|
VAJTIMI I DEMOKRACISĖ SERBE TĖ GJINGJIQIT SIPAS RAPSODĖVE TĖ POLITIKĖS SHQIPTARE
Kujtim Konushefci
Vrasjen e premierit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq mė 12 mars 2003 nga dora e zezė kriminale vetėserbe, e kanė dėnuar pothuajse tė gjithė burrat mė tė njohur tė shteteve demokratike nė Europė dhe nė botė. Mesazhi i pėrbashkėt i denoncimit tė kėsaj vrasjeje ishte se i ndjeri, Zoran Gjingjiqi ishte demokrati dhe reformatori mė i shquar i kėtij shekulli tė njerėzimit. Ska dyshim se akti i vrasjes sė kryeminstrit serb, Zoran Gjingjiq, ėshtė i dėnueshėm dhe i papranueshėm pėr vlerat humane dhe demokratike, si dhe pėr drejtėsinė ndėrkombėtare. Kėtė lloj vrasjeje, smund ta kontestojė askush se, nuk ka qenė akt klasik terrorist, dhe se aktorėt e kėtij krimi tė nėndheut apo tė mbidheut, duhet tė marrin dėnimin mė tė rėndė, tė merituar sipas veprės sė kryer kriminale ndaj kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq. Kjo, nuk ėshtė e diskutueshme pėr asnjė njeri, as politikė normale, por hipotetike ėshtė se, a ka qenė pėrnjėmendė Zoran Gjingjiqi, njė nga figurat e pazėvendėsueshme reformatore tė integrimit, tė demokracisė, dhe tė demokratizimit tė Serbisė, si dhe tė kohezionit dhe avancimit tė kėtyre proceseve nė shkallė evropiane dhe ndėrkombėtare. Kjo mbetet e diskutueshme, edhe pas vdekjes sė tij. Kėtė do ta vėrtetojė vetė koha e ardhme. Ndonėse, e pėrgjithshmja e logjikės ngushėlluese imponon gjithmonė fjalėt mė tė mira pėr tė gjithė ata qė shkojnė nė botėn e amshuar. Kėtė e ka merituar edhe Zoran Gjingjiqi, viktima e politikės sė zezė mafioze e nėntokės serbe.
Pėrveē ngushėllimeve tė Europės e tė botės, qeveria e Sėrbisė mori edhe ngushėllimet nga shtetarėt e vendeve tė saj fqinje. Nė kėtė vister ngushėllimesh tė sinqerta pėr vrasjen e kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiqit, mė karakteristike dhe nėnvizuese pėr nga toni i dhembjes, moralizimit dhe i astrologjisė demokratike, ishin edhe vajtimet e disa krokodilave, respektivisht tė rapsodėve tė politikės shqiptare nė Tiranė dhe nė Prishtinė. Ndėr telegramet ngushėlluese mė vajtuese dhe mė tė mjera, drejtuar qeverisė sė Serbisė sė Mebojsha Qoviqit pėr rastin e atnetatit ndaj Zoran Gjingjiqit ishin ato tė Adem Demaēit, Nexhat Dacit. Mirėpo, kulmin e dhimbjes sė papėrshkrueshme e paraqet Parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė, i cili nė shenjė tė ndarjes sė fundit nga viktima Zoran Gjingjiq, e nderon me njė minutė heshtje. Ky gjest ngushėllues i parlamentarėve shqiptarė, nuk do kurrfarė komenti.
Tė shohim, kur tė vdes Adem Demaēi ose Nexhat Daci apo Salih Berisha, se si, dhe me sa minuta heshtje, Parlamenti dhe Qeveria e Sėrbisė, do ti nderojnė ata pėr herėn e fundit. Por, ēfarė tė bėjmė, ngushėllimi, duhet tė kuptohet si ngushėllim. Ngushėllimi nuk ka pasaportė tjetėr, nuk ka pėrkatėsi kombėtare, ideologjike, partiake, nuk njeh inat akraballėku, miqėsie apo armiqėsie. Vdekja ėshtė vdekje. Kėtė, kėshtu e kuptojnė edhe armiqtė e shqiptarėve, serbėt, sepse me rastin e vdekjes sė kryetarit tė Republikės Socialiste tė Shqipėrisė, Enver Hoxha mė 1985, Parlamenti i Jugosllavisė qe mbledhur me procedure tė shkurtėr, dhe me 1 minutė heshtje, e nderoi si heroin e lavdishėm shqiptar.
Mirė ėshtė, dhe askush nuk mund tua zėrė pėr tė madhe pse rapsodėt e politikės shqiptare e kanė ngushėlluar Serbinė pėr vdekjen e premierit tė tyre, Zoran Gjingjiq, por keq ėshtė se, kukuvajkat humbjen e tij e kanė vajtuar mė shumė sesa vetė Serbia dhe Mali i Zi. Mos qani aq shumė, se ka kush e qanė dhe e nderon atė. Serbia ka plot politikaj dhe njerėz tė zotė siē ishte dr. Zoran Gjingjiqi i ndjerė, por mė shumė vajtone veten, sepse edhe ata, qė i kini po i vrani, po i syrgjynosni dhe po i zhdukni nė mėnyra tė ndryshme makabre, ashtu si po iu mėson dhe si po iu "ndėrsen Serbia me shėrbėtorėt dhe me aleatėt saj besnikė sllavė.
|