|
Njė fotografi 90-vjeēare pėr Kongresin e Manastirit |
|
Nė Muzeun Kombėtar ėshtė dorėzuar njė fotografi afro 90- vjeēare qė dėshmon pėr Kongresin e dytė tė Manastirit Tiranė - Njė fotografi mbi 90-vjeēare qė paraqet afro 40 patriotė nė prag tė Kongresit tė dytė tė Manastirit, ėshtė dorėzuar pak ditė mė parė nė Muzeun Historik Kombėtar. Nga ky kongres nuk ekzistonte asnjė fotografi apo dokument historik mė parė dhe kjo ėshtė njė fotografi ku duken qartė patriotė tė njohur tė asaj kohe, si Bajo Topulli, Dervish Hima, etj. Fotografia ėshtė dorėzuar nė Muzeun Kombėtar nga e bija e njėrit prej kėtyre patriotėve, Haki Morinės, e quajtur Fatmira Morina, 71 vjeē. Fotografia ėshtė e pėrmasave 23 me 16cm. Eshtė njė fotografi bardhezi e futur nė njė kornizė prej kartoni dhe ka edhe njė mbishkrim nė gjuhėn turke. Nga pas fotografisė ka njė shpjegim tė saj. Dokument historik. Kongresi i Manastirit pėr alfabetin me gėrma shqipe. 25 mars 1910. Nė kėtė fotografi, ku njerėzit janė vendosur nė tre rreshta, ka disa figura historike. Figura kryesore ėshtė ajo e Bajo Topullit, qė ėshtė edhe organizatori kryesor. Po ashtu duket edhe figura e Dervish Himės, njė nga publicistėt mė tė mėdhenj tė asaj kohe si dhe e Haki Currit. Ndėrsa pak mė tej duket Haki Morina, babai i Fatmira Morinės, qė ka sjellė kėtė fotografi nė Muzeun Kombėtar. Ai ka qenė student nė Shkup. Eshtė pėrjashtuar nga Qeveria turke e asaj kohe pėr veprimtari atdhetare dhe mė pas ka vazhduar studimet nė shkollėn normale tė Elbasanit. Ka vdekur 42 vjeē nė Elbasan, nė vitin 1934. Ka pasur njė veprimtari atdhetare dhe i ka njohur mjaft mirė kėta tė tjerėt. Fotografia ėshtė realizuar disa ditė pėrpara kongresit. Kongresi i dytė i Manastirit u mbajt mė 3 prill 1910, ndėrsa fotografia ėshtė realizuar mė 25 mars tė atij viti. Personat nė fotografi janė 40 figura. Prej tyre deri tani kemi indentifikuar vetėm tre, - thotė Moikom Zeqo, duke vijuar se kjo ėshtė hera e parė qė kemi njė dokument nga Kongresi i dytė i Manastirit dhe se fotografia do tė vendoset te pjesa e Pavarėsisė. Nė vitin 1908 u bė Kongresi i Manastirit i cili pėrcaktoi alfabetin e gjuhės shqipe. Nė kėtė kongres, nismėtar i krijimit tė komisionit pėr pėrcaktimin pėrfundimtar tė tridhjetė e gjashtė shkronjave latine tė gjuhės shqipe, ishte Gjergj Fishta. Kongresi u bė nė hotelin qė ishte pronė e patriotit Bajo Topulli, qė ekziston edhe sot si godinė dhe ndodhet nė qytetin e Manastrit qė sot quhet Bitola. Dy vjet mė vonė, dhe konkretisht mė 3 prill 1910 u bė njė Kongres i dytė i Manastirit. Ky kongres qe njė mbledhje mbarėshqiptare pėr mbrojtjen e shkollės dhe shkrimit shqip, kundėr reaksionit xhonturk pėr pėrparimin kulturor tė Shqipėrisė dhe organizimin e lėvizjes sė mėtejshme kombėtare. Filloi me nismėn e klubit Bashkimi tė Manastirit. Nė tė u pėrfaqėsuan 40 klube dhe shoqėri nga vise tė ndryshme shqiptare. Morėn pjesė atdhetarė si Dervish Hima, Petro Nini Luarasi etj. Kongresi miratoi programin prej dhjetė pikash ku kėrkohej liria e mėsimit tė gjuhės shqipe, heqja e tė gjitha pengesave qė qeveria nxirrte pėr hapjen e shkollave shqipe, ēelja nė Shkup e njė shkolle normale. Kongresi i dytė i Manastirit ishte njė manifestim i rėndėsishėm qė i dha hov tė mėtejshėm lėvizjes kombėtare shqiptare. Pikėrisht pėr kėtė Kongres tė dytė tė Manastirit tė vitit 1910 ne nuk kemi absolutisht asnjė dokument nė Muzeun Kombėtar,- thotė drejtori i Muzeut Kombėtar, Moikom Zeqo, duke shtuar se edhe pėr Kongresin e Manastirt nė vitin 1908, kur u caktua alfabeti, kemi dokumente historike, por nuk kemi fotografi. Sipas Zeqos, akti i 71-vjeēares, e cila ka dorėzuar kėtė fotografi tė vyer ėshtė pėr tu lavdėruar.
|