Shefket Musliu: nuk jam terrorist

   


”Nuk besoj qė ndėrkombėtarėt do tė veprojnė sipas kėtyre kėrkesave tė Serbisė…sepse e njohin se kush ėshtė Serbia dhe nuk ma merr mendja qė pa fakte dhe argumente mund tė veproj kėshtu edhe Evropa” – thotė Shefket Musliu nga Lėvizja pėr progres demokratik nė Bujanoc, i pyetur pėr fletarrestin ndėrkombėtar qė e kanė dhėnė autoritetet serbe.


RADIO EVROPA E LIRĖ 
Zoti Musliu, autoritetet serbe tė rendit ju kanė akuzuar si pjesėmarrės dhe themelues i Armatės Kombėtare Shqiptare, formacion ky, i cili nga shefi i administratės sė Kombeve tė Bashkuara, MihaEl Shtajner, ėshtė shpallur terroriste. Si u pėrgjigjeni ju kėtyre akuzave? 

SHEFKET MUSLIU 
Po shikoni, ne e kemi patur njė ushtri qė na e ka njohur e gjithė bota, e cila ka patur emėrtimin e vet - UĒPMB. Ne kėrkojmė nga zoti Shtajner, por edhe nga bashkėsia evropiane dhe botėrore, se ne nuk jemi terroristė dhe nuk kemi asnjė lloj ushtrie tjetėr, pėrveē asaj qė e pat bėrė marrėveshjen. Unė isha nėnshkrues i asaj marrėveshjeje nė vitin 2001. 

RADIO EVROPA E LIRĖ 
Zoti Musliu a keni ju ndonjė lidhje me Armatėn Kombėtare Shqiptare apo jo? 

SHEFKET MUSLIU 
Shikoni, ne nuk kemi kurrfarė lidhje. Ne...siē e dinė tė gjithė, me shkronja nuk luftohet dhe unė gjithnjė e kam cekur kėtė. Kėtė e kemi sqaruar dhe pėr mua nuk ka qenė e mirė fare…Unė kėrkoj nga pala e tretė, e cila ka qenė garantuese nė marrėveshjen e Konēulit, qė tė ulen dhe t'i sqarojnė kėto sepse Serbia gjithnjė na ka quajtur terroristė neve shqiptarėve, sepse ajo e di qė unė e kam bėrė njė luftė tė drejtė dhe besoj qė kam njė mbėshtetje nga ndėrkombėtarėt dhe nga populli shqiptar. 

RADIO EVROPA E LIRĖ 
Cilat janė synimet e autoriteteve serbe me kėto akuza kundėr jush? 

SHEFKET MUSLIU 
Shiko, synimi i regjimit serb ėshtė mos-shkuarja ime nė Kosovėn Lindore…kėshtu mund tė bėjnė lojėra, mund ti bėjnė tė gjitha ato qė janė nė kundėrshtim me atė marrėveshje. 

RADIO EVROPA E LIRĖ 
Zoti Musliu, ndėrkohė autoritetet serbe tė gjyqėsisė njoftohet se tashmė kanė lėshuar nė qarkullim njė fletarrest ndėrkombėtar kundėr jush. Cili do tė jetė reagimi juaj nėse autoritetet e ndonjė vendi tjetėr jashtė Serbisė dhe Malit tė Zi, angazhohen nė ndjekjen tuaj? 

SHEFKET MUSLIU 
Nuk besoj qė ndėrkombėtarėt do tė veprojnė sipas kėtyre kėrkesave tė Serbisė…sepse e njohin se kush ėshtė Serbia dhe nuk ma merr mendja qė pa fakte dhe argumente mund tė veproj kėshtu edhe Evropa. Unė, pėr kėtė arsye edhe nuk e kam aspak atė brengė. 
Intevistoi Arbana Vidishiqi.