Dhuna me tė njėjtin ritėm nė Tetovė

   

Ēdo incident shton pasigurinė e qytetarėve

BDI: Incidentet dhe vrasjet e fundit janė gjithsesi njė dukuri shumė shqetėsuese pėr Bashkimin Demokratik pėr Integrim. Si parti politike ne vazhdimisht jemi angazhuar nė drejtim tė eliminimit tė dukurive tė kėtilla dhe pėr kthimin gradual tė gjendjes sė qetė, por kjo nuk ėshtė e lehtė kur nė mesin e popullatės ka shumė armė qė i posedojnė nė mėnyrė jolegale. PDSH: Qė tė kemi siguri, atėherė shtrohet pyetja, cilat janė ato projekte qeveritare dhe hapat qė ka ndėrmarrė ajo, me qėllim tė krijimit tė hapėsirave tė sigurisė nė vend dhe a janė kėto ndėrmarrje aktivitetesh nė pėrputhje me Marrėveshjen-kornizė tė Ohrit? PPD: Nė tė shumtėn e rasteve kemi tė bėjmė me akte kriminale, tė cilat si motiv kanė pėrfitimet materiale. Kėto akte nuk i lirojnė nga pėrgjegjėsia faktorėt mė tė lartė, pikė sė pari pushtetin ekzekutiv

Nexhmedin SHAQIRI

Paralajmėrimi i organeve policore nė Tetovė pėr zhvillimin e njė plani operativ pėr ndriēimin dhe parandalimin e rasteve tė dhunės nė shoqėri, nuk ka arritur tė zbusė bilancin e akteve tė ndryshme kriminale. Muajt e parė tė kėtij viti rrumbullakojnė njė periudhė me shumė incidente, vjedhje, tentim pėr kidnapim tė personave dhe njė rast ku ka humbur jetėn njė person.

Incidentet e ndryshme me armė zjarri kanė pėrfshirė edhe grup-moshat e reja. Raste tė mbajtjes sė armėve janė evidentuar edhe nė mesin e nxėnėsve tė shkollės sė mesme. Ndėrsa ka pasur edhe raste kur mbajtja e armėve ėshtė evidencuar edhe nė mesin e nxėnėsve tė shkollės fillore. Mė 16 prill nė Tetovė ka humbur jetėn shtatėmbėdhjetėvjeēari Bashkim Mema. Pas njė konfrontimi, nxėnėsi i Shkollės sė Mesme Medicinale, L. S. 16 vjeē, ka goditur me thikė Bashkim Memėn nė pjesėn e kraharorit, duke i shkaktuar plagė vdekjeprurėse. Siē ka vėrtetuar Ministria e Punėve tė Brendshme, Bashkim Mema ėshtė sjellė nė Spitalin e Tetovės, ku ėshtė konstatuar plaga e rėndė nė arterien e zemrės, pas sė cilės ka ardhur deri te vdekja. Ngjarja ka ndodhur nė fushėn e sportit pranė shkollės “ Mosha Pijade” nė Tetovė, pas konfrontimit tė dy tė miturve shqiptarė.

Pak zgjati perudha e qetė

Pas njė periudhe relativisht tė qetė, kronologjia e ngarjeve tė dhimbshme shėnon edhe njė ngjarje tjetėr tragjike nė fillim tė muajit shkurt. Katėr persona kanė marrė plagė tė rėnda nga armė zjarri pas njė incidenti tė armatosur qė ka ndodhur nė Tetovė, nė afėrsi tė objektit tė Universitetit tė Tetovės, nė fillim tė kėtij muaji. Sipas drejtorit tė Spitalit tė Tetovės, Shenasi Gafuri, personat e plagosur janė sjellė nė Spitalin e Tetovės nga ordinanca private Galaksy, e cila gjendet nė Reēicė. “ Bėhet fjalė pėr Hasan Muhametin, i lindur nė vitin 1985 nė Reēicė, dhe Adem Abilin, i lindur mė 1978 nė Tetovė, tė cilėt pėr shkak tė plagėve tė rėnda janė dėrguar nė Spitalin e Shkupit, ndėrsa Shaban Terziu nga Tetova dhe Ismail Shabani nga Reēica kanė qenė tė shtrirė nė repartin kirurgjik nė Tetovė “, tha drejtori i spiltalit Shenasi Gafuri. Sipas Gafurit, Hasan Muhameti kishte plagė nė pjesėn e abdomenit dhe plumbi ka depėrtuar nė pjesėn e toraksit , ndėrsa Adem Abili kishte plagė nė zorrėn e trashė dhe nė veshkėn e majtė, kurse dy tė tjerėt qė janė ndalur pėr kurim nė repartin kirurgjik tė Tetovės, janė jashtė rrezikut pėr jetė, tė cilėt kanė plagė nė pjesėn e poshtme tė abdomenit, kurse njėri ka plagė nga armė zjarri nė kėmbėn e majtė . Drejtori i Spitalit, Shenasi Gafuri, tha se dy tė plagosurit janė dėrguar nė Klinikėn e Shkupit, pėr shkak se nė atė kohė tė gjitha ekipet tona kanė qenė nė terren dhe ne qė tė jemi mė tė sigurt pėr grupin e gjakut, i dėrguam nė Shkup.

Sekretari i pėrgjithshėm i UT-sė, Enver Bexheti, tha se incidenti qė ka ndodhur 300 metra prapa objektit universitar nuk ka tė bėjė me ēėshtjen e kėtij institucioni dhe me proceset e filluara. Po ashtu ai tha se asnjėri nga katėr tė plagosurit nuk ka qenė student. “ Nuk ka pasur ndonjė ērregullim tė procesit edukativo-arsimor si pasojė e kėtij incidenti, por gjithēka ėshtė zhvilluar normalisht” theksoi ai.

Burimet policore kanė bėrė tė ditur se tė shtunėn e kaluar nė arat qė i pėrkasin fshatit Xhepēisht janė gjetur pjesė tė njė trupi tė pajetė. Pjesa e kėtij trupi ka qenė e mbėshtjellė me batanije dhe ėshtė gjetur nė afėrsi tė vendit ku para dy viteve organet policore bėnė kėrkimin e njė "varreze massive", qė sipas tyre pėr tė gjetur 12 tė zhdukurit maqedonas gjatė krizės sė vitit 2001. Ende nuk dihet identiteti i trupi tė pėrgjysmuar qė ėshtė gjetur, ndėrsa pjesėt e gjetura tė kėtij trupi janė dėrguar pėr ekspertizė nė Institutin e mjekėsisė ligjore nė Shkup, ku do tė punohet pėr identifikimin e personit dhe shkaqet qė sollėn vdekjen e tij. Njė bujk i fshatit Xhepēisht, duke larguar plehun nga rruga ka gjetur eshtrat e pjesė sė poshtme tė njė trupi tė pajetė tė mbėshtjellė me batanije. Plehu ėshtė vendosur nė atė vend gjatė muajve tė verės sė vitit 2002 dhe nga atėherė nuk ėshtė prekur mė.

Mė tre mars, njė person ėshtė lėnduar lehtė nė qendėr tė Tetovės. Incidenti kishte ndodhur nė mesnatė para disko-klubit “ Ander”, nė rrugėn “Ilindenska”, kur me njė plumb nė kėmbė goditet personi I. T. 18 vjeē nga Reēica e Vogėl. Sipas burimeve policore, ai ėshtė lėnduar rastėsisht dhe pa qėllim.

Ndėr ngjarjet qė mbushin kronikėn e zezė nė Tetovė gjatė muajit tė kaluar ėshtė edhe lėndimi i njė personi pas tentimit pėr kidnapimin e tij. Sipas tė dhėnave policore, bėhet fjalė pėr njė student nga Kosova nė Universitetin e Tetovės ( B. D ). Ai ėshtė sulmuar nga persona tė maskuar, njėri prej tė cilėve ka qenė i armatosur. Studenti iu ėshtė kundėrvėnė dhe ka filluar tė ikte, kur njėri nga tre personat e maskuar gjuan nė drejtim tė tij.

Policia e Tetovės gjithashtu ka bėrė tė ditur se gjatė javės sė kaluar ėshtė arrestuar Jasin Qamili nga fshati Nerasht i Tetovės. Ai dyshohet pėr plaēkitjen e njė shoferi taksie tė kompanisė “ Zoki komerc” nga Tetova. Sipas tė dhėnave policore, incidenti ka ndodhur nė Tearcė, kur shoferi i taksisė, Ramadan Idrizi, ka bartur katėr persona. Me kėtė rast Jasin Qamili dhe tre persona tė tjerė, duke iu kėrcėnuar me armė, ia kanė marrė veturėn “Opel Astra", 1500 denarė dhe telefonin celular.

Mė katėr mars njė person ka marrė plagė nė kėmbė nga persona ende tė panjohur nė periferi tė Tetovės. Ramadan Terzija, i lindur mė 1985, ėshtė dėrguar nė Spitalin e Tetovės me dy plagė nė kėmbė nga armė zjarri. Sipas informacioneve policore, Ramadani ka pėsuar nga konfrontimi nga persona tė panjohur.

Plot shpėrthime

Nė Tetovė kohėn e fundit ka pasur edhe disa shpėrthime, kryesisht tė shkaktuara nga bomba tė tipit “ kashikara”, nėpėr lokalitete tė ndryshme. Tė dhėnat policore flasin se hudhja e tyre ėshtė bėrė me qėllim nga persona tė caktuar, pa dhėnė hollėsi pėr motivet e tyre.

Mė 16 mars dy bomba tė tipit “ kashikara “ kanė eksploduar afėr shtėpisė sė Sanko Vellianovskit. Nė shpėrthimet qė kanė ndodhur pas mesnate pėrveē dėmeve materiale tė shtėpisė dhe objekteve pėrreth, nuk ka pasur viktima nė njerėz. Shtėpia e Sanko Vellianovskit ndodhet nė rrugėn “ Goce Dellcev”, nė afėrsi tė kishės “ Shėn Nikolla”.

Mė 24 mars, te varrezat myslimane nė Tetovė ėshtė gjetur njė bombė dore, pa siguresė. Burimet policore thonė se bomba e dorės ėshtė gjetur nga fėmijėt, mė pas organet pėrkatėse e kanė marrė.

Me 30 mars, gjithashtu ka shpėrthyer njė bombė dore nė qendėr tė Tetovės, duke shkaktuar vetėm dėme materiale. Bomba e dorės ka shpėrthyer rreth orės 4.10 tė mėngjesit, para derės sė bastores sportive “ Hajberi”, pronar i sė cilės ėshtė Sinan Idrizi. Ai ka theksuar se bomba e dorės ėshtė hedhur rastėsisht, sepse sipas tij nėse dikush ka pasur pėr qėllim tė sulmonte dyqanin e tij, atėherė ajo do tė ishte hedhur brenda.

Seria e shperthimeve ka vazhduar edhe gjatė muajit shkurt. Njė pėrberje shpėrthyese ėshtė hedhur nė oborrin e njė familje shqiptare nė fshatin Radiovcė tė Tetovės mė 5 shkurt. Gjatė kėtij incidenti nuk ka pasur viktima nė njerėz dhe as dėme materiale. Sipas tė dhėnave policore gjatė kėsaj dite persona tė panjohur kanė hedhur lėndė shpėrthyese nė oborrin e Besim Baftjarit. Policia ka theksuar se bėhet fjalė pėr njė paralajmėrim klasik pėr plaēkitje.

Arrestimet e bėra nga policia

Nė kuadėr tė planit operativ pėr kapjen e personave ndaj tė cilėve ėshtė ngritur aktpadi penale pėr vepra kriminale policia e Tetovės ka bėrė tė ditur se ka arrestuar disa persona, pėr tė cilėt dyshohet se janė autorė tė veprave tė ndryshme kriminale, si vrasje, kidnapime dhe vjedhje. Gjatė javės sė kaluar policia ka arrestuar tre persona tė cilėt dyshohen pėr kidnapimin dhe vrasjen e Fatmir Likės nga Tetova. Sipas policies, tė arrestuarit R.J 23 vjeē, N. A. 35 vjeē dhe Gj. R. 40 vjeē nga fshati Llėrcė dyshohen pėr vrasjen e Fatmir Likės 29 vjeē nė dhjetor tė vitit tė kaluar. Organet pėrkatėse ndaj tyre kanė ngritur aktpadi, ndėrsa gjykatėsi hetues ka shqiptuar paraburgimin prej 30 ditėsh. Sipas hetimit, tre tė dyshuarit mė 30 dhjetor tė vitit tė kaluar kanė marrė Fatmir Likėn me veturėn e tyre dhe e kanė dėrguar nė njė mal ndėrmjet fshatit Ēiflik dhe Llėrcė, ku edhe e kanė vrarė. Mė pas trupi i tij ėshtė gjetur nė njė vend afėr fshatit Zhelinė, pranė rrugės sė vjetėr Tetovė – Grupēin.

Gjithashtu policia e Tetovės ka bėrė tė ditur se ka burgosur dy persona tė cilėt akuzohen pėr vepra tė rėnda kriminale. Sipas burimeve policore, bėhet fjalė pėr Nargim Hazbiun 26 vjeē nga Reēica e Vogėl dhe Gani Ismailin 26 vjeē nga Tetova. Nargim Hazbiu dyshohet pėr vrasjen e Fadil Sejfullaut. Personi i dytė i burgosur, Gani Ismaili, dyshohet pėr vrasjen e Miqail Alilit gjatė vitit 2002. Mė 26 shkurt ėshtė burgosur Sabedin Isaku nga fshati Trebosh i Tetovės. Gjatė burgosjes sė tij, ai ka gjuajtur nė drejtim tė policisė e cila e priste nė rrugėn Trebosh – Xhepēisht. Policia disa herė ka tentuar qė ta burgosė Sabedin Isakun pėr vepra tė ndryshme kriminale.

Ēdo incident shton pasiguri

Ngjarjet e shumta nė Tetovė, qė kanė tė bėjėn kryesisht me vepra tė ndryshme kriminale, kanė krijuar njė ndjenjė tė pasigurisė nė mesin e qytetarėve. Ata ndihen tė pafuqishėm pėr t’iu kundėrvėnė kėsaji dukurie, nė kohėn kur organet pėrkatėse tė sigurisė nuk kanė arritur tė ngushtojnė hapėsirėn e autorėve tė kėtyre ngjarjeve. Nė pėrgjithėsi, ėshtė krijuar pėrshtypja se gjithēka bėhet dhe mbetet pa e dhėnė pėrgjegjėsinė e merituar.

Njė qytetar tetovarė thotė se ngjarjet e dhimbshme, qė nė tė shumtėn e rasteve pėsojnė persona tė caktuar, edhe pse tani mė janė shumė tė shpeshta, ēdo rast i ri duket edhe mė shqetėsues pėr ne. Kjo, sipas tij, do tė thotė se po krijohet njė hapėsirė gjithnjė e mė e madhe pėr tė ushtruar dhunė nė shoqėrinė tonė. Ai thotė se pak janė tė rėndėsishme motivet pėr tė cilat ndodhin ato, me rėndėsi ėshtė qė ato tė parandalohen dhe njėherė e pėrgjithmonė ēdo kush tė mbajė pėrgjegjėsinė pėr aktin e bėrė.

Njė qytetar tjetėr tetovar thotė se situata e krijuar ėshtė shumė brengosėse, pėr faktin se nė spiralen e dhunės po futemi gjithnjė e mė thellė. “ Ekzistojnė shumė faktorė qė ndikojnė nė ushtrimin e dhunės, megjithatė deri mė tani nuk ėshtė bėrė asgjė nga mekanizmat pėrkatės pėr parandalimin efikas tė rasteve kriminale”. Neve, thotė ai, na mbetet gjithnjė tė komentojmė pėr motivet, se pse ka ndodhur njė vrasje apo ndonjė vepėr tjetėr kriminale, kur ato dihen shumė qartė. Tani kur tensionet politike duket se kanė rėnė, thotė ai, gjendja e sigurisė ngarkohet me incidente tė ndryshme qė kanė pėr qėllim vjedhje, si dhe raste tė tjera qė paraqiten si rezultat i pastrimit tė hesapeve ndėrmjet vete.

Partitė politike shqiptare tė brengosura pėr dhunėn

Incidentet dhe vrasjet e fundit janė gjithsesi njė dukuri shumė shqetėsuese pėr Bashkimin Demokratik pėr Integrim. Ermira Memeti, zėdhėnėse e saj, thotė se si parti politike ne vazhdimisht jemi angazhuar nė drejtim tė eliminimit tė dukurive tė kėtilla dhe kthimit gradual tė gjendjes nė normale. Dhe ky nuk ėshtė njė proces i lehtė, kur e kemi parasysh faktin se akoma tek popullata e rėndomtė gjendet njė sasi jashtėzakonisht e madhe e armėve tė cilat i posedojnė nė mėnyrė jolegale. “Megjithatė, ne vazhdimisht kemi apeluar tek popullata qė tė jetė e vetėdijshme dhe t'u ikė provokimeve tė situatave tė pakėndshme.Pėr sa u pėrket aktiviteteve konkrete, Bashkimi Demokratik pėr Integrim ka aktivizuar tė gjitha mekanizmat e vet nė drejtim tė sensibilizimit tė popullatės, nė drejtim tė parandalimit tė akteve tė kėtilla tė dhunės”. Ermira Memeti thotė se "kėtu mė duhet ta pėrmendi edhe zėvendėsministrin e Punėve tė Brendshme, z. FatmiR Dehari, i cili po bėn pėrpjekje tė palodhshme pėr ta vėnė situatėn nėn kontroll, nėn mbisundimin e rendit dhe ligjit. Pa dyshim se edhe policia multetnike luan rolin e vet nė kėtė aspekt. “Ne kemi apeluar dhe apelojmė qė popullata tė bashkėpunojė intensivisht me anėtarėt e njėsiteve etnikisht tė pėrziera policore nė drejtim tė parandalimit tė dhunės dhe krimit, si shprehje e njė vendosmėrie tė pėrbashkėt tė tė gjitha anėve pėr ta instaluar rendin dhe qetėsinė nė tė gjithė territorin e Republikės sė Maqedonisė”, thotė zėdhėnėsja e BDI-sė.

Qė tė kemi siguri, atėherė shtrohet pyetja, cilat janė ato projekte qeveritare dhe hapat qė ka ndėrmarrė ajo, me qėllim tė krijimIt tė hapėsirave tė sigurisė nė vend dhe a janė kėto ndėrmarrje aktivitetesh nė pėrputhje me Marrėveshjen-kornizė tė Ohrit? Sipas zėdhėnėsit Demush Bajrami, PDSH-ja mendon se, para sė gjithash, duhet pasur njė qasje tė drejtė dhe jo si deri mė tani. “Pra, me vetė faktin se nė momentin e pikėrishėm pezullohet, nė mėnyrė arbitrare, Ligji pėr amnisti dhe nė rrethana kur kemi tė bėjmė me njė inxhiniering selektiv tė zbatuar nga gjykatat dhe prokuroria maqedonase, atėherė nė shesh del njė e vėrtetė se provokimet vijnė pikėrisht nga kėto institucione”. Demush Bajrami thotė se pengues kryesor tė sigurisė janė bėrė pikėrisht ato institucione qė vazhdojnė me burgosje dhe dėnime drakonike tė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė. Pra, ata qė erdhėn nė pushtet duke premtuar paqe dhe siguri, tani kanė harruar se ē'ėshtė siguria dhe nga pushteti i shfrytėzojnė vetėm tė mirat, benificionet dhe privilegjet e ndryshme tė levėrdishme qė dalin prej tij. Kėshtu, ata janė tė sigurt vetėm pėr vete. “Jorastėsisht, thuhet se institucioni duhet tė shėrbejė si rregullator pėr tė ndarė tė mirėn nga e keqja. Kėtu lipset njė transparencė, objektivitet dhe qasje e drejtė institucionale, gjė qė pėr momentin duket se ėshtė diēka e panjohur. Sot ėshtė mbase i drejtė fakti se pėrse qytetarėt duhet tė vihen nė kėrkim tė njė pushteti tė pėrgjegjshėm dhe tė ndėrgjegjshėm", thotė zėdhėnėsi i PDSH-sė.

Zahir Bekteshi, zėdhėnės i PPD-sė, thotė se fatkeqėsisht pas konfliktit tė vitit 2001 nė Maqedoni ėshtė prezent njė dukuri e cila aspak nuk korrespondon me kodin e mirėsjelljes njerėzore dhe procesin e stabilizimit tė situatės nė vend. Vrasjet e shumta, qė ai i konsideron si vėllavrasje, janė ende tė pandriēuara. Zahir Bekteshi thotė se nė tė shumtėn e rasteve kemi tė bėjmė me akte kriminale, tė cilat si motiv kanė pėrfitimet materiale. Kėto akte, thotė ai, nuk i lirojnė nga pėrgjegjėsia faktorėt, pikė sė pari pushtetin ekzekutiv. “Vetė fakti se rastet e vrasjeve , kidnapimeve dhe vjedhjeve nė pėrgjithėsi mbesin tė pandriēuara, tregon qartė se pushteti ekzekutiv nuk ėshtė nė gjendje tė sigurojė qetėsi dhe siguri mė tė madhe pėr qytetarėt e vet. Ėshtė koha qė institucionet shtetėrore, e posaēėrisht ato gjyqėsoren dhe organet e sigurisė, tė mos merren me gjėra triviale dhe shpifjen e gjendjeve tė paqėndrueshme, por ato duhet t'i pėrkushtohen realizimit tė detyrave qė dalin nga natyra e punės sė tyre dhe nga kompromisi politik nė Marrėveshjen -kornizė tė Ohrit”. Sidoqoftė, vazhdimi i njė eksperimenti tė kėtillė, thotė zėdhėnsi i PPD-sė, mund tė ketė pasoja katastrofale pėr tė gjithė, pėrfshi kėtu edhe vetė institucionet shtetėrore.