Reagim ndaj shkrimit tė Gadur Adilit Nė emėr tė gjakut
nė emėr tė Shqipėrisė sė
Bashkuar
Gjėrat nuk kanė marrė fund. Politika e shqiptarėve tė Maqedonisė e pamė se nuk pėrfundoi me Arbėn Xhaferin dhe PDSH-nė, por edhe lufta, si duket, nuk ka pėrfunduar me Ali Ahmetin dhe UĒK-nė
Nebi Mėrseli
Gafur Adili ėshtė nga Aranjella e Kėrēovės, njė fshat diku thellė nė brendi tė Shqipėrisė sė Bashkuar, dhe ėshtė atdhetar i mirė. Unė jam nga Rramanlia e Kumanovės, fshat mė lindor shqiptar dhe i rrethuar me serbė e maqedonas. Ai shkon nga tė pesėdhjetat, unė jam i tridhjetave. Ai shqiptarinė e vet e ushtron nė Zvicėr, unė kėtu, ku vazhdojė tė jem edhe nė kėto ditė. Derisa ai ka mbajtur fjalime tė zjarrta klubeve shqiptare nė Perėndim, gjatė viteve tė kaluara, unė kam parė pėr sė afėrmi tė gjitha luftėrat, tė cilat ai i ka pėrjetuar duke shikuar TVSH-nė, duke dėgjuar lajmet e BBC, VOA-sė dhe DW nė shqip, apo duke lexuar ndonjė gazetė.
Dallimet tona janė tė mėdha. Ai thotė se nuk ėshtė luftarak. Unė jam. Ai thotė se ėshtė shqiptar i madh. Edhe unė ia mbaj vetes pėr shqiptar tė madh. Unė e kam dėshmuar kėtė. Ai ende jo. Dhe as ai e as njė shqiptar nuk ka tė drejtė nėpėrmjet letrave tė lavdėrohet sa shqiptar i madh ėshtė, pėrderisa nuk dėshmohet. Por, ky shqiptar, si duket ka humbur rrugėn e veprimit nė orbitėn e tij tė quajtur - atdhetarizėm. Duke ndenjur nė Zvicėr, nga kafenet e atjeshme, nga klubet shqiptare, ėshtė shumė lehtė tė shitet patriotizėm, tė derdhet lotė dhe ndjenja pėr shqiptari.
Ai ėshtė me frustracione tė natyrave tė ndryshme, por aspak, besoni, frustracioni pėr shqiptarėt nuk e mundon aq shumė, por e mundon frustracioni pėr tė gjetur shqiptarė qė, sipas tij, qenkan bashkėpunėtorė tė sllavėve.
Kėtė radhė ai mė sulmoi se paskam pėrshkruar gazetėn Veēer tė Shkupit tė ketė shkruar se sipas BDI-sė sė Ali Ahmetit, Gafur Adili ėshtė manipulant. Ai ėshtė mik i Ali Ahmetit e Musa Xhaferit, dy bashkėvendasve tė tij, tė cilėt ftuan shqiptarėt e Maqedonisė pėr tė luftuar sllavomaqedonasit, pėr ti detyruar ti japim mė shumė drejt shqiptarėve. Por, lufta u bė vetėm nė Kumanovėn time, nė fshatrat e Likovės tė cilat u shkatėrruan pėr tu punėsuar katėr pesė veta nė pushtetin e shqiptarofobit Branko Cėrvenkovski, tė cilin pikėrisht lufta e UĒK-sė e solli nė pushtet. Kėto janė fakte Gafur Adili!
Sa i pėrket akuzave dhe fjalėve pėrbuzėse qė i ke numėruar pėr mua, as qė mė bėjnė. Sė pari, them se unė jam gazetar, korrespondent dhe kjo ėshtė detyra ime. Unė vetėm e kam kryer detyrėn pėr ēka jamė i paguar dhe mbajė veten, familjen, miqtė, shokėt, ndėrsa nė luftėrat e kaluara tė gjithė e dinė se si i kam ndihmuar luftėtarėt, me tė cilėt jam sot e kėsaj dite bashk, pėr dallim nga ata qė i ftuan nė luftė dhe i lanė rrugės.
Nėse Gafur Adili ėshtė ishte zėdhėnės dhe kryeredaktor i Organit tė Partisė Revolucionare Shqiptare (PRSH-se) Kushtrimi i Lirisė, atėherė duhet ta di kėtė zanat, dhe aspak tė mos preket me reagimin e ish-luftėtarėve tė brigadave 112 dhe113 tė ish-UĒK, qė vepruan nė Kumanovė dhe Tetovės dhe tė mos e akuzojė vėllain e komandantit legjendar Ismet Jashari Kumanova, Muratin, ngase ai nuk ėshtė ndėrsyer kundėr teje, por nga ajo qė lexova nė shkrimin e ish-luftėtarėve, del se ata janė tė brengosur se edhe njėherė shqiptarėt e kėtyre dy rajoneve do tė ndėrsyhen tė bėjnė edhe njė luftė. Pra, mė sa kuptova, ata frikėsohen se do tė luftojnė, dhe mė nė fund, do tė dal njė parti politike (natyrisht me njė kėrēovar nė krye) e do tė grumbullojė disa demokratė tė mirėfilltė e do tė bėjė koalicion, ndoshta me partinė e Trifun Kostovskit, Boris Trajkovskit dhe Dosta Dimovskės, qė ėshtė nė formim e sipėr. E nėntori afrohet shumė shpejtė. Ai ka thėnė se nė kėtė muaj do tė kandidohet deputet i Kėrēovės pėr Parlamentin e Shqipėrisė sė Bashkuar.
Edhe njė herė po tė pėrsėriti se nė polemikat tona mund tė hetohen dallimet qė kemi na qasje. Ti je sė tepėrmi i frymėzuar dhe ke ndjenjė virtuale pėr ndodhitė, e unė kam pėrjetuar tė gjitha ndodhitė qė kanė ndodhur gjatė dhjetė-pesėmbėdhjetė viteve tė kaluara. Kam ndjerė aromėn e dhunės, torturės
ndarjen e ish-RFJ-sė dhe pavarėsinė e Maqedonisė, qė fal shqiptarėve tė kėtushėm u bė shtet. Kam qenė kundėr kėtij shteti dhe jam. Mohoj sot e kėsaj dite ekzistimin e popullit maqedonas, qė dikush me zor po donė me e bėrė popull dhe komb politik, pėfshirė edhe neve shqiptarėve.
Pra, tė qartėsohemi. Unė jam luftėtar, kam kryer shėrbimin ushtarak nė kohėn e Titos dhe njė vit nė ushtrinė jam shkolluar nė njėsitet elitore. Dhe pajtohem me Ju, se gjėrat nuk kanė marrė fund. Politika e shqiptarėve tė Maqedonisė e pamė se nuk pėrfundoi me Arbėn Xhaferin dhe PDSH-nė, por edhe lufta, si duket, nuk ka pėrfunduar me Ali Ahmetin dhe UĒK-nė.