parti e liderė me liderė sjanė ulur kurrė KOKĖ mė KOKĖ, qė ti qajnė hallet e popullit dhe tė Atdheut, e jo dikush nė shtėpi-vila e dikush edhe pas katėr vitesh nė TENDA - dy palė nė dy pole diametralishte tė kundėrta, kur Kosova (kryeqyteti i saj Prishtina), jeton nė kėtė kohė mė shumė nė terr, pa rrymė elektrike se me tė, kur Infrastruktura ėshtė ZERO, kur 80% e fuqisė punėtore, shumica dominuese RINI, ėshtė e pa punė dhe pa prespektivė tjetėr nė jetė pėr tė ardhshmen, kur populli i Kosovės ėshtė i katandisur si mos mė keq nė tė katėr anėt e botės, i shkapėrderdhur si popull nomad, i nėnēmuar nė maksimum, kur pėrpos bashkimit tė komunave serbe kemi edhe enklavat njėnacionale serbe mu nė mes tė Kosovės; Mitrovica e ndarė, Universiteti serb nė tė, posė-telefoni i lidhur me Serbi, kur lulėzon tregtia me Serbinė, tregtia e egėr me Mal tė Zi nė zonėn neutrale-kufitare, por dy kilometra brenda territorit tė Kosovės, kur ndodhin shpėrthime, atentate, vrasje, plagosje, por, kriminelėt nuk gjenden dhe mbesin ēdo herė tė shėtisin lirėshėm, shtresa me e goditur pensionerėt me 28-35 Euro e tė punėsuarit me 150-300 Euro paga mujore, me ndarje tė partive politike shqiptaro-shqiptare, me standard e zhvillim ekonomik mė tė ulėt nė Europė, me komandė e kontrollė tė huajsh, me procese tė montuara gjyqėsore, pa ndonjė prespektivė nė tė ardhshmen, pa status pėr shpalljen e PAVARĖSISĖ, pa kujdesin e duhur institucional tė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe as tė familjarėve tė invalidėve tė luftės, jetimėve-varfėnjakėve, tė pa aftėve, pa ndonjė Projekt-Program tė Kosovės pėr stabilitet e siguri afatshkurtėr apo afetmesėm.
..!
P O L I T I K A: Lara - Lara!
Laramania e politikės aktuale pėrafėrsisht do tė dukej kėshtu:
L D K-ja: Nga presidenti i Kosovės dhe i LDK-sė, propozohet ndryshimi i HYMNIT dhe i FLAMURIT KOMBĖTAR! Ėshtė pėr pranimin e Pavarėsisė sė Kosovės, qė d.t.th. tė pranohet edhe formalisht, e hapur me Serbi dhe Shqipėri..., sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur.
P D K-ja: Ėshtė vetėm pėr Pavarėsinė e Kosovės. Atė qė smundi ta bėnte dhe ta realizonte me luftė, tash mundohet ta bėjė me politikė...
A A K-ja: e Ramush Haradinaj-t, Kėshilli Kombėtar i saj, mė dt. 21 dhjetor 2002, aprovonte deklaratėn, me tė cilėn kėrkone nga Kuvendi i Kosovės tė miratone kėtė deklaratė dhe tė shpallte Pavarėsinė...
L P K-ja: e Emrush Xhemajlit, kėrkon nga Kuvendet (Parlamentet) e Shqipėrisė dhe Kosovės: UNION SHQIPĖRI-KOSOVĖ!
L K Ē K-ja: avancon dhe thotė mė shumė: Tė hiqet dorė nga opcionet ANTIKOMBĖTARE dhe ANTIHISTORIKE (shton: ėshtė mirė qė provojnė AAK-ja, dhe LPK-ja), dhe kėrkon BASHKIM KOMBĖTAR...
F B K SH-ja (Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar): Ėshtė i hapur pėr tė gjitha partitė politike shqiptare, shoqatat, grupet, individėt (nxėnės, studentė, punėtorė, bujq,...), intelektualė, atdhetarė tė devotshėm si dhe pėr ēdo shqiptarė tė pastėr kombtarisht, dhe kėrkesėn e ka shumė tė qartė: RIBASHKIMIN KOMBĖTAR TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE.
Pse tė gjitha kėto parti e subjekte politike po bėjnė GARA, se kush mė shumė do ta avancojė ēėshtjen kombėtare! Pse kėto gara ndėrmjet veti? Pse tė gjitha kėto OPCIONE, kujt i hyjnė nė punė?! Pse akoma nuk jemi BASHKĖ dhe nuk kemi njė PLATFORMĖ TĖ VETME GLOBALE KOMBĖTARE? Pse frikėsohemi ta themi tė vėrtetėn, se pa pėrjashtim qė tė gjithė jemi shqiptarė, me kulturė, histori, tradita, territore, gjuhė e gjak - VĖLLEZĖR SHQIPTARĖ TĖ NJĖ GJAKU; dhe duam RIBASHKIMIN KOMBĖTAR, si e drejtė natyrore e PAMOHUESHME?! Pėrndryshe, para faktorit Ndėrkombėtar do tė jemi edhe mė tej JO SERIOZĖ, me politikė LARA-LARA, krejt tė PAPĖRGJEGJĖSHĖM!!!
Ska dhe nuk mundė tė kemi rrugė tjetėr, pėrpos se njė opcion tė vetėm - RIBASHKIMIN KOMBĖTAR. Ēdo zgjidhje tjetėr do tė jetė e destinuar tė dėshtojė para kohe! Si deri mė tash. E ne tė gjitha kėto i dimė, apo sė paku shtiremi se i dimė. I dimė poashtu edhe pasojat, por rrimė dhe po presim! Nga kush, ēka presim?! Rrimė indifirentė dhe po bėjmė sehirė, nuk reagojmė pėr tė gjitha kėto! Rrimė pasivė dhe presim gati ēdo gjė vetėm nga tė huajtė, pėr gjithėēka! E ata Ndėrkombėtarėt nuk nguten aspak, ata na thonė: Ska HĖ PĖR HĖ pavarėsi! E ne, pa ditur gjė, pėrgjigjemi, arsyetojmė dhe justifikojmė: hajt se e dinė ata mė mirė se vetė ne kėtė punė! Ata na thonė: Sbėn tė krijoni e themeloni USHTRI, pėrpos se ndonjė tė ngjashme si TMK-ja! Ata Ndėrkombėtarėt na thonė: rrini mirė, edhe pse sjeni mirė, kėtu me Rezolutėn 1244 tė OKB-sė jemi ne! Ju nė ēdo pėrgjigje e nė ēdo punė duhet tė thoni vetėm mirė - amin! Sepse mos harroni, sipas kėsaj Rezolute 1244 tė OKB-sė na keni NE! Ata na thonė e ēnuk na thonė...! Ata Ndėrkombėtarėt po tė na thonė: Mos hani bukė! - Ne nuk do tė hamė! Sepse kėshtu kanė thėnė tė huajtė dhe pikė, ėshtė akt i kryer!
Ne jemi shndėrruar nė robotė, nė tė dėgjueshėm, tė diciplinuar, tė kulturuar, tė civilizuar jashtė mase - nė kulm! Jemi shndėrruar nė lypės e vėzhguesė tė dėgjueshėm, qė presim si zogjtė e malit, si fėmijėt e vegjėl nė djep, PARAZITĖ, gati ēdo gjė nga tė huajtė. Kjo sndodhė me asnjė popull, pėrpos me ne - POPULLIN E DURIMIT dhe tė pritjes pa kufi nga qielli, popull mjeran dhe vėzhgues indifirent! Popull i zhveshur, pa UNIN-EGON dhe dinjitetin e vet si popull! Ne jemi trajnuar nga politikanėt dhe presidenti tė jemi tė duruar dhe tė presim nė pakufi! Deri kur? Deri sa Shipėria tė bėhet Itali e Greqi?! Ēamėria po se po, ashtu-kėshtu, Greqi! Derisa Maqedonia Shqiptare tė bėhet Bullgari! Kosova me K.Lindore derisa tė bėhet Serbi e Mal i Zi! Dhe ne nė Europė e nė botė endacakė tė pėrjetėshėm! Kombi ynė pa SHTET, i ndarė ndėrmjet katėr shteteve ballkanike!!! Bukur shumė, apo jo?!
Kjo ndodhė ngase partitė tona shqiptare kėshtu duan! Kėshtu duan edhe liderėt e tyre, qė janė shumė tė zėnė me punė tė KOTA, tė pritjes dhe vėzhgimit STRATEGJIK DHE TAKTIK, pėr tė mos bėrė asgjė dhe pėr tė na i bėrė edhe neve akull NDJENJAT KOMBĖTARE! Po su realizuan kėrkesat e AAK-sė, LPK-sė, e sidomos tė LKĒK-sė dhe nė veēanti tė FBKSH-sė, vaj halli pėr kombin tonė shqiptar, shumė zor e kemi tė shpėtojmė e tė MBIJETOJMĖ me kėsi politikanėsh!!!
PUSHTETARĖ, LIDERĖ PARTIAKĖ, ... prishni rehatinė e rrejshme tė VETĖKĖNAQĖSISĖ PĖR HIRĖ TĖ POPULLIT TUAJ! Sepse ky popull meriton mė shumė. Sepse u ka besuar JUVE, duke ua dhėnė votėn. U ka zgjedhur, sepse ka qenė i bindur se nuk do tė jeni sehirxhi, kur ėshtė nė pyetje fati ynė kombėtar, sepse as me pėrgjegjėsinė tuaj nesėr, nuk do tė jetė e mjaftueshme. Nesėr do tė jetė dhe do tė bėhet shumė vonė!!! Mos vallė e kemi sėmundje tė pashėrueshme apo DEFEKT kombėtar?! E si zakonisht reagojmė me vonesė dhe jo nė kohėn e duhur si popujt tjerė nė kėto hapėsira. Kur ato bėheshin shtete nė territoret tona, ne merreshim me politikė tė madhe! Kur ata bėjnė politikė, ne duam tė bėjmė shtet!
Me kėtė po shihet qartė, se ne si popull po na mungon strategjia GLOBALE KOMBĖTARE, qė pėr kaq kohė, vite e shekuj skemi bėrė asnjė PLATFORMĖ tė pėrbashkėt dhe shėrbehemi me atė tė 1878-tės, tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, por qė edhe asaj nuk i pėrmbahemi, por edhe mė tej njėri i bie thumbit e tjetri patkoit, me papėrgjegjėsi totale, sepse, e pėrsėris pėr tė satėn herė, na mungon opcioni i vetėm, mė kryesori - RIBASHKIMI KOMBĖTAR, qė tanimė e ka vetėm FBKSH-ja!
Pushtetarė, liderė e partiakė dhe tė gjithė ju o shqiptarė, qė e doni lirinė mė shumė se jetėn, ndikoni dhe kėrkoni qė tė prishet rehatia e vetėkėnaqėsisė dhe shtyni tė zgjedhurit tuaj qė ti bashkohen FBKSH-sė, qė sė bashku tė marrim hapa konkretė, pėr tė dalė nga kjo amulli e nga ky kaos ANARIK KOMBĖTAR! Bini vehtes pas, nėse u ka mbetur sadopak ndėrgjegje kombėtare, nėse e keni pasur ndonjėherė. Tju pyes: Keni, apo skeni ndėrgjegje?! Jeni tė zgjedhurit e popullit, apo sehirxinj pa VIZION KOMBĖTAR?! Atėherė, mos rrini indifirentė, por lėvizni, mos u dhimbsen postet e karriket, por tju dhimbset populli dhe vehtja juaj... Nėse nuk do tė lėvizni ju, atėherė do tė lėvizė populli. Dhe kur lėvizė populli, dihet ēka ndodhė: ndryshon gjithėēka radikalisht!!!
P Ė R F U N D
Nėse tė gjithė ne jemi FORMALĖ, si Kryetari, Kryeministri, Kryeparlamentari, Parlamenti e deputetėt nė tė, Institucionet aq shumė tė proklamuara dhe udhėheqėsit e tyre, d.t.th. sikur nuk jemi fare, nuk ekzistojmė dhe s'di pse duhet tė jemi f o r m a l i sh t, sa pėr dekore, kur nuk mund ta kryejmė e luajmė rolin e pėrgjegjėsisė qė na ka caktuar populli dhe na kanė pranuar edhe Ndėrkombėtarėt. Atėherė, me tė drejė shtrohet pyetja: Pse nuk heqim dorė edhe pėr ca kohė nga tė gjitha postet dhe tė na udhėheqin Ndėrkombėtarėt, qė marrin tardhura shumėfish mė shumė se ne vendorėt?! Kur dihet se skemi SHTET, atėherė smund tė ketė as PUSHTET, sė paku jo shtet FUNKCIONAL. Atėherė, pse duhet ndarė pėrgjegjėsia?! Ose le te na japin kompetencat qė na takojnė dhe duhet ti kemi! Sė pari statusin definitiv, ngase pa SHTET, PUSHTETI ėshtė si peshku pa ujė, i destinuar tė VDESĖ-SHUHET. Me tė as smund tė ketė pranim shteti FORMAL, siē kėrkojmė shpeshherė. Sepse ajo ka dy kuptime: 1.Se SHTETI ėshtė, funkcionon, ekziston, por duhet tė pranohet qoftė edhe F O R M A L I SH T, dhe jo, ngase SHTETI nuk ekziston, nė fakt kėshtu ekzistonte dhe funksiononte aq sa ekzistonte dhe funkciononte edhe pa ndėrkombėtarėt, para se tė vinin ata nė Kosovė. 2. Kuptimi i dytė: SHTET FORMAL NUK MUND TĖ EKZISTOJĖ, sepse shtet formal kemi mėse njė dekadė. O KA SHTET, TAMAM SHTET, SI ĒDO SHTET, O SKA HIĒ-ASPAK (as formalisht), sepse ēdo gjė formale ėshtė sa pėr tė thėnė, e pa qenė ose kukull INEKZISTENTE, apo krejt formale pa asnjė ndikim!...
Prandaj, lėvizni dhe definoni gjėrat! Nėse nuk do tė lėvizni ju, atėherė, si gjithmonė, do tė lėvizė populli, i cili ėshtė dhe qėndron mbi klasėn politike shqiptare! Aq mė tepėr sepse, ēdo problem i pa zgjidhur si ky i yni kombėtar, kėrkon zgjidhje tė drejtė dhe definitive, njėherė e pėrgjithmonė. Mos rrini, pra, indifirentė, se diēka e madhe ėshtė duke ndodhur me ne dhe rreth nesh. O ndryshoni vehten, o do tu ndryshojnė tė tjerėt! E gjithė kjo duhet tė bėhet pėr hirė tė popullit dhe ATDHEUT, qė ėshtė mbi ēdo interes tjetėr.
Duhet tė kemi parasysh, se nė Kosovė kemi vetėm njė GJYSĖM LIRIE, pėr tė mos thėnė njė ĒEREK LIRIE, liri sa pėr tė marrė frymė lirshėm! Nė FYROM lufta u bė pėr tė ripėrtrirė VĖLLAZĖRIM BASHKIMIN me sllavėt, qė e patėm pėr plotė pesėdhjetė vjet dhe su ngopėm! Ndėrkaq nė Kosovėn Lindore u luftua se sa pėrqind (% ) shqiptarė do tė bėhen policė tė Serbisė!
Ju lus tė gjithėve si vėllezėr, pa dallim, qė tė ulemi mė nė fund njėherė sė bashku pa parė prapa, pėr hirė tė popullit, pėr hirė tė gjakut tė derdhur, pėr hirė tė gjeneratave qė do tė vinė pas nesh, pėr hirė tė Atdheut dhe tė merremi vesh shqip si ėshtė mė sė miri, tė kontribuojmė pėr kėtė popull tė shumėvuajtur e tė pafajshėm dhe BASHKĖRISHT TĖ GJEJMĖ ĒELSIN, qė atė ēelės tanimė e ka FBKSH-ja, e ai ēelės ėshtė RIBASHKIMI KOMBĖTAR. Sa mė shpejtė ta kuptojmė, sa mė shpejtė tė ulemi, sa mė shpejtė tė afrohemi, tė kyēemi dhe tė bashkoheni rreth FBKSH-sė - aq mė shumė e kemi ndihmuar ēėshtjen, aq mė shumė e duam popullin dhe aq mė shpejtė duo ta zgjidhim ēėshtjen kombėtare. ALTERNATIVĖ DHE RRUGĖ TJETĖR, pėrpos RIBASHKIMIT KOMBĖTAR NUK KA!
Mė, 22 Janar 2003
HALIT NAXHAKU (Ohėr)
|